03 shtator 2008

Curbishley largohet! Di Canio menaxher i ri i West Hamit?

Sipas Datasport, ish-futbollisti i West Hamit dhe lojtar legjendё i klubit, Paolo Di Canio, mund tё kthehet tek ish-klubi i tij nё detyrёn e menaxherit, pas largimit tё Alan Curbishley.Tash klubi ёshtё nё kërkim tё njё menaxheri tё ri, ndërsa sipas bastoreve favorit pёr kreun e klubit ёshtё trajneri i kombëtares kroate, Slaven Bilic, por vështirё se ai do tё heqё dorё nga detyra aktuale.Datasport ka shkruar se njё pasues i mundshёm ёshtё Paolo Di Canio, futbollisti legjendar, i cili nga periudha 1999-2003 veshi fanellën e West Hamit dhe ishte mjaft i dashur pёr tifozёt.Sot nё mëngjes, para se tё bёhej publik largimi i Curbishleyt, Di Canio kishte deklaruar se ёndёrr e tij ёshtё tё rikthehet nё Upton Park.“Njё ditё do tё dëshiroja tё jem menaxher i West Hamit. Kjo ёshtё ёndёrr e imja, dhe shpresoj tё rikthehem nё Londёr dhe tё qëndroj nё stolin e West Hamit”, kishte thёnё legjenda e Lazios pёr Setanta Sports.Megjithatё, fakti qё Di Canio nuk ka pёrvojё tё trajnerit, mund tё jetё njё pengesё qё dëshira e tij tё realizohet.