03 shtator 2008

Carragher, "vrer" ndaj Sven Goran Eriksson

“Nuk kam qene asnjehere i sigurt nese Eriksson ka qene seleksionuesi i nje kombetareje apo i nje kombetareje playboy nderkombetare". Sven Goran Eriksson mund te kete qene shkaku kryesor per deshtimin e Anglise ne arenen nderkombetare. Dy vjet pas largimit te teknikut suedez, i cili deshtoi bashke me Angline ne boterorin 2010, pasi u eleminua qe ne cerekfinale, nje prej shtyllave te asaj kombetareje, Jamie Carragher “vjell vrer” ndaj ish teknikut te tij. Mbrojtesi i Liverpool ka gjetur menyren me te mire per te shprehur ate qe mendon per Eriksson, duke publikuar gjithcka ne autobiografine e tij te nxjerre ne shitje para pak ditesh. “Nuk kam qene asnjehere i sigurt nese Eriksson ka qene seleksionuesi i nje kombetareje apo i nje kombetareje playboy nderkombetare. Di gjithashtu se cfare ai bente me mire. Me kalimin e viteve, statusi i tij si trajner u perkeqesua por u permiresua fama e tij si joshes i femrave”, thuhet mes rreshtave ku Carragher ka shkeputur nje mendim per ish teknikun e kombetares se “Tre Luaneve”. Nese gjithcka eshte e vertete, kombetares se Meksikes duket se do t’i nevojitet me shume fat, pasi eksperienca e teknikut suedez nuk do t’u hyje shume ne pune. Gjate periudhes qe Eriksson ndodhej ne krye te stolit te Anglise, shpesh here historite e tij roze pushtuan faqet e para te tabloideve. Skandalet e tij ne jeten private, kishin lidhje me lidhjet e shumta jashte martese qe suedezi kaloi gjate periudhes ne Angli.