21 qershor 2010

Chiellini: Jam duke mësuar anglisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se është duke mësuar anglisht, gjë që aludon në një largim të tijin drejt Ligës Premier, më saktësisht te Manchester United.

“Unë po shkoj në një kurs universitar të ekonomisë, sepse më pëlqen, më pëlqen kjo lëmi. Dhe iu nënshtrova një provimi në anglisht. Unë e përfundova vitin e parë prej tre viteve, ndërsa tani do të specializoj në shtator”.

“Gjuha për mua nuk është problem. Karakteristikat e mia janë ideale që të luaj në Ligën Premier. Por nuk është e lehtë sepse unë jam mirë te Juventusi dhe Juventusi nuk dëshiron të më shesë. Por në jetë... unë nuk e di. Në të ardhmen, do të shohim”, ka thënë Chiellini.

Milani e Juventusi pas Lanzafames

Vëllai dhe agjenti i sulmuesit të Parmës, Davide Lanzafame, ka deklaruar për Goal.com, se vëllai i tij nuk di se ku të shkojë, pasi që një numër i madh i skuadrave janë në kërkim të tij.

Lanzafame impresionoi sezonin që sapo përfundoi me fanellën e Parmës, ndërsa sipas pohimeve të Giovanni Lanzafames, Milani dhe Juventusi janë në kërkim të tij klientit të tij. Në këtë garë përparësi më të madhe ka Juventusi, duke qenë se kartoni i lojtarit është në bashkëpronësi të Juves dhe Palermos.

“Më duhet të jem i sinqertë, shenjat për Juventusin janë pozitive, por duhet të presim. Ne kemi besim. Së pari duhet të zgjidhet bashkëpronësia. Ne po presim një vendim, që do të merret të premten. Pa marrë parasysh se kush do t’i mbajë të drejtat e plota, do ta shesë përsëri gjysmën e kartonit, derisa të vjen ndonjë ofertë e madhe. Më mirë është që ai të qëndrojë te Parma. Milani? Ka pasur fjalë rreth kësaj, ndërsa kjo do ishte zgjidhje fascinuese”, tha agjenti i Davide Lanzafames.

20 qershor 2010

Dzeko pranë largimit

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, duket të jetë gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra gjermane, pasi që këta të fundit kanë filluar negociatat për sulmuesin uruguaian të Palermos, Edinson Cavani.

Sulmuesi boshnjak është duke u kërkuar nga Tottenhami, Manchester City, Juventusi dhe Milani. Dzeko ka një çmim prej 35 milionë funtesh, ndërsa nuk mendohet se ‘ujqit’ do të marrin oferta më shumë se 28 milionë funte.

Edinson Cavani dhe sezoni i tij i suksesshëm në Itali me Palermon, kanë bërë që drejtuesit e Wolfsburgut të mendojnë seriozisht për reprezentuesin uruguaian. Ai pritet të largohet nga Sicilia për 20 milionë funte.

19 qershor 2010

LAJME NEWS 19.06.2010 - GrandeJuve



  • LAJME SHKURT: - Trezegue mbetet ne torino...

  • LAJME SHKURT: - Immobile huazohet te Siena

  • LAJME SHKURT: - Groso do te largohet nga juventusi

  • LAJME SHKURT: - Juve eshte i interesuar per Luca Podolski

  • LAJME SHKURT: - Caseres mund te kaloje ne Milano

  • LAJME SHKURT: - Galatasarai kerkon Polsenin

  • LAJME SHKURT: - Agjenti i Krishitos, Futbollisti mbetet mes Genoas dhe Juves

  • LAJME SHKURT: - Ende ka shpresa per Krasic (ashtu mendon vet lejtari)

  • MERKATO E JUVES: - Simone Pepe, Jorge Martinez dhe Marco Storari jan emrat e pare te cilet jane pjes e Juventusit per stinorin 2010-11, edhe pse Martinez dhe Storari ende nuk kane firmosur ata tashme konsiderohen si futbollist te Juves. Sipas Gazetes TuttoSport ne krahun e djatht priten te luajn Mattia Cassani dhe Marco Motta, kurse ne krahun e majt Gael Clichy dhe Dennis Aogo. Qendermbrojtja do te ishte me dyshen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci. Mesfusha e deshiruar Milos Krasic dhe Stefano Guberti, kurse per sulmues jane tre emra Alberto Gilardino, Edin Dzeko dhe Gianpaolo Pazzini..

Anjeli u shkruan tifozëve: Një epokë e re te Juventusi!

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, ka publikuar një letër në faqen zyrtare në internet të klubit bardhezi, ku i është drejtuar shumë hapur tifozëve bardhezi kudo që ndodhen. “Të dashur tifozë, ka kaluar plot një muaj nga momenti kur kam marrë drejtimin e presidencës së Juventusit. Keni qenë të shumtë ju që më keni dëshmuar inkurajim, besim dhe mbështetje dhe jam me të vërtetë shumë mirënjohës. Futbolli, mbi të gjitha në periudhën verore, bëhet me fjalë, intervista, me emocione në distancë dhe ndonjëherë dhe iluzione. Unë mendoj që ëndrrat duhet të shoqërohen gjithmonë me realitet dhe sinqeritet, kështu që sot zgjedh t’iu drejtohem juve nëpërmjet faqes tonë zyrtare për t’iu treguar prioritetet e Juventusit për muajt e ardhshëm”.

Një epokë e re

“Skuadra- lexohet të jetë shkruar në këtë letër-ajo që apasionon të gjithë ne tifozët, është pikëlidhja e të gjithë aktivitetit tonë dhe impenjimit tonë. Dhe ja se përse blerja më e rëndësishme e Juventusit për sezonin 2010-2011 është padiskutim Xhiusepe Marrota, një njeri i futbollit dhe një njohës shumë i mirë si i merkatos ashtu edhe i të gjithë mekanizmave kompleks të një shoqërie sportive. Zhan Klod Blank dhe unë personalisht jemi duke i garantuar drejtorit tonë të përgjithshëm një mbështetje të nevojshme në mënyrë që të mund të arrijë në fund të gushtit me një skuadër kompetitive që t’ia vendosë në dispozicion trajnerit tonë të ri, Xhixhi Delnerit. Atij do ti takojë detyra e vështirë të risjellë kulturë dhe disiplinë sportive në dhomat e zhveshjes. Distanca me skuadrat rivale, që është krijuar në këto vite të fundit, kërkon një punë të madhe komplekse, por jemi të bindur që me profesionalizëm dhe pasion do të jemi në gjendje të ndërtojmë një skuadër të aftë për të fituar kundër çdo lloj kundërshtari. Shoqëria, që unë e konsideroj një tjetër skuadër, është duke jetuar një moment ndryshimi radikal. Jemi të gjithë, nga i pari tek i fundit, çdokush në rolin e tij dhe me kompetencat e tij të përcaktuara, në punë për të garantuar stabilitet ekonomik dhe kompetivitet sportiv çdo sezon”.

Drejtësia

Personalisht jam duke kërkuar të impenjohem plotësisht, pa kursyer energji në të gjitha frontet që është e nevojshme, lexohet akoma më tej në këtë letër të presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli. E dini të gjithë, ndërkohë që unë, ashtu si edhe të gjithë ju, jam në pritje dhe vigjilent për të mësuar vendimet përfundimtare të drejtësisë sportive që duhet të tregojë, se është e njëjtë për të gjithë në çdo lloj momenti historik. Dhe ja se përse do të bëj që gjithmonë të dëgjohet zëri i Juventusit në federatën italiane të futbollit, në Ligën e futbollit dhe në çdo seli tjetër. Vera ka filluar tashmë dhe kështu që ju uroj të gjithëve ju një verë të lumtur dhe të qetë në pritje për t’u përshëndetur të gjithë bashkë në stadium!”.

Kielini, Real dhe Manchester insistojnë

Nuk ka mbaruar ende interesimi i vazhdueshëm i Real Madridit dhe Manchester Junaitid për Xhiorxhio Kielinin. Siç ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Davide Lipi, për gazetën angleze ‘Daily Mirror’, mbrojtësi i Juventusit mbetet gjithmonë një objektiv fiks për të dy klubet, pavarësisht se diçka është frenuar në këto javët e fundit edhe për shkak se lojtari dhe shoqëria bardhezi kanë siguruar se do të vazhdojnë të jenë bashkë në të ardhmen. “Manchester Junaitid dhe Real Madridit vazhdojnë të ndjekin me interes Xhiorxhio Kielinin, shpjegon menaxheri Lipi, në përfundim të Botërorit do të diskutojmë dhe shikojmë me kujdes situatën e lojtarit”. Menaxheri i mbrojtësit të kombëtares italiane në fund i ka dërguar një mesazh të qartë drejtuesve të rinj bardhezi, duke lënë të kuptohet se kontrata e lojtarit që menaxhon do të ridiskutohet në mënyrë të pashmangshme, duke u ndërtuar të bazë të meritave dhe peshës që lojtari ka në skuadër: “Xhiorxhio ka firmosur një kontratë me Juventusit dy vite më parë, kur ishte akoma i ri. Tashmë ka zhvilluar dy sezone të mëdha dhe ka arritur një nivel tjetër paraqitjesh”, ka nënvizuar Davide Lipi. “Ka ardhur momenti për Xhiorxhio Kielinin që të firmosë një kontratë prej top player”.

Buffon qëndron në Juve

Pas lëndimit të Gianluigi Buffonit janë rritur spekulimet se ai mund të largohet nga Juventusi, e të cilat megjithatë i hedh poshtë në mënyrë kategorike agjenti Silvano Martina.

“Nuk kam shumë se çfarë për të thënë, Buffoni nuk është i kënaqur me atë që po ndodhë. Sidoqoftë, lëndimet ndodhin në futboll. Nuk ka nevojë për t’u brengosur, Juventusi do të vazhdojë t’i besojë atij”, tha Martina.

