25 gusht 2008

Mourinho i dëshiron Shevchenkos fat në UEFA


Menaxheri i ri i Interit, Jose Mourinho, i ka dëshiruar fat në Kupën UEFA sulmuesit Andriy Shevchenkos, pasi që ukrainasi është rikthyer tek ish-klubi i tij, Milani.“Në Chelsea ai me siguri nuk ishte i lumtur gjatë dy sezoneve dhe me tre ndërrime të trajnerëve. Dikush si ai, i cili rikthehet në shtëpi, e bën këtë me shumë motivim”, ka thënë Mourinho për Gazzetta dello Sport.“Nuk mund të them të them se i dëshiroj çdo të mirë, pasi që Milani është rival, por le të themi se shpresoj që të bëhet kampion në Kupën UEFA”, ka shtuar portugezi.Shevchenko shënoi 127 gola në vetëm 208 ndeshje gjatë periudhës mes viteve 1999 dhe 2006 me Milanin, duke fituar një numër trofesh, përfshirë skudeton dhe dy Liga të Kampionëve.