Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, e ka përshkruar presionin si një element normal në punën e tij duke thënë se një gjë e tillë nuk mund ta shkatërrojë atë.“Për mua presioni është diçka normale. Te të gjitha klubet ku kam qenë trajner, presioni ka qenë shumë i madh, pasi që duhej të fitonim 100%”. “Tash është më ndryshe, sepse deri më tani ka qenë një klub dhe një qytet mbi shpinën time. Tash është një shtet, megjithatë presioni është një element normal në punën time”. “Këtu është më vështirë sepse presioni zgjat më shumë, duhet pritur ndoshta një muaj për t’i bërë kritikët të flasin mirë, derisa me klubet këtë e kaloja për dy ditë ose një javë”, ka thënë njëri nga trajnerët më të suksesshëm në botë.www.grande-juve.tk