18 maj 2010

Ribery për Juventusin e epokës Agnelli

Presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron t’i dhurojë skuadrës së re të projektuar për sezonin e arshëm, yllin francez, Franck Ribery.

Pengesa kryesore është vetë lojtari që kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit. Nga ana tjetër, Juventus do ta ketë shumë të vështirë këtë operacion, pasi sezonin e ardhshëm do luajë në Europa League. Ideja është hedhur pasi sulmuesi mund të bëhet imazhi i kompanisë Fiat në Francë.

Nga ana tjetër, presidenti bavarez, Rummenigge këmbëngul se Ribery do qëndrojë në Gjermani. Në bisedime mund të futet edhe emri i brazilianit Diego, i cili zhgënjeu këtë sezon me bardhezinjtë. Një tjetër objektiv juventin është edhe spanjolli David Silva.

Viktima e huliganëve

- Grande Juve i denon Huliganet dhe shpreson qe Kushtrim Nebiu ti rikthehet te pamurit dhe de mirren masa kunder Huliganeve, me vjen keq qe keto po ndodhen ne vendin tone - Ky eshte nje gjest i shumtuar qe ka ndodhur.. 

Huliganizmi nëpër stadiumet e Kosovës nuk ka fund. Madje ky huliganizëm e ka arritur kulmin të dielën në ndeshjen Liria-Trepça (2:2). Pas përfundimit të ndeshjes, disa shikues të Lirisë kanë gjuajtur gjësende në stadium, ndërsa më së keqi e pësoi futbollisti i ri mitrovicas, Kushtrim Nebiu.


Ai u godit me një gur në sy dhe, sipas të gjitha gjasave, shërim më për të nuk ka. 17 vjeçari është operuar të dielën mbrëma në Qendra Klinike Universitare, përkatësisht në Repartin e Syrit, ndërsa mjekët kanë konstatuar se gjasat për t’i shpëtuar syrin këtij futbollisti janë minimale.

Nebiu nuk kishte aspak faj. Ai deri dje ka luajtur në ekipin e juniorëve, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë që u ftua si alternativë në 18-shin e seniorëve. Babai i ti, Afrimi, e ka përjetuar më së rëndi këtë ngjarje. Ai ishte i pranishëm në stadiumin e qytetit në Prizren, kur i biri i tij u godit me gur.

“Është një rast i rëndë të cilin e kemi përjetuar rëndë. E ka dëmtuar syrin e majtë dhe vështirë se mund t’i shërohet më. Mbrëmë është operuar dhe mjekët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për t’ia shpëtuar syrin”, rrëfen Nebiu.

Ai njoftoi se familjarët e Kushtrimit po mundohen që ta gjejnë një mënyrë që ta dërgojnë jashtë Kosovës, me gjasë në Turqi, për një shpëtim eventual të syrit të tij, edhe pse shton se mjekët ekspertë kanë thënë se vështirë do ta ketë t’i shpëtohet syri.

Nebiu për këtë rast e ka fajësuar Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK), për të cilin thotë se nuk ka qenë në nivel të detyrës. “Unë personalisht u kam tërhequr vërejtjen që të jenë më vigjilentë, por ata nuk e kryen punën si duhet”, vazhdoi Nebiu me lot në sy.

Babai i futbollistit kosovar nuk e fajëson Lirinë, ngase, sipas tij, klubi prizrenas nuk ishte pjesëmarrës në këtë rast, ngase këtë gjest të pahijshëm e ka kryer vetëm një individ. Sipas Afrim Nebiut, futbollisti i dëmtuar, Kushtrimi, ende shpreson se do t’i përmirësohet gjendja e syrit, por në bazë të deklaratës së mjekëve, një gjë e tillë fatkeqësisht vështirë se mund të ndodhë.

Mesfushori i majtë Kushtrim Nebiu ishte pjesë e ekipit junior të Trepçës. Ai ishte gëzuar shumë kur ishte ftuar nga trajneri Gani Sejdiu si alternativë në 18-shin e ekipit senior.

Afrim Nebiu, i cili është vëzhgues në futbollin kosovar, pohon se është mëkat që një futbollisti ende pa i mbushur 18 vjet, i cili i nevojitej futbollit kosovar në të ardhmen, i humbet karriera aq herët.

Nebiu ka kërkuar nga policia dhe organet e rendit që ta gjejnë sa më shpejt personin që bëri atë gjest të shëmtuar.

Që nga paslufta këto marri nuk po kanë fund. Se kur do të mbledhim mend, vështirë është të thuhet. Në shumë raste tifozët e tillë përkrahen nga zyrtarët e klubeve, që shumë herë dënohen sherri i tyre.

Por, sikur të ndodhte e kundërta, me siguri se punët do t’i kishim pak më mirë, pasi tifozëve që shkaktojnë trazira do u ishte ndaluar hyrja nëpër stadiume apo palestra sportive.

E pjesën më të madhe të fajit e kanë federatat. Drejtuesit e tyre shpesh i mbyllin sytë dhe bëhen sikurse nuk po ndodh asgjë. Dënimet në raste të tilla janë minimale.

Liria ndien keqardhje

Në Repartin e Syrit të QKUK-së në Prishtinë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Lirisë, të cilët kishin udhëtuar nga Prizreni për ta vizituar futbollistin Nebiu. Ata shprehën keqardhje, ndërsa premtuan se do të bëjnë çmos për ta gjetur fajtorin.

“Neve na vjen shumë keq. Ky rast na ka prekur tej mase, pasi i dha hije të keqe futbollit prizrenas. Por, ai ishte vetëm një individ keqbërës. Ne si kryesi, në bashkëpunim me organet e rendit, do të ndërmarrin masa për ta gjetur kryesin e këtij akti të shëmtuar. Kushtrimit i urojmë shërim sa më të shpejtë, ndërsa shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodhin raste të tilla”, ka thënë drejtori i Lirisë, Hatmi Gashi.

Reagon Trepça

Ndërkohë, edhe klubi i futbollistit, Trepça, ka lëshuar komunikatë për shtyp të hënën, ku e ka shprehur indinjatën the pikëllimin e thellë që ndien për rastin e ndodhur një ditë më parë në Prizren.

Si kryesi, Trepça ka mbajtur një mbledhje urgjente, ku ka vendosur ta ngre zërin fuqishëm ndaj këtyre dukurive të dhunës, si në fushë gjatë ndeshjes 90 minutëshe, ashtu edhe për sjelljet e tifozëve të Lirisë.

“Tifozët me të vërtetë nuk e kishin as më të voglën arsye që të silleshin ashtu. Ata gjatë gjithë ndeshjes gjuanin me gurë bankën tonë rezerviste dhe me sende tjera të forta, si gurë, çadra, shishe dhe shkrepsa dhe me ofendime të cilat më së paku ne si klub i kemi merituar. Posaçërisht nuk kemi pritur sjellje të tilla në Prizren, nga një klub siç është Liria”, shkruan në komunikatë.

Mitrovicasit pyesin veten se sa ia vlen që të marrin pjesë në këso ndeshjesh, kur shëndeti i lojtarëve rrezikohet dhe nuk është i sigurt aspak. Ata urojnë dhe mbesin me shpresën që syri i lojtarit të ri Kushtrim Nebiu të shërohet.

Trepça kërkon nga organet e punëve të brendshme që ta zbardhin dhe ta dënojnë kryesin e kësaj vepre vandaliste dhe huligane. Gjithashtu, mitrovicasit kërkojnë nga Federata e Futbollit e Kosovës që ndaj Lirisë të merren masat disiplinore sa më të ashpra.

Lamtumirë, Besian


Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova kishin marrë rrugën drejt fshatit Kotrodiq të Pejës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit të Liverpoolit, Besian Idrizaj, i cili vdiq pas një sulmi në zemër.

22-vjeçari u nda nga jeta të shtunën në mëngjes, në apartamentin e prindërve të tij në Linz të Austrisë. Pas këtij rasti tragjik, familja e Idrizaj vendosi që tashmë të ndjerin ta varrosin në atdhe.

Në mesin e shumë qytetarëve që kishin marrë rrugën për ta varrosur 22-vjeçarin, ishin edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), udhëheqës të Komunës së Pejës dhe bashkëlojtari i Idrizajt, Shefki Kuqi dhe vëllai i tij, Njaziu, por edhe futbollistë të tjerë që aktivizohen në Superligën e Kosovë, të cilët nuk mund t’u përmbanin lotët për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit.

Në ceremoninë mortore u tha se vepra e Besianit do të kujtohet gjithmonë, derisa u theksua disa herë se Besianit i mbeti e parealizuar ëndrra për ta veshur fanellën e Kombëtares kuqezi.

“Kur Besiani dhe familja e tij prisnin lajmin se do të realizohet ëndrra e tij për ta veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, përkatësisht ftesën e Josip Kuzes, morëm lajmin tronditës për vdekjen e tij. Ky lajm përveç shqiptarëve, tronditi edhe tifozët e Anglisë dhe Austrisë”, tha spikeri, që mbajti një fjalim mortor paka çaste para se të varroset i ndjeri.

