JUVELIVE

03 shtator 2008

Krespo, në janar tek Roma

Hernan Krespo, ashtu si dhe menaxheri i tij, Fernando Hidalgo, nuk e kanë kapërdirë lënien jashtë listës së Ligës së Kampioneve. Prandaj, agjenti i sulmuesit argjentinas ka rihapur bisedimet me verdhekuqtë e Romës, për një transferim të mundshëm të sulmuesit në muajin janar në radhët e romanëve. “Hernan gjithmonë e ka pëlqyer idenë e një transferimi te Roma”, ka deklaruar menaxheri i Krespos.