12 shtator 2008

Adriano: Mourinho më ka 'ndezur'

Futbollisti i harruar i Interit, Adriano, e ka falënderuar trajnerin e ri të skuadrës, Jose Mourinho, i cili me sjelljet e tija ka bërë që braziliani të luftojë për ta rikthyer formën e mëparshme.“Falënderoj Zotin që ka ardhur Jose Mourinho, ai është arsyeja që unë qëndroj tek Inter. Të gjithë i dinë raportet e mia të këqija me Mancinin, mirëpo me Mourinhon është ndryshe”. “Ai ka karakter të shkëlqyer dhe gjithçka të thotë në fytyrë. Kjo është pikërisht ajo që e vlerësoj shumë. Kemi biseduar dhe ai ka besim tek unë dhe dëshiron të më motivojë në të gjitha mënyrat”. “Duhet të pranoj se më ka thënë se unë jam lojtari i tij i preferuar dhe sulmuesi më i mirë. Kjo më ka bërë të mundohem të arrij sa më shumë në rikthimin e formës”, ka thënë dikur lojtari i shkëlqyeshëm i Parmës dhe Fiorentinës.