“Duhet ta mbyllnim ndeshjen” Të kënaqur nga paraqitja, por në të njëjtën kohë të zhgënjyer nga rezultati. Këto janë prapaskenat e lojtarëve të Juventusit, pas sfidës së barazuar në transfertën e Firences, vetëm një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt. Pavel Nedved, autori i golit të avantazhit për “Zonjën e Vjetër”, ia dedikon meritën e golit bashkatdhetarit të tij, Zdenek Grigera, ndërkohë që fton skuadrën të tregohet më e ashpër në minutat e fundit: “Goli im ishte meritë e Grigeras, i cili më dhuroi një pasim perfekt, unë vetëm sa e shtyva topin në rrjetë. Kurse, për sa i përket pjesës tjetër të takimit nuk kam asgjë për të kërkuar, përveç indiferencës së treguar nga ne në mbrojtje vetëm një minutënga përfundimi i lojës. Duhet të tregohemi më të ashpër në atë pjesë të ndeshjes, pasi mund të kishim marrë kryesimin e klasifikimit, e sidomos një fitore tepër të rëndësishme kundër një rivali direkt si Fiorentina”, shprehet mesfushori çek. Ndërkohë, Xhixhi Bufon shfajëson shokun e tij të mbrojtjes, suedezin Olof Melberg i cili pas sfidës së të dielës është vënë në qendër të kritikave si shkaktari kryesor i golit të Xhilardinos: “Melberg është një mbrojtës me eksperiencë dhe nuk mund t’ia vëmë fajin atij. Pastaj, nëse topi mbërriti drejt e në këmbët e Xhilardinos, faji është i të gjithë skuadrës”.
JUVELIVE
▼
02 shtator 2008
Bufon e Nedved, të pakënaqur nga barazimi me Fiorentinën