JUVELIVE

05 shtator 2008

Lagerback: Kemi ardhur per pike ne Tirane

“Kemi dy mungesa te rendesishme, por dua te theksoj se kjo nuk na devijon nga qellimi yne per te marre pike ne Tirane. Ua kam shpejguar lojtareve te mi kualitetet qe ka kombetarja shqiptare". Kombetarja suedeze ka mberritur ne Tirane, per ndeshjen e te shtunes me dy mungesa te rendesishme. Edhe pse nuk do te kete ne dispozicion mesfushoret Svenson dhe Vilhelmson per shkak te demtimeve, trajneri Lars Lagerback ka theksuar se skuadra e tij do te hyje ne fushe per fitore. “Kemi dy mungesa te rendesishme, por dua te theksoj se kjo nuk na devijon nga qellimi yne per te marre pike ne Tirane. Ua kam shpejguar lojtareve te mi kualitetet qe ka kombetarja shqiptare. Ne sulm dhe ne mesfushe jane shume mire teknikisht dhe shume te shpejte, por ne mbrojtje nuk jane te tille, pasi ne kete repart calojne”, ka theksuar Lagerbak ne konferencen per shtyp. Me tej, ai ka vene theksin ne rendesine e cdo ndeshjeje te eleminatoreve ne grup. “Per ne te gjitha ndeshjet jane finale. Shqiperia ka treguar se luan shume mire ne shtepine e vet, por ne do te bejme lojen tone”, shtoi tekniku suedez. Sipas mediave nordike, trajneri Lagerback do t’ia besoje sulmin qe nga minuta e pare shtatlartit Ibrahimovic edhe pse ky i fundit ka disa probleme me gjurin.