08 shtator 2008

Hyypia i zhgënjyer me Liverpoolin

Mbrojtësi i Liverpoolit, Sami Hyypia, e ka shprehur pakënaqësinë e tij për mospërfshirjen në skuadrën pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve.“Vendimi i trajnerit për të më lënë jashtë skuadrës është një zhgënjim i madh për mua. Pjesërisht mund ta kuptoj për shkak të rregullave të UEFA-s, mirëpo pavarësisht nga kjo lajmi ishte befasues dhe më shokoi”.“Klubi nuk më lejoi të shkoja në ndonjë skuadër tjetër edhe pse ka pasur shumë oferta dhe kam menduar se do t’i shërbej dhe se do të jem në planet e trajnerit”.“Sido që të jetë unë vazhdoj tutje edhe pse kam mbetur i zhgënjyer nga ky vendim”, ka përfunduar Hyypia, i cili e ka edhe një mundësi për të luajtur sivjet në Ligën e Kampionëve. Nëse Liverpool e kalon fazën e grupeve atëherë do ta ketë mundësinë ta ndërrojë edhe njëherë skuadrën.
www.grande-juve.tk