Po spekulohet se Juventusi po planifikon të transferojë portierin e Milanit, Marco Storari, si zëvendësim për Buffon.

Milani shënjetstron Caceres dhe Fabiano

Milani është në përgatitje të lansimit të ofertave në tregun spanjoll të transferimeve, për mbrojtësin në pronë të Barcelonës, Martin Caceres, dhe për sulmuesin brazilian të Sevillas, Luis Fabiano.

Përkundër faktit se Milani ende nuk ka nënshkruar me Masimiliano Allegrin për trajner të ri, Rosonerët kanë përvjelë mëngët. Martin Caceres që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Juventusi, pritet që të mos transferohet përfundimisht nga biankonerët, ndërsa Barcelona dëshiron ta shesë atë. Caceres pëlqehet te Milani, por drejtuesit rosoner nuk duan të paguajnë 11 milionë euro për të, por ta marrin si huazim.

Përpos Caceres, Milani ka në radar edhe sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano. Milani shpreson ta shesë holandezin Huntelaar për 15 milionë euro, për të shtuar dhe 11 milionë euro të tjera për sulmuesin brazilian. Fabiano ishte pranë kalimit te Milani sezonin e kaluar.

Buffon do të operohet

Portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon do të ketë ndërhyrje kirurgjike pas Kupës së Botës, bën të ditur Tuttosport.

Buffon, i cili pësoi lëndimin gjatë një seance stërvitore para ndeshjes me Paraguain, nuk do të jetë pjesë e mëtejme e turneut, pavarësisht shpresave të pakta se ai mund të rikuperohet.

Italiani do të futet në thika sapo kombëtarja të rikthehet në Itali nga Afrika e Jugut. Raportohet se operacioni do ta mbajë atë jashtë fushe për së paku katër muaj, që e detyron Juventusin të përshpejtojë transferimin e Marco Storarit nga Milani.

18 qershor 2010

Juventus 2010-2011

Juventus 2010-2011: Skuadra e zemres son Juventus fazen pergaditore e fillon me 3 korrik. Juve para takimeve kualifikuese per Ligen e Europes do ti zhvilloj edhe disa ndeshje miqesore, nderto edhe me Lionin dhe Hambugun..

  • 11.07.2010 Universitatea Craiova

  • 15.07.2010 Al Nassr

  • 18.07.2010 Hambrug

  • 24.07.2010 Lyon (Per cdo ndeshje tjeter dote informoheni ne Lajme News ne www.GrandeJuve.tk ose ne www.grande-juve.net )


Del Neri: Kush do të gabojë te Juventus, do të ndëshkohet!

Dy javë përpara grumbullimit të parë bardhezi, trajneri i sapoemëruar Luixhi Delneri, i ka bërë me dije skuadrës që nga tani e në vazhdim duhet të punohet shumë dhe kush do të gabojë do të ndëshkohet. Një mesazh i qartë, që është lëshuar nëpërmjet mikrofonave të emisionit të Piero Kiambretit: pothuajse për të hedhur poshtë mungesën e alegrisë për të cilën është shqetësuar Felipe Melo nga grumbullimi skuadrës së Selecaos, trajneri bardhezi ka ironizuar në intervistën radiofonike, duke konfirmuar se skuadra bardhezi është një ambjent familjar dhe i qetë. Pyetja e parë ka qenë menjëherë provokuese: “Pasi keni parë Krasiç në televizion, lojtari vazhdon t’iu interesojë?”. “Po. Patjetër, thekson Delneri që është i qartë për figurën aspak të mirë të lojtarit të kombëtares serbe, një ndeshje nuk është se ndryshon gjykimin tonë. Tek Juventusi duhet të them se nuk ka nevojë për revolucione, por për freski. Duhet të ndryshojmë drejtim, por nuk duhet të hedhim gjithçka poshtë tashmë. Diçka duhet të rikuperohet dhe pastaj është e rëndësishme të përfshihen lojtarë të motivuar për të bërë një punë të mirë në mënyrë që skuadra të ndryshojë ritmin”. Dhe këtu sulmi Kiambretit: “Melo ju duket i motivuar, pasi ka sulmuar Juventusin?”. Delneri nuk shqetësohet aspak dhe nuk përdor as ndonjë rrugë diplomatike: “Do të jetë shoqëria që do të vlerësojë për deklaratat e lojtarit dhe mund të vendoset me shumë mundësi edhe një gjobë për lojtarin. Nuk e di, nëse Felipe Melo do të qëndrojë, mendoj që mund të kthehet i vlefshëm për skuadrën, por ndërkohë jo Melo i sezonit të shkuar, por ai që ka luajtur në Firence dhe në skuadrën kombëtare”. Braziliani është goditur dhe sulmuar, por duhet thënë, që gjithmonë kështu ndodh me ata që sulmojnë të parët….

Gjykime dhe role

Diskutimi ndërmjet trajnerit dhe prezantuesit televiziv është zhvendosur tashmë tek lojtarët bardhezi që luajnë për Italinë dhe tek impenjimi i ardhshëm i Delnerit në bankinën e Juventusit: “Simone Pepen e kam kërkuar unë në skuadër, e njoh që nga periudha kur luante për Palermon, do ti japë shumë kënaqësi dhe gëzime popullit bardhezi. Iakinta ka luajtur më mirë kur ishte më afër Alberto Xhilardinos, është një sulmues i dytë, për intensitet loje dhe përgatitjen fizike që zotëron do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Markizio është duke humbur identitetin? Për ta mbajtur vendin një lojtar mund të luajë në çdo lloj pozicioni që mund t’i kërkojë trajneri, por tek Juventusi do të ketë një pozicion tjetër në mesfushë dhe do të jetë i lirë të sulmojë edhe portën”. Kiambreti kërkon të ngacmojë disi Delnerin dhe interesohet për mbrojtësin e majtë, Krishito (”nëse do të isha në vendin tuaj, do ta mbaja”), dhe trajneri është në të njëjtin mendim, por shpjegon dhe mënyrën sesi veprohet në merkato: “Ka potenciale të mëdha, por ndërkohë varet nga situatat e krijuara dhe nga skuadra e Xhenovas”. Kapitulli i largimeve është një plagë e hapur në shtëpinë e Juventusit. “Ançeloti thotë që është më e lehtë të blesh sesa të shesësh lojtarë: si jeni duke lëvizur ju që keni dhjetë lojtarë për të shitur me kontrata të larta?”, ka qenë pyetja që i është drejtuar Delnerit. Por, trajneri bardhezi menjëherë e dërgon pyetjen në një vend tjetër: “Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni Bepe Marrotës, i cili është drejtori i përgjithshëm dhe mbulon çështjet e merkatos, Juventusi nuk duhet të nxitohet, por duhet të gjejë zgjidhje interesante. Për fat të keq duhet të luajmë në Europa Ligë, që na kondicionon disi në merkato”.

Meritokracia

Mbi rolin e tij ndërkohë, Luixhi Delneri, ka përmendur konceptin e meritokracisë që është deciziv. “Kam punuar shumë në të gjitha nivelet, më duket vetja si një njeri që nuk kam mbërritur rastësisht në këtë pozicion, por me meritokraci, kam stërvitur, luajtur dhe arritur rezultate, kudo ku kam qenë. Dhe nëse sot ndodhem tek Juventusi, nuk duhet t’i kërkoj falje asnjë njeriu: nuk do të ndryshoj sjelljen time dhe mendimin tim për futbollin. Nuk kam aspak frikë nga dështimet e Ferrarës dhe Zakeronit në këtë skuadër, është pjesë e kësaj bote. Është e vërtetë, Rafa Benitez, ndërkohë ka gjetur një skuadër të ndërtuar, por ne kemi dëshirë të madhe për t’u rikthyer tek fitoret. Është një vend i bukur për të fituar, dëshira për të rilindur, për të gjetur besueshmëri me publikun tonë”. Trajneri ndihet i nderuar që do të ulet në bankinën e Juventusit dhe ka zbuluar frazën me të cilën presidenti Andrea Anjeli e ka pritur në Vinovo ditën e prezantimit: “Më ka thënë ‘Unë dhe ti mund ta vazhdojmë këtë rrugë bashkë’. Është një biletë e bukur mirëseardhje, që më ka dhënë një dozë të madhe energjie. Andrea është një djalë i ri dhe shumë i motivuar, më ka impresionuar shumë, mbiemri i tij pastaj është një garanci e madhe”. Por, gazetari Kiambreti nuk kishte sesi të mos provokonte disi trajnerin bardhezi me një pyetje të rëndë: “Ndërmjet Benitezit dhe Murinjos, ku gjendeni?”. Delneri nuk është i papërgatitur nga kjo pyetje provokuese: “Më përpara sigurisht, për shkak të moshës, unë ndërkohë nuk kam fituar asgjë…”. Për momentin, të paktën.

Italia e Lipit

Sigurisht, trajneri bardhezi nuk do të ulej në bankinën e kaltër në një të ardhme. “Nuk do të stërvisja Italinë, do të preferoja të merrja rezultatet me klubet. Prandeli është njeriu i duhur për të zëvendësuar Marçelo Lipin? Të presim të shikojmë se çfarë do të bëj, ashtu si Juventusi duhet të më presë mua, shpresojmë të konfirmojmë atë që dimë të bëjmë…”. Por nëse do të ishte gjendur në Afrikën e Jugut në vend të Lipit, Delneri, do të kishte marrë me vete Antonio Kasanon. “Trajneri aktual i skuadrës kombëtare ka bërë zgjedhjet e tija, por Kasano do ta kishte merituar një shans. Kjo skuadër kombëtare ka mungesë fantazie, por mund ta kalojë këtë handicap me forcën e grupit dhe karakterin. Të shtunën do të shkoj në martesën e Antonios, aty do të takoj dhe ish-presidentin tim Garrone”. Tifoz i Italisë dhe socialist i bindur, trajneri bardhezi zbulon se është në favor të himnit aktual, kundër idesë së Partisë Radikale të Veriut që kërkon ndryshimin. “Nuk kam dalë tani në krah të Italisë së Marçelo Lipit, unë kam qenë gjithmonë me Italinë, të kaltërit do të dinë të gjejnë energji për të shkuar përpara. Dhe ne do ti dedikojmë nderime kampionëve tanë. Italiani është skeptik në përgjithësi, dëshiron të shikojë në fillim, por ka mbrojtur gjithmonë vendin e tij”, ka përfunduar komentin e tij, Xhixhi Delneri.