“Besiani kaloi sfidat ndaj kolapsit në fushën e gjelbër. Pas një pauze, ai iu rikthye sërish futbollit dhe ëndrra e tij u realizua. Besiani nuk mundi ta kalojë edhe sfidën e tretë, e cila iu paraqit në mëngjesin e 15 majit, kur pati një sulm në zemër, i cili ia mori jetën në moshën e re, 22-vjeçare”, shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës, Ali Berisha pohoi se Besiani ishte një ambasador i shkëlqyeshëm i Kosovës, duke prezantuar në mënyrën më të mirë vendin e tij nëpër Evropë.

Kurse, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri para të pjesëmarrësve të kësaj ceremonie mortore tha se Besiani do të kujtohet për aq kohë sa edhe do të rrokulliset nëpër tokë topi i futbollit.

“Kur FFK-ja po bëhej gati për ta ftuar në përfaqësuesen e Kosovës në këto ditë, Besianin e gjeti vdekja. Besiani do të kujtohet përherë, derisa në tokë do të rrokulliset topi i futbollit”, u shpreh Vokrri.

Më pas, një vajzë e re lexoi një poezi kushtuar të ndjerit Besian Idrizaj, derisa familjarët, bashkëlojtari i tij, Shefki Kuqi, por edhe të tjerë vështirë e kishin të përmbaheshin nga lotët.

Kush ishte Besian Idrizaj

Besian Idrizaj ka lindur më 12 tetor 1987 në Baden bei Wien, afër Vjenës. Ai e filloi karrierën në vitin 2003 me ekipin LASK Linz, ku shënoi tri gola në 35 paraqitje.

Paraqitjet e tij të mira tek ekipi nga Linzer Stadion bën që ai të zgjidhej “Futbollisti i ri më i mirë” në Austri, ndërsa kjo iu shpërblye me transferim në Liverpool në vitin 2005. Ai kurrë nuk luajti me ekipin e parë të Liverpoolit, përpos një ndeshjeje miqësore, kur pati shënuar tri gola për 26 minuta.

Më pas pati disa eksperienca si huazim në ekipet nga Championship, Luton Town (2006/07) dhe Crystal Palace (2007/08). Më pas, në janarin e vitit 2008, ai u huazua sërish te klubi austriak, Wacker Innsbruck.

Idrizaj, i cili e ka prezantuar përfaqësuesen U-21 të Austrisë 12 herë, ishte pjesë e klubit amator FC Eilenburg, i cili garon në ligën inferiore gjermane (Oberliga Sud).

Për një periudhe të shkurtë ishte pjesë edhe Blackburn Rovers, para se të transferohej në Swansea City në verën e vitit 2009.

Tifozët nderojnë Idrizajn

Tifozët e skuadrës së Swansea Cityt kanë nderuar tashmë ish-futbollistin e tyre, Besian Idrizaj. Ata kanë vënë lule pranë Liberty Stadium, duke përkujtuar 22-vjeçarin që humbi jetën pas një sulmi në zemër.

Del Neri: Buffon dhe Del Piero, imazhi i Juventusit

Luigi Del Neri ka konfirmuar se ai është trajner i ri i Juventusit, duke folur menjëherë për planet e tij të së ardhmes dhe duke kërkuar qëndrimin e futbollistëve në skuadër. “T’u them të drejtën, jam i emocionuar të jem trajner i ri i Juventusit. Juventusi është për mua pika fillestare, jo përfundimtare. Kur i bashkoheni një klubi të tillë, ju detyroheni t’i vini vetes synime të mëdha. Unë këtë duhet ta bëj me lojtarët, me klubin dhe me veten. Është gjithnjë klubi ai që e bën një menaxher të madh, jo e kundërta. Nëse ata më kanë marrë mua, atëherë kjo do të thotë se ata më njohin. Në futboll ju fitoni me organizim, një mentalitet fitues dhe me cilësi. Dua të rindërtoj një mentalitet këtu. Shpresoj që Buffon do të qëndroj. Buffon është portier i kombëtares italiane dhe nuk është lehtë të zëvendësohet ai. Ai mund të japë shumë për ne si në fushë ashtu dhe në zhveshtore, për shkak të ambicieve dhe urisë për të fituar. Buffon dhe Del Piero tregojnë shumë, sidomos për imazhin e klubit”, - tha Del Neri.

Del Neri: Jam trajner i Juventusit

Luigi Del Neri ka konfirmuar se ai është trajner i ri i Juventusit, duke folur menjëherë për planet e tij të së ardhmes dhe duke kërkuar qëndrimin e futbollistëve në skuadër.

“T’u them të drejtën, jam i emocionuar të jem trajner i ri i Juventusit. Juventusi është për mua pika fillestare, jo përfundimtare. Kur i bashkoheni një klubi të tillë, ju detyroheni t’i vini vetes synime të mëdha. Unë këtë duhet ta bëj me lojtarët, me klubin dhe me veten. Është gjithnjë klubi ai që e bën një menaxher të madh, jo e kundërta”.

“Nëse ata më kanë marrë mua, atëherë kjo do të thotë se ata më njohin. Në futboll ju fitoni me organizim, një mentalitet fitues dhe me cilësi. Dua të rindërtoj një mentalitet këtu”.

“Shpresoj që Buffon do të qëndroj. Buffon është portier i kombëtares italiane dhe nuk është lehtë të zëvendësohet ai. Ai mund të japë shumë për ne si në fushë ashtu dhe në zhveshtore, për shkak të ambicieve dhe urisë për të fituar. Buffon dhe Del Piero tregojnë shumë, sidomos për imazhin e klubit”, tha Del Neri për Tuttosport.

Agjenti i Buffon i ngopur nga spekulimet

Agjenti i Gianluigi Buffonit ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet të cilat thoshin se portieri do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere.

“Nuk e di çfarë të them më tepër. Duket se ai është lojtari i vetëm që do të largohet nga Juve. Duke parë spekulimet e vazhdueshme, dua t’ua rikujtoj të gjithëve se ai ka kontratë me Juventusin dhe do të luajë për këtë klub edhe sezonin e ardhshëm”.

“Ai ka thënë se i pëlqen Anglia, por nuk ka asgjë në të. Për më shumë, ai nuk ka thënë se do të largohet. Fjalët e tij janë keqkuptuar. Del Neri është njeri i mençur që e di se mund të llogarisë në Buffonin”, deklaroi Silvano Martina për TMW. /

Merkato e Juves: Palombo bardhezi, Pacini e Kasano “jo”

Pacini jo, Palombo po. Po fillojnë të marrin formë strategjitë e Juventusit në merkato dhe në pritje të zyrtarizimit të Del Nerit si trajner i ri ka filluar gjuetia për të gjetur elementët, që bardhezinjtë synojnë në merkaton e verës. Në ditët e fundit është folur shumë për Pacinin dhe pak për Kasanon, por objektivi i vërtetë i Juventusit tek Sampdoria duket se është Palombo.

Thelbësor në ecurinë e gjenovezëve drejt Championsit, mesfushori i kombëtares italiane ka karakteristika që ndoshta asnjë nga lojtarët aktualë të Juves nuk i zotëron. Kështu brenda kësaj jave do të fillojnë negociatat, në përpjekje për të mos shpërqendruar shumë lojtarin në prag të Botërorit.

Garrone e vlerëson kapitenin e tij për rreth 20 milionë euro dhe Juventusi do të kërkojë të përfshijë edhe një lojtar tjetër në marrëveshje. Më saktësisht bëhet fjalë për Almironin, që Marota do të duhet ta marrë nga Bari, ku është dhënë borxh, për ta çuar më pas tek Sampi. Në këtë pikë shuma që bardhezinjtë do të duhet të shpenzojnë për Palombon do të jetë rreth 14-15 milionë euro.

Natyrisht mesfushori, edhe pse është i lidhur shumë me Sampin dhe tifozët, është gati të kalojë tek bardhezinjtë, edhe pse mund të jetë një mundësi e artë. Në këtë pikë Pacini do të qëndronte tek Sampdoria edhe në sezonin e ardhshëm (që ndërkohë do të zyrtarizojë kalimin e Di Karlos në drejtim të ekipit), bashkë me Storarin dhe Kasanon.

Iaqunita: Mirësevjen Del Neri!

Luigi Del Neri edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Sampdorias, ndërsa pritet që ai t’u bashkohet radhëve të Juventusit ditëve në vazhdim, një lëvizje që përkrahet nga Vincenzo Iaquinta.

“Unë do ta mirëprisja krahëhapur, ai është një strateg shumë i përgatitur. Vitin e ardhshëm na duhet ndryshim në qëndrimin tonë, sepse këtë vit shumë gjëra shkuan gabimisht”.

“Nuk më pritet të luaj në Botëror, shpresoj se do të shijoj dhe shumë Botërorë të tjerë. Nuk ishte e lehtë të rikthehesha nga një lëndim afatgjatë që më preku këtë vit, por tani ndjehem më mirë”, tha Iaquinta për Tuttosport.

Diego: E ardhmja ime? Nuk e di!

Fantazisti juventin e sheh të pasigurt të ardhmen e tij pas ardhjes së Del Nerit në stol

Në ditën kur është përshëndetur zyrtarisht me Sampdorian, Bepe Marota duhet të mendojë menjëherë për të zgjidhur një çështje delikate në shtëpinë e Juventusit. Atë që ka të bëjë me brazilianët Diego dhe Felipe Melo. Dy futbollistët e kanë mbyllur kampionatin në tribunën e “San Siro”-s dhe më pas, bashkë, janë larguar, pa u bashkuar me ekipin.

