Ylli kroat, Luka Modric, është i bindur për përsëritjen e ndeshjes kualifikues për Euro 2008 edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Anglisë në Zagreb, e vlefshme për Kampionatin e ardhshëm Botëror.“Pa dyshim se mund ta përsërisim atë që e bëmë në ndeshjen e fundit kundër Anglisë në Zagreb”. “Do të jetë shumë më vështirë pasi këtë herë ata do të vijnë këtu për t’u hakmarrë. Megjithatë jam shumë i bindur se do të fitojmë. Jemi skuadër edhe më e mirë dhe këtë do ta dëshmojmë”, ka thënë plejmejkeri i Tottenhamit.www.grande-juve.tk