JUVELIVE

08 shtator 2008

Kaka në të ardhmen mund të jetë pjesë e Cityt

Ylli brazilian, Kaka, është cak i pronarëve të rinj të Manchester Cityt, ndërsa agjenti i mesfushorit të Milanit, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që fituesi i Topit të Artë, të luajë për këtë ekip.Pronarët e rinj të Manchester Cityt, do të përpiqen që në ekipin e tyre të sjellin disa prej yjeve më të mëdha të futbollit, ndërsa një prej tyre është edhe Kaka.“Kaka më shumë do të dëshironte të luajë për klube si Chelsea, Real Madrid ose Milan, por kurrë nuk i dihet. Këtë sezon Manchester City nuk ka ekip me të cilin do të mund të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve. Ndoshta sezonin e ardhshëm mund të garojnë”:, ka thënë agjenti i Kaka“Është një projekt i madh synimi i tyre për ta fituar Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Nuk është fjala vetëm për Kaka, ata janë tërheqës edhe për yjet tjera nëse luajnë në këtë nivel. Kështu ishte edhe me Chelsean para disa vitesh dhe City tash duhet të dëshmohet”, ka shtuar ai.
www.grande-juve.tk