Ish-lojtari i Barcelonës, Deco, nuk është penduar që ka zgjedhur Chelsean në vend të Interit, ndërsa është i bindur edhe se Ronaldinho do të rikthehet në formën e tij të vjetër.“Oferta nga Chelsea ishte më tërheqëse në të gjitha aspektet nga ajo e Interit. Më pëlqyen planet e Scolarit. Po ashtu nuk mund të ankohem, loja krahas Lampard, Essien, Ballack, Joe Cole, Drogba, Terry dhe të gjithë të tjerëve vërtetë është kënaqësi”, ka thënë ish-mesfushori i Barcelonës.“Do tua vështirësojmë jetën Interit dhe të gjitha ekipeve tjera që do të përpiqen ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Deco.Duke komentuar për ish-bashkëlojtarin e tij tek klubi spanjoll, Ronaldinhon, Deco ka thënë se është i sigurt se ai do të rikthehet sërish në formë dhe sërish do ta ‘ndezë’ botën e futbollit.www.grande-juve.tk