Diego, nxitonte për të shkuar në Montekarlo për garën e Formulës 1. “Qëndrimi im tek Juvetusi? Nuk e di”, ka thënë ai. “Unë ndihem mirë, jam i qetë. Nuk besoj se qëndrimi im do të jetë një problem”, ka thënë fantazisti. Fjalë këto që janë përsëritur gjithmonë edhe nga bashkëkombasi i tij Melo, i cili tani është i përqendruar tek Botërori i Afrikës së Jugut që do të fillojë 11 qershorin e ardhshëm.

Domethënë, Marota do të duhet të kuptojë nëse dy lojtarët mund të qëndrojnë tek Juventusi apo nëse duan të largohen. Siguisht, kalimi i Del Nerit në drejtim të Juventusit është një problem sidomos për Diegon, duke parë se në skemën 4-4-2 të ish-trajnerit të Sampdorias figura e mesfushorit të avancuar nuk bën pjesë.

Por, ajo që frenon operacionin e shitjes së dy fubollistëve është aspekti ekonomik, duke parë se rekuperimi i 50 milionë eurove të shpenzuara verën e kaluar për të dy është pothuajse i pamundur. Edhe pse Melo pëlqehet shumë nga Arsenali, dhe për Diegon interesohen disa klube spanjollë, me Atletikon e Madridit dhe Seviljen në krye të listës.

17 maj 2010

Juventus ofron Diegon për Reyesin

Torino, 17 maj - Juventusi është i gatshëm të ofrojë mesfushorin brazilian Diego në ndërrim për mesfushorin ofensiv spanjoll të Atletico Madridit, Jose Antonio Reyes, shkruan "Tuttosport" të dielën.Diego ka dështuar të impresionojë që nga transferimi i tij nga Werder Bremeni për 24 milionë euro. Reyes është kthyer në formë këtë stinor dhe ishte ndër më meritorët që Atletico e fitoi Europa Leaguen këtë edicion. Juventus këtë stinor ka dështuar plotësisht. Ka përfunduar në pozitën e shtatë në Serie A.

Sampdoria në Champions, largohet Del Neri

Sampdoria rikthehet në grupin e skuadrave më të mira në Europë pas pothuajse dy dekadash dhe një meritë të madhe për këtë sukses kanë trajneri Del Neri e drejtori sportiv, Marotta.

Arkitektët e Samdorias në Champions do udhëtojnë drejt Torinos për të ringritur një tjetër skuadër edhe më legjendare, Juventusin. Del Neri i ka telefonuar presidentit Riccardo Garrone, të cilit i ka bërë me dije se dëshiron të drejtojë stolin bardhezi.

Me dyshen Cassano-Pazzini dhe me një skuadër të kompletuar, Sampdoria rikthehet në elitën e futbollit italian pasi ka arritur të kualifikohet në Champions League, duke lënë pas me dy pikë më pak Palermon.

Milan-Juventus: Ronaldinjo-Bufon, ja lamtumirat e pathëna

Në ditën e lamtumirave zyrtare, ato të Leonardos dhe Zakeronit, ka pasur edhe lamtumira të përfolura, gati të fshehta. Ato të Ronaldinjos dhe Bufon, për shembull. Fraza e tyre ka qenë: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time”. Por kjo fjali shpesh vlen më shumë se një pranim. Fytyra e Bufonit ndërsa thoshte “nuk them asgjë, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë”, është më shumë elokuente se çdo frazë eksplicite. E kishte me nxitim, donte të ikte, të largohej nga një lloj ankthi. Ronaldinjo është në një pozicion krejtësisht të ndryshëm. Ka bërë një lojë të mirë, ka shënuar, ka dhënë asiste. Por duket se nuk është i kënaqur. Tani e di mirë se cilido trajner që do të vijë, nuk do ta vlerësojë si Leonardo.

Del Neri në Juventus

Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, ka bërë të ditur se trajneri Luigi del Neri është larguar nga klubi dhe pritet të kalojë në Juventus.

Më herët gjatë ditës së hënë, tashmë ish drejtori i përgjithshëm i Sampdorias, Giuseppe Marotta, i tha të përditshmes italiane La Stampa se Del Neri do ta përcjellë atë në Torino, por së pari duhet të takohet me Garronen. Takimi ishte zhvilluar vetëm disa orë më vonë dhe Garrone njoftoi për vendimin e Del Nerit.

“Del Neri është larguar. Mendoj se do të shkojë në Juventus”, tha Garrone për mediat italiane, lajm i cili më pas u konfirmua edhe nga një komunikatë e publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit. Del Neri iu bashkua Sampdorias gjatë verës së vitit të kaluar, pas dy sezoneve në drejtim të Atalantas.

Largimi i Del Nerit dhe Marottas erdhi menjëherë pasi Sampdoria përfundoi në pozitën e katërt në Serie A dhe u kualifikua për në Ligën e Kampionëve, për herë të parë pas 18 viteve.

Sa i përket Juventusit, procesi i rindërtimit tashmë ka filluar në kryesinë e klubit dhe stafin teknik. Faza e ardhshme parasheh transferimin e futbollistëve të rinj, pas njërit prej sezoneve më të dobëta në histori të klubit. Bianconerët përfunduan sezonin në pozitën e shtatë dhe do të zhvillojnë ndeshje kualifikuese për Europa League.

Juventus ka qenë në kërkim për trajner pasi kontrata e Alberto Zaccheronit skadoi në fund të këtij sezoni.

16 maj 2010

Buffon - E ardhmja në dyshim

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Torino, duke insistuar se nuk e di nëse ka zhvilluar paraqitjen e fundit për ekipin në xhiron e fundit të kampionatit italian në humbjen 3-0 nga Milani.

“Nuk e di. Janë gjëra që nuk i dimë tani dhe nuk mund të flasim rreth tyre. Nuk ka kuptim të flasim tani”, tha Buffon i pyetur nga Sky Italia nëse ka bërë paraqitjen e fundit për Juventusin. Portieri i Kombëtares italiane kërkohet në Premierligë nga Arsenali dhe Manchester City.

Agnelli shkarkon Blanc dhe Seccon

Presidenti i ri i Juvenusit, Andrea Agnelli, nuk dëshiron të humbasë kohë dhe menjëherë ka filluar ‘pushkatimet’ e para për të vënë autoritetin e tij, ndërsa të ekzekutuarit e parë janë Jean Claude-Blanc dhe drejtori sportiv Alessio Secco.

Tuttosport shkruan se menjëherë pas ardhjes së Agnellit në klub, ai dëshiron të vë pushtetin e tij, duke larguar nga skuadra të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kontribuuan në katër vitet katastrofale të pas Calciopolit.

Blanc, që pas ardhjes së Agnellit është pritur t’i jepet një rol në financat e Juves, do ta japë lamtumirën pas kthimit nga SHBA-të, ndërsa Secco do të shkarkohet për transferimet e dështuara. Hiç më mirë nuk qëndrojnë as Roberto Bettega dhe agjenti i të rinjve, Renzo Castagnini, të cilëve pritet t’u tregohet dera së shpejti. /

Buffon i hidhëruar

Juventusi përfundoi sezonin me një turpërim nga Milani, ndërsa portieri Gianluigi Buffon, nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin gjatë ndeshjes ndaj Milanit, duke spekuluar se mund të jetë ndeshja e tij e fundit në fanellën e Juventusit.

“Nuk e di nëse do të jetë ndeshja ime e fundit. Sot (e shtunë), unë nuk e prita mirë lënien në pankinë, sepse nuk e kam pritur kurrë se nuk do luaja në javën e fundit”.

“Vërtetë nuk e di. Këto çështje kanë rëndësi shumë tani për tani, duke parë problemet me të cilat u ballafaqua klubi këtë sezon”, deklaroi Buffon për Sky Sport.

Zaccheroni: Lamtumirë Juventus!

Alberto Zaccheroni do ta mbajë gjatë në mend gjysmësezonin e kaluar në pankinën e Juventusit, pasi që sezoni edhe ashtu katastrofal i Bianconerëve u përmbyll me një disfatë, kësaj radhe nga Milani me rezultat 3-0.

“Është lojë tjetër që duhet të përshtatet, sidomos pas takimeve të fundit. Përkundër krijimit të rasteve herët në sfidë, ne i komplikuam gjërat kur nuk gjetëm rrjetën. Por, pasi Milani shënoi golin e parë, ishte i aftë të gjejë hapësira dhe të na dënojë”.

“Unë kam pritur më shumë nga lojtarët sonte (e shtunë) dhe verdikti është i qartë, ne sot nuk kemi luajtur futboll. Unë shpresoj se klubi mund të rikthehet pas një sezoni të tillë, duke i dëshiruar çdo të mirë në të ardhmen”, përfundoi Zaccheroni.

Milani i fortë për Juven

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Juventusit në derbin ‘për prestigj’, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në San Siro.

Rossonerët paraprakisht kanë siguruar Ligën e Kampionëve, ndërsa Bianconerët e zhvilluan këtë ndeshje vetëm për të plotësuar orarin dhe për të mbyllur një sezon zhgënjyes.

