21 maj 2011

Bastos në Juventus në 10 ditët e ardhshme


Agjenti i lojtarit të Lyonit, Michel Bastos ka thënë se klienti i tij do të transferohet te Zonja e Vjetër në dhjetë ditët e ardhshme.

“është një lajm i mirë në këtë pikë, unë mendoj se Bastos do të bëhet lojtari i Juventusit. Në dhjetë ditët e ardhshme do të ketë të re rreth këtij transferimi”, tha agjenti i lojtarit për Tuttosport.

Juventusi nuk ka arritur të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe tani është duke shikuar të përforcoj skuadrën që në sezonin e ardhshëm të jetë pretedent kryesor për të fituar Serie A dhe të jetë mjaft i rrezikshëm në Ligën e Kampionëve.
/JUVENEWS.TK/

Del Neri: Do të largohem nga Juventusi


Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri ka konfirmuar se ndeshja e të dielës ndaj Napolit do të jetë e fundit për të si trajner i Zonjës së Vjetër.

“Sezonin e ardhshëm, Juventusi do të ketë trajner të ri, klubi ma kumtoi të mërkurën vendimin”.

“Unë e pranoj këtë zgjidhje, e ripërsëris, do të doja të kem qëndruar. Juventusi nuk ka kohë për të pritur për ndryshime ose për ngritje graduale. Sa për mua, kur një derë mbyllet, shpresoj që një tjetër e madhe të hapet”, theksoi Del Neri.

Spekulimet për trajnerin e ri të Juventusit kanë filluar që moti, me ish-kapitenin Antonio Conten si favorit për të marrë nën drejtim Zonjën e Vjetër.
/JUVENEWS.TK/

Mancini: Juventusi nuk e ka kërkuar kurrë Balotellin


Trajneri i Manchester City Roberto Mancini ka mohur gjithçka se ka pasur një interesim të Zonjës së Vjetër për Mario Balotellin gjatë këtij sezoni dhe ai mohon gjithçka se do të ketë ndonjë interesim në merkato.

Siaps shtypit Italian thuhej se Juventusi dhe Balotelli ishin shumë pranë njëri-tjetrit dhe mendohej se do të kishte ndonjë marrëveshje ndërmjet tyre, por Mancini ka mohuar gjithçka rreht kësaj polemike.
/JUVENEWS.TK/

Alegri: Unë vendosa për largimin e Pirlos


Alegri, ashtu sikurse e gjithë skuadra ishte e pranishme në lamtumirën e Andrea Pirlos, në fushën e gjelbër të “Milanelos”.

Trajneri livornez, sivjet ka ndërtuar një skuadër, e cila nuk kishte nevojë për shërbimet e Pirlos, pasi mesfusha muskulore i ofron atij më shumë siguri, gjë që e pranon edhe vete. “Divorci me Pirlon ka qenë për arsye teknike, ashtu siç ka theksuar edhe vetë futbollisti.

Unë kam pasur një bisedë me administratorin Galiani, me të cilin kam ndarë logjikën time të ndërtimit të skuadrës së ardhshme”.
/JUVENEWS.TK/

Mancini: Nuk e refuzova unë Juventus


Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini ka përgënjeshtruar zërat se ka refuzuar ofertën për drejtimin e klubit italian, Juventus.

“Nuk jam unë ai që i kam thënë jo Juve-s, thjesht nuk më kanë kërkuar asnjëherë”, ka deklaruar Mancini, duke theksuar se për momentin dëshiron të qëndrojë tek City.

“Dua të qëndroj tek City për të ndërtuar të ardhmen, do të ishte një marrëzi të nisja gjithcka nga fillimi diku tjetër”, është shprehur tekniku italian.

Për të njëjtin motiv, ka shtuar ai, bosi rus Roman Abramovich do të bënte një gabim të madh nëse do të largonte Carlo Ancelotti-n.
/JUVENEWS.TK/

David Trazege i bashkohet Henrit tek Red Bulls?


Raporte nga Franca bëjnë me dije se David Trazege lidhet me një kalim të mundshëm tek Nju Jork Red Bulls, në SHBA.

Në rast se realizohet transferua drejt Nju Jorkut, David Trazege do të gjente atje ish-shokun e tij të kombëtares franceze, Tierri Henri.

Radioja franceze “RMC” raportoi se 33-vjeçari do të largohet nga klubi spanjoll i Herkules-it. Ndërkohë që edhe agjenti i lojtarit, Antonio Kaliendo ka konfirmuar interesimin e Nju Jork Red Bulls.

Raporte të ngjashme ka pasur edhe verën e kaluar. Nuk është e qartë se pse Red Bulls kërkojnë Trazege duke qenë se ata tashmë kanë sulmues si Juan Agudelo, Luke Rodgers dhe Henri, thekson radioja “RMC”.
/JUVENEWS.TK/

Serie A : Di Natale - Sances si Del Piero - Trezeguet


Dyshja e Udinezes është një gol larg rekordit të dyshes së Juves, Del Piero-Trezege

Di Natale e Sançez si Del Piero dhe Trezeget. Dyshja friulane është një hap larg arritjes së dyshes historike juventine, dy sulmuesit që kanë bërë të ëndërrojnë tifozët bardhezinj gjatë 10-vjeçarit të fundit. Në sezonin 2007/08, Aleks dhe David, gjithmonë ata, shënuan në total 41 gola. Një rekord që kur Seria A ka 20 skuadra. 21 kapiteni, 20 francezi. Ka qenë sezoni i rikthimit të “Zonjës së Vjetër” në Serinë A.

Juvja në fund e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë në Champions, me golashënuesin më të mirë të kampionatit (Del Pieron) dhe zëvendësin e tij (Trezege). Dëshira e tyre ishte ta mbyllnim sezonin me të njëjtin numër golash. Ndeshja e fundit para pushimeve ishte kundër Sampdorias.

Kapiteni, që shënoi disa minuta më parë, ka fituar një penallti dhe ia ka lënë Davidit. Barazim, më pas një penallti e dytë ia dorëzoi spektrin e golashënuesit më të mirë Del Pieros. Një sezon që tani duket shumë i largët për tifozët bardhezinj. Tani në luftë për atë Champions është Udineze, Totos dhe Ninjos.

Një dyshe e ndryshme nga ajo a e bardhezinjve torinezë. Detyra të ndryshme. Njëri ndihmon, tjetri realizon. Diferenca është e madhe: 28 gola për italianin, “vetëm” 12 për kilianin. Nëse do të shënojnë një gol kundër Milanit do të kapnin dyshen juventine. “Çiftet e golit” të Serisë A janë shumë larg këtij rekordi.

Të vetmit që i afrohen janë Kavani dhe Hamsik. Një dyshe e papritur që realizoi 37 gola në total, 26 për sulmuesin uruguajan dhe 11 për mesfushorin sllovak. Këtu ndikon sezoni jo shumë i mirë i Lavecit me vetëm 6 gola. Por me Kavanin të skualifikuar duket e vështirë që Hamsik i vetëm të mund të shënojë 4 gola, pikërisht kundër Juves. Më pas, të shkëputur vijnë milanistët.

Për ta çështja ndryshon. Në Milano shënohet shumë, dhe gëzimi i golit ndahet në mënyrë të barabartë. Pato dhe Ibra, dyshja titullare ka realizuar 14 gola secili, sikundër dhe Robinjo. Janë edhe dy çifte të tjerë që meritojnë të përmenden, edhe pse vetëm një pjesë të golave në kampionat i kanë realizuar me shokun e sulmit në krah. Eshtë rasti Eto-Pacini dhe Matri-Del Piero.

36 gola të parët, 27 të dytët. Por si Pacini ashtu edhe Matri kanë veshur dy fanella të ndryshme në harkun e sezonit, duke ndryshuar shokët e sulmit. Vendi i fundit në këtë renditje mbahet nga dyshja romane Toti dhe Borrielo. 24 gola të dy bashkë, 14 për kapitenin dhe 10 për ish-milanisitin. Të dy kanë luajtur pak bashkë.
/JUVENEWS.TK/

Pirlo, vetëm një hap larg “Zonjës”


Është çështje detajesh tek Juventus, pas 10 viteve, Pirlo do të jetë tek Milan. “Në ditët e ardhëshme do të merret një vendim përfundimtar, por besoj se Juventus është kandidati kryesor”, ka thënë agjenti i mesfushorit Tulio Tinti, përpara Legës.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, “por shifrat janë diçka personale”, e ka prerë shkurt Tinti, duke siguruar se me Milanin “kanë mbizotëruar stimujt dhe dëshira për një eksperiencë të re”. Ka ndikuar këndvështrimi i Masimiliano Alegrit? “Ai ka bërë vlerësimet e tij dhe ne kemi bërë zbritjet tona, por gjithçka me qetësi”, ka përmbyllur.

