JUVELIVE

01 shtator 2008

Genoa rikthen Militon

Genoa ka nënshkruar me sulmuesin e Real Zaragozas, Diego Milito, ndërkohë e ka huazuar edhe Bosko Jankovic nga Palermo.Sulmuesi argjentinas Milito, konsiderohet si hero te Genoa, pasi që gjatë kohës kur ka qëndruar te kjo skuadër (2003-2005), në 59 ndeshje ka shënuar 33 gola. Nga viti 2005, Milito ka luajtur për Zaragozan me ç’rast është konsideruar si njëri nga sulmuesit më të mirë në La Liga. Mirëpo, pas rënies së Zaragozas në Secunda Division, Milito i është bashkëngjitur skuadrës së tij të mëparshme Genoa, për 8 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare. Nga ana tjetër Genoa ka marrë në formë huazimi mesfushorin serb të Palermos, Bosko Jankovic.