04 shtator 2008

Kenyon: Robinho nuk vlente 40 milionë euro

Drejtori ekzekutiv i Chelseat, Peter Kenyon, thuhet se ka zbuluar se blutë kurrë nuk do të mund t’i siguronin shërbimet e Robinhos, pasi që klubi nuk besonte se ai ishte i vlefshëm aq sa kërkonte gjiganti spanjoll.Negociatat e intensifikuara të Chelseat me Real Madridin për Robinhon në javët e fundit të afatit kalimtar, dështuan të japin fryte kur Manchester City bëri një hap në minutat e fundit për të kapur brazilianin për afro 42 milionë euro.Tash, sipas sportives spanjolle Marca, është zbuluar se Robinho kurrë nuk do të kalonte në Stamford Bridge, pasi që dy klubet kurrë nuk do të arrinin marrëveshje.“Robinho nuk vlen 40 milionë. Ne kurrë nuk do ta arrinim atë shifër”, citohet të ketë thënë Kenyon.Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, kishte thënë se Robinho është i lirë të largohet nga Santiago Bernabeu, por vetëm nëse paraqitet ndonjë blerës që mund ta arrijë shifrën e 40 milionë eurove.