Duket se listës së klubeve elitare në Evropë do t’i shtohet edhe një emër tjetër, ai i Mançester Sitit. Mbase për momentin është ende herët për të folur, por mënyra se si po rrjedhin gjërat nuk të lë mundësi të mendosh ndryshe. Pronari i ri i klubit, Sulejman Al Fahim, ka bërë një goditje me mjaft vlerë në merkato, duke marrë një lojtar të shkëlqyer si Robinjo. Dhe, sipas deklaratave të tij, ky është veçse fillimi, pasi do të vijnë edhe shumë lojtarë të tjerë cilësorë, madje më të mirët në botë. Braziliani Robinjo ka kushtuar 42 milionë euro, mirëpo kjo shifër duket se është e papërfillshme për pasurinë e pronarit arab. “Unë nuk do të mjaftohem vetëm me këtë blerje. Kam ndërmend të shpenzoj shumë më tepër për të formuar një skuadër sa më të fortë, ose më saktë, më të mirën në botë. Normale që duhen shumë para, por ne nuk do të kursehemi. Jemi të bindur që do të jemi të suksesshëm në synimin tonë”, ka thënë Al Fahim. E po t’i hedhësh një sy listës së tij, nuk mund të gjesh aty as edhe një mungesë për sa i përket futbollistëve më të mirë të botës. Me pak fjalë, tamam skuadra e ëndrrave. Në portë kërkohet Xhanluixhi Bufon, në mbrojtje janë shënjestruar emra si Rio Ferdinand, Fabio Kanavaro dhe Serxhio Ramos; në mesfushë nuk ka se si të mungojnë lojtarë si Kaka, Xherrard e Fabregas; ndërkohë që listën e dëshirave e kryesojnë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Mbase kjo mund të duket dhe e pamundur, por duke ditur se familja që ka në pronësi Mançester Sitin posedon një pasuri prej 700 miliardë eurosh, atëherë gjithçka bëhet e besueshme. Tashmë, e kemi mjaft të qartë se sa e pushtetshme është paraja në botën e futbollit. E vetmja pengesë në ëndrrën e pronarëve të Mançester Sitit mund të vijë nga faktorë që s’varen nga klubi.
04 shtator 2008
Para pa limit për Mançester Sitin