Chiellini meriton kontratë më të mirë

Agjenti i mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini, ka deklaruar se klienti i tij meriton një kontratë më të mirë, duke shtuar se qëndrimi i tij në Olimpico të Torinos nuk është i sigurt.

“Ne jemi të nderuar që Giorgio Chiellini pëlqehet nga klube si Manchester United dhe Real Madrid. Ne kemi vendosur të mos flasim për transferime deri pas përfundimit të Botërorit”.

“Giorgio Chiellini nënshkroi kontratë me Juventusin dy vite më parë kur ai ishte i ri, por tani ai ka luajtur dy sezone të nivelit më të lartë. Tani është koha kur ai e meriton një kontratë më të mirë. Drejtorët e Juves nuk po nxitohen, por të shohim”, deklaroi Davide Lippi.

Storari afër kalimit në Juve?

Juventusi raportohet se është afër të nënshkruajë me portierin e parehatuar të Milanit, Marco Storari, si zgjidhje të dytë pas Gianluigi Buffon, bën të ditur Sky.

Storari ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm i huazuar te Sampdoria, duke ndihmuar këtë ekip të sigurojë pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

33-vjeçari mund të shfrytëzohet për pjesën e parë të sezonit nga Juve, pasi Buffon është dëmtuar gjatë angazhimit të tij në Kupën Botërore me Italinë.

Biankonerët raportohet se dëshirojnë të ofrojnë 4.5 milionë euro për portierin italian, por nuk janë dhënë detaje për kohën se kur mund të arrihet një marrëveshje e tillë.

17 qershor 2010

Kanavaro është lojtari më seksi

Jo vetëm ndeshje dhe “vuvuzela”, por edhe shumë bukuri. Me nisjen e botërorit nisën edhe sondazhet për lojtarin më tërheqës. I pari është ai i revistës britanike “The Sun” dhe i përzgjedhur si më i bukuri është Kanavaro, i cili e ka shënuar tashmë golin e tij. Sipas “The Sun” kapiteni i Italisë ka një bukuri mesdhetare dhe është i preferuar nga femrat. Pas tij vijnë australiani Tim Kahil, paraguaiani Roque Santa Cruz, amerikani Beni Feilhaber, francezi Joan Gurkuf, Serxhio Aguero. Rezultat befasues, pasi në klasifikim mungon Kristiano Rolando.

Bufon ka hernie diskale, në pikëpyetje

Xhixhi Bufon ka një problem të vogël, pasi vuan nga hernia diskale. Botërori i tij nuk ka përfunduar, por është komplikuar së tepërmi. Sipas mjekëve të kombëtares italiane, gjendja e portierit nuk është e mirë. Do të ketë një tentativë për ta rikuperuar, por koha e rikthimit të tij nuk do të jetë e shpejtë. Për momentin ai nuk do të kthehet në Italia dhe kështu që as nuk do të fshihet nga lista, për t’i dhënë mundësi Lipit të thërriste një tjetër portier si përforcim. Për momentin nuk dihen nëse do t’ia lejonte FIFA marrjen e Sirigut.

Cannavaro kërkon koncentrim

Buffon kishte nerva dhe probleme gjatë lojës, por edhe gjatë stërvitjeve para ndeshjes me Paraguain. Edhe pse luajti me dhimbje, ai është dashur të koncentrohet më shumë në pjesën e parë. Mjeku i skuadrës, Enrico Castellacci, e ka përshkuar lëndimin në shpinë si “serioz” dhe ka shtuar se në një moment ai nuk mund të jep data se kur do të rikthehet portieri legjendar.

Italia do të luajë ndeshjen e dytë të radhës kundër Grupit F me Zelandën e Re të dielën dhe Buffon ka thënë se është “optimist” se do të jetë i gatshëm të luajë. “E kam pasur këtë problem edhe më parë, do të jem mirë”, tha ai. “Adhuruesit tanë duhet të relaksohen sepse skuadra është këtu për të fituar gjënë më të rëndësishme”.

Mungesa e Buffonit mund të jetë një goditje, mirëpo Cannavaro (kapiten) ndien se Azzurrët duhet të aplikojnë lojë kolektive. Edhe pse Paraguai paraqitet si një skuadër mbrojtëse, ne ishim në gjendje të shënojmë, edhe pse ishin pikërisht Cannavaro dhe Daniele de Rossi që lejuan Antolin Alcatraz të shënojë golin e parë më kokë. Lapsuse të këtilla tregojnë mungesë koncentrimi dhe Cannavaro thotë se nuk mund të vazhdohet kështu.

“Një skuadër sikurse Italia duhet të fitojë lojëra të këtilla”, tha Cannavaro. “Ne duhet të rritemi sikurse një skuadër qysh në lojën e ardhshme dhe të kemi koncentrim të shtuar. Në pjesën e dytë ishim shumë më të fokusuar dhe luajtëm më mirë”.

Trajneri Marcello Lippi ishte i palumtur më dështimin e skuadrës së tij, të cilët kthyen posedimin e topit në pjesën e dytë, morën avantazh në fushë dhe nga ndërprerja erdhi të goli i De Rossit, pas një gabimi katastrofal të portierit të Paraguait, Justo Villar.
“Ky ishte goli im i nëntë për Italinë, mirëpo më i rëndësishmi, pa llogaritur këtu penalltinë në finale (në të cilën shënoi në 2006-ën)”, tha De Rossi. “Ne luajtëm mirë, por ishim pak naivë, duke filluar nga unë sepse gabova dhe lejova ata të shënojnë”.

“Problemi është se ne nuk kemi pasur një ndeshje të fortë. Skuadra më të cilën luajtëm është fenomenale dhe barazimi ishte ideal. Por, ne treguam që Italia luan për fitore. Shpresoj që të ngrehim cilësinë sikurse bëmë në vitin 2006”, tha De Rosi të mërkurën për mediat në Afrikë.

Diego: Dua të qëndroj te Juve

Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, shpreson të qëndrojë te klubi nga Olimpico i Torinos, pavarësisht një sezoni po thuajse të dështuar.

“Unë nënshkrova kontratë pesëvjeçare sezonin e kaluar dhe dua të qëndroj. Unë e di se një ditë dua të luaj në Brazil, por tani nuk është koha”, theksoi Diego.

Nga ana tjetër, agjenti i Diegos, Giacomo Petralito shtoi: “Unë vë bast se Diego nuk do largohet nga Juventusi. Klubi kurrë nuk ka shitur lojtarët e mëdhenj, dua të them se Diego do të qëndrojë këtu”.

Juve dhe Inter pas Marquez

Mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez, raportohet se është duke dashur të transferohet në kampionatin italian pas Kupës së Botës.

Tuttosport shkruan se Marquez e ka këshilluar avokatin e tij Enrique Nieto të takohet me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar mundësinë e largimit si lojtar i lirë gjatë kësaj vere.

“Pas Kupës së Botës do të vendos të ardhmen time dhe nëse marr ndonjë ofertë interesante do ta analizoj me kujdes”, ka thënë përfaqësuesi i kombëtares së Meksikës.

Juventusi dhe Interi janë duke pritur zhvillimet dhe do të futen në garë sapo Barcelona të pajohet ta lirojë atë nga kontrata e tij. /

16 qershor 2010

Melo emëron djalin e tij, Lineker

Mesfushori brazilian, Felipe Melo ka bërë të ditur se ka emëruar djalin e tij në nder të ish-yllit anglez, Gary Lineker. “Djalit tim ia kam lënë emrin Lineker, sepse më duket emër i bukur, i ndryshëm dhe është nder. Gary ishte futbollist i mirë, emër i madh në Kombëtaren e Anglisë dhe historinë e futbollit anglez”, tha Melo gjatë një konference për shtyp.

Mesfushori 26-vjeçar i Juventusit është krahasuar me selektorin Dunga pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren braziliane.

“Ne kemi karakteristika të ngjashme dhe kjo është me rëndësi. Secilit ekip i nevojitet një futbollist me karakter të fuqishëm, i cili shërben ndihmë kur të tjerët kanë nevojë. Kemi stil të ngjashëm, gjithmonë luftoj për të vjedhur topin dhe asnjëherë nuk më pëlqen të humbi një duel. Dunga ishte i tillë. Dunga dominoi në pozitën e tij. Mundohem të mësoj nga kjo përvojë dhe këshillat e tij. Ai tashmë ka fituar gjithçka – unë jo”, përfundoi Melo.

Dunga bëri 96 paraqitje për Brazilin dhe ishte kapiten i ekipit që fitoi Kampionatin botëror 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Junajtid, gati 20 milionë euro për Kielinin

Zërat që qarkullojnë rreth merkatos së verës bëjnë me dije se tekniku i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, dëshiron të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit juventin, Xhorxho Kielini.

Sipas tabloidit britanik “Sun”, klubi i Premier Ligës është gati të vërë në dispozicion të “Zonjës” një shumë që varion nga 20-25 milionë euro. Për të siguruar paratë e nevojshme për italianin, Junajtid është gati të shesë serbin Nemanja Vidiç te Mançester Siti, që mund të paguajë 25 milionë euro.