Një top të bukur të Clarence Seedorf e shfrytëzoi Luca Antonini, i cili u gjet ballë për ballë me Gigi Buffonin, të cilin e mposhti për rezultatin 1-0 (14’).

Ronaldinho konfirmoi gabimin e Carlos Dungas që nuk e ka ftuar në Botëror, kur shënoi për rezultatin 2-0 (29’) dhe të fundit për pjesën e parë.

Dikur lojtari më i mirë në botë, Ronaldinho tregoi mjeshtërinë e tij edhe në pjesën e dytë duke e mposhtur edhe portierin tjetër të Juves, Alex Maninnger (67’).

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët nuk arritën të shënojnë as të ashtuquajturin goli i nderit.

FLESH LAJME

Del Neri trajner i ri i Juventusit?

Juventusi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me trajnerin e Sampdorias, Luigi Del Neri, i cili pritet ta drejtojë Zonjën e Vjetër në sezonin e ardhshëm.
Sipas La Gazzeta dello Sport, vendimi ishte marrë të mërkurën në një takim të bordit drejtues, ndërsa bashkë me Del Nerin, radhëve të Juventusit pritet t’u bashkohet edhe drejtori i Genoas, Beppe Marotta.
Juventusi do t’i ofrojë Del Nerit kontratë dy vjeçare, të vlefshme 3 milionë euro për sezon, derisa emërimin e tij si trajner, pritet ta konfirmojë Andrea Agnelli, javën e ardhshme.
Në vazhdën e moskualifikimit në Ligën në Kampionëve, pas të cilit pasoi mohimi nga shpërblimet e mëdha, Juventusi duhet të shesë disa futbollistë, ndërsa emrat më të lakuar janë: David Trezeguet, Gigi Buffon dhe Felipe Melo.

Milan-Juventus, sfida e lamtumirave në “San Siro”

Në momentin e publikimit të kalendarit të Serisë A për sezonin 2009/10, pak njerëz do të kishin imagjinuar një përballje Milan-Juventus kaq pa interes në javën e fundit të kampionatit. Shumë, në fakt, do të jenë protagonistët nga njëra anë dhe nga tjetra që do t’i thonë lamtumirë tifozëve dhe fanellave respektive. Do të udhëheqin rrugën trajnerët Leonardo dhe Zakeroni; më pas, me përjashtim të surpizave në momentet e fundit, do të largohen Dida, Favali, Trezege, Kamoranezi. Midis kuqezinjve i kanë bërë valixhet gati edhe Kaladze, Odo dhe Jankulovski, por është e vështirë të gjesh një skuadër për këta lojtarë në merkato, duke patur parasysh rrogat e tyre të larta, ndërsa kanë akoma dhe një vit kontratë me klubin kuqezi. Duhet të konsiderohet e mbyllur edhe paranteza milaniste e Mansinit, që do të rikthehet tek Interi, teksa impakti i tij në Milanelo ka qenë zhgënjyes. Ndërsa nga stoli, do të largohet edhe Onievu, “viktimë” e një dëmtimi të rëndë, që do të jepet borxh për të verifikuar gjendjen e tij fizike. Në shtëpinë e bardhezinjve, sytë janë kthyer nga Bufon, midis ndeshjes së “San Siros” dhe grumbullimit me Italinë të dielën e ardhshme, portieri dhe Juventusi do të vendosin nëse do të vazhdojnë bashkë. Arsenali dhe Mançester Junajtid janë në “dritare”, gati për të ndërhyrë. Dhe në këtë klimë lamtumirash, do të jetë perfekte paraqitja e David Bekham në “San Siro”. Anglezi ka zbarkuar në Milano të mërkurën në mbrëmje dhe të enjen ka qenë i pranishëm në Milanelo. Edhe ai do t’i thotë lamtumirë, përfundimisht Milanit dhe milanistëve.

13 maj 2010

Lipi i beson bllokut te “ndryshkur” te Juventusit

Por ne kete filozofi te teknikut te Italise ka dhe zgjedhje konservatore. Futbollistet italiane qe luajne jashte duke perjashtuar Rosin (Villareal) e kane te veshtire te bejne pjese ne planet e Lipit. U la jashte Barzali dhe pse vjet fitoi titullin kampion ne Gjermani (Volfsburg), po keshtu Zakardo dhe Luka Toni. Lipi nuk desheron te flitet per te huaj qe marrin nenshtetesine italiane. Dhe ketu perjashtimi eshte Kamoranezi. Nuk u moren ne konsiderate mundesite per te afruar ne kombetare, Thiago Moten dhe Ledezmen. Lipi u mbrojt: “Nuk dua ti jap shpjegime askujt”. Nuk ka dyshim se Juventus eshte shtepia e dyte per Lipin, por disa zgjedhje krijojne sfondin e oponences. Kamaronezi ka zhvilluar nje sezon te dobet, Kandreva gjeti pak hapesire te Juventus. Kanavaro tani eshte nje ish dhe vete Juventus ka zgjedhur qe te mos i riperterije kontraten. Vete Juventus hedh dyshime mbi zgjedhjet e Lipit. Nje pikenisje antike. Shpresa megjithate nuk mungon dhe pse eshte shume e limitizuar…

Sezon deshtues? Kanavaro asnje keqardhje per zgjedhjen e Juventusit

Por askush nuk tha se Italia ishte favorite. Futbolli eshte terheqes dhe per keto episode”. Kanavaro eshte entuziast dhe per kalimin e stafetes nga Lipi te Prandeli: “Cezare ka pervoje te madhe, ka punuar me te rinjte”. Duke kaluar nga skuadra kombetare te ajo e klubit, Kanavaro nuk e fsheh mendimin se mund te perfundoje karrieren ne qytetin e lindjes. “Do te me pelqente kjo ide pasi kam qene gjithnje tifoz i Napolit. Eshte nje deshire nga ana ime, por nuk kam folur me asnje nga shoqeria. Me te drejte Napoli ka nje projekt zhvillimi me te rinjte. Por do te shikojme per te ardhmen time”. Juventus pasi nje sezon shkaterrues, por Kanavaro nuk ndjene keqqrdhje per zgjedhjen qe beri: “Kur ish-shoqeria vjen te ty ne Spanje, me synimin per te marre, per mua kjo eshte e rendesishme, eshte nje sinjal dhe qe nuk ka te beje me te hollat”.

Juve ”fshin” edhe Delnerin, tashmë sytë nga Prandeli

Marrëveshja me trajnerin aktual të Sampdorias dukej shumë pranë, por në momentin e fundit ka ndërhyrë presidenti i sapozgjedhur, Andrea Anjeli, të cilin nuk e bind trajneri dorian.

Në këtë mënyrë, e vetmja kandidaturë e mbetur është tekniku aktual i Fiorentinës, Çezare Prandeli. Por edhe rruga për të arritur te kreu i stolit Vjollcë mund të rezultojë më e vështirë nga sa pritet. Kjo pasi presidenti i Fiorentinës, Dela Vale, mund të lërë të lirë trajnerin një vit para përfundimit të kontratës, vetëm nëse Prandelit i ofrohet stoli i kombëtares italiane.

Megjithëse “gjuetia” për trajnerin e ri praktikisht ka filluar që pas shkarkimit të Çiro Ferrarës, “Zonja” ende nuk ka një emër konkret për drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Pas braktisjes së pistës Benitez dhe së fundi të Delnerit, klubit nga Torino i mbeten fare pak alternativa. Drejtuesit e rinj duan në krye të skuadrës një teknik me përvojë, karizmatik dhe në gjendje të menaxhojë lojtarët.

Juventus: Nëse vjen Del Neri, ikën Diego

Klubi bardhezi po përgatitet për një revolucion të vërtetë në fundin e sezonit

Po përgatitet një revolucion i vërtetë tek Juventusi. Të martën ka qenë dita që praktikisht ka përcaktuar stafin e ri. Përveç drejtorit të përgjithshëm Marota do të merret edhe Paratiçi dhe ndoshta edhe Azmini. Do të ketë ndërhyrje edhe në sektorin e marketingut dhe tek stafi mjekësor. Por me kalimin e Del Nerit bardhezinjtë do të kthehen tek skema 4-4-2 dhe ky fakt bën që të nxirret në merkato edhe Diego. Pëlqehen lojtarët e Sampdorias Zigler dhe Palombo.

Midis të pashitshmëve janë vetëm Del Piero, Kielini dhe Markizio. Kështu, kemi të bëjmë me një rikthim në të kaluarën, veçanërisht përsa i takon modulit. Del Neri punon vetëm me skemën 4-4-2 dhe në këtë pikë në skuadër nuk do të ketë një vend për Diegon. Por do të jetë e vështirë që për brazilianin të vijnë oferta të larta, duke parë sezonin jo të mirë që ka zhvilluar në Torino dhe sigurisht Juventusi nuk ka ndërmend të bëjë ulje.

Përsa i takon lojtarëve të tjerë, me përjashtim të Del Pieros, Kielinit dhe Markizios, nuk do të largohen as Kandreva, Kaseres, Legrotalie, Iakuinta, Maninger dhe Poulsen. Pra vetëm pak ditë, kanë mbetur për të mbyllur kampionatin dhe për të menduar për të ardhmen. Gjithsesi të hënën, do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit administartiv të Juventusit që do të zyrtarizojë ecurinë e re të klubit bardhezi. Ndërkohë, nga Spanja vijnë zëra për një interesim të Juves për lojtarin e Realit, Drente. 23-vjeçari, mbrojtës i krahut të majtë në këtë sezon ka luajtur pak dhe mund të largohet nga madrilenët.