Ndërkohë, Pirlo ka përshëndetur shokët e skuadrës në Milanelo. Një lamtumirë ndaj fanellës kuqezi, e ngarkuar me shumë emocione dhe e pushtuar nga lotët për lojtarin që po largohet. Mesfushori ka qenë protagonist i një seance stërvitore speciale: Pirlo ka bërë ecje lamtumire dhe më pas ka përqafuar një nga një shokët e vjetër dhe të rinjtë, me të cilët është përballur në 10 vite të karrierës së tij milaniste.
/JUVENEWS.TK/

Bufon mund të qëndrojë, Akuilani pa siguri


Portieri me shumë gjasa nuk largohet, ndërsa për mesfushorin Juvja nuk shpenzon më shumë se 10 milionë euro

Konfirmohet kapiteni: Alesandro del Piero. Konfirmohet trajneri: Antonio Konte. Po kështu edhe regjisori: Andrea Pirlo. Juventusi i ri po merr formë dhe, me shumë mundësi, portieri do të jetë, si gjithmonë, Xhixhi Bufon. Situata është e njëjtë si disa javë më parë.

Ai kërkon të qëndrojë, Juve do të donte ta mbante, por problemi qëndron tek paga: 6,5 milionë euro në sezon. Për momentin nuk janë caktuar takime mes drejtuesve bardhezinj dhe Silvano Martinës, menaxher i lojtarit.

Me siguri, në javët e ardhshme do të diskutohet edhe rinovimi i kontratës deri në vitin 2015 me reduktim të pagës. Ky është çelësi për t’i bërë të lumtur të gjithë, duke përfshirë edhe tifozët, që nuk duan absolutisht të braktisen nga idhulli i tyre. Së bashku me Bufon do të duhet të qëndrojë edhe Marko Storari, i cili në ditët e ardhshme do të rinovojë deri në 2014-n.

Mesfusha - Gjithçka në heshtje, përveç çështjes së Akuilanit. Në këtë pikë, Juve nuk kërkon të nxitohet, nuk do të hyjë në bisedime me Liverpulin përpara javës së ardhshme. Megjithatë, strategjia nuk ndryshon: çmimi maksimal për Akuilanin është fiksuar tek 10 milionshi.

Pasi kanë marrë Pirlon dhe Paciencën, tashmë mesfusha duhet të ndërtohet me qetësi, duke ndjekur natyrisht edhe udhëzimet e Kontes. Nevojitet një mesfushor i madh dhe emrat e përmendur janë Fernando dhe Lasana Diarra.

Më i vështirë është diskutimi për Montolivon, i cili lidhet me Akuilanin, por gjithashtu edhe me projektin taktik të Kontes. Gjithsesi, Sandro Menkuçi, administrator i deleguar i Fiorentinës, është shprehur në këtë mënyrë: “Duhet të presim që Montolivo të na thotë se ç’ka ndërmend të bëjë.

Mua do të më pëlqente që të qëndronte në Firence, duke pranuar kontratën që i ofruam, por nuk jam optimist. Në rast se lojtari do të largohet nga Fiorentina, duhet të marrim kompensimin e duhur ekonomik.”

Riblerjet - Ndërkohë klubi ka vendosur të rimarrë lojtarët që kanë qenë në pritje të njohjes së të ardhmes së tyre. Bëhet fjalë për Marko Motën, Simone Pepen, Fabio Kualjarelën dhe Alesandro Matrin. Mota është i destinuar, me shumë mundësi, të përfshihet në ndonjë tratativë (mund t’i interesojë Lacios për Lihshtajner), ndërsa 3 lojtarët e tjerë do të qëndrojnë në ekip në dispozicion të Kontes.

Për Matrin, bardhezinjtë do t’i paguajnë 15 milionë Çelinos, për Pepen dhe Kualjarelën do të paguhet kësti i 2-të, nga 3 të parashikuarit vitin e kaluar.

360 janë ndeshjet e luajtura gjithsej të Bufonit me fanellën e Juventusit. Në këto ndeshje portieri ka pësuar 320 gola.

33 janë ndeshjet e Akuilanit me fanellën bardhezi (32 në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë). Dy gola të shënuar, njëri ndaj Leçes e tjetri ndaj Barit.
/JUVENEWS.TK/

Siena “dërgon” Konten në Torino


Antonio Konte është gjithmonë e më pranë pankinës së Juventusit. Presidenti i Sienas, Masimo Mexaroma, në vigjilje të takimit të Legës, ka dhënë sinjalin për rrugën e lirë të trajnerit salentin. “Personave që më kanë dhënë shumë, përpiqem t’iu jap atë që më kërkojnë, - ka shpjeguar drejtuesi më i lartë toskan.

Ai na ka ringjitur në Serinë A, meriton shumë. Për Konten, Juventusi është më shumë sesa një skuadër, ngjyrat bardhezi të “Zonjës së Vjetër” i ka ende në zemër.” Mexaroma ende nuk i ka vlerësuar alternativat për sezonin e ardhshëm.
/JUVENEWS.TK/

Juvja: 35 milionë për një super-blerje


Vetëm një blerje 30-35 milion euroshe. Kjo është ideja për projektin e lejuar nga buxheti. Një shifër që e kalon aktualisht klauzolën e prishjes së kontratës së Agueros, por me sa duket asgjë nuk e ndal Atletikon e Madridit për të mos pranuar ulje çmimi.

Do të flasin sërish, por fjalët nuk vlejnë asgjë. 30 ose 35 milionë euro mund të mjaftojnë edhe për Benzemanë, nëse prioritet do të jetë sulmi, ose për Riberinë, nëse do të vendoset të ndërhyhet bindshëm në krahët. Alternativat të çojnë tek emrat e Xhilardinos dhe Bastos, tratativa që mund të janë të komplikuara për shkaqe ekonomike.

Gjithçka varet edhe nga udhëzimet e Antonio Kontes, të cilit mes të tjerash nuk do t’i pëlqente të mbante Sisokon, një lojtar që tashmë është larguar jo vetëm fizikisht, duke qëndruar me pushime në Francë, por prej kohësh edhe njerëzisht, duke kjtuar këtu edhe raportet me drejtuesit.

Do të ndryshojë edhe mesfusha e bardhezinjve, sepse Melo është në merkato në pritje të ofertës më të mirë nga Spanja ose Anglia, por edhe për arsyen se po punohet për mbajtjen e Akuilanit. 10 milionët e ofruar nga Juve për Liverpulin (i cili kërkon më shumë) janë parà që mund të përdoren edhe për Montolivon.

Pritet vetëm zyrtarizimi për Ziglerin, Paciencan dhe Pirlon, i cili për prestigj ka preferuar Juven në vend të Fiorentinës dhe Romës, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga mundësia për të luajtur në Ligën e Europës. Një zgjedhje dhe sjellje me të cilat do të prezantohet në mënyrën më të mirë përpara juventinëve, trajneri i të cilëve e kishte zgjedhur prej kohësh dhe mezi po pret datën e saktë për ta përqafuar.
/JUVENEWS.TK/

Super JuveNews Liga - Si kan luajtur pjesmarrësit


Beslind Dragusha

Juventus - Napoli (1)
Udinese - AC Milan (x)
Aston Villa - Liverpool (2)
Newcastle - West Bromwich (x)
Deportivo La Coruna - Valencia (1)
Espanyol - Sevilla (x)
Paris Saint Germain - Lille (x)
Toulouse - Bordeaux (2)

Labinot Ademi

Juventus - Napoli (1)
Udinese - AC Milan (1)
Aston Villa - Liverpool (2)
Newcastle - West Bromwich (1)
Deportivo La Coruna - Valencia (1)
Espanyol - Sevilla (2)
Paris Saint Germain - Lille (2)
Toulouse - Bordeaux (x)

Endrit Mustafa‏

Juventus - Napoli (1)
Udinese - AC Milan (1)
Aston Villa - Liverpool (2)
Newcastle - West Bromwich (2)
Deportivo La Coruna - Valencia (1)
Espanyol - Sevilla (2)
Paris Saint Germain - Lille (2)
Toulouse - Bordeaux (1)

BesLind Kastrati

Juventus - Napoli (1)
Udinese - AC Milan (x)
Aston Villa - Liverpool (2)
Newcastle - West Bromwich (1)
Deportivo La Coruna - Valencia (1)
Espanyol - Sevilla (1)
Paris Saint Germain - Lille (1)
Toulouse - Bordeaux (x)

Së shpejti në Liverpool për Aquilani - Conte kërkon qëndrimin e Sissoko.


E ardhmja e Aquilani-t duket gjithnjë e më e paqartë. Mesfushori roman mund të kthehet në Liverpool sipas deklaratave të Kenny Dalglish, menaxher i Reds:
“ Ka një mundësi konkrete që Aquilani të kthehet tek ne. Është një lojtar me cilësi, aventura e të cilit nisi keq për arsye dëmtimesh. E huazuam dhe luajti mirë. Nëse kthehet , për mua do të jetë si një blerje e re”

Juventusi ofron maksimalisht 10 mln euro për të kurse Liverpool kërkon 16. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në ditët në vazhdim, do të ketë një udhëtim në Liverpool për të vendosur përfundimisht fatin e lojtarit.