Problemi i vetëm mund të jetë vendosmëria e drejtuesve bardhezi për të mbajtur Kielinin, të cilin që në fillim e kanë përfshirë në listën e lojtarëve të pashitshëm. Aktualisht 25-vjeçari fiton 2 milionë euro në sezon, pagë që pritet të rritet gjatë ditëve të ardhshme, pas takimit të përfaqësuesve të Juves me agjentin e lojtarit.

Italia në alarm për Bufonin

Portieri i kombëtares së Kaltër luajti vetëm pjesën e parë të sfidës me Paraguajin, për shkak të një dëmtimi.

Sot Bufon i është nënshtruar analizave mjekësore, të cilat kanë vënë në dukje një problem me nervin shiatik. Sipas mjekëve të kombëtares së Kaltër, për momentin nuk mund të bëhet një parashikim i saktë mbi ditën kur portieri mund të rikthehet në fushë.

Bufon ka filluar menjëherë trajtimin fizioterapik dhe në ditët e ardhshme do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera. Në fakt, menjëherë pas dëmtimit vetë 32-vjeçari u shpreh optimist për një rikthim të shpejtë. Por kontrollet e para nuk janë kaq shpresëdhënëse.

LAJME NEWS 16.06.2010 - GrandeJuve



  • Ja perse mund te largohet Kielini: - Kur para 3 viteve ishte njeri nder qendermbrojtesit me talent me te madh , Giorgio ishte afer transferimit tek City i erikkson . Ne ate kohe ai merrte 900.000 € ne sezone . Tani pas 3 viteve Giorgio eshte njeri nder qendermbrojtesit me te mire ne planet . Ai per momentin ka nje kontrate me Juven deri me 2013 me 2 M € ne sezone , ndersa Zebina merr gati gati sa ai . Per rrinovimin e kontrates Giorgio shpreson shume , por oferta prej 20-25 M € e Man Utd pak ka ndryshuar , dhe Kielini mendon seriozisht per kete oferte me 4 M € ne sezone . Ai duhet te zevendesoje Vidic i cili do kaloje tek City .

  • Chirico: "Milan - Juventus - shkëmbimi Amauri - Huntelaar ?" - Marcello Chirico, Qsvs mysafir i Qsvs në nje mbrëmje, foli për një shkëmbim mes Milan dhe Juventus "Të dy janë sulmues, unë besoj se shkëbimi Amauri - Huntelaar është i mundur." Sipas një shkruesi te sportit , Milan kanevojë për një mbrojtës dhe mesfushor , që mund të jetë De Ceglie: "Rossonet kanë kohë që e përcjellin ." Camoranesi thot : "Unë nuk shkoj në Milan, do të qëndroj në Juve ".

  • Letra e nje tifozi shqipetar nga Kosova per Tuttojuve.com - Përshëndetje i dashur Tuttojuve shkrim, unë nuk mund të pranojë se nuk është duke marrë parasysh Marotta Criscito dhe Caceres. Humbja e tyre është një fushatë të plotë fatkeqësi transferimi dy janë të rinj, të fuqishme, agresive dhe mund të shkojnë për të ndihmuar në krahë. Marco Motta nuk është për Juventus, Caceres është shumë më mirë në të gjitha tiparet, pastaj Criscito, vetëm shikojnë atë të luajtur me ekipin Kombëtar, është padyshim njeriu humbur ne sezonin e fundit, unë nuk mund ta kuptojnë Marotta dhe Del Blacks, sepse nuk duan ata. Në fillim ne menduam se do të bëjnë diçka të mirë për Juve, por deri më tani janë vetëm duke bërë ndonjë gjë për të kënaqur tifozët, asgjë për të forcuar ekipin janë vetëm duke u përpjekur për të blerë disa "të lirë dhe të ulët të vlerësuarat lojtarët, të cilat mat kanë tashmë në ekipin tonë. Bonucci OK, Krasnic dhe Gallas, por Motta Martinez Ledesma, Elia AOGOI, dhe disa të tjera të lidhura me ne, ata janë askund më afër që ne prisnim. Nëse Melo dhe Poulsen duhet të largohet, kam ndërmend të shkoj në Marotta kombëtare shqiptare, kapiten Sunderland FC Lorik Cana. Ai është një mesfushor Machine vrasjen. Për sulmin, ne duhet të vazhdojmë me Trezeguet, Del Piero, Iaquinta, Giovinco dhe për të blerë një nga Džeko, Robinho apo Miccoli.
    Juventus 2010/2011: Buffon, Manninger, Kirev, Zebina, CACERES, Legrottaglie, Bonucci, Gallas, Chiellini, Grosso, Criscito, Krasnic, Pepe, Cana, Sissoko, Marchisio, Camoranesi, Yago, David Silva, Ekdal, Giovinco, Trezeguet Del Piero, Iaquinta, Dzeko. Alban nga Kosova

  • Milan , Adriano apo Caceres - Milan - Ne rolin e mbrojtesit AC Milan ka ngushtuar rrethiin me vetem dy opsione.Adriano dhe Caceres. Adriano Braziliani i Sevillas eshte i ndjekur shume kohe por blerja e tij eshte ndoshta e lidhur edhe me lojtarin tjeter te Sevillas Luis Fabianos. Caceres eshte nje emer i ri . Uruguajani eshte pronesi te Barcelones pasi Juventusi ka vendosur qe te mos ta blej ate. Per ate jane rreth 10 milion ne dispozicion ndermjet shtijes te Huntelarit ne Angli .

  • Krasic te Juve: Vendimi do te merret sot ose neser - Edhe pse Milani e ndoqi ate dhe shume here disa media deklaronin se ai eshte shume afer Milanit sic duket gjithcka ka perfunduar.Do te transferohet ne Itali , por vetem ne Juve.Sic duket Milani nuk i ka ofruar parat te cilat i kerkonin CSKA Moska, ndersa ne anen tjeter Manchester City dhe Juventus i kane permbushur kerksat por me gjase lojtari do te transferohet ne Juventus.Lojtari me shume preferon destinacionin ne Itali , dhe mbrenda dy ose tri diteve te ardshme do te vije edhe vendimi.

  • Merkato e Juves , derri me 2 Korrik duhet te jete gati - Juve eshte padyshim shume Aktive ne kete merkato , per vete faktin se kete vit do e filloje me heret aventuren ne eliminatoret e "europa league" . Drejtuesit e Juves dje paten nje mbledhje ku diskutuan rreth merkatos juventine dhe se duhet te perforcohen sa ma shpejte per te filluar me pregaditjet pastaj me 3 Korrik ne Pinzolo . Perforcimi i pare eshte Pepe , pas tij shume afer jane Gallas ( Juve ofron 2.5 M , agjenti i tij 3.5 M ) , Bonucci qe si duket do jete Bianconer dhe Marco Motta i huazuar nga Udine ne Roma . Krasic nuk eshte me nje objektiv kryesor pasi qe eljero elia lojtari i Hamburgut me paraqitjet e tia ka terhequr vemendjen e te gjitheve , agjenti i 23 vjecarit deklaron se ka kontakte me Juves e Hamburgut .Martinez i Catania eshte alternative tjeter . Krasic si duket do veshet bardhezi , ai don vetem Juven , ndersa probl. mund te dali vetem nje 2 M € . Ne sulm Dzeko mbetet objektivi primar , ndersa Aguerro endrra , Gila dhe Pazzo alternativat .

  • Krasic shiqon vetem bardh e zi , dua vetem Juven - Nga Afrika serbi ka pohuar se nuk i pelqen situata e krijuar . Krasic : " Me te vertet nuk e kuptoj , nuk i kuptoj drejtuesit e CSKA , ata e dine , une e dua vetem Juven , nuk dua te shkoj ne City e as me ne Inter , une zgjedhjen time e kam bere qe moti , dua te shkoj vetem ne Itali tek Juventus " deklaroi sot Krasic nga Afrika . La Stampa njofton se CSKA ka ulur cmimin nga 18 M ne 16.5 M por per drejtuesit e Juves 13.5 M eshte oferta dhe nuk luan . Ditet vendimtare na presin .

  • Juventus, Rafinha alternativa tjeter nese deshton Krasic - Mbrojtesi Brazilian i Schalke 04 , Rafinha, i lidhur me klube Italiane si Milan dhe Genoa , tashme kerkohet edhe nga Juventus. Biankoneret mund ta transferojne Rafinha nese ata nuk jane ne gjendje ta kompletojne dhe te jene te gjitha ne rregull me kontraten e Krasicit, qe tanime ndjeket edhe nga Interi.

  • Krasic : Nuk duroj me , Juve me merr - Serbi nervoz me drejtuesit e CSKA qe sipas tij duan qe me cdo kusht qe ai te kaloj ne City . Une zgjedhjen time e kam bere me pare , dua te kaloje vetem ne Juventus pohon serbi Krasic ( 25) nga Afrika .

  • Krasic , Nje hap perpara per Juven - Tashme eshte bere nje " telenovele " Juve-Krasic . 25 vjecari serb si duket ka refuzuar Cityn e Interin ( qe tashme nuk jane te interesuara per te ) dhe ka deklaruar se deshiron vetem Juven . Oferta e CSKA prej 18 M € tani do zbritet ne 16.5 M € ndersa Juve me 14 - 15 M € mund te mbylle kete transfere . Sot o Neser do jene dite decizive .

