Mediat angleze kanë përcjellë lajmin se ekipi i Arsenalit ka qenë dëshirë primare e Abu Dhabi United Group.Sipas Mail on Sunday, Sulaiman Al-Fahim, në fillim të vitit ishte takuar me dy pronarët më të mëdhenj të Arsenalit dhe kishte biseduar me ta për të investuar në këtë klub një shumë prej 180 milionë funtash.Arabët kishin dëshiruar të blejnë 24% të aksioneve të Arsenalit me të cilën do të mund ta kontrollonin klubin. Por problemi ka qenë marrëveshja në mes të aksionarëve të klubit, sipas të cilëve ata duhet së pari aksionet e veta tua shesin drejtorëve të mbetur, e pastaj investitorëve të huaj.Edhe presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka pohuar se topçinjtë janë cak i investitorëve të huaj dhe ka theksuar se është e mundur që në të ardhmen kjo të ndodhë.“Nëse dikush bën ofertë vërtet të madhe, atëherë nuk mund t’i këshillojmë aksionarët t’i refuzojnë ata”:, ka thënë Hill-Wood për Sunday Mirror.www.grande-juve.tk