Për krahun e majtë Marota po punon edhe për rikthimin e Krishitos nga Xhenoa, ndërsa për krahun tjetër po vëzhgohen Bakari Sanja i Arsenalit dhe Gregori Van der Viel i Ajaksit. Në sulm pëlqehet Robin van Persi dhe për të bindur “topçinjtë” bardhezinjtë janë gati të përfshijnë në marrëveshje Felipe Melon dhe Xhixhi Bufonin.

12 maj 2010

Zaccheroni: Milan-Juventus, pa rëndësi

Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka deklaruar se ndeshja mes dy gjigantëve italianë, Milan dhe Juventus, nuk është e një rëndësie si ishte viteve të kaluara.

“Ndeshja që zhvillohet në San Siro nuk do të jetë dhe aq e rëndësishme si viteve të kaluara, kjo për shkak se është sfida e fundit e sezonit. Duke u bazuar në ecurinë e kampionatit, nuk është një situatë pozitive. Kjo është këshilla ime për sezonin e ardhshëm: Milan-Juve, duhet të luhet në mes të sezonit”.

“E vërtetë është që kjo ndeshje nuk ka kurrfarë domethënie. Sidoqoftë, në fushë lojtarët janë të cilësisë së lartë. Ky është niveli më i lartë i futbollit, është e pamundur të mos ketë interesim”, deklaroi Zaccheroni për Sky Sport 24.

Lajme Shkur per Juven

Melo per ftesen ne boteror , e kam enderruar qe i vogel

Melp : " Ndjehem mjaft i gezuar , keto caste dua ti kaloj me familjen dhe me te afermit . Dunga me ka dhane shanse per tu deshmuar dhe e kam ditur se nuk vjen dy here dhe jam treguar shum shum i sukseshse besoj ne Brazil . Kjo eshte 50 % i asaj qe une kam arriitur ne karieren time , me presin dhe 50 % tjera " pefundon Melo .

8 lojtarë të Juventusit në Botërorin 2010

Portierë:

Gianluigi Buffon (Juventus)
Morgan de Sanctis (Napoli)
Federico Marchetti (Cagliari)
Salvatore Sirigu (Palermo)

Mbrojtës:

Fabio Cannavaro (Juventus)
Fabio Grosso (Juventus)
Giorgio Chiellini (Juventus)

Gianluca Zambrotta (AC Milan)
Domenico Criscito (Genoa)
Christian Maggio (Napoli)
Salvatore Bocchetti (Genoa)
Mattia Cassani (Palermo)
Leonardi Bonucci (Bari)

Mesfushorë:

Gennaro Gattuso (AC Milan)
Andrea Pirlo (AC Milan)
Mauro Camoranesi (Juventus)
Daniele De Rossi (Roma)
Angelo Palombo (Sampdoria)
Simone Pepe (Udinese)
Riccardo Montolivo (Fiorentina)
Claudio Marchisio (Juventus)
Antonio Candreva (Juventus)

Andrea Cossu (Cagliari)

Sulmues:

Alberto Gilardino (Fiorentina)
Vincenzo Iaquinta (Juventus)
Antonio Di Natale (Udinese)
Fabio Quagliarella (Napoli)
Giuseppe Rossi (Villarreal)
Marco Borriello (AC Milan)
Giampaolo Pazzini (Sampdoria)

Diego në shitje, Silva & Joaquin blerjet e reja

Braziliani Diego si duket nuk bënë pjesë në planet e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Juves, Marotta. Pasi projekti për Super Juven e Re është duke u përgaditur në 4-4-2 lojë anësore si qdo herë që ka luajtur Juve, Diego në asnjë pozicion nuk mund të luaj aty kështu që pas një sezoni dizaster tek Juves ai duhet të largohet.
Për Brazilianin janë të interesuara shumë skuadra pasi që ka shfaqur kualitetet e tija sa ishte në Werder Bremen, ndërsa bëhet e ditur në anën tjetër se Juve është e gatshme ti transferoj Joaquin dhe David Silva nga Valencia ky i fundit nuk lëvizë nga 'Los Che' pa 30 milion Euro, gjithqka pritet të bëhet e ditur pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Juventus gati 10 M për Aquilanin


Juventusi është i gatshëm t'a blejë Aquilanin sipas 'The Sun', me një çmim super të lirë vetëm për 10 milion Funta. Mesfushori i kushtoj Liverpoolit 20 M Funte, ndërsa pas dështimit të tijë në Premier League (bëri vetëm 13 paraqitje si startues) ai është i gatshëm të kthehet në Apenine. Gjithashtu Viola 'MERDA' është e interesuar për këtë djalosh, por jo të shpenzoj më shumë se 7 M Funta. Gjithashtu në këtë transfer mund të ndikojë dëshira e Liverpoolit për ti qetësuar mardhëniet me Juven, pasi që Juve bëri disa tentime në drejtim të njerzëve që kishin kontrata me Liverpoolin.

11 maj 2010

Milan-Juve do të luhet të shtunën

Në ndryshim nga ndeshjet e tjera të javës së fundit të kampionatit italian (të cilat duhet të luhen të dielën në orën 15:00), Milan-juventus dhe Lacio-Udineze do të zhvillohen një ditë përpara.
Vendimi është marrë sot nga federata italiane e futbollit, pas propozimit të ministrit Maroni. Qëllimi është që të shmangen përplasjet mes tifozerive.

Duke qenë se festimet për titullin kampion do të zhvillohen ose në Milano ose në kryeqytet (Interi dhe Roma diskutojnë titullin), mund të ketë përplasje mes ultrasve të Interit e Milanit/Juves në Milano dhe atyre të Lacios dhe Romës në kryeqytet.

Lajme News per Juven

Melo per ftesen ne boteror , e kam enderruar qe i vogel

Melp : " Ndjehem mjaft i gezuar , keto caste dua ti kaloj me familjen dhe me te afermit . Dunga me ka dhane shanse per tu deshmuar dhe e kam ditur se nuk vjen dy here dhe jam treguar shum shum i sukseshse besoj ne Brazil . Kjo eshte 50 % i asaj qe une kam arriitur ne karieren time , me presin dhe 50 % tjera " pefundon Melo .

Melo ne boteror , Diego jasht

Dunga beri te ditur listen e 23 lojtarve qe do marrin pjese ne Kupen e Botes Africa 2010 . Melo edhe pse kaloi nje sezon te keq eshte thirrur , por mbetet jasht Diego .

Poulsen ne 30 lojtaret e kombetares se Danimarkes

Morten Olsen ka thirrur mesfushorin defanziv te Juves .

