JUVELIVE

06 shtator 2008

Fabregas i thotë jo Cityt

Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Cesc Fabregas, e ka bërë të qartë se ai nuk ka synim të jetë pjesë e futbollit të Manchester Cityt dhe revolucionit të transferimeve, dhe nuk mendon për t’iu bashkuar këtij klubi në të ardhmen e afërt.Cesc, 21-vjeçar, i ka dhënë një përgjigje paraprake Cityt, duke e bërë të qartë se ai kurrë nuk do t’i bashkohet këtij klubi.“Kjo do të ishte vetëvrasëse për karrierën time, që në moshën 21-vjeçare të kaloja në City. Nuk do të kishte kuptim”, ka thënë Fabregas.Manchester City aktualisht është në pronë të Abu Dhabi United Group, që është zotuar se do të sjellë në radhët e veta një numër të lojtarëve më të mëdhenj dhe më të mirë botërorë, përfshirë Ruud van Nistlerooy, Fernando Torres, Kaka dhe Gianluigi Buffon.
www.grande-juve.tk