05 shtator 2008

Italia, Lippi kerkon 3 pike ne Qipro

Marcello Lippi kalon nga fjalet tek veprat. Ai ka kerkuar t’i vihet kapak debatit rreth dhunes mes tifozeve, per te hedhur syte nga transferta delikate e Qipros. Marcello Lippi kalon nga fjalet tek veprat. Ai ka kerkuar t’i vihet kapak debatit rreth dhunes mes tifozeve, per te hedhur syte nga transferta delikate e Qipros. “Duam me cdo kusht te marrim 3 pike. Diskutimet i merr era”, u shpreh me filozofi trajneri kampion bote, i cili e rinis neser zyrtarisht aventuren me grupin e “kalter”. “Rreziku me i madh do jete nese nenvleftesojme Qipron. Eshte nje gje qe nuk duhet ta bejme ne asnje menyre. Duhet te zbresim ne fushe me te gjitha armet tona”, shtoi ai. Pak dite me pare ai u shreh se kjo kombetare duhet te mbeshtet forte ne suksesin e 2 viteve me pare ne Berlin. Nderkohe nga reparti i sulmit vijne lajme te mira per teknikun nga Viareggio. Juventini Del Piero eshte rekuperuar dhe eshte nisur pasditen e sotme per ne Nikosia te Qipros bashke me grupin e te kalterve. Lojtari ne fjale pesoi diten e djeshme nje kontraktim, por mjeket bene gjithcka per ta rekuperuar ne prag te ndeshjes se pare kunder Qipros. Kater dite ne pas, Italia do prese ne “Friuli” te Udines kombetaren e Gjeorgjise. Stadiumi do jete i rrethuar nga forca te shumta sigurie per shkak te gjendjes se tensionuar ne rajonin e Kaukazit.