05 shtator 2008

Kranjcar beson në fitore kundër Anglisë

Futbollisti kroat, Niko Kranjcar, është ‘kërcënuar’ se Kroacia sërish do ta mposhtë Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin botërore, që luhet të mërkurën.Kroacia eliminoi Anglinë nga pjesëmarrja në Euro 2008, pasi që e mposhti në Wembley në ndeshjen vendimtare për anglezët.“Anglezët nuk janë të bindur për forcat e tyre. Ne i fituam dy herë dhe për momentin frikohen prej nesh. Do ta shfrytëzojmë këtë përparësi dhe do t’i fitojmë sërish të mërkurën”, ka shtuar mesfushori i Portsmouth.