Gjithmonë sipas së përditshmes milaneze, Momo Sissoko mund t qendrojë në Torino. Gjigandi malian, është në planet e Conte që i ka kërkuar Marotta-s të mos e lejojë të largohet dhe mundësisht t’i rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër. /fcjuventus-news/

"Juventus-Pirlo, çështje detajesh"


Është një çështje detajesh, transferimi i Andrea Pirlos te Juventusi, pas dhjetë vitesh te Milani. "Brenda pak ditësh do të marrë një vendim përfundimtar, por besoj shumë që Juventusi është kandidati kryesor për të marrë lojtarin", është shprehur menaxheri i mesfushorit, Tulio Tinti, gjatë një vizite në ligën italiane të futbollit.

Bëhet fjalë për një kontratë tre vjeçare, "por shifrat janë një e dhënë personale", ka prerë shkurt Tinti, duke siguruar që me Milanin "prevaluar stimujt dhe dëshira për të provuar një eksperiencë të re".

Ka pasur shumë rëndësi mendimi i trajnerit, Masimiliano Alegri?

"Ka kryer vlerësimet e tija dhe ne vlerësimet tona, por gjithçka është vendosur në qetësi", ka përfunduar komentin e tij menaxheri i regjisorit të kombëtares italiane. Ndërkohë, Pirlo ka përshëndetur për herë të fundit Milanelon dhe shokët e tij të skuadrës.

Një lamtumirë ndaj fanelës kuqezi plot me emocione dhe i mbuluar në lot nga ana e lojtarit që po largohej. Mesfushori gjatë ditës ka qenë protagonist i një seance stërvitore speciale.
/JUVENEWS.TK/

Juventusi do të kryejë vetëm një blerje të madhe


Gati 35 milionë euro për njërin ndërmjet Benzema, Aguerro dhe Riberi. Pirlo shumë pranë firmosjes së kontratës dy vjeçare. Vetëm një goditje prej tridhjetë milionë ose maksimumi 35 milionë euro. Kjo është ideja, ky është projekti që është i mundshëm nga buxheti i këtij sezoni. Shifër kjo që kalon klauzolën e largimit që është fiksuar për Aguerron dhe nuk ka asnjë arsye në këtë moment, që Atletiko e Madridit të mos e ndryshojë vendimin e marrë pak kohë më parë për të mos kryer skonto.

Do të diskutohet gjithçka dhe me të vërtetë, sepse fjalët nuk kushtojnë aspak. 30, 35 milionë euro mund të mjaftojnë, thuhet kështu, për francezin Karim Benzema, në momentin që prioriteti do të ishte sulmi ose për Frenk Riberin, nëse do të vendosej të ndërhyej fort për të përforcuar qendrën ose krahët e mesfushës. Alternativat nuk mungojnë dhe të dërgojnë tek emrat e Xhilardinos dhe Mishel Bastos, marrëveshje kjo për të fundit që mendohet se është komplikuar për çështje ekonomike.

Shumë do të varet edhe nga këshillat dhe preferencat e Antonio Kontes, të cilit ndër të tjera nuk do ti vinte aspak keq, nëse do të mbante në skuadër Sisokon, që ndërkohë është larguar jo vetëm fizikisht, duke parë që ka qenë i dëmtuar dhe po kryen fazën rikuperuese në Francë, por edhe faktin që prej kohësh nuk ka asnjë marrëdhënie me drejtuesit më të lartë të klubit. Do të ndryshojë mesfusha bardhezi, sepse Felipe Melo ndodhet aktualisht në merkato dhe ndodhet në pritje të ofertave më të mira nga Spanja dhe Anglia, dhe sepse është duke u bërë gjithmonë e më e komplikuar situata e Alberto Akuilanit.

Janë dhjetë milionët që janë ofruar nga Juventusi te Liverpuli, që sigurisht kërkon më shumë, para që mund të përdoren mbase për Montolivon, nëse nuk do të arrihet të mbahet romanisti. Pritet vetëm zyrtarizimi për Ziegler, Pacienca dhe Pirlo, që për prestigj ka preferuar Juventusin përballë Fiorentinës dhe Romës, duke refuzuar në këtë mënyrë mundësinë për të luajtur në Europa Ligë sezonin e ardhshëm.

Zgjedhje dhe sjellje, me të cilat do të prezantohet në mënyrën më të mirë në ambjentin bardhezi me trajnerin juventin që e kishte zgjedhur prej kohësh dhe tashmë mezi pret momentin të fiksohet data për ta përqafuar nga pranë. Ndërkohë, mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, tashmë do të jetë një lojtar i Juventusit. Ai ka kryer një diskutim të shkurtër dhe më pas ka përqafuar një për një shokët e vjetër dhe të rinj që kanë qenë në krah të tij në dhjetë vite karrierë si milanist.
/JUVENEWS.TK/

Tevez: Dua të largohem nga City


Carlos Tevez ka qenë i kënaqur pas fitores në FA Cup dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve, Tevez ka pranuar dje ka pranuar se dëshiron të largohet nga Eastland.

Ai ka shenuar dy gola në ndeshjen e fundit kundër Stoke dhe treneri Mancini është deklaruar se Tevez dëshiron të mbetet në klub.

"Dua të largohem nga City. Futbolli për mua ka ndryshuar shumë dhe nuk e di a do të mund të jem deri tek kampionati i ardhshëm botërorë. Të gjithë jam sjellur mirë ndaj meje,gjithashtu unë kam dhënë shumë për këtë klub, mirëpo mua më duhen ndryshime" ka thënë Tevez.
/JUVENEWS.TK/

Juventusi favorit për Agueron


Juventusi është favorit për ti siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid Kun Aguero shkruajnë sot gazetat Spanjolle.

Për Agueron tanimë është bere pothuajse ankand ne mes klubeve evropiane, përveç Juventusit sulmuesi kërkohet edhe nga Manchester City, Chelsea, Liverpool, Inter dhe Real Madrid.

Agjenti i lojtarit thotë se do të shqyrtoj çdo ofertë për Agueron,por klauzola në kontratën e tij me klubin është 45 milion euro, nëse lojtari dëshiron te transferohet pa dëshirën e klubit.
/JUVENEWS.TK/

La Stampa: “Stadiumi, trajneri, gjysma e skuadrës”


Bëhet gati një Juventus e gatshme për lamtumirë, që nesër do të përshëndesi popullin bianconer me shumë pendime dhe mëllef. Ndeshja e fundit e kampionatit kundër Napolit të Mazzarri, do të jetë edhe sfida e fundit në stadiumin Olimpico, për një skuadër që ka rigjeneruar stadiumin Delle Alpi, tek i cili do të prezantohet me Antonio Conte. Presidenti i Sienas Mezzaroma e liroi zyrtarisht atë dje.

Drejtuesit po punojnë me intensitet për të plotësuar listën e atyre që mund të qëndrojnë, e atyre që do të blihen përfundimisht dhe e atyre që do të ndërrojnë skuadër. Cdo repart do të rimodelohet. Në mbrojtje do të revolucionalizohen krahët: Salihamidzic është në skadencë, Grygera dhe Grosso do të prishin kontratën, kurse Motta do të blihet përfundimisht nga Udinese(1 mln) dhe do të kalohet tek ndonjë skudër tjetër e Serie A (Parma). Traore’ dhe Rinaudo do të kthehen mbrapsht. Juventus është mbrojtur tashmë me ardhjet praktikisht të sigurta të Reto Ziegler dhe Andreas Beck.

Manovrat në mesfushë janë ato më të numërta. Me ardhjen e Pirlo( detajet e fundit) dhe rikonfirmimin e Marchisio, Juventus duhet të krijojë hapsira dhe para. Largime të sigurta duken ato të Sissoko dhe Melo. I pari mund edhe të rikonfirmohet duke qenë se pëlqehet nga Conte për skemat e tij kurse braziliani nuk hyn në planet e ndërtimit të Juventusit të ri, por duket më shumë si një gur i cmuar për merkaton. Cmimi i tij, i rënë ndjeshëm pas blerjes nga Fiorentina (25 mln) tani vërtitet tek 12-15 mln euro dhe mund të përdoret për marrveshjet e shumta në plan me “galaktikët” e Madridit.

Edhe për Aguero marrveshja është e hapur pas takimit me agjentin e tij të martën me Agnelli-n. Cdo gjë luhatet tek klauzola 45 mln euro dhe rreziku City, Chelsea dhe Liverpool. Reds po bëjnë gati edhe rikthimin e Aquilani duke mos pranuar ulje në 10 mln.

Në repartin sulmues do të niset nga flamuri Del Piero dhe lojtarët e besueshëm si Matri dhe Quagliarella kurse Toni do të shkojë diku, ku mund të luajë me vazhdimësi. Malaga dhe Gremio janë pretendentet. Martinez duket i sigurtë tek Fiorentina ku do të përdoret për të ulur cmimin e Vargas dhe Montolivo. /FCJUVENTUS-NEWS/

Denilson braktis Arsenalin, e dëshiron Italinë


Braziliani do të largohet nga Arsenali, pas 5 viteve të kaluara tek kjo skuadër. Denilson, 23 vjeçar, iu bashkua klubit londinez gjatë verës së vitit 2006 nga Sao Paulo por prej atëherë Topçinjtë nuk kanë fituar asnjë titull. Suksesi i tyre i fundit ishte FA Cup 2005.