  • Manchester Junaitid kërkon Kielinin e Juventusit - Një zë nga merkatoja ka shqetësuar disi skuadrën e Juventusit. Manchester Junaitid i drejtuar nga Aleks Ferguson është hedhur në sulm për mbrojtësin e qendrës Xhiorxhio Kielini. Trajneri skocez i Djajve të Kuq është gati të fillojë sulmin për mbrojtësin bardhezi dhe është gati të ofrojë në pjatën e ofertës një shumë ndërmjet 20 dhe 25 milionë eurove, të paktën duke qëndruar tek ajo që shkruan gazeta angleze “The Sun”. Për të marrë shërbimet e mbrojtësit të kombëtares italiane, Manchester Junaitid është i vendosur të shesë Nemanja Vidiç tek Manchester Siti, që është gati të paguajë jo pak, por plot 25 milionë euro, duke parë që lojtari serb pëlqehet shumë nga italiani Roberto Mançini. Drejtuesit bardhezi, ndërkohë i kanë bërë gjërat e qarta që kohë më parë, që Xhiorxhio Kielini është ndër lojtarët që nuk do të shiten, sepse është shumë i rëndësishëm për të ringritur Juventusin sipas kërkesave të Xhixhi Delnerit. Oferta e rëndësishme e Manchester Junaitid mund të ndryshojë disi mendjen e drejtorit të përgjithshëm bardhezi Bepe Marrota. Për momentin, mbrojtësi 25-vjeçar italian përfiton 2 milionë euro neto në sezon dhe në orët e ardhshme është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të shoqërisë bardhezi dhe menaxherit të Kielinit, Davide Lipi, për të rritur disi pagesën e lojtarit që është tashmë ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër, duke parë që prej tre sezonesh është i pazëvendësueshëm dhe shumë i kërkuar në merkato, në rast se shoqëria bardhezi nuk do të plotësojë kërkesat e lojtarit, atëherë Xhiorxhio Kielini mund të bëjë valixhet gati dhe të transferohet në Manchester ku Sir Aleks Ferguson e pret me krahë hapur.

  • Bonucci si huazim te Juventus - Sipas thashethemeve të disa mediave, Juventus ka arritur marrëveshje me Barin për të marrë gjysmën e kartonit të Leonardo Bonucci. Edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar, pritet që në ditët në vijim skuadrat të dalin me një lajm rreth këtij lojtari.

  • Del Neri per Krasic , Pepe , dhe Melo - Flet trajneri i Juves " Gigi " Del Neri . Del Neri per Krasic : " Pasi qe e pash ne TV ishte interesant , eshte nje lojtar i shpejte dhe shume aktiv , kam thene dhe me pare se ne Juve nuk duhet nje revolucion por ca freskime " . Del Neri per Pepe : " Une e kam ndjekur kete djalosh qe kur luante ne Palermo , gjithmon sakrifikon te skuadren e vet , nje personalitet i duhur per Juven " .
    Del Neri per Melon : " Nuk di nese do qendroj Felipe ne Juve , ai patjeter qe do ndeshkohet per ato fjale per Juven " .

  • LAJME SHKURT: Pas Boniccit arrit edhe Motta nga Roma

  • LAJME SHKURT: Buffon do te mungoj per 10 dite

  • LAJME SHKURT: Melo - asnjeher nuk kam thene qe ne Juventus nuk jam i lumtur

  • LAJME SHKURT: Pepe Marotta ka arritur marveshje me agjentin e Gallasit

  • LAJME SHKURT: Juve shum afer Vargasit

  • LAJME SHKURT: Espanjoll kerkon TrezeGolin

www.Grande-Juve.NET

15 qershor 2010

Juve interesohet për Bonuccin

Juventusi mezi pret të mbarojë Botërori për të finalizuar transferimin e njërit prej mbrojtësve më të mirë sot në Evropë, atë të Genoas, Leonardo Bonucci.

Bianconerët po kërkojnë përforcime për repartin defensiv gjatë merkatos, ndërsa trajneri i ri Luigi Del Neri e ka marrë seriozisht punën për revolucionin në klub.

Bonucci ka treguar paraqitje fantastike në fanellën e Barit, sa ishte si huazim te ky klub nga Genoa, ndërsa tani e ardhmja e tij është në ndonjë skuadër të madhe italiane.

Molinaro mbetet tek Stuttgart

Juventus ka zbuluar formalisht shitjen e mbrojtësit Cristian Molinaro te ekipi gjerman Stuttgart.

Molinaro iu bashkua Stuttgartit në janar si huazim dhe klubi nga Bundesliga ka shfrytëzuar mundësinë për të nënshkruar me të kontratë të përhershme.

Juventusi ka bërë të ditur se Stuttgart ka paguar 3.9 milionë euro për të transferuar Molinaron.

Lëndimi i Buffon nuk është serioz

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, ka qetësuar frikën e lëndimit në Kupën Botërore, pasi u detyrua të largohet në pauzën mes pjesëve gjatë ndeshje së mbrëmshme përballë Paraguait.

Buffon kishte ndjerë therje në shpinë gjatë ndeshje dhe u zëvendësua në pjesë të dytë nga portieri i Cagliarit, Federico Marchetti.

“Mendova se e kam dëmtuar muskulin dhe kam shkatërruar gjithçka, por doli të jetë një lodhjet e nervit shiatik. Shpresoj të rikuperohem brenda dy ditësh”, ka thënë Buffon.

Chiellini të zëvendësojë Vidic te United?

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

The Sun shkruan se Ferguson do të lansojë ofertë në vlerën e 25 milionë eurove për mbrojtësin italian. Chiellini, 25-vjeçar, është zgjidhja e parë e United për të zëvendësuar Nemanja Vidic, nëse serbi largohet nga Old Trafford siç edhe pritet.

Pavarësisht se është një prej emrave më të mëdhenj në Serie A, Chiellini merr një pagë modeste prej 1.7 milionë funtesh në vit dhe ka edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij me Juven.

Edhe Zonja e Vjetër mund të pajtohet për të pranuar ofertën e Djajve të Kuq, pasi është në proces për të rindërtuar ekipin pas një sezoni të tmerrshëm ku ata përfunduan në pozitën shtatë. /

14 qershor 2010

Trezeguet mund të qëndrojë te Juve

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mund të mos largohet nga Zonja e Vjetër, deklaroi agjenti i francezit Antonio Caliendo.

“Ne po presim ofertën e duhur, para se të ulemi në tavolinën negociuese. Për momentin ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë zyrtare. Trezeguet pëlqehet shumë në Spanjë dhe Angli, por ai nuk ka thënë se po largohet nga Juventusi, ai ka edhe një vit në kontratën e tij”, theksoi Caliendo për Tuttosport.

Francezi është njëri nga futbollistët më zhgënjyes të Juventusit në sezonin e fundit, pasi që pos që u përcoll nga lëndimet e shumta, u përcoll dhe nga forma e dobët që e kaploi gjithë ekipin bardhezi.

LAJME NEWS 14.06.2010 - GrandeJuve



  • Juventusi i afrohet objektivit Bonucci - Është aranzhuar një takim ndërmjet Beppe Marottas ekzekutivëve të Genoas, Fabrizio Preziosi dhe Stefano Capozucca, takimi pritet të mbahet gjatë ditës së sotme: të dy klubet o të bisedojnë rreth qështjes Domenico Criscitos dhe Raffaele Palladiinos. Juventusi do të mundohet që ti shfrytëzoi të dy futbollistët që të marrë shërbimet e mbrojtësit Leonardo Bonuccit. Kështu pritet që Crsicito të kalojë si futbollistit I plotë I Genoas, ndërsa pjesa tjetër e marrëveshjes do të bëhet me skuadrën e Barit.

  • Naletilic : "Krasic dëshiron Juven" - Zhvillimet e fundit të tregimit Krasic-Juve kanë situatë paksa te ndërlikuara ", por Marko Naletiliç, agjenti i FIFA-s i cili është duke mbikqyrur operacionin."Juventus kanë bërë një propozim që tu pranohet, por Moska ka marrë CSKA 4-5 ditë për të pritur ofertën e Manchester City dhe Inter? Në mënyrë të veçantë, Juventus dhe Manchester City janë skuadrat e përfshira në atë kohë. Problemi për CSKA është se lojtari nuk e pranon destinacione të tjera. Krasnic dëshiron vetëm Juve, ne duhet të gjejmë një zgjidhje që i pëlqen lojtarit dhe klubi. Kur do të jetë eksklizive?- Unë nuk mund të them, por Juventus nuk mund të pres më shumë ... ", përfundoi Naletiliç.

  • Tri skuadra pas Giovincos - Sebastian Giovinco (23) ndjeket nga skuadra e Udineses, Sampdorias dhe Barit, më favorit konsiderohet Udinese për shkakë se Juventusi ka shprehur interesim për Marco Mottan dhe Candrevan kështu që Giovinco mund të shkojë atje si pjesë e shkëmbimit. Mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare dhe mbetet hapësirë për spekulime.

  • Lazio-Juventus, dueli për Martinezin - Që nga vështirësit për të marrë shërbimet e Serbit, Milos Krasic, Juventusi po konsideron edhe Urugajanin e Catanias, Jorge Martinez si opsion të dytë, dhe për të marrë shërbimet e tij Juventusi do të ketë konkurencën e Lazios të cilët janë një hap para Juventusit në synim për Martinezin.

  • Juve-Hernanes, lidhja e gjatë - Juventusi është duke punuar që të marrë shërbimet e Paolo Hernanes’it (25) nga Sao Paulo. Duke u bazuar në Il Corriere dello Sport, Juventusi është I interesuar për lojtarin. Hernanes konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit Brazilian.

LAJME SHKURT



  • Trezeguet mund te mbetet ne Juventus...

  • Agjenti i CSKA nuk mundet ta detyroj Krasiq qe te shkoj ne City..

  • Juventus deshiron qe ne mbrojtje te kete Ivanovic (Chelsea) dhe Gallas (Arsenal)

  • Juve sot takim per qeshtjen Crisito, Palladino dhe Bonucci

Juventusi i interesuar për Diego Capel

Reprezentuesi spanjoll Trinidad Diego Capel ka tërhequr interesimin e gjigantit të Serie A, Juventus, me paraqitjet e tij fantastike për Sevillan.

Tuttosport beson se Capel është në planet e Del Nerit, për shkak se ky i fundit dëshiron ta rinojë skuadrën. Juventusi tashmë e ka transferuar mesfushorin italian Simone Pepe, ndërsa caku tjetër tani është Diego Capel.

