Përzgjedhësi i Italisë, Marcelo Lippi, ka thënë se ekipi i tij kishte shumë fat në ndeshjen e mbrëmshme kundër Qipros, dhe morri më shumë se sa meritoi.“Nuk ka dyshime se fituam më shumë pikë se sa merituam. Vuajtëm kundër një kundërshtari në një pozitë ku nuk ishim mirë të përgatitur. E dinim se do të ishte vështirë të luajmë me tre sulmues”, ka thënë Lippi.Italia arriti të fitojë në minutat shtesë të ndeshjes, duke mposhtur Qipron me rezultat 2-1. Dy golat për azurët i shënoi Di Natale.www.grande-juve.tk