“Jam takuar me menaxherin Wenger dhe i kam treguar si ndihem. Ai ka pranuar të më liron” tha Denilson për tabloidin anglez The Sun.

“Ky ka qenë sezoni më i dobët në karrierën time dhe jam i shqetësuar. Jam fitues dhe kam ardhur këtu për të fituar tituj ndërsa kanë kaluar pesë vite dhe nuk kemi fituar asgjë. Karriera e një futbollisti përfundon shpejt andaj është koha për lëvizje. Nuk mund të shoh vetën në fanellën e Chelseas të Liverpoolit ose Manchester Cityt, as që bëhet fjalë për Tottenhamin. Mendoj se e ardhmja ime do të jetë në Spanjë ose Itali” përfundoi ai.
/JUVENEWS.TK/

Moratti MBYLLE gojën!


Nuk ka vonuar kundërpërgjegjia e ish drejtorit sportiv për transfere në Juventus, Luciano Moggit drejtuar presidentit të Interit, Massimo Morattit, pasi ky i fundit lëshoi akuza të tjera për Calciopolin në një intervistë për "Le Iene".

"Edhe ndonjë kurdisje kishin më përpara, por kishin fatin se nuk i përgjonte askush", pati thënë Moratti. "Moratti përfitoi nga Calciopoli për t′u bërë i madh", ishte përgjigjia e Moggit.

Interi nuk përgjohej?

Sepse Telecom-i është i tyre. Do të doja që Moratti ta mbyllte gojën, përfundoi Luciano.
/JUVENEWS.TK/

Juve, asnjë skonto për Aguerron


Ka dalë tashmë çmimi Aguerron. Për ta fiksuar ka qenë Atletiko Madridit me deklaratat e shpehura nga presidenti Enrike Cerezo: "Ne nuk negociojmë më asnjë skuadër. Nëse dikush dëshiron ta marrë, duhet të paguajë klauzolën e parashikuar për largimin e tij (45 milionë euro), dhe sigurisht të arrijë marrëveshjen me vetë Serxhio Aguerron".

Është larguar në këtë mënyrë Juventusi që shpresonte të mbërrinte te lojtari me 30-35 milionë euro. Presidenti i skuadrës madrilène ka precizuar, ndërkohë, që akoma nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete. Deklarata që nuk e sfumojnë marrëveshjen për të sjellë Kun Aguerron në skuadrën bardhezi, por që kanë hapur në fakt një telenovelë që mund të zgjasë shumë kohë. Në Torino shpresonin shumë të merrnin një skonto për kartonin e lojtarit, duke shfrytëzuar interesimin e Murinjos dhe Real Madridit.

Një lloj gare që mund të favorizonte bardhezinjtë. Për të evituar transferimin e Aguerros te armiqtë e Real Madrid, për të cilët ka mbërritur edhe bekimi i vetë Maradonës, bardhezinjtë do të kishin pasur mundësi të nisnin argjentinasin në drejtim të Italisë për të paktën 30-35 milionë euro. Por, tashmë duket se kjo hipotezë ka rënë poshtë përfundimisht. Juventusi tani duhet të shpresojë shumë tek vullneti i lojtarit që, sipas të mirinformuarve ka dhënë konfirmimin e tij për transferimin në skuadrën bardhezi. Për momentin vetëm me një kërkesë të fortë të vetë Kun Aguerros mund të arrihet të sigurohet një skonto e rëndësishme. Nëse nuk do të jetë kështu, edhe ëndrra e radhës bardhezi do të sfumohet.
/JUVENEWS.TK/

20 maj 2011

Kapelo: "Juves i duhet cilësi, Pirlo bën diferencën"


Këshillat e një ishi. Për të kuruar Juventusin e sëmurur, Fabio Kapelo nuk ka shumë dyshime në këshillat që jep: "Duhet cilësi, jo sasi në atë skuadër".

Dhe kush më mirë se, Andrea Pirlo, që është ndarë me Milanin pas dhjetë vitesh dhe që është tashmë në listën e dëshirave të Juventusit?

"Nëse është i shëndetshëm mund të bëj diferencën", është shprehur trajneri i kombëtares së Anglisë. "Juventusi duhet të kthehet sa më shpejt kompetitiv, por pa u nxituar në zgjedhjet që kryen, është teza e Don Fabios, që ka qenë në skuadrën bardhezi si lojtar, por edhe si trajner. Ka nevojë për cilësi dhe jo për sasi. Duhen dy ose tre blerje, por blerje të vërteta siç ka bërë Milani në këtë verë.

Kur kanë marrë Ibrahimoviç dhe Robinjo, kam telefonuar Galianin, duke i thënë që më në fund kishim marrë dy lojtarë të vërtetë. Dhe Juventusi duhet të bëjë ekzaktësisht të njëjtën gjë". Emri i Andrea Pirlos ka dalë në skenë pothuajse vetë: "Dihet shumë mirë se çfarë lloj lojtari është Andrea Pirlo. Nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por shpresoj që të mund të luajë përsëri në nivele të larta.

Nëse është në shëndet të plotë, atëherë është në gjendje të bëjë diferencën". Kapelo ka folur edhe për zgjedhjen e Antonio Kontes si trajnerin e ardhshëm të bardhezinjve për të hapur një cikël të ri. "Është një ide e re, siç ishte edhe Guardiola për Barcelonën. Dhe atij i uroj të njëjtin sukses.

Kujtoj që disa vite më parë, kam takuar presidentin e Barcelonës në aeroport dhe e kam pyetur: kë do të merrni si trajner?

Guardiolën, më është përgjigjur. Dhe unë kam mbetur me të vërtetë i surprizuar për shumë arsye. Edhe Berluskoni e kishte këtë kurajo me mua, ndonjëherë duhet të tregosh kurajo për të provuar diçka të re". Në rrugën e re që është duke filluar edhe Roma, skuadra me të cilën Kapelo ka fituar titullin kampion në vitin 2001, mund të ketë hapësirë për Fabio Baldinin, që aktualisht punon për Anglinë: "Do të qendrojë njëqind përqind deri në fund të kualifikueses të Euro 2012, ka saktësuar trajneri i kombëtares angleze, duke folur për krahun e tij të djathtë. Ndërmjet meje dhe atij ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer, dhe zgjedhja për të shkuar ose jo te Roma i takon vetëm atij".
/JUVENEWS.TK/

Pezullohet procesi ndaj Luçiano Moxhit


Procesi për përjashtimin e Luçiano Moxhit, Antonio Xhiraudos e Inoçenco Maxinit, të akuzuar për çështjen “Calcipopoli”, është pezulluar.

Para gjykatës është paraqitur vetëm ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit. Mëngjesi ka nisur me kërkesën nga mbrojtja e Moxhit, që sipas nenit 52 të Kodit të Procedurës Civile, procesi të pezullohet.

Gjykata pas gjysmë ore vendosi për pezullimin e procesit dhe transmetimin e akteve në një kolegj, i cili do të duhet të vendosë në lidhje me kërkesën e mbrojtjes. Ndërsa procesi vazhdon me çështjen e Xhiraudos dhe Maxinit.
/JUVENEWS.TK/

Riberi në listën e Kontes


Sipas mediave italiane, trajneri i ardhshëm i Juventusit, Antonio Konte është duke e përgatitur tashmë një liste të lojtarëve që dëshiron t’i sjell në Torino.

Ai nuk do të llogaris në Iakuinten, Amaurin, Sisokon dhe Melon. Timonieri i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”, Konte, më parat e shitjes se këtyre lojtarëve synon që të sjell lojtar cilësor në ekip.

Në listën e Kontes gjendet emri i mesfushorit të Bajern Munihut, Frenk Riberisë, pavarësisht faktit se reprezentuesi i Francës, ka deklaruar pak ditë më parë se nuk dëshiron të largohet nga “Alianz Arena”.

Juve krahas interesimit për Riberinë, është duke e vëzhguar me kujdes edhe superyllin e Palermos, Havier Pastoren.
/JUVENEWS.TK/

Zarate në vend të Agueros


– Juventusi po kërkon më çdo kusht të transferoj sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero gjatë verës, por skuadra spanjolle nuk e ka ndërmend ta lëshoj yllin e saj.

Mediet në Itali kanë parashikuar së nëse Juve nuk arrin të marrë Agueron atëherë do të rikthehen nga argjentinasi tjetër që luan të Lazio, Mauro Zarate. Claudio Lotito kërkon për argjentinasin Zarate të paktën 22 milionë euro.
/JUVENEWS.TK/

Pirlo drejt Juves, mungojnë detajet


Andrea Pirlo është një hap larg Juventusit. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i mesfushorit të Milanit, Tulio Tinti.

