Dy gola brenda nëntë minutash e kanë shpëtuar skuadrën e Capellos nga një rezultat i turpshëm kundër Andorrës.Capello i befasoi të gjithë para ndeshjes kur në formacionin bazë nuk përfshiu David Beckham, Wes Brown dhe Joe Cole, ndërkaq në ndeshje startuan Glen Johnson, Theo Walcott dhe Stewart Downing. Pavarësisht se ishin më të mirë në lojë, anglezët nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin deri në momentet kur në ndeshje u inkuadrua asi i Chelseat, Joe Cole. Porsa hyri në loje Cole shënoi golin e parë (46’) për ta dyfishuar rezultatin vetëm pas nëntë minutash (55’), duke ua siguruar kështu tre pikët anglezëve.www.grande-juve.tk