Trajneri i Gjeorgjisë, Hector Cuper, ka folur për takimin e të mërkurës për kualifikimet për Kampionatin Botëror të cilën skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Italisë, ndërsa e ka caktuar Andrea Pirlon si lojtarin të cilin duhet ta kenë kujdes lojtarët tij.“Skuadra ime po vuan me të gjithë gjeorgjianët, nuk është lehtë të luash futboll në këtë atmosferë”.“Megjithatë, të mërkurën do të mundohemi për një rezultat pozitiv kundër Italisë. Ndoshta kemi humbur kundër Irlandës, mirëpo skuadra ime tregoi identitet”.“Italia është një skuadër shumë e fuqishme dhe ata janë favoritë në këtë ndeshje. Menaxhmenti italian ka bërë shumë mirë që e ka kthyer Marcello Lippin, i cili është njëri nga trajnerët më të mirë në botë”.“Rreziku numër një është Pirlo. Ai është shpirti i Azzurëve. Ai rrezikon çdo herë që e ka topin në posedim”, ka thënë ish-trajneri i Interit dhe Valencias.www.grande-juve.tk