JUVELIVE

25 gusht 2008

Milani nënshkruan me Senderos


Milan ka kompletuar sot nënshkrimin me mbrojtësin e Arsenalit, Philippe Senderos, si huazim njëvjeçar me mundësi për marrëveshje të përhershme gjatë verës së ardhshme.Rosonerët kanë qenë në kërkim të një mbrojtësi të qendrës javëve të fundit, pas lëndimit të shtyllës Alessandro Nesta. Me Dario Simic dhe Digao që të dy të huazuar, gjërat filluan të përkeqësohen kur dështoi edhe transferimi i Ivanovic.Një kohë u raportua se Milani ka kthyer sytë kah lojtarët e Premierligës, duke përmendur mbrojtësin e Arsenalit, Philippe Senderos, ndërsa sot konfirmohet arritja e marrëveshjes me të.Pas nënshkrimit me mbrojtësin e Manchester United, Mickael Silverstre, Arsene Wenger vendosi që ta lejojë largimin e zviceranit. 23-vjeçari Senderos ka bërë 74 paraqitje në Premierligë, duke shënuar edhe katër gola, që nga nënshkrimi për Arsenalin nga Servette, në dhjetor të vitit 2002.