JUVELIVE

03 shtator 2008

Mourinho: Lampard ndërroi mendje

Ish-trajneri i Chelseat, tash trajner i Interi, Jose Mourinho, ka thënë se mesfushori anglez Frank Lampard e kishte ndryshuar mendjen rreth kalimit tek kampioni i Serie A.Lampard u përfol gjatë gjithë verës për një kalim në Inter, ku ai do të bashkohej me ish-trajnerin e tij tek blutë. Por, ai befas vendosi që qëndrojë në Stamford Bridge dhe të nënshkruajë marrëveshje të re.“Kur arrita në Inter, iu kërkova drejtuesve tre lojtarë: Mancinin, Quaresman dhe Lampardin. Klubi më ka dhënë dy të parët, dhe bëri gjithçka të sjellë Lampardin, dhe kur ai ndërroi mendje, thash alternativa ime ishte Muntari, dhe klubi ma solli”, ka thënë portugezi.“Sa i takon Ricardos, kam thënë se e kam dëshiruar për një kohë të gjatë. Ishte e pamundur me Chelsean, ose dy muaj më herët me Interin. Tashmë është realizuar, në ditën e fundit, por ai ka arritur në një kohë të rëndësishme për ne. Ekipi ynë tash është shumë i ekuilibruar, me opsione të ndryshme për secilin rol dhe sistem”, ka shtuar Mourinho.