“Kanë mbetur vetëm disa hollësi për t’u rregulluar, por besoj se Andrea Pirlo do të shkojë te Juventusi”, ka thënë Tinti.

Kështu, Pirlo lë Milanin pas dhjetë sezonesh: “Brenda pak ditësh do të marrë një vendim përfundimtar, por besoj se Juventusi është kandidatja kryesore”, ka shtuar agjenti i lojtarit, por pa dhëhë sqarime lidhur me një kontratë tre vjeçare që mendohet se i është ofruar Pirlos nga Juve.

Tinti nuk foli as për shifra: “Me Milanin kurrë s’kemi pasur probleme në aspektin financiar, pasi kanë qenë mbizotëruese vlerësimi dhe dëshira për një përvojë të re. Trajneri [Alegri] bëri vlerësimet e veta dhe ne përfundimet tona, në qetësi”.
/JUVENEWS.TK/

Kapelo: Juve, duhet të blesh dy kampionë


Ish-trajneri bardhezi analizon kampionatin italian dhe merkaton: Leonardo? Nuk është një tradhtar

Fabio takon San Danielen. Dhe është një përqafim mes miqsh, duke parë që janë të dy friulanë dhe që çdo rikthim në shtëpi, Kapelo një proshutë nuk e refuzon asnjëherë. Trajneri i kombëtares së Anglisë, e ka të pamundur të mos flasë për futbollin.

Edhe pse data është thuajse e saktë: 18 maj, 17 vjet fiks nga mbrëmja e parë e Athinës, ajo fitore 4-0 ndaj Barcelonës që e bëri të ngrejë Championsin.

ROL KYÇ - Kapelo ka qenë trajner i shumë trajnerëve aktualë. Dhe ka një teori të besueshme: “Kush është mesfushor, ka diçka më shumë, në mesfushë ka një vizion të përgjithshëm. Si Donadoni për shembull, ose Ançeloti, i cili dukej menjëherë që kishte diçka.

Po Leonardo?

E mora nga PSG-ja unë. I luante të gjitha rolet. Te Milani kaloi nga tryeza e punës në stol dhe bëri mirë. Te Interi erdhi me një përvojë të mirë, duhet konfirmuar.

A tradhëtoi?

Tifozët janë tifozë, një trajner duhet të vlerësojë ofertat ose të bëjë një profesion tjetër”.

Një çështje që të kthen në 2004-ën, si kalimi i Kapelos nga Roma te Juvja: “U thanë shumë gjëra atëherë, - vazhdon “Don Fabio”. - Por kur drejton, pas 4-5 vjetësh në një vend, ke pak për të dhënë. Ose bën një revolucion, ose mbetesh në një skuadër pa perspektivë.

Shikoni Fergusonin. Ai nuk drejton, ka 2-3 teknikë që e bëjnë një gjë të tillë. Ai përgatit, zgjedh lojtarë, i ndryshon, i rrit, vlerëson gjithçka, i jep shpirtin skuadrës. Është i jashtëzakonshëm.

JUVJA E “CALCIOPOLI” - Kapelo korrigjon “goditjen” mbi një deklaratë të fundit: ky nuk është kampionati i parë i vërtetë pas skandalit, “por i dyti, edhe ai i shkuari ishte i vërtetë”. Po, por Morati, është i tiji edhe titulli i 2006-ës:

“Edhe unë them që është i imi. Medaljen e kam në shtëpi dhe nuk ma ka marrë askush”. Ndërkohë, pas 5 vjetësh, bardhezinjtë vijnë nga një tjetër vit “jo”: “Tani në merkato nuk ka rëndësi sasia, por cilësia. Juvja duhet të marrë 2-3 lojtarë, por ata të vërtetët, - shpjegon Kapelo. - Si Milani me Ibrën dhe Robinjon: fola me Galianin dhe i thashë:

‘Më në fund bletë dy futbollistë”. Një nga këta futbollist, bardhezinj, mund të jetë Pirlo: “Nëse është mirë, nuk diskutohet.

Konte?

Një zgjedhje e re. Tre vjet më parë takova presidentin e Barcelonës. ‘Kë morët?’ - e pyeta. ‘Guardiolën’ - u përgjigj. ‘Goxha kurajë’, - i thashë unë. Ndonjëherë duhet edhe kjo. Dhe shpresoj që Konte të ketë sukses si Pepi”.

TË TJERA - Kapelo flet edhe për tema të tjera në Serinë A dhe jo vetëm:

“Maxarri?

Championsi është një bankë, sa më shumë të ecësh përpara, aq më shumë pará merr. Është normale që Maxarri kërkon përforcime, por Napoli mund të bëjë gjëra të mëdha.

Toti?

Beteja ime në Romë ishte ta bëja qendërsulmues, kur të gjithë e shikonin si organizator: nga 100 goditje që bën, 80 krijojnë vështirësi.

Baldini?

Vendos ai nëse shkon në Romë, por do të qëndrojë 100% me ne deri në fund të kualifikimeve.

Alegri?

Si lojtar ka qenë “alegro”. Në një turne me Milanin u kthye në Itali, duke thënë se i dhimbte kavilja, ndoshta parapëlqente të shkonte me pushime. Si trajner më ka pëlqyer, e kupton futbollin, ka ekuilibër, kurajë e personalitet.

Mourinjo apo Guardiola?

I pari ka fituar në 4 vende të ndryshme, i dyti është një fenomen, asnjë nuk e ka bërë atë që ka bërë ai.

Montela?

Luaja me të, Totin, Del Vekion e Batistutën, njëri duhej të kthehej pas. E kam parë në televizor duke i kërkuar skuadrës atë që i kërkoja unë. Është i ri dhe kjo përvojë është e rëndësishme për të ardhmen e tij”.
/JUVENEWS.TK/

Konte “elastik”, gati skema 4-4-2


Antonio Konte, është tashmë me të gjitha kuptimet trajneri i Juventusit. Ish-tekniku i Sienës, kaloi konkurrencën me Maxarrin dhe Andre Vilas Boas dhe njoftimi zyrtar pritet javën që vjen.

Së shpejti, është parashikuar një tur i Kontes në Bardonekia për të vizituar strukturat e fazës përgatitore verore, pastaj me Anjelin e Marotën duhet të planifikojë strategjitë e merkatos. Ish-kapiteni bardhezi, ka treguar gjatë përvojës së tij me Arecon, Barin, Atalantën e Sienën, se është shumë elastik taktikisht.

4-4-2 do të mbetet moduli i tij i parapëlqyer, por me ardhjen e Pirlos dhe me lëvizje të tjera në horizont, mund të reflektojë edhe mbi skemën 4-2-3-1, 4-3-2-1 dhe 4-3-3. Në Torino do ta shoqërojnë bashkëpunëtorët Anxhelo Alesio në rolin e zëvendëstrajnerit dhe Kristian Stelini në rolin e përgjegjësit të fazës difensive.
/JUVENEWS.TK/

“Zonja”, 220 dëmtime brenda këtij sezoni


Një farë ngushëllimi për tifozët bardhezinj dhe shifra domethënëse për klubin, pas një sezoni shkatërrimtar për sa i takon renditjes, janë edhe të dhënat mbi lojtarët e dëmtuar. Juventusi është i pari në renditjen speciale të lojtarëve të pagrumbulluar gjatë kampionatit: 220 në total.

Rreth 6 lojtarë të dëmtuar për ndeshje, me pikun që shkon në 10-11. E ndjek Milani me 162 dhe Bari me 155. Në vend të fundit Napoli vetëm me 51 të dëmtuar. Kjo është renditja e të gjitha klubeve të Serisë A në detaje, ku nga Juvja te Napoli gjënden:

Juventus (220 mungesa gjithsej) Milan (162); Bari (155); Inter (151); Katania (146); Fiorentina (133); Leçe (116); Bolonja (112); Xhenoa (107); Udineze (100); Breshia (98); Roma (96); Parma (95); Sampdoria (91); Lacio (87); Palermo (86); Kievo (71); Kaljari (62); Çezena (59); Napoli (51).
/JUVENEWS.TK/

Ferguson në kontakt me Real Madrid për Benzeman


Bossi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka bërë të qartë për Real Madridin, se ai dëshiron transferimin e Benzemas gjatë kësaj vere.

The Mirror thotë se Ferguson është gati të bëj disa transferime të rëndësishme këtë verë, që mund të kap shifrën prej 60 milionë €.

Ai ka bërë përpjekje për të nënshkruar me Benzeman para dy sezoneve, por kishte dështuar pasi Real Madrid ishte më strikt në ofertën e bërë.

Francezi mund të jetë i gatshëm në fund të sezonit për një çmim të prerë – 20 milionë €.
/JUVENEWS.TK/

Pastore largohet nga Palermo?


Klienti i tij ka qenë i lidhur më një transferim tek Barcelona dhe Manchester City këtë sezon.

