JUVELIVE

04 shtator 2008

Podolski: Nuk do të duhej të nënshkruaja për Bayernin

Sulmuesi gjerman me prejardhje polake, Lukas Podolski, ka deklaruar se është shumë i bindur se nënshkrimi për Bayern Munichun ishte një hap jo i mirë në karrierën e tij.Ende i perceptuar si djaloshi i artë gjerman, sulmuesi i ri kishte shpresuar se ky sezon do të ishte më ndryshe nga ai i kaluari, kur ai duhej të qëndronte vazhdimisht në stolin e Bayernit. Megjithatë, deri tani kjo nuk ka ndodhur.“Nuk do të nënshkruaja në qoftë se do ta dija se gjërat do të ecnin kështu. Megjithatë nuk ankohem. Thjesht nuk jam i kënaqur me situatën”, ka thënë Podolski, gjatë një interviste për gjermanen Bild.“Do të isha një futbollist i keq nëse do të pranoja të qëndroja në stol. Do ta toleroja këtë nëse do të ishte rast për dy ose tre javë, por kur vjen në një pikë, thua: ‘Kjo është shumë! Nuk do të bëj asnjë progres këtu’,”, ka shtuar Podolsky.