Edin Dzeko, “Këpuca e Artë” e Bundesligës


Sulmuesi boshnjak i Volfsburgut është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman
Titulli i kampionit të Bundesligës për sezonin 2008/09 erdhi si goditje e fortë për “sistemin” e klubit Volfsburg. Duke shkëlqyer në të gjithë Gjermaninë dhe duke hijeshuar “Paketën e Die Wölfe” “Ujqërve” superylli ishte boshnjaku Edin Dzeko. Ky ishte i jashtëzakonshëm dhe dha një ndihmesë po të jashtëzakonshme që Volfsburgu të fitonte titullin, i pari trofe i tyre, që nga koha kur kishin fituar në të dikurshmen “Oberliga Nord”, tashmë inekzistente që nga viti 1992. Dzeko bëri një hop të paparë: nga një vend relativisht i panjohur ballkanik në futboll, Bosnje Hercegovina, erdhi në vëmendjen e të gjithë Europës. Europa e Lindjes, në kohët moderne i ka dhuruar kontinentit disa prej futbollistëve më të mirë.
Pra, nuk duhet të jetë ndonjë befasi kushesi se çfarë, që Dzeko, “eksporti” më i ri të ketë qenë faktori kyç në suksesin e paparë të Volfsburgut. Sulmuesi ballkanas (që do të luajë edhe ndaj Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme), rreth 1.90 cm formoi një dyshe mahnitëse me brazilianin Grafite, qëkurse u bashkua me “ujqërit” në vitin 2007. Në sezonin 2008/09 të dy shënuan 54 gola në 34 ndeshje, pra dyshja më prodhimtare në historinë e futbollit gjerman, duke e vendosur Volfsburgun në krye të Bundesligës. Bëma bëhet edhe më e shkëlqyer, kur sheh se 22 golat e Dzekos, në këtë sezon, një në çdo 100 minuta u shënuan në aksione loje. Ai u shpall golashënuesi më i mirë në Bundesligë.
Edin Dzeko u lind në Sarajevë, në kohën e luftës që bënte kërdinë në atë pjesë të Ballkanit. Ai vetë kujton ende me emocione: “Çdo ditë isha aq i trembur. Na duhej që të fshiheshim të gjithë kohën, teksa binin breshër fishekë dhe bomba. Atje mund të të qëllonin në çdo çast”. Pasi e nisi karrierën në kampionatin boshnjak, si mesfushor dhe pasi u zhvendos për të luajtur në Republikën Çeke, në radhët e skuadrës FK Teplice, e zhvendosën në repartin sulmues, ai ra në sy të trajnerit të Volfsburgut, Feliks Magat, që pa mëdyshje e solli në Gjermani, ku menjëherë “u takua” me suksesin.
Numri i ri 9 i “Volkswagen Arena” shënoi nëntë gola, duke dhuruar edhe 7 asiste, duke ndihmuar kaq shumë që Volfsburgu të kualifikohej për në Kupën UEFA sezonin pasues. Volfsburgu kishte gjetur atë që i mungonte: një makinë goli, sypatrembur, plot intuitë dhe që nuk rreshte së shënuari. Sensi i tij i pozicionimit në pikat më të nxehta të zonës, por edhe në të tërë fushën. Ai di se kur dhe si t’i vërë në jetë të gjitha cilësitë. Një njeri ideal si pikë referimi në zonën kundërshtare, ashtu si dikur Jan Kohleri, Dzeko ka një prekje vdekjeprurëse teksa e përcjell topin në rrjetë, afër Van Nistelroit.
Duke pasur parasysh shtatin e tij prej gjigandi, Dzeko befasisht tregon cilësi të rralla edhe në gjuajtjet nga larg, duke shënuar pjesën më të madhe të golave të tij nga jashtë zonës: predhat e tij kundër Shtutgartit dhe Hanoverit janë speciale, së bashku me dy të tjera kundër Bajern Mynihut. Një tjetër klasike erdhi kundër Dortmundit, kur Dzeko e uli topin me gjoks, dribloi mbrojtësin kundërshtar dhe me mjaft lehtësi e kaloi mbi portierin. Loja e tij në ajër po kështu del mjaft e spikatur, siç e tregoi goli ndaj Mançester Juanajtid në “Old Traford”.
Suksesi erdhi edhe me përfaqësuesen: Dzeko debuton me Bosnjë Hercegovinën, duke shënuar që në atë ndeshje. Ai bëri mjaft që kjo përfaqësuese thuajse të kualifikohej për në Botëror. Ai është në rrugë, në pritje të disa ecurive pozitive edhe në rrafshin ndërkombëtar të jetë po aq popullor në Europën e Lindjes, si dikur George Haxhi, duke mos harruar se i ka shumë më të pakta shanset me Bosnjë Hercegovinën. Ish trajneri Magat e përshkruan Dzekon: “Pikërisht tipi i sulmuesit, që çdo klub do ta dëshironte ta kishte në organikën e tij”.

“Pasaporta”
Emri: Edin Dzeko
Klubi: Volfsburg
Datëlindja: 17 mars, 1986
Kombësia: Boshnjak
Me kombëtaren: 23 ndeshje/14 gola
Klubi: Volfsburg
Klubet e mëparshëm: Zeljeznicar dhe Teplice
Pozicioni: Sulmues

Tifozet duan Primaveran kunder Milanit

Urrejtja ndaj kryesise dhe ekipit , vendi i 7 ne Serie A , sezoni katastrofal ka bere qe shume tifoze te Juves deshirojne qe ne ndeshjen e fundit te Juves ndaj Milanit te luaje ekipi i te rrinjve " Primavera " .

Gjobë 30 mijë euro për Juventusin

Gjobë prej 30 mijë eurosh për Juventusin për lëshimin e gurëve dhe thirrjeve fyese.
Vendimi është marrë nga gjykatësi sportiv që ka dënuar klubin bardhezi pas ndeshjes së djeshme me Parmën që është ndërprerë për shkak të tymuesve dhe gurëve të hedhur ndaj sektorit të miqëve në fushë.

Uruguay , Caceres i thirrur per ne kombetare

Oscar Tabares ka bere te ditur 26 emrat prej te cileve jo gjithe do udhetojne per ne Afrike . Ne kete liste padyshim ndodhet dhe Martin Caceres .

Del Neri i ofrohet Juventusit

Trajneri i Sampdorias, Luigi Del Neri, ka thënë se me kënaqësinë më të madhe do të pranonte ofertën për të drejtuar skuadrën e Juventusit në edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gazeta italiane “Tuttosport”. Krerët e Juventusit aktualisht janë në kërkim të një trajneri, pasi Alberto Zaccheroni do të largohet në fund të këtij edicioni. “Kush nuk do ta pranonte ofertën e Juventusit. Këtë do ta bëja me kënaqësinë më të madhe dhe jam i hapur ndaj ofertës”, - ka thënë Del Neri.

Prandelli ne Pole Positon

Sic shkruan Tuttosport Juventus - Benitez tashme eshte kryer , pra nuk ka asnje mundesi qe Rafa te arrije ne Juve .
Sipas te njejtes gazete thuhet se Juve tani shiqon me ngulm per te arritur tek Prandelli , trajneri i Fiorentinas.
Deri ne fillimin e javes qe vjen priten konkretizime .

Kjaer ose Douglas per mbrojtjen

Po pritet emri i trajnerit te rri ne Juve , dhe pastaj te filloje revolucioni.
Me nje Kanavaro te plakur , poashtu dhe Legrotagglie bjankoneret po mudohen qe te gjejne nje mbrojtes te forte qendror . Kjaeri i Palermos dhe Douglas i Twentes jane emrat me te perfolur . Perpasi ka danezi pasi qe ky ka eksperiene 2 vjecare ne Serie A , si dhe mund tv behet pjese e ndonje kembimi me Amaurin apo G20 .

Liverpool ofron Aquilainin për Iaquintan


Skuadra e madhe angleze Liverpool e ka ndërmend të ofrojë mesfushorin italian Alberto Aquilani si ndërrim për sulmuesin italian të Juventusit, Vincenzo Iaquinta, shkruajnë mediumet italiane të shtunën. Aquilani në Liverpool u transferua verën e kaluar, mirëpo ai pati probleme të mëdha me lëndime në stinorin e tij të parë në Premier League. Krerët e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me të dhe synojnë ta përdorin për të përforcuar sulmin me reprezentuesin e Italisë, Iaquintan.

Camoranesi drejt River Plate

Mauro German Camoranesi (33) si duket eshte afer largimit nga Juventus . Klubi i Buenos Airesi-t River eshte opsioni me i perfolur , por dhe meksikanet e Cruz Azul jane te interesuara per sherbimet e Camos.

Pazzini i largohet Juves

Giampaolo Pazzini eshte ne shenjester te Juventusit por ai vet deklaron :
Pazzo : " Per momentin ndjehem mire ne Samp dhe nuk kam ndermend te lagohem , kemi kaluar nje sezon fantastik dhe dua ta mbyllim sa ma mire , pra kualifikimin per ne Champions " pefundon Pazzo .

Del Piero kritikon tifozët e Juventusit

Pas një paraqitje të dëshpëruar të skuadrës së tij dhe humbjes së re, kësaj radhe nga Parma, kapiteni i Juventusit Allessandro Del Piero ka njoftuar mbetjen e tij në klub, kurse ka kritikuar tifozët e klubit të tij. “Ne jemi ata që i kemi zhgënjyer tifozët tanë në këtë sezon. Ardhmëria e ime përfundimisht është te bardh e zinjtë, nuk ka asgjë të re rreth kësaj. Shumë gabime tona kanë shkaktuar frustracione dhe nervozë”, tha Del Piero. Ai më së shumti i ka kritikuar tifozët për shkak të bombave me tym në disa tribuna ku ishin të vendosur tifozët e Parmës. “Nuk është në rregull të hedhësh bomba tymi të cilat shpërthejnë në afërsi të fëmijëve, kjo është diçka që duhet të ndryshojnë”, tha Del Piero.

Shifrat: Zakeroni, më keq se Ferrara

Me humbjen e marrë kundër Parmës në “Olimpiko” të Torinos, Juventusi i ka thënë përfundimisht lamtumirë vendit të gjashtë në kampionat dhe do të duhet të marrë pjesë në fazën paraeliminatore të Ligës së Europës, për më shumë edhe falë Interit dhe Romës që kanë “anulluar” vendin që i takonte fitueses së Kupës së Italisë. Një verdikt i rëndë për skuadrën bardhezi, por edhe për trajnerin e saj të përkohshëm Alberto Zakeronin që ka arritur të bëjë më keq se paraardhësi i tij Ferrara, siç tregon mesatarja e pikëve: 1,353 ajo e teknikut aktual, kundër 1,571 të Çiros.

Dhe nëse Juventusi do të humbiste të dielën e ardhshme kundër Milanit do të barazonte rekordin negativ të 15 humbjeve në kampionat të arritur në kampionatin e largët ‘61-’62. Megjithatë Zak nuk dorëzohet: “Tekniku më i përshtatshëm për Juven e ardhshme? Unë do të merrja gjithmonë Zakeronin, duke iu referuar shembullit të Mourinjos që me të drejtë thotë se nëse një trajner mendon se është inferior ndaj një kolegu e ka shumë të vështirë t’i transmetojë siguri skuadrës. Eshtë hera e parë që më ndodh të mos përmirësoj pozicionin në renditje të një skuadre, drejtimin e së cilës e kam marrë pas fillimit të kampionatit. E ardhmja? Shpresoj që vitin e ardhshëm të drejtoj një skuadër nga fillimi”, ka thënë Zakeroni.