Ai ishte pyetur: “ Mund të thoni 100 përqind se Pastore do të mbetet tek Palermo ? “, ai u përgjigj për TMW me: “Jo”.

“Çdo lojtar në botë ka çmimin e tij”, u shpreh agjenti i Argjentinasit, Marcelo Simonian.
/JUVENEWS.TK/

Juventusi favorit për Pirlon


Tulio Tinti, agjenti i Andrea Pirlos, e ka bërë të qartë se ish-mesfushori i Milanit është shumë pranë transferimit te gjiganti i Serie A, Juventus.

32 vjeçari konfirmoi më herët gjatë javës se ai do të largohet nga San Siro pas dhjetë viteve të suksesshme dhe tani duket se është në rrugë drejt Torinos.

“Kanë mbetur edhe disa detaje të cilat duhet të finalizohen para se ta arrijmë marrëveshjen. Sidoqoftë, Juventusi është kandidati kryesor për ta transferuar Pirlon”, ka thënë Tinti.
/JUVENEWS.TK/

Tevez pohon: Dua të largohem


Carlos Tevez ka zbuluar se ai me gjithë mend dëshiron të largohet nga Manchester City.

“Dua të largohem nga Manchester City. Futbolli ka ndryshuar shumë për mua dhe nuk e di nëse do t’ia dal të luaj në Kupën e ardhshme Botërore. Dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë nëse zgjidhem ose jo”.

“Jam trajtuar shumë mirë këtu dhe jam falënderues. Po ashtu kam dhënë gjithçka për klubin për të nxjerrë rezultatet që kemi nxjerrë. Por kam nevojë të ndryshoj skenë”, ka thënë Tevez.
/JUVENEWS.TK/

Cerezo: Aguero nuk e dëshiron Realin


Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se Sergio Aguero nuk dëshiron të transferohet te Real Madridi.

Sulmuesi argjentinas është duke u lidhur me një largim nga Atletico këtë verë, ndërsa një prej destinacioneve të mundshme përmendet edhe rivali lokal, Real Madridi.

“Situata është siç e kemi thënë edhe shumë kohë më parë. Aguero është një lojtar i Atletico Madrid dhe nuk kemi pasur ndonjë ofertë”.

“Ka shumë fjalë por unë nuk kam marrë oferta. Gjithmonë kam thënë se lojtarët mund të luajnë ku të duan, por unë nuk besoj se Kun dëshiron të luajë në Real Madrid”, ka thënë Cerezo.
/JUVENEWS.TK/

Morati: Titulli i 2006-s, i yni, Moxhi: Fitove nga “Calciopoli”


“Përse m’u deshën 10 vjet për të fituar titullin?

Nuk ishte e thjeshtë, jemi dëmtuar gjatë ‘Calciopoli’-t. Kjo ishte arsyeja përse i kapën: ndoshta fenomeni ekzistonte edhe më përpara, por protagonistët kishin fatin që askush nuk i kishte përgjuar”. Kjo është deklarata e presidentit të Interit, Masimo Morati për “Le Iene Show, ku ka prekur sërish temën e verës së vitit 2006, që tronditi futbollin italian.

Ai foli edhe për drejtuesit aktualë të Juvetusit: “Për të qenë i sinqertë, me drejtuesit aktualë bardhezinj gjithçka është në rregull. A jam i kënaqur që i shoh në këto pozita në klasifikim? Më tepër sesa kënaqësi, jam habitur nga fakti që nuk arritën të kualifikoheshin as në Europa League”.

Për homologun Andrea Anjeli dhe pretendimet e tij se Juves duhet t’i rikthehen titujt, Morati shtoi: “Është një person i përgatitur, mjaft serioz dhe i uroj të mbetet i qetë, pasi ky është një virtyt i nevojshëm për të kaluar momentet e vështira. Titulli 2006? Ai është i yni, të zgjedhë një tjetër”. Për Moxhin, njëshi i klubit zikaltër nënvijëzoi se, “ai e ka inatin me veten… nëse nuk do të ishte sjellë kështu, nuk do të ekzistonte kjo situatë e miqve dhe armiqve”.

E menjëhershme replika në distancë e “Big Luçianos”. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, i cili është i akuzuari kryesor në çështjen “Calciopoli”, u kundërpërgjigj: “Mendoj se Morati nuk është në gjendje të thotë nëse futbolli është përmirësuar apo përkeqësuar. Ai është një njeri që përfitoi nga ‘Calciopoli’ për t’u bërë i madh.

Do të më pëlqente që Morati të heshtte, edhe prej çështjes së pasaportave false, diçka për të cilën Interi duhej të kishte zbritur direkt nga kategoria. Gjyqi sportiv tregoi se Juve nuk kishte bërë shkelje, kjo është e vërteta”.
/JUVENEWS.TK/

Di Marzio: “Juventus është pretendente kryesore për Pastore”


Gjatë këtyre ditëve janë rihapur bisedimet për një kalim të Pastore tek Juventus. Javier Pastore (21), që na javët e fundit ishte shumë pranë Barcelonës dhe Romës, tashmë duket se është më pranë se kurrë torinezëve.

Sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzio tek blogu i tij zyrtar gianlucadimarzio.com, bardhezinjtë duken pretendentët kryesorë për fantazistin palermitan, duke patur parasysh një miqësi të ngushtë dhe të papritur të Zonjës së Vjetër:

“Të gjithë e duan, kushedi nëse dikush do ta marri vërtet. Javier Pastore i pëlqen Silvio Berlusconi-t, Moratti-t, Juventusit. Orët e fundit, Marotta është ai që e kërkon me më shumë ngulm. Ndër të tjera, Marotta ka punuar me Zamparini-n në Venezia dhe janë shumë miq. Emrat kryesorë mbeten Pastore, Aguero, Tevez dhe Benzema” /FCJUVENTUS-NEWS/

19 maj 2011

Rolando në Juventus?


Performanca e mirë e mbrojtësit të Portos, Rolando, veçmas në finalen e mbrëmshme ndaj Bargës, ka rënë në sytë e skuadrës së madhe italiane Juventus.

Agjenti i lojtarit Pepino Tirri, ka thënë se zyrtari i Juves, Branka, kanë qenë i pranishëm mbrëmë në Dublin në finalen Porto - Braga.

“Rolando ka luajtur mirë mbrëmë. Ndërkaq sa i përket Brankas, ai ka qenë vëzhgues në të gjitha klubet e mëdha. Ato që fliten për Rolandon, janë lajme të mëdha”, ka thënë agjenti Tirri.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër”, ofron 15 milionë euro për Rolandon.
/JUVENEWS.TK/

Del Piero: Nuk jemi të kënaqur me këtë edicion


Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero, ka thënë se përgjegjësinë për mossukses në këtë edicion duhet ta bartë e gjithë skuadra. Bardhezinjtë kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm, kurse kanë gjasa të vogla për t’u kualifikuar edhe në Ligën e Evropës.

“Jemi të mllefosur dhe të zhgënjyer. Ndjejmë përgjegjësi për gjithçka që po na ndodhë. Do të mundohemi ta përfundojmë edicionin sa më mirë që mundemi, me fitore në javën e fundit. Kur nuk u shkojnë punët ashtu siç dëshironi, atëherë është normale që bëheni të zemëruar.

Nuk jemi të kënaqur me këtë edicion”, ka vlerësuar Del Piero. Ai nuk ka dashur të komentojë zërat për trajnerin e ri të skuadrës për edicionin e ardhshëm, por ka thënë se do të jetë i kënaqur kushdo që e merr drejtimin e skuadrës. Juventusi një javë para përfundimit të edicionit në Serie A mban pozitën e 7-të.
/JUVENEWS.TK/

Milan vëzhgon Diegon


Pasi u largua nga Juventusi për 15 milion euro, koha për Diego në Gjermani është në përfundim. Marrëdhëniet mes tij dhe Wolfsburgut janë keqësuar pasi lojtari refuzoj të luaj ne lojën vendimtare që kishte Wolfsburgu për sigurimin e mbijetesës. Sipas Sky Sport 24, thotë se Milan mendohet të bëjë një ofertë 10 milion për Diegon

Ndërkohë agjenti i lojtarit mohon për një largim te tij,”Lojtari është ne pushime për tri jave dhe kur te kthehet do te bisedojmë me Wolfsburgun”.
/JUVENEWS.TK/

Ribery mbetet në Bayern, por…?


Mesfushori i Bayern Munichut, i lindur në vitin 1983, megjithatë, vështirë se mund të largohet nga Gjermania. Këtë e konfirmuara agjenti i tij, Alain Migliaccio, i cili foli ekskluzivisht për mikrofonat e Calciomercato.it.

“Franck ka një kontratë me Bayern deri në vitin 2015, unë nuk mendoj se do të largohet nga klubi bavarez. Ndër të tjera, Juventus nuk do të luajë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Shtoni në këtë se torinezët ende nuk e dinë edhe emrin e trajnerit të ri, kjo edhe më shumë i pakëson gjasat e kalimit të francezit në Juventus”.

