06 shtator 2008

Befasi në formacionin e Shqipërisë

Përfaqësuesja e Shqipërisë do ta luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010 sonte kundër Suedisë në “Qemal Stafa”, ndërsa formacioni bazë ka pësuar disa ndryshime.Trajneri Ari Han do ta lë në stol sulmuesin e Chievos, Erjon Bogdani, ndërsa sulmuesi i vetëm në fushë pritet të jetë, Hamdi Salihi. Një tjetër ndryshim ndodh në mbrojtje, ku në vend të Admir Telit, trajneri holandez preferon që në qendërmbrojtje ta angazhojë Elvin Beqirin për shkak të përvojës së tij. Befasia e mesfushës është Hyka, i cili do të luajë titullar në ndeshjen e sotme. Ndeshja Shqipëri-Suedi luhet në orën 18:45, ndërsa formacioni i plotë i Shqipërisë është (4-5-1): portier: Beqaj; mbrojtës: Vangjeli, Curri, Beqiri, Dallku; mesfushorë: Lala, Cana, Hyka, Skela, Duro; sulmues: Salihi.
www.grande-juve.tk