Calciopoli – Ancelotti dëshmon

Dëshmitari i radhës në seancat dëgjimore të gjyqit të Calciopolit ishte menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, që bëri disa spekulime sensacionale.

Seanca filloi saktë në ora 10:15, me çështje të prekura si telefonatat e kërkuara nga mbrojtja e Moggit. Ishte prokurori Giuseppe Narducci ai që goditi mbrojtjen e Moggit duke thënë se këto thirrje nuk është dashur të kërkohen tani, por para dy tri vitesh, kur ato ishin aktuale. Narducci gjithashtu kërkoi të hetohej deklarata e Moggit në emisionin “Matrix”, ku foli për aferën me SIM kartelat zvicerane.

Kulmi i ditës ishte ardhja e Ancelotti në gjykatë. Në momentin kur Ancelotti hyri në gjykatë, ishte krijuar një rrëmujë nga gazetarët fare pranë dhomës 216 ku dhe zhvillohej seanca. Në ndërkohë, rrëmuja u spastrua dhe në pyetje u mor Carlo Ancelotti, që reflektoi më shumë në sezonin 2004-2005.

“Çudia ime ishte në atë se si Milani u prek nga ky rast. Sa për Moggin, unë kurrë nuk e kam parë atë në zhveshtoren e gjyqtarëve kur Milani luajti ndaj Juventusit, sepse nuk kam qenë aty. Por, Gennaro Gattuso më tha se ai e kishte parë Moggin në zhveshtoren e arbitrave, pas ndeshjes Milan-Juventus”, tha Ancelotti duke iu referuar ndeshjes së fituar të Juventusit prej 1-0 në San Siro, me ç’rast Bianconerët morën titullin. Arbitër kryesor në atë takim ishte Pierluigi Collina.

Nga ana tjetër hetimi i pavarur i FIGC-së (Federatës Italiane të Futbollit) pritet të shtyhet për shkak të mungesës së edhe 84 telefonatave që duhet të transkriptohen. Hetimi pritet të fillojë më 18 qershor.

Juve dhe Arsenal negociojnë për Buffon

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, edhe një herë është lidhur me një largim nga ekipi italian dhe transferim te Arsenal.

Tuttosport shkruan se Juve dëshiron ta shndërrojë në para numrin një të kombëtares së Italisë dhe ka filluar negociatat me Arsenalin për një kalim të tij në Londër.

Problem për momentin është shqetësimi që ka menaxheri Arsene Wenger rreth problemeve të Buffon me shpinën ndërsa edhe italiani shpreson për një pagë më të lartë.

Buffon është lidhur edhe me një transferim në Manchester City dhe Bayern Munich.

Benitez te Juve? Marrëveshje e vdekur!

Sipas disa raporteve rreth e përqark Italisë, Juventusi është dorëzuar përfundimisht në luftë për të transferuar menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez.

Sky Sport Italia pohon se marrëveshja e arritur është e vdekur, ndërsa e përditshmja sportive torineze Tuttosport shkruan se pas një mbledhje të bordit të Juves, është vendosur që të gjendet një alternativë në vend të Benitezit.

Disa spekulime thoshin se Juventusi është gati të joshë Arsene Wengerin e Arsenalit, sidoqoftë, pak është e mundshme që francezi të kalojë në Olimpico të Torinos, pasi që ka filluar të përgatisë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Juventusi kërkon Scudetton e vitit 2006

Klubi i Juventusit edhe zyrtarisht ka kërkuar që t’i kthehet Scudettoja e vitit 2006, pasi dërgoi një kërkesë në CONI (Komitetin Olimpik Italian), në FIGC (Federatën Italiane të Futbollit) dhe në Gjykatën Federale.

Juventusit iu mor Scudettoja duke iu dhënë Interit për shkak të Calciopolit dhe katër vite më vonë, pas një takimi të bordit të drejtorëve të Juventusit, është vendosur që me anë të një kërkese zyrtare, të kërkohet titulli, që sipas Bianconerëve u takon atyre.

Ky reagim i klubit nga Torino vjen disa javë pas rihapjes së gjyqit të Calciopolit, të skandalit më të madh në histori të futbollit, që ndryshe tani quhet “Calciopoli 2”.

10 maj 2010

Del Piero: E ardhmja ime, sërish bardhezi

Aleks Del Piero, pas humbjes ndaj Parmës në Torino ndalon të flasë te sjellja e tifozëve bardhezinj gjatë ndeshjes: “Është një situatë nervoze që përfshin lojtarë e tifozë së bashku, - tha kapiteni. - Shumë aksione vijnë nga nervozizmi që lind kur nuk arrin të bsh atë që do. Nuk është normale që kur ka fëmijë të lëshohen fishekzjarrë rrezikshëm. Nëse do të fitonim diçka më shumë, do të ndihmonte edhe tifozët tanë. Tani ndjejmë keqardhje, do të nisim sezonin nga faza paraeleminatore e Ligës së Europës dhe duket që e meritojmë këtë. Sezoni im i ardhshëm do të jetë sigurisht bardhezi, sepse nuk kam marrë asnjë lajm nga klubi”.

D'Amico: Shkëmbimi Ibra-Iaquinta i mundur

Zërat më të rinjë se Barcelona është në kërkim të superbomberit të Juves Vicenzo Iaquinta në një shkëmbim me Ibracadabra nuk i ka mohuar as Andrea D'Amico agjenti i dy lojtarëve. Sipas Tuttomercatoweb.com Zlatan Ibrahimovic (28) dhe Vicenzo Iaquinta (31) duke i shfrytëzuar përparësitë e Agjentit të njëjtë do të shkëmbeheshin lehtë, në një intervistë për po këtë website D'Amico tha: "Ende nuk jam takuar me drejtorët e Juves, por në futboll qdo gjë është e mundur. Zgjedhjet bëhen sipas strategjive të Merkatos, Barcelona është një vend kur të gjithë dëshirojnë të luajn, por së pari duhet të pyetet Juventus. Të shohim qdo gjë është e mundur, por po e përsëris së pari duhet të shikohet programi ambicioz i Juves së re".

Juventus kërkon zyrtarisht trofeun e 2006-ës

Juventusi ka vendosur t’u kërkojë institucioneve federale trofeun e 2006-ës, i fituar nga bardhezinjtë, por që më pas i është dhënë Interit.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Juventusit, duke komunikuar se ka dërguar një kërkesë për Coni-n (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian).

“Lëvizja sportive të bazohet dhe themelohet tek një besnikëri mes dhe ndaj të anëtarësuarve, përveçse në një barazi dhe trajtim të njëjtë”, thuhet në kërkesë.

Arsenal në bisedime për Melon

Arsenal vazhdon të jetë i interesuar në transferimin e mesfushorit të Juventusit, Felipe Melo. E përditshmja angleze The Daily Star ka shkruar të hënën se menaxheri i Topxhinjëve, Arsene Wenger, është ende i interesuar për reprezentuesin brazilian.

Melo, 26 vjeç, i kushtoi Juventusit 25 milionë euro, kur ishte blerë nga Fiorentina në verën e vitit të kaluar, mirëpo Bianconerët spekulohet se janë të gatshëm ta shesin pas dështimit për t’u adaptuar në Torino. Arsenal ishte i interesuar për Melon, para se ai t’i bashkohej Juventusit.

Mourinho te Reali, Capello në Inter, Wenger në Juve?

Mediat italiane kanë filluar të parashikojnë një ‘tërmet’ në rrafshin e afatit kalimtar veror, duke spekuluar në mënyrë sensacionale mbi lëvizjet e njerëzve më me ndikim në botën e futbollit.

Sipas La Gazzeta dello Sport, Interi thuhet se tashmë ka filluar të hedhë kontaktet e para me trajnerin e Anglisë, Fabio Capello, si alternativë për zëvendësimin e Jose Mourinhos, ndërsa ky është në rrugë për në Bernabeu, mirëpo nëse i fiton të tri titujt.

Ishte vetë Massimo Moratti ai që aludoi se e ardhmja e Mourinhos tek Interi nuk është e sigurt, duke thënë: “E ardhmja e Mourinhos? Të shohim pas ndeshjeve të fundit çfarë do të ndodhë”.

Në ndërkohë, Tuttosport po spekulon se Rafa Benitez mund të qëndrojë në Anfield, kurse po e njëjta gazetë shkruan se Arsene Wenger është tani opsioni numër një në Olimpico të Torinos. Nga ana tjetër kandidatë të fortë janë dhe Cesare Prandelli i Forentinas dhe Luigi Del Neri i Sampdorias.

Di Maria kushton 40 milionë euro

Sipas mediave portugeze marrëveshja e përfolur e arritur mes zyrtarëve të Benficas dhe atyre të Real Madridit për Angel Di Marian, në fakt ende nuk është arritur.

Benfica nuk është aspak e interesuar të shesë yllin e saj për një çmim të ulët, duke kërkuar hiç më pak se 40 milionë euro për të.

Megjithatë, Real Madridi nuk dëshiron të paguajë më shumë se 34 milionë euro, duke u dhënë hapësirë skuadrave si Manchester City dhe Chelsea t’ua prishin punët Merengezëve.

