05 shtator 2008

Premier, dhunoi shokun, 6 ndeshje pezullim

Joey Barton dhunoi fizikisht Ousmane Dabo ne kohen ku ai luante per skuadren e Mnchester City. Lojtari i Newcastle, Joey Barton ka marre nje denim te ashper nga Federata Angleze pasi dhunoi fizikisht shokun e skuadres Ousmane Dabo, ne kohen kur ai luante per ekipin e Manchester City. Ngjarja ndodhi 16 muaj me pare gjate nje seance stervitore ku Barton nuk kurseu grushtat dhe shkelmat per lojtarin me ngjyre te “Citizens”. Federata Angleze e pezulloi me 6 ndeshje mesfushorin dhe ka paralajmeruar me shtimin e 6 ndeshjeve te tjera pezullim nese Barton kryen sjellje jo etike ne te ardhmen. Muaj me pare, gjykata e denoi me 72 dite heqje lirie lojtarin, i cili u akuzua edhe per dhunimin fizik te nje personi ne Liverpool gjat vitit 2007. Pervec skualifikimit, Barton duhet te paguaje edhe nje gjobe prej 25 mije sterlinash ose 31 mije euro.