
Kampioni i Serie A, Interi, e ka filluar nё mёnyrёn mё tё mirё sezonin e ri, pasi qё ka arritur tё mposhtё nё penalti (8-7) fituesin e Kupёs sё Italisё, Romёn, nё kuadër tё Superkupёs sё Italisё, pasi qё ndeshja përfundoi baraz 2-2.Nerazurёt, nёn drejtimin e trajnerit tё ri, Jose Mouriho, kaluan tё parёt nё epërsi me golin e Muntarit pas 19 minutash lojё, ndërsa romakёt arritën tё barazojnë nё pjesё tё dytё me anё tё njё goli tё bukur tё kapitenit, De Rossi, pas njё ore lojё (60’).Marko Balotelli shёnoi pёr avantazhin e dytё tё zikaltёrve, shtatё minuta para fundit tё kohës sё rregullt, por nё çastet e fundit tё ndeshjes, pas njё rёmuje nё portёn e Julio Cesar, topi përfundoi nё gol pas njё prekje nga Mirko Vucinic (90’), duke çuar lojën nё vazhdime. Gjysmё lojё vazhdime nuk sollёn asnjë gol, pavarësisht rasteve nga tё dyja anёt, ndërsa fituesi u vendos pas gjuajtjes sё penaltive, nё tё cilat Interi ishte mё i sakt, 8-7. Nё fakt Roma pati rastin tё triumfojё, por Totti nuk shёnoi nё radhёn e tij, duke huqur rastin, tё cilin mё pastaj e shfrytëzoi Inter.