08 shtator 2008

Haan: I kënaqur me rezultatin

Arie Haan e ka nisur aventurën e tij me Shqipërinë me një sukses të jashtëzakonshëm, përballë një prej 16 skuadrave më të mira të Evropës, Suedisë.Shqipëria barazoi 0-0 si nikoqir i Suedisë, pasi që zhvilloi një lojë më sulmuese, me të cilin rrezikoi jo pak, derisa me pak kujdes mund të kishim marrë edhe me shumë.“Ndeshjet e para janë të vështira, Suedia të jep pak shanse në mbrojtje. Megjithëse Suedia ndryshoi skemën përsëri nuk arriti të na imponohet”, ka thanë trajneri i kombëtares shqiptare pas ndeshjes, siç përcjell Panorama.“Taktikisht luajtëm shumë mirë. Skuadra luajti futboll. Pati pasime të dendura. Jam i kënaqur me rezultatin. Skuadra luftoi e punoi shumë. Në Maltë s’do jetë e thjeshtë”, ka shtuar Haan.I kënaqur me barazimin ishte edhe portieri kosovar Arian Beqaj, i cili ishte mbrëmë në formë të shkëlqyer, teksa u mohoi golin në disa raste “gjigantëve” suedezë Ibrahimovic, Majstorovic apo edhe Mellberg.“Jam i kënaqur nga e gjithë loja e skuadrës. Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, por punuam shumë mirë dhe nuk u zhbalancuam. Fitova sfidën e parë me Ibrënë Shpresoj që të mos shënojë as në tre sfidat e tjera që kam me të”, është shprehur Beqaj pas barazimit.
www.grande-juve.tk