Por, agjenti i tij nuk i ka mbyllur mundësin e kalimit të tij tek Juventusi, për faktin se emërimi i trajnerit të ri në krye te Juventusit mund t’ja ndryshoj mendjen. Juventusi pritet që menjëherë pas përfundimit të sezonës të emroj Antonio Konten në kry te Juves.

Shumë emra në janë në listen e transfereve të Juventusit, të tillë si Franck Ribery, kanë qenë prej kohësh në shënjestër nga klubi Torino.
/JUVENEWS.TK/

Konte-Juventus, marrëveshja duket pranë


Ish-kapiteni, është gati të kthehet. I është ofruar një kontratë 2-vjeçare, me 1.5 milionë euro në vit. Zhvillimet e fundit tek Juve flasin për “blindimin” e Antonio Kontes, i cili ka qenë superior ndaj Andre Vilas Boas dhe Valter Maxarrit. Shumë e komplikuar futja në konfliktin De Laurentis – Maxarri. Ashtu sikurse është venitur tashmë dëshira për të pritur portugezin, i cili ka kërkuar kohë deri në 22 maj, dita e finales së Kupës së Portugalisë.

Vilas Boas, mes të tjerave, është më pak i mundshëm, për shkak të klauzolës së shtrenjtë për prishjen e kontratës, prej 15 milionë eurosh. Një tentativë e fundit do të bëhet në orët e ardhshme, por duket vërtet e dëshpëruar.

Ndërkohë, edhe Roma ka bërë të ditur dëshirën për të marrë pasardhësin e Mourinjos, duke lënë një takim menjëherë pas finales së Ligës së Europës. Përshpejtimi në frontin “Konte” është i orëve të fundit. Pasi i ka kërkuar leje Sienës për tratativë, Juve është vënë në kontakt me trajnerin salentin të dielën në mbrëmje, menjëherë pas humbjes ndaj Parmës.

Një dialog i gjatë, gjatë të cilit faktikisht pengesat kanë qenë zero. Është gjetur akordi ekonomik, mbi bazën e një kontrate 2-vjeçare prej 1,5 milionë eurosh në sezon. Konte është treguar i disponueshëm, i motivuar dhe i qetë në ballafaqimin e një aventure të re stimuluese dhe të kënaqshme, por në të njëjtën kohë plot me të meta për atë që përballet për herë të parë me futbollin e rëndësishëm.

“Unë e kam bërë hapin tim të parë,” ka thënë shpesh herë Konte. “Tashmë ndihem i gatshëm për hapin e madh.” E gjithë Siena është me të, për rrugë të lirë për Juven. Presidenti Mexaroma, i cili mund të kërkojë Paskuale Marinon, Atcorin ose Saninon, ka kërkuar vetëm pak kohë ndaj klubit torinez.

Ndërsa avokati Briamonte (këshilltar dhe i besuar i Anjelit) ka siguruar një përgjigje brënda pak orësh.I pyetur për afrimin e mundshëm të Antonio Kontes në pankinë, ka replikuar edhe Alesandro Del Piero: “Nuk ka rëndësi kush do të jetë trajneri i ardhshëm, do të jem gjithmonë i lumtur për ta mbështetur. Nëse do të jetë ai, do t’i jap mirëseardhjen.”
/JUVENEWS.TK/

Del Piero transferohet në L.A.Galaxy?


Alessandro Del Piero ka zbuluar se është adhurues i basketbollit dhe se i pëlqejnë fanellat e L.A. Lakers të NBA-së dhe se kjo veshje mund ti ndihmojë në transferimin e tij në MLS.

Sulmuesi 36-vjeçar i Juventusit, fitues i Kupës Botërore me Italinë ka qenë edhe më parë i lidhur me një lëvizje për në SHBA, por komentet e tij më të fundit tregojnë se ndoshta L.A. Galaxy, ku paraqiten edhe mesfushori anglez David Beckham dhe sulmuesi amerikan, Landon Donovan, mund të jetë klubi i fundit ku do të përfundoj karrierën e tij të bujshme.

"Unë mendoj se mund të luaj në MLS," tha ai për Sky Sport Italia. "Në Amerikë? Kjo mund të jetë një mundësi. Ky është vendi që unë do të doja ta përfundoj karrierën. Unë mund edhe të përfitojnë nga një mundësi të tillë duke shkuar për të parë LA Lakers."

Del Piero është ende në formë të mirë në Serie A të Italisë pavarësisht viteve të tij. Aleks këtë sezon ka shënuar tetë gola për “Zonjën e Vjetër” të Torinos.
/JUVENEWS.TK/

Ribery nuk kalon në Juventus


Pas një sezoni katastrofal - të cilat ndoshta do ti kushtoj me mos pjesëmarrjen e saj në garat evropiane vitin e ardhshëm – menaxhmenti i Juventusit ka fiilluar menjëherë trajtimin e të këqijave që kanë pllakosur "Zonja e Vjetër".

Dhe çfarë ilaç më të mirë në qoftë se nuk injeksion i mostrave të menjëhershme?

Shumë emra në janë në listen e transfereve të torinezëve, të tillë si Franck Ribery, kanë qenë prej kohësh në shënjestër nga klubi Torino.

Mesfushori i Bayern Munichut, i lindur në vitin 1983, megjithatë, vështirë se mund të largohet nga Gjermania, këtë e konfirmuara agjenti i tij, Alain Migliaccio, i cili foli ekskluzivisht për mikrofonat e Calciomercato.it.

"Franck ka një kontratë me Bayern deri në vitin 2015, unë nuk mendoj se do të largohet nga klubi bavarez. Ndër të tjera, Juventus nuk do të luajë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Shtoni në këtë se torinezët ende nuk e dinë edhe emrin e trajnerit të ri, kjo edhe më shumë i pakëson gjasat e kalimit të francezit në Juventus".
/JUVENEWS.TK/

Agjenti Rolandos: “ Në Itali e kërkon vetëm Juventusi”


Agjenti I Rolandos, Tirri, shprehet i lumtur për kupën e fituar nga i asistuari i tij dhe kërkon të sqarojë situatën aktuale për mikrofonat e Premium Calcio:

“Rolando është nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe kërkohet nga shumë ekipe elitare europiane. Është normale që dje kishte edhe drejtues të Interit sepse ishte një finale. Kishte vëzhgues nga e gjithë Europa.

Ajo për c’ka mund t’ju siguroj është fakti se deri më tani, Juventus është e vetmja skuadër Italiane që është vënë në gjurmët e tij. Lojtari kushton 15 mln euro dhe bardhezinjtë duken të bindur për të hyrë në bisedime” – thekson Tirri.
/FCJUVENTUS-NEWS/

Mourinho kërkon që Benzema të shitet këtë verë


Bossi i Real madridit, Jose Mourinho kërkon që Francezi, Karim Benzema të shitet këtë verë

Është zbuluar se këtë javë manchester United ka bërë ofertë për sulmuesin Francez Benzema raporton Marca dhe sic mendohet Mourinho i ka thënë drejtuesve të Realit të pranojnë ofertën e Manchesterit për të.

Mourino kërkon me cdo kusht që Benzema të zëvendësohet me yllin tjetër Sergio Aguero.

Real Madrid janë alarmuar pas deklaratës së lëshuar dje nga Aguero ku tha se dëshiron të largohet, dhe me një herë janë futur në bisedime me dhëndërrin e Maradonës.

Sipas thashethemëve të fundit mendohet se Mourinho kërkon shitjen e Benzemas te Manchester United për arsye se nga sezoni 2012/2013 ai edhe mund të drejtojë Manchesterin kur dihet se Alx Ferguson vetëm edhe një vit do të jetë trajneri i Djajëve të Kuq.
/JUVENEWS.TK/

Agjenti i Montolivos në City


Manchester City është në bisedime me mesfushorin Italian të Fiorentinas, Riccardo Montolivo.

Montolivo ka edhe një vit kontratë me Violat por mesfushori ka refuzuar mundësinë për të vazhduar kontratën me klubin nga Firenca.

E përditshmja itaiane “La Nazione” raporton se agjenti Montolivo-së, Giovanni Branchini, ishte në Londër për t’u takuar me zyrtarët e klubit nga Manchester.

Manchester City ka ofruar rreth 15 milionë funte për Montolivon por, ekziston edhe mundësia e shkëmbimit me mbrojtësin serb të Cityt, Aleksandr Kolarov.
/JUVENEWS.TK/

Moxhi: "Pirlo është blerja e gabuar"


Nuk është vonuar shumë reagimi i Luçiano Moxhit, ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, ndaj fjalëve që ka shprehur presidenti i Interit, Masimo Morati. Padroni zikaltër, gjatë një interviste të dhënë një ditë më parë, kishte hedhur hije të mëdha dyshimi për Calciopolin:

"Ndonjë ndërhyrje mbase ka pasur edhe më parë, por kanë pasur fatin e madh që asnjë nuk i përgjonte në atë periudhë". Moxhi, menjëherë ja ka kthyer akuzat personit që i ka shprehur: "Morati ka përfituar nga Calciopoli për t'u bërë i madh, është shprehur Moxhi, duke folur për Radio "Sportiva". Interi nuk ishte një skuadër që përgjohej, sepse Telekomi ishte i tyre.