Capel është prodhim i akademisë së Sevillas, kurse ka pothuajse 100 paraqitje në La Liga. Ai posa ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën spanjolle, ndërsa çmimi i tij është 18 milionë euro.

13 qershor 2010

Ferrara: Agnelli nuk do të më shkarkonte

Ish-trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka thënë se ai beson se do ishte ende trajner i Juventusit nëse në krye të hierarkisë do ishin drejtuesit aktualë.

“Nëse do të ishin atëherë në krye Beppe Marotta dhe Andrea Agnelli, ndoshta gjërat do të shkonin ndryshe. Nga ana tjetër, nëse do ishin ata, ndoshta kurrë nuk do kisha qenë trajner i Juventusit”.

“Unë nuk kam për të thënë asgjë të keqe për klubin që më mbajti me vite të tëra, së pari si lojtar, më pas në krye të akademisë dhe përfundimisht si trajner. Ishte një përvojë e mrekullueshme që përfundoi keq”.

“Megjithatë, nuk duhet t’i gjykojmë vetëm gjashtë muajt e fundit. Për 16 vite sa isha te Juventusi kam pasur role të ndryshme”, deklaroi Ferrara për Rai Radio 1.

12 qershor 2010

LAJME NEWS 12.06.2010 - GrandeJuve



  • CSKA, Krasic dëshiron Juventusin - CSKA e Moskës ka hedhur poshtë mundësinë e bashkimit të Krasic në Manchester City dhe ka konfirmuar se ai dëshiron të shkojë në Juventus. Zyrtarët e CSKA tani janë të gatshëm për të nënshkruar për 15 milion euro.Inter dhe Manchester United janë të interesuar dhe mund të përpiqen të transferojnë atë, por ata duhet ta konsiderojnë se Krasnic tanimë është lojtarë i Juventusit.

  • Milan dhe Juve konkurrojnë per Barzaglin - Juventus po hedh syt rreth e rrotull per te perforcuar departamentin e qendermbrojtjes.Objektivi i pare eshte Leonardo Bonucci por ka veshtiresi per te arritur lojtarin azurr .Sipas thashethemeve te mercatos te mbledhura nga TuttoJuve.com. Juventus nuk ka arritur te marr garanci per mbrojtesin e talentuar dhe ka planifikuar qe te mendoj per lojtarin e Wolsfburgit Andrea Barzaglin. Lojtari me knaqesi do te pranonte nje kthim ne Itali.Kostoja e tij eshte rreth 4-5 milion euro.Por Juve duhet te luftoj me Milanin, i cili e ka njejtin qellim te blej ate.Por problemi i Milanit sigurisht eshte mosha dhe shpenzimet per blerjen e kartonit e tij.Tani levizjet priten prej Wolfsburgit, e cila duhet te vendos nese do te rinovoj kontraten ose per ta lene te lire , dhe ekipet qe e jane te parat per te marre jane Juve dhe Milan.Edhe ne Gjermani eshte shume i kerkuar .

  • Dzeko : Kam vendosur për të ardhmen time - Edin Dzeko i cili tashme gjendet ne pushime ka derguar nje mesazh: "Unë kam vendosur për të ardhmen time." Asgjë nuk është përfundimtare, me përjashtim se ai do ta le Wolfsburg. Boshnjaku është më afër Juventusit dhe thuhet se Juventusi do te marre hapa javen e ardhshme. Sipas Tuttosport bianconerët po punojnë shumë për të marrë këtë lojtar dhe kanë bërë përparim të ndjeshëm në atë rrugë por për të marrë atë në Torino, duhet të nënshkruajnë një çek të madh dhe atë as Juventusi e as Milano nuk e kanë ndërmend ta bejne perveq se te fusin ne shkëmbim ndonjë lojtar , ku te Juventusi janë të gatshëm : Duke filluar nga Diego për të vazhduar me Amauri, Sissoko, Poulsen, Grygera dhe kështu me radhë.

  • Lamtumire Gallas, Juventus gati transferon ate - William Gallas ( 33 ) mbrojtesi Francez , mund te jete transferi i ardhshem i Juventusit sa i perket mbrojtjes.Keto dite agjenti i Gallasit do te udhtoj per ne Italia qe ti perfundoj te gjitha dhe ta bejne te gatshem transferimin e tij.Flitet per nje kontrate 2 vjecare , 2 milion do ti fitoj ne sezon. I vetmi problem do te jete kondicioni dhe fiziku i tij. Poashtu Juventus jane duke e percjellur edhe gjate kampionatit boteror ku luan per Francen dhe do shohin se a eshte i gatshem te transferohet ne Juventus. Gallas shpesh'her ka qene edhe i lidhur me nje kalim te Milanit por sic duket ka perfunduar cdo gje.

LA Galaxy kërkon Trezeguet

Los Angeles Galaxy është duke shfaqur interesim për sulmuesin francez të Juventusit, David Trezeguet, gjithnjë sipas La Gazzeta dello Sport.

Pasi është lidhur me një transferim të Ronaldinhos më herët, La Galaxy tash spekulohet se është drejtuar kah ‘Trezegol’. Atij do t’i ofrohet një kontratë luksoze, pasi Juventusi nuk e dëshiron më në skuadër.

Megjithatë, sipas agjentit të Trezeguet, Antonio Caliendo, Al-Ahli ishte shumë pranë transferimit të Trezeguet, duke paralajmëruar se skuadra arabe e ka në plan të marrë pothuajse të gjithë lojtarët e Juventusit.

Cannavaro dyshon që Lippi t’i bashkohet atij në Al-Ahli

Mbrojtësi italian Fabio Cannavaro ka mohuar spekulimet se përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, do t’i bashkohet atij në Al-Ahli.

Lippi do të jetë i lirë nga posti pas përfundimit të Botërorit dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Së fundi mediat e lidhën atë me kalim në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Ahli, me të cilin ka nënshkruar Cannavaro.

“E kam lexuar edhe unë dhe më ka bërë të qesh. Nuk kam nevojë të bind askënd. Në Dubai ka det, është nxehtë, do të ishte po ashtu shkëlqyeshëm për Lippin”.

“Por besoj se ai ende duhet të vendosë. Nuk mendoj se ai ka zgjedhur nëse do të vazhdojë me angazhim dhe ku do të vazhdojë pas Kupës Botërore”, ka thënë Cannavaro.

11 qershor 2010

LAJME NEWS 11.06.2010 - GrandeJuve



  • Cska e rrit cmimin per Krasic - Menaxheri i përgjithshëm Giuseppe Marotta i ka kthyer në Itali pas takimit në Moskë me zyrtarët serbë per Milos Krasic. Marotta ka bërë të qartë që rusët se nëse ata nuk do të mbajnë fjalën e tyre në shumën rënë dakord më parë prej 15 milion euro, ata mund të harrojmë për arritja e një marrëveshje me të.Juventus nuk janë të vendosur të bien në një luftë të ofertave për Krasnic ose ndonjë lojtarë të tjerë dhe janë të zhgënjyer me faktin se CSKA janë rritur papritur i kërkuar çmimin e tyre për 18 miliona. Një zgjidhje pritet së shpejti.

  • Agnelli pranon për interesimin e Krasic - Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka deklaruar: "Ne kemi punuar shumë për një muaj, ne e dimë se kemi dy muaj të tjerë dhe në lidhje me tregun e transferimit ne do të shohim në fund të gushtit per situatën tonë a do te vije. Krasnic?

  • Zyrtarizimi i Krasic sonte - Ne mengjesin e sotem Beppe Marrota ka udhetar ne linjen Milano - Moscow , pasi qe ne Moske do takohet me kreret me te larte te CSKA per te mbyllur ceshtjen me Milos Krasic per 14 M € . Sky Sport njofton se zyrtarizimi do te vije sonte .

LAJME SHKURT

  • Mogji - Krasiq nuk eshte perforcim ideal

  • Juventus shikon mundesin e transferimit te Barzalit nga Parma

  • Juve pergadit ofanziven tjeter per Edi Dzeko

  • Krasic Flet - Dua qe te behem Nedvedi i ri

  • Camoranesi vitin e ardhshem mund te jet futbollist i lire..

  • Juve kerkon Martinez nga Katania

Moggi: Edhe me Agnellin, Juve prapa Milanit

Luciano Moggi thotë se ish-klubi i tij, Juventus, vazhdon të mbetet një hap prapa Milanit.

Përkundër lëvdatave për presidentin e ri Andrea Agnelli, Moggi mendon ende se është një rrugë e gjatë për t’u bërë për ta zënë Milanin.

“Andrea Agnelli është njeri i ri dhe i aftë, por gjithashtu një tifoz dhe zyrtar i madh i Juves. Mirëpo, kjo ende nuk e zvogëlon dizavantazhin që ka Juve ndaj Milanit që është një hap para”, theksoi Moggi për TMW.

Diego në radarin e United

Manchester United është duke shqyrtuar transferimin e mesfushorit të Juventusit, Diego.

Mesfushori kreativ brazilian u transferua nga Werder Bremen verën e kaluar për 24.5 milionë euro dhe pas një starti premtues ai dështoi të tregonte cilësitë e tij gjatë sezonit. Ndërsa spekulohet se trajneri i ri i Juves, Luigi Del Neri, nuk e ka Diegon në planet e veta dhe do ta lë atë të largohet.

Mediumet italiane shkruajnë se Manchester United do të ofrojë 20 milionë euro për asin brazilian, përkundër deklaratave të Ferguson se ai nuk do të shpenzojë në yje gjatë kësaj vere. /

10 qershor 2010

Juventus, pas Gallasit

Juventus është duke monitoruar mbrojtësin e Arsenalit, William Gallas, kanë bërë të ditur mediat italiane të enjten.

