JUVELIVE

05 shtator 2008

Franca, Mexes: Kohet e veshtira kane perfunduar

Franca rikthehet ne arenen nderkombetare me nje “look” disi ndryshe. Ndryshimi me i rendesishem ne skuadren e Raymond Domenech eshte bere ne mbrojtje ku tekniku ka pranuar ne skuader edhe lojtarin e Romes, Philippe Mexes. Franca rikthehet ne arenen nderkombetare me nje “look” disi ndryshe. Ndryshimi me i rendesishem ne skuadren e Raymond Domenech eshte bere ne mbrojtje ku tekniku ka pranuar ne skuader edhe lojtarin e Romes, Philippe Mexes. Pas lumit te kritikave ne drejtim te pankines transalpine per mosthirrjen e disa lojtareve te rendesishem mes te cileve edhe Mexes, Domenech duket se i ka vene gishtin kokes.E ardhmja“Shpresoj qe te thirrem sa me shume ne kombetare pasi dua t’i tregoj trajnerit gjithe vleren time. Jam nje lojtar qe meriton te luaje me kombetaren”, u shpreh Mexes, i cili ka dhuruar nje paraqitje me shume se pozitive me verdhekuqte e Spalleti-t. ”Kohet e veshtira tashme kane kaluar dhe besoj se ne te ardhmen cdo gje do shkoje edhe me mire”, vijon Mexes. Menez dhe RomaDuke folur per bashkekombasin Jeremy Menez, i cili u ble kete vere nga Roma, ai thekson, “Ka treguar se di te beje gjera te mira por mund te beje edhe me mire nese do jete ne 100 % te formes. Duhet t’i japim me shume kohe”. Ne fund te deklarates, Mexes pranoi te bente nje koment edhe per ndeshjen kunder Napolit, duke pranuar se ne ate ndeshje gjithcka shkoi si mos me keq. “U lejuam shume hapesira kundershtareve dhe nje gje e tille nuk duhet te ndodhe me asnjehere”, perfundoi mbrojtesi transalpin.