Do të doja që Masimo Morati të qendronte në heshtje për këtë temë". Përsa i përket merkatos, një zonë ku kompetencat e ish-drejtuesit bardhezi janë të mëdha, Luçiano Moxhi i ka dhënë një këshillë Juventusit: "Pirlo do të ishte një blerje e gabuar, fizikisht nuk është mirë. Tashmë, ndodhet në moshën 32- vjeçare, nëse ndërton një grup të ri me lojtarë 32-vjeçarë, atëherë gabon në nisje. Nuk dua të them, që Pirlo nuk ka cilësi si lojtar, them që ky Pirlo nuk është ai i të shkuarës".
/JUVENEWS.TK/

Kualjarela akuzon Napolin: Më tradhëtoi


Sulmuesi i Juves zbulon prapaskenat e lamtumirës nga të kaltrit: “Gjatë Botërorit më kishin shitur tek Rubin Kazan,” ka treguar. “Por unë doja të vija këtu, tek Juve, në një klub të madh që më mbron dhe më qëndron pranë, edhe pas dëmtimit.

Shumë ndryshe nga sa ndodhi tek Napoli. Atje, çdo gjë që ndodhte, ishte për faj të Kualjarelës. Më tradhëtuan dhe më kishin thënë se më kishin gjetur një ekip. Për t’u mbrojtur nga tifozët, më kishin hedhur në gojën e ujkut, ka patur shumë të këqija, sepse ata nuk më donin më. Është thënë se zihesha me shokët që vinin me vonesë në stërvitje, por është gjithçka një absurditet.

Unë nuk kam patur kurrë ndonjë debat në 10 vitet e fundit, me asnjë shok skuadre. Ishte më e drejtë të më thonin të vërtetën, por tashmë dua t’i jap fund.” Fjalë të destinuara për të lënë pasoja: largimi nga Napoli ka qenë vërtet një zhgënjim për tifozët, që u tejkalua vetëm pas sezonit të shkëlqyer të bërë nga Kavani, zëvendësuesi i Kualjarelës.
/JUVENEWS.TK/

“Zonja”, nga premtimi në dështimin 5-vjeçar


Sot bardhezinjtë duhet të ishin në majat e futbollit italian dhe europian, pas periudhës së “Calciopoli”-t

“Me Juventusin në Serinë B është mbyllur një cikël dhe për të ndërtuar këtë skuadër nuk është dashur pak kohë. Dëshirojmë të gjithë të njëjtën gjë, por nëse them se do të duhen 4-5 vite, nuk është për mungesë ambiciesh, por është realiteti.”

Këto ishin fjalët e shprehura nga Zhan Klod Blank, ish-administratori i deleguar i Juventusit, në vitin 2006 në vigjilje të kampionatit të parë post-”Calciopoli”, teksa bardhezinjtë ishin të detyruar të ringjiteshin duke u nisur nga Seria B.

5 vite maksimumi për të rindërtuar një Juve të madhe, por historia ka zëvendësuar gjithçka dhe ndoshta për këtë francezi në fund u shkarkua. Diçka evidente ka shkuar keq në rindërtimin e klubit me më shumë tituj në Itali.

RANIERI - Në kohën e kërkuar nga Blank, gjithçka ka shkuar ekzaktësisht në kundërshtim me atë që kishte planifikuar ish-drejtuesi. Juventusi ka qenë menjëherë i madh, sapo u rikthye në Serinë A, nën drejtimin e Ranierit, pas shkarkimit të Deshampit.

Në vitin e parë përfundoi në vendin e 3-të me 72 pikë, pas shpatullave të Interit dhe Romës, me kualifikimin në Champions e ëndërruar, por jo të shpresuar në fillim. Edhe më mirë shkoi vitin e dytë, teksa siguronte vendin e 2-të me 74 pikë dhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Pikërisht këtu erdhi “black-out”-i.

Rezultatet e shkëlqyera në fushë, faktikisht, bënë që të humbisnin objektivin fillestar, i cili nuk ishte fitimi i menjëhershëm, por të riktheheshim për të qenë një fuqi e futbollit italian, në mënyrë të qëndrueshme.

Shkarkimi i Ranierit ishte tregues i qartë, sepse kurrë në historinë e tyre, bardhezinjtë nuk kishin ndërruar trajnerin 2 javë para fundit të kampionatit. Nga ai moment e më pas, dikush ka fikur dritën. Investimet e mëdha janë bërë pa programim duke mbledhur disa “figurina” dhe raporti me tifozët është prishur deri në atë pikë sa pati kore kundër në Parmë.

FERRARA - Në 2009-10 skuadra iu besua Ferrarës, bashkë me blerjet e Diegos dhe Felipe Melos, mes të tjerëve. Sezoni ishte i dobët, teksa ish-mbrojtësi u shkarkua në janar dhe u zëvendësua nga Zakeroni, i cili nuk bëri më mirë.

Atëherë revolucion, përderisa projekti i shtatorit të 2006-s u kthye në një kartë të djegur. Ardhja e Del Nerit dhe Marotës dukej sikur i dha një sens gjithçkaje, por këtë gjë nuk e treguan në fushë, pikërisht 2 protagonistët e ardhur nga Sampdoria, me blerjet e shumta, por shumë pak të vlefshme, në një sezon shumë pak luftarak në fushë, pa mbështetjen e tifozëve, të cilët tashmë janë lodhur duke parë një Juventus të reduktuar në një skuadër provinciale dosido.

Por e ardhmja nuk është rozë: Europa do të mbetet një ëndërr edhe për sezonin e ardhshëm dhe apeli i bardhezinjve kundrejt lojtarëve të mëdhenj po venitet pashmangshmërisht. Juve duhej të rikthehej e madhe në 5 vite, por sot 5 vite më pas, rrezikon vetëm të zhduket nga elita e futbollit europian.
/JUVENEWS.TK/

Pirlo, lamtumirë Milanit pas 10 vitesh


Mesfushori ishte dje në klubin kuqezi për të takuar shokët e ekipit: Shpresoj që Milani të pendohet

Pas rinovimit të Nestës dhe Van Bomelit, vjen dhe lamtumira e parë nga Milani me një nga lojtarët që i skadon kontrata në qershor: është Andrea Pirlo, që ka nënshkruar një marrëveshje me Juventusin për tre vitet e ardhshme, ndonëse mungon zyrtarizimi.

Mesfushori, teksa po hynte në selinë e klubit kuqezi në Milano, ka konfirmuar lamtumirën duke thënë: “Jam këtu për të bërë përshëndetjet. Kanë qenë dhjetë vjet të paharrueshëm, është një divorc konsensual.

Milani do të pendohet? Shpresoj që po. Rrugët tona ndahen. Falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen që më kanë thënë në këto vite. Juvja? Nuk kam folur me asnjë”, e mbyll mesfushori breshian deklaratën e tij me diplomaci.

Dhjetë vjet pas ardhjes së tij tek Milani, lamtumira është shumë e hidhur (”Më vjen keq që largohet, - tha Xhianluka Zambrota, shok i Pirlos që nga kohët e U-21, - por nuk i ka përshëndetur ende të gjithë”). Një sezon i parë i përjetuar pa shumë shkëlqim.

Më pas intuita e lumtur e ndryshimit të rolit ka përmbysur gjithçka për mirë: një fantazist në kabinën e regjisë, ishte një nga zgjedhjet më të lumtura të viteve të fundit. Një lëvizje që e nderoi Milanin, që me këtë “gjeni të vogël” përpara mbrojtjes, edhe i cilësuar idealisht si një piktor i Rilindjes, ka fituar dy Liga Kampionesh. Ishte vendimtar me kombëtaren duke fituar Kupën e Botës në 2006-ën.

Dhe kanë mundur të shijojnë të gjithë të pasionuarit e futbollit, të lumtur që po shihnin më në fund një yll në atë rol, shpesh i zënë nga mesfushorë jo shumë të zgjuar dhe krijues. Ishte një lëvizje që ka ndikuar edhe trajnerë të tjerë: që atëherë, gjithnjë e më shumë, numrat 10 të mbushur me “fosfor”, janë zhvendosur disa metra prapa për të nisur manovrat.

Meritë e dy “Karletove”: Macone e Ançeloti. I pari pati idenë te Breshia, i dyti e transferoi tek Milani, duke ndjekur edhe këshillat e Pirlos. Dhe tani vjen lamtumira.

Një lamtumirë e hidhur, sepse Milani e kishte të vështirë ta mbante me atë rrogë (6 milionë euro në sezon) dhe ai e kishte të vështirë të qëndronte pa një ofertë cilësore nga ana e Galianit. Dhe Juvja në këtë rast përfitoi, duke i ofruar 4 milionë euro për 3 sezone, një kontratë që e ka joshur Pirlon.
/JUVENEWS.TK/