Superylli brazilian, Kaka, dje është kthyer në stërvitjet me Milanin, që tregon se është në rrugë të duhur për t’u shfaqur në ndeshjen përballë Genoas.Ndeshja e javës së dytë të Serie A, ajo përballë Genoas, do të jetë momenti kur Kaka do të ketë edhe paraqitjen e parë këtë sezon. Parashihet se problemet me gjurin tashmë janë e kaluar, por edhe më tej dyshohet rreth asaj, nëse ai do të duhej të futej në operacion.Kaka edhe pas operacionit i pati të njëjtat probleme si më parë, dhe pasi që u aktivizua 90 minuta gjatë Trofeut Tim, ai sërish u ankua për dhimbje në gju.Por, pas një periudhe të caktuar pushimi, ai sërish është i gatshëm për t’u paraqitur në fushë.