Reprezentuesi francez muajin e ardhshëm do të jetë futbollist i lirë dhe ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme pas lajmit se nuk do të vazhdojë kontratën me Arsenalin.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marrotta, thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e Gallasit rreth mundësisë së transferimit në Torino. Gallas është pjesë e Kombëtares franceze në Afrikën e Jugut.

LAJME NEWS 10.06.2010 - GrandeJuve



  • Iaquinta për Dzeko ? - Juventus janë duke menduar për të sakrifikuar Iaquintan në mënyrë që të nënshkruajnë me Dzekon. Juventus si duket do të ofrojë Iaquintan plus para për të bindur skuadrën gjermane të lëshojnë Dzekon.Italiani është duke u kërkuar me ngulm nga Tottenham dhe dje agjenti i tij la të kuptojmë se largimi i tij nga Torino mund të jetë i mundur.

  • Shkëmbim Iaquinta-Bale? - Iaquinta i ofrohet Tottenham-it,për të marrë mbrojtësin e majtë Gareth Bale (20 vjeqar) që është në planet e Juves. Ky shkëmbim mund të jetë i mundur e miratuar nga fjalët e D’Amico sipas Gazetes Dello Sport.

  • Juventus, Probleme për Krasic - Kur dukej se serbi Milosh Krasic kishte vendosur të bashkohet me Juventusin për 15 milion euro, dolën disa probleme në negociatat në mes të klubit Italian dhe CSKA të Moskës.25 vjeçari ka rënë dakord të bashkohen me Juventusin, por zyrtarët e CSKA-s ngecën në marrëveshje për shkak se ka klube të tjera (sidomos Manchester City) të gatshëm të paguajnë më shumë se 15 milionë për lojtarin. Në ndërkohë, menaxheri i përgjithshëm Juventusit, Giuseppe Marotta është në Moskë dhe do të ketë një takim të ri me zyrtarët e CSKA-s sot për të parë se cilat janë qëllimet e tyre para se ai të kthehet në Torino.

  • Juventus në ndjekje të Clichy - Pas nënshkrimit të Pepes dhe Krasic të cilët pritet ti bashkohen Juves këtë verë, Bosat e Juventusit dëshirojnë të nënshkruajnë edhe me Gael Clichy të Arsenalit. Ai gjithashtu është në ndjekje nga Barcelona dhe Real Madrid.

Ferrara: Juve t’u japë rast Diegos dhe Melos

Ciro Ferrara u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit që të harrojnë atë që ka ndodhur dhe t’u japin edhe një rast futbollistëve Diego dhe Felipe Melo.

Bianconerët kanë shpenzuar 50 milionë euro në transferimin e dy futbollistëve të lartpërmendur, ndërsa që të dy kanë dështuar në njërin prej sezoneve më katastrofale të Juventusit në histori të klubit.

“A duhet t’u japë Juventusi Melos dhe Diegos edhe nga një rast? Mendoj se po, sepse nuk do të jetë lehtë t’u gjejmë atyre një klub tjetër. Plus, duhet të presim dhe të shohim se si do luajë Del Neri”.

“Diego mund të jetë në rrezik këtu. Nuk mendoj se Juve ka nevojë për revolucion, vetëm duhet të rigjejë mentalitetin fitues dhe t’i ndihmojë trajnerit në projektet e tij, kurse më pas vijnë trofetë”, theksoi Ferrara për AGI

Buffon: Kurrë nuk do luaj për Interin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se ai nuk është aspak i interesuar në spekulimet që e lidhin atë me Interin, e as që dëshiron të lidhet ndonjëherë me këtë klub.

Numri një i Italisë është lidhur me një largim pas nëntë vitesh nga Olimpico i Torinos, me skuadra të interesuara si Milan dhe Manchester City, por mësohet se Interi është në kërkim të një sfiduesi për Julio Cesarin.

Përkundër faktit që nuk i përmendi dy klubet e para të lartpërmendura e as të ardhmen e tij, ai ishte tejet i prerë në qëndrimin e tij ndaj kampionit të Italisë, duke thënë për Tuttosport: “Një gjë është e sigurt: Unë kurrë nuk do të shkoj te Interi”.

Buffon i kushtoi Juventusit 49.2 milionë euro, ndërsa besohet se Bianconerët tash e vlerësojnë rreth 30 milionë euro

Pepe: Juve, klubi më prestigjioz në Itali

Transferimi i ri i Juventusit, Simone Pepe, ka folur për kënaqësinë e tij për këtë lëvizje, pak para fillimit të Botërorit, ndërsa ai te Juventusi do luajë sezonin e ardhshëm si huazim.

“Jam i lumtur të kem nënshkruar sot (e mërkurë) dhe jam gati të përballem me Botërorin me më shumë karakter. Brenda një muaji i realizova dy ëndrra. Të luaj në Afrikën e Jugut me një ekip të madh dhe t’i bashkohen Juves, klubit më prestigjioz në Itali. Historia e tyre flet më shumë. Tani do të shkruajmë disa faqe të reja”, u shpreh Pepe.

Pepe pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë të Italisë në Botëror ndaj Paraguait më 14 qershor.

09 qershor 2010

Trezeguet karrierën e vazhdon te Athletico!

Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet (32) karrierën në sezonin e ardhshëm do ta vazhdojë në radhët e kampionit aktual të Euro Ligës, Athletico Madrid, shkruan gazeta franceze L’Equipe. Trezegue me Juventusin, ngjyrat e të cilit i mbron që nga vitit 2000 ka kontratë edhe për një vit, por ka shprehur dëshirë që të largohet para kohe. Më herët si opsione të tij ishin LA Galaxy, Lyon, Marseille, Corinthians, Milan etj, kurse tani më së afërmi duke te Atheltico Madrid. Sezonin e kaluar Trezegue ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola, 7 në Seria A.

Juve-Krasiç, marrëveshja më pranë

Një nga objektivat e merkatos bardhezi, Milosh Krasiç, ka shprehur interes për të mbërritur në Torino. Marrëveshja mund të jetë çështje ditësh.

Pas fjalëve të agjentit disa ditë më parë, tashmë vjen konfirmimi nga vetë lojtari. Në një portal lajmesh në vendin e tij, serbi është shprehur: “Nuk kam firmosur ende, por di që mes CSKA-së dhe Juventusit bisedimet po shkojnë mjaft mirë. Pres që gjithçka të mbyllet shpejt dhe pa probleme”.

Madje 25-vjeçari ka shtuar edhe disa fjalë si juventin: “Për mua është arritje në karrierë, pasi Juventusi është një nga klubet më të mëdhenj në Itali. Di që trajner është Delneri dhe jam shumë i kënaqur. Ai përdor skemën 4-4-2, që për mendimin tim, është ideale”. Marrëveshja mes klubit rus dhe atij italian mund të arrihet mbi bazën e 15 milionë eurove.

Bufon: Italia ime do një muaj tjetër epik!

Portieri i “axurrëve” beson se kombëtarja e tij mund të jetë sërish protagoniste në Botëror

“Kur ka evenimente të rëndësishme si Botërori, disa njerëz vendosin të bëjnë deklarata të bujshme”. Xhixhi Bufon ka qëndruar në Pragë me gruan e tij dhe dy fëmijët orët e fundit pushim para nisjes për në Johanesburg, Paraguajit dhe topit Jabulani që nuk e duron dot. Portieri i Italisë, numri një në botë, 101 paraqitje me kombëtaren, kapiteni i ardhshëm i “axurrëve” me Prandelin, ka replikuar me buzëqeshje ndaj atyre që kërkojnë të përfitojnë nga Botërori në kërkim të reklamave politike. Sepse e ka të qartë, nëse gjërat shkojnë mirë, të gjithë do të dalin në shesh për të festuar.

- Markizio dhe himni, ministri Kalderoli dhe shpërblimet për kombëtaren: duhet të ndodhë gjithmonë diçka para Botërorit?

- Thjesht, është një mundësi për të tërhequr vëmendjen. Edhe pse pyes veten: janë mediat që zmadhojnë gjërat apo protagonistët që përbëjnë lajm. Gjithsesi jemi mësuar, asnjë problem. Dhe nuk besoj se Markizio ka thënë gjëra të tilla.

- Jemi një “vend qesharak”, siç ka thënë Kanavaro?

- Qesharak është pak e tepruar. Por jemi një vend i mbushur me kontradikta dhe futbolli nuk përjashtohet nga akuzat. Futbolli, dhe futbollistët, janë gjithnjë të parët që japin kontributin e tyre në mënyrë konkrete. E kam fjalën për parà dhe impenjime të ndryshme.

- Nuk është zbutur aspak. Të paktën me ne është njësoj dhe duket se beson shumë tek ky ekip. Dhe nuk e di nëse po na e transmeton edhe neve këtë, ose nëse jemi njësoj, por duam t’i dhurojmë vetes një tjetër muaj epik. Jemi të sigurtë.

- Mund të ndikojë fakti që trajneri i kombëtares është i përkohshëm?

- Ky është një fakt për të cilin ne nuk mendojmë. E vërteta është se kur je në një Botëror, mendja është e përqendruar vetëm tek ky eveniment. Nuk ka vend për gjëra të tjera.

- Çfarë ka ndodhur në Kupën e Konfederatave, vitin e kaluar? A është e mundur që ta keni nënvlerësuar?
- Ka shkuar keq për disa arsye. Shumë prej nesh kanë patur probleme fizike dhe më pas ishte fundi i një cikli. Ajo paraqitje zhgënjyese na ka zgjuar, trajneri ka ndryshuar disa ide, ka fshirë disa siguri. Më duket se ne që kemi fituar në Gjermani para katër vitesh nuk jemi dhe aq të shumtë.

- Jeni befasuar për Groson?

- Më ka ardhur shumë keq. Kemi folur, është një djalë i shkëlqyer, kujtimi i Berlinit është i paharrueshëm. Lipi ka thënë se ka qenë një nga telefonatat më të vështira të jetës së tij.