Di Maria ka kaluar nëpër një formë fantastike këtë sezon, duke qenë njeriu kryesor për titullin e fituar nga Benfica në Kampionatin portugez. Përkundër konkurrencës së madhe në kombëtaren argjentinase, Di Maria pritet të zë vend në të dhe pritet që të shkëlqejë në Botëror.

09 maj 2010

Del Piero: Nuk ka nevojë të protestohet

Përderisa Juventusi po vazhdon me humbjet e njëpasnjëshme, kapiteni legjendar Alessandro Del Piero ka përmendur incidentet para fillimit të takimit, duke thënë se të tilla gjëra nuk është dashur të ndodhin.

“Ka shumë tension tani për tani. Kjo është për shkak të pakënaqësisë me paraqitjet tona, të cilat kuptohet se nuk janë pritur mirë nga tifozët”.

“Është normale kur nuk arrini atë që është pritur, njerëzit të ndjehen të zhgënjyer. Megjithatë, nuk është normale kur hidhen mjete piroteknike në prani të fëmijëve”, ka thënë Del Piero për Sky Sport pas ndeshjes.

Ibra te Juve? Jo e pamundur!

Agjenti i sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka mirëpritur spekulimet se Ibra mund të rikthehet te Juventusi, duke thënë se asgjë nuk është e pamundshme.

Ibrahimovic u largua drejt Interit në vitin 2006 për shkak të Calciopolit, ndërsa kaloi te Barcelona nga Interi në një transferim marramendës. Ibra nuk ka qenë në formën më të mirë, duke marrë kritika nga të gjitha anët, që është tani shkak për spekulimet më të reja para merkatos verore.

“Është normale që Juventusi dëshiron emra të mëdhenj për të ringjallur klubin, dhe Zlatan Ibrahimovic është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”.

“Për mua, asgjë nuk është e pamundshme në jetë. Nëse jo asgjë, këtë rikthim do të doja ta shndërroja nga të pamundshëm në të mundshëm”.

“Përkundër asaj se të gjithë flasin, Ibras i pëlqen Barcelona dhe ai do të luajë atje edhe për një kohë të gjatë. Ibra kurrë nuk është detyruar të largohet. Ishte gjithmonë ai që vendosi se kur dhe ku të largohet, apo kur të rinovohet kontrata. Kështu që, në pyetjen se kur do të largohet, më mirë pyeteni atë, sepse ai do ta zgjidh këtë dilemë”, deklaroi Mino Raiola për Tuttosport.

Pësojnë Milan dhe Juventus

Milani dhe Juventusi kanë pësuar disfata në xhiron e 37-të të Serie A, disfata të cilat mund të ndikojnë shumë në renditjen përfundimtare të këtyre dy skuadrave.

Një top të mirë të Fatic e pranoi Giuseppe Sculli që konvertoi pasimin në gol (57’), për fitoren minimale të gjenovasve.

Sezoni katastrofal i Juventusit është duke u plotësuar edhe me humbjen e 14-të, kësaj radhe ndaj Parmës në Olimpico të Torinos.

Del Piero fillimisht kaloi në epërsi Juventusin pas 16 minutash lojë. Vetëm pas katër minutash lojë David Lanzafame barazoi rezultatin. Hernan Crespo asistoi Lanzafame që shënoi golin e dytë të Parmës në këtë sfidë (40’).

Fitoren e madhe të parmanëve e vulosi Biabiany në minutën e 84. Ndërkohë që Vicenzo Iaquanta vetëm sa e ngushtoi epërsinë në 2-3 në minutat shtesë.

Me këto disfata, Milani rrezikon pozitën e tretë në tabelë që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve, ndërsa Juventusi mund të luajë në Europa League.

08 maj 2010

Juventus - Parma

Me 09-05-2010 me fillim nga ora 15:00, ne stadiumin Olimpik te Torinos takohen Juventus - Parma ne kuader te Javes 37-te..
Trejneri ne largim Alberto Zakeroni per kete takim ka ftuar keta futbollist:

1 Buffon, 13 Manninger, 41 Pinsoglio.
2 Caceres, 3 Chiellini, 5 Cannavaro, 6 Grosso, 29 De Ceglie, 33 Legrottaglie.
4 Felipe Melo, 8 Marchisio, 16 Camoranesi, 18 Poulsen, 26 Candreva, 28 Diego, 39 Marrone.
9 Iaquinta, 10 Del Piero, 11 Amauri, 17 Trezeguet.

Ibrahimovic në Juventus?

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është emri më i ri që po lakohet nëpër mediumet spanjolle dhe italiane për një rikthim te Juventusi, skuadër të cilën e la më 2006 pas skandalit të Calciopolit.

Sipas Tuttosport, presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është i gatshëm të nisë bisedimet me Joan Laportan, i cili sipas spekulimeve dëshiron t’i krijojë hapësirë David Villës, duke e larguar Ibrahimovicin, gjë të cilën e mohoi agjenti i Ibras ditë më parë.

Transferimi i Ibrahimovicit nuk do të jetë aspak i lehtë edhe pse Agnelli është i gatshëm të shpenzojë rreth 35-40 milionë euro për suedezin. Kjo për shkak se Laporta e transferoi Ibran për 45 milionë euro plus Samuel Eto’on dhe nuk duket të jetë i gatshëm ta lejojë atë të kalojë për pak para te Juve.

Për më shumë, paga vjetore e Ibras prej 12 milionë euro është një problem shtesë për Juventusin, pasi që Bianconerët nuk kanë mjete për të paguar një lojtar me çmim të tillë.

David Villa te Barcelona, Ibrahimovic rikthehet te Juventusi

Në Itali thonë se Ibrahimoviçi e ka marrë tashmë rrugën e rikthimit në klubin bardhezi, Juventus. Aventura e suedezit duket se ka përfunduar te Barcelona, e cila investoi shumë marramendëse sezonin e shkuar, rreth 66 milionë euro, për ta marrë nga Interi. Por, problemet që ka hasur Ibra në Katalonjë, mospërshtatja dhe efikasiteti i ulët në skuadrën e Guardiolës, e ka nxjerrë atë shpejt në ankand. Pjesë e të cilit duket se është bërë Juventusi, klubi ku ka luajtur suedezi në vitet 2004-2006, madje është gati të paguajë 40 milionë euro. Gazeta italiane “Tuttosport” ka pasqyruar gjendjen e rëndë sportive, por edhe shpirtërore, që po kalon Zlatan Ibrahimoviç në Barcelonë dhe publikon mundësinë që suedezi të kthehet te Juventusi. Sipas gazetes, Andre Agnelli ka në mendje për t’ia kërkuar Barcelonës suedezin, në këmbim të një shume që mund të jetë rreth 35 apo 40 milionë euro. Sipas “Tuttosport”, Ibrahimoviç, në fakt nuk është i mirëpritur në ish-ekipin e tij, pasi fansat bardhezinj kanë mbetur të zemëruar me qëndrimin e tij ndaj Juventusit, kur ran ë Seria A, pas “Calciopolit”. Në Itali theksojnë se nënshkrimin i David Villa me Barcelonën e bën të tepërt Ibrahimovicin, i cili duhet të gjejë një skuadër tjetër. “Marca” shton se tashmë Juventusi ka trokitur në dyert e Barcelonës, për ta rikthyer në kampin bardhezi Ibran.

Deschamps hap derën e rikthimit në Juve

Menaxheri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, e ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në Juventus.

Deschamps udhëhoqi Juventusin në vitin 2006 në rikthimin nga Serie B në Serie A, dhe u largua pas një përplasje me bordin e klubit.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por për momentin e shoh veten mirë te Marseille dhe synoj të mbetem këtu. Benitez do të ishte një zgjidhje e mirë për Zonjën e Vjetër, si edhe Ranieri dhe edhe unë do të isha”, ka thënë Deschamps.

07 maj 2010

Kjaer planifikon qëndrim

Qendërmbrojtësi i Palermos, Simon Kjaer ka thënë se do të mbetet në klub, nëse kualifikohen për në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi danez spekulohet se kërkohet nga Manchester United dhe Juventus, por ai është i gatshëm të qëndrojë në Sicili, nëse ekipi arrin të sigurojë pjesëmarrjen në garën elite të futbollit ndërkombëtar.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe nëse e arrij këtë objektiv, atëherë nuk kam arsye të largohem. Kam edhe tri vjet në kontratën time dhe për momentin mendoj vetëm për Palermon”, tha Kjaer për mediet italiane.

Trezege, këtë herë drejt lamtumirës

Nuk ka dy pa tre. Po nëse David Trezege në fund nuk do të largohej edhe këtë herë? Sigurisht, është e vështirë, por nëse pas Kapelos do të ishte një trajner si Rafa Benitez që do ta merrte në telefon për ta bindur për të qëndruar edhe një vit tjetër, atëherë do të ishte një problem për Juven, që për shitjen e Davidit, po punon prej kohësh.

Menaxheri i lojtarit, Antonio Kaliendo, ka kujtuar se për të arritur një marrëveshje të dyja palët duhet të jenë dakord, dhe mbi të gjitha pa harruar se Trezege pavarësisht sezonit jo të mirë të skuadrës dhe dëmtimeve të shumta që ka patur, mbetet gjithmonë golashënuesi më i mirë i Juventusit me 10 gola si Del Piero.