- Një lojtar që mund të bëjë diferencën?

- Eshtë më shumë se një. Jam befasuar nga Bonuçi, ka cilësi dhe personalitet. Maxhio më ka pëlqyer kundër Zvicrës, Krishiton e njohim, Boketi është gjithmonë i përqendruar. Kam besim.

- Eshtë për të ardhur keq për Pirlon.

- Por nëse Andrea do të mungojë vetëm në dy ndeshje nuk do të ishte një problem i madh. Edhe Gatuzo e Zambrota, katër vite më parë dukeshin jashtë, por gjërat kanë shkuar ndryshe.

- Deri ku mund të arrijë Italia në këtë Botëror?

- Për mënyrën se si konceptohet futbolli, ka rëndësi vetëm fitorja. Ose të arrijmë në çerekfinale, kundër Brazilit dhe Spanjës, dhe, në rast se do të ndodhë, të dalim nga turneu me kokën lart.

- Ndoshta mbrojtja nuk është e blinduar si më përpara?

- Kundër Zvicrës kam parë sinjale përmirësimi. Dhe më pas, siç thotë Lipi, nuk ekziston mbrojtja, por reparti mbrojtës. Ku marrin pjesë të gjithë, edhe sulmuesit.

- Ju vjen keq që Kanavaro do të largohet nga kampionati italian?

- Duhet të kem moshën e tij për të dhënë një përgjigje. Nuk e di nëse do të largohesha nga Italia. Dhe kombëtares nuk do t’i thoja kurrë jo. Do të duhet të më largojnë me forcë ose, të paktën, do të jetë një vendim i përbashkët.

Ballack në shënjestër të Juves

Juventusi është vënë në kërkim të mesfushorit të larguar nga Chelsea, Michael Ballack.

33-vjeçari është larguar nga Chelsea, pasi që klubi londinez ka deklaruar se nuk do t’ia rinovojë kontratën. Edhe Jose Mourinho ka treguar interesim të jashtëzakonshëm për mesfushorin e ‘çeliktë’ gjerman.

Megjithatë, burime të nivelit të lartë të hierarkisë së Juventusit, i kanë thënë TribalFootball se Bianconerët po shqyrtojnë kontratën që do t’ia ofrojnë mesfushorit që është transfer i lirë.

Zyrtare: Simone Pepe huazohet te Juventusi

Juventusi ka transferuar si huazim mesfushorin e Udineses, Simone Pepe, për sezonin 2010/2011, me mundësi të blerjes komplete të kartonit të italianit.

“Klubi i futbollit Juventus komunikon të ketë arritur marrëveshjen me Udinesen për angazhimin në bazë të përkohshme të lojtarit Simone Pepe, nga 1 korriku 2010, për një shumë prej 2.6 milionë euro. Kontrata parasheh dhe ia lejon Juventusit ta blejë lojtarin në bazë permanente pas përfundimit të sezonit të ardhshëm për 7.5 milionë euro”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi.

Simone Pepe aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut, ku do të luajë në fanellën e kombëtares Azzure në Botërorin e sivjetmë. /

LAJME NEWS 09.06.2010 - GrandeJuve



  • Giovinco ne sulm , me keni humbur 2 vite - Ne nje interviste te dhene per TMW ( tuttomercatoweb ) Giovinco shprehet se Juventusi padyshim qe i ka humbur 730 dite ( 2 vjet ) , edhe pse eshte nje nder talentet me te medhenje ne Itali " Thnegla Atomike " per 2 vite me Juven nuk ka kaluar as kuoten e 10 paraqitjeve . Koheve te fundit mendohet se Bari ka ofruar nje kontrate te majme per G20 , ai shprehet se nuk din gje per kete . Ai shpreson per nje sezone qe vjen me te mire dhe te sukseshme si dhe shpreh kenaqesine qe Del Neri do jete trajner i Juves .

  • Barcelona pas Sissokos - Juve mes ardhjeve dhe largimeve . Pas Molinaros dhe Kanavaros si duket dhe Sissoko eshte prane largimit , nje numer i madh i skuadrave europjane jane te interesuara per te . " el mundo deportivo " shkruan sot se Barca po kerkon zevendesuesin e Yaya Toure ( pasi ai eshte prane largimit ) dhe si duket Sissoko eshte njeriu i duhur per te cilin Barca ofron 10-15 M € . Kujtojme se per Sissokon jane te interesuara dhe Milan , Fiorentina , PSG , Lyon , Bordeaux , e shume tjera .

  • Agj. i Krasic : Firma te Premten - Agjenti i Krasic Joksimovic : Bisedimet kane ardhur ne fund , Te enjten ne programe kemi nje takim me kreret e CSKA pastaj te premten firma . Sidoqofte Juve tanime e ka kete lojtar para fillimit te boterorit . Pas Pepes Juve siguron sherbimet e " Nedvedit te Rri " dhe mbyll operacionin e lojtareve anesor ne 4-4-2 te Gigi Del Nerit .

  • Juve ne Moske per Krasic - Kete mengjes Marrota udheton drejt kryeqytetit rus Moske per te arritur akordin e pritshem me drejtuesit e CSKA Moscow per serbin Milos Krasic . 14 M € si duket do te jete marreveshja perfundimtare . Lajmet e para per kete transfer do te vijne nga Beppe Marrota .

  • Sportmedie : Diego e Sissoko per Dzekon ! - Dzeko konsiderohet i pashitshem sipas drejtuesve te Wolfsburgut por Juve insiston . Sipas nje faqe gjermane Sportmedien Juve i ka ofruar Wolfsburgut Diegon dhe Sissokon per Dzekon , e mundur por problem mund te dali braziliani i cili nese luan ne bundeslige , deshiron te luaje per Bayern .

  • Juventusi ndejk Gallasin - Sipas te perditshmes franceze L'equipe klubi italian Juventus eshte ne ndjekje te William Gallas te Arsenal i cili ende nuk ka vazhduar konraten me Arsenal . Pas Gallas jane dhe Panathinaikos dhe PSG .

  • Borozan : CSKA nuk e shet Krasicin nder 15 M € - Krasic duket shume afer Juves por Borozan insiston se ne mes lojtarit dhe Juves eshte akordi por problem mund te dali 1.5 M € i Juves pasi qe Juve ofron 13.5 M € kurse CSKA Moscow kerkon 15 M € . Gjithsesi ai eshte optimist se ne keto takime te ketyre diteve gjithcka do jete ne rregull .

  • Pepe : " Jam ne klubin me prestigjoz Italian " - Tanime qe eshte zyrtare Pepe ka thene fjale me te mira per klubin e tij : Pepe : " Jam me te vertet i lumtur , ndjehem i kenaqur dhe ky transferim ne Juve me jep motivim te dyfishte ne Afrike . Shpresoje te kaloje se me mire me kombetaren dhe pastaj ta rringjallim Juven , Juvja eshte klubi me i madh italian " deklaron Pepe .

  • Iaquinta do largohet - Agjenti i sulmuesit italian ka bere te ditur se klienti i tij mund te largohet ne drejtim te Anglise dhe te filloje nje jete te rre me Tottenham Hotspur . Marrota mendon me nje kembim me Gareth Bale .

  • Tottenham, Iaquinta është objektivi i parë - "Iaquinta është kërkuar nga Tottenham". Ishte titulli në shumë gazeta dhe tabloide angleze pas fjalëve të agjentit të Vincenzo Iaquintas, D'Amico Andrea, ku ai konfirmoi se sulmuesi i Juventusit është objektivi numër një i Harry Redknapp.

08 qershor 2010

Juventus: 100 milion euro ne vitrine

Nje Juventus qe rindertohet, por dhe nje Juventus qe nxirret ne shitje. Nuk ka asnje paradoks, eshte ligji i shenjte ne merkaton e transferimeve. Stoli i Juventusit kushton shume, afro 100 milion euro. Dhe Marotta drejtori i pergjithshem ne klubin bardhe e zi, kerkon qe ta shfrytezoje kete “thesar” qe eshte shnderruar ne stok, per ta perdorur ne merkaton e veres dhe te arrije atje ku ka vendosur presidenti i ri Andrea Anjeli. Nga ky “thesar” 80 milion euro te perdoren per perforcimin e skuadres, revolucionarizimin e saj. Boshti i ketij “thesasi” eshte kolonia braziliane: Diego, Amauri dhe Filipe Melo. Dy te paret jane hedhur ne merkato, pas nje sezoni zhgenjyes. I treti mund te qendroje ne Torino, ndonese ne rast te nje oferte te mire dhe mund te sakrifikohet. Juventus mund te heq dore nga sherbimi i Diegos dhe Amaurit, mbi bazen e nje cmimi optimal. Te dy brazilianet kane kushtuar afro 50 milion euro (25 milion euro Diego dhe po kaq Amauri). Por shoqeria e di se duhet te beje nje skonto. Befasues eshte fakti se ne kete moment Ameuri eshte me i kerkuar ne treg se Diego. Flitet per nje rikthim te Amaurit te Palermo, por interes ka treguar dhe Olimpik Marseje, ku tekniku Deshamps e shikon sulmuesin brazilian si zevendesues te Brandaos. Deshamps shkon me tej ne idene e tij: te bashkoje ne Velodrom. Amaurin me Trezeguen. Por David eshte dhe ne fokusin e Lionit, River Plejtit dhe Korinthiasit. Por mund te perfundoje dhe te sheiket e Dubait (Al Ahli). Dhe Valencia ka treguar interes per Amaurin, tani qe ka humbur David Villen dhe Zigicin. Diego mund te perfundoje ne Bundeslige, ku Bajern Munih ka treguar interes. Por per kete operacion duhet biseduar me Rumenigen. Juventus enderron Riberin, por do te ishte gati dhe per shkembimin Diego me Shvainstager.