26 shkurt 2010

Arsenali fiton 35.2 milionë dollarë

Ekipi i Arsenalit ka bërë të ditur se ka nxjerrë përfitim prej 35.2 milionë funtesh dhe ulje të dukshme të borxhit në gjashtë muajt e fundit.
Raporti gjysmëvjetor i Arsenalit ka treguar se borxhi prej 332.8 milionë funtesh është zvogëluar në 203.6 milionë, respektivisht për 129,2 milionë funte më pak.
Rezultatet e tilla pozitive në masë më të madhe janë falë shitjes së 261 apartamenteve në Highbury Square, ish-fushën e klubit në Londrën Veriore. Edhe Arsene Wenger do të ketë një shumë të theksuar të parave për të investuar në ekip.
“Si do ta shfrytëzojmë këtë teprisë të mjeteve ende nuk është vendosur, por krahas investimeve në klub, do të shihet edhe mundësia për të investuar projekte të klubit si dhe në infrastrukturë në Emirates”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Peter Hill Wood.

Gerrard: Mund ta fitojmë Ligën e Evropës

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka riafirmuar ambicien e tij për të fituar Ligën e Evropës.
Të kuqtë do të vazhdojnë më tej garën në Europa League pas fitores së mbrëmshme ndaj Unirea.
“Çdo garë është shumë e rëndësishme për këtë klub futbolli, veçanërisht kur jeni jashtë turneve tjera. Ky është shansi ynë i fundit për të fituar medalje dhe do të jetë tmerr nëse nuk arrijmë në finale për fansat të cilat na kanë përkrahur këtë sezon”, ka thënë Gerrard.

Messi jashtë tre më të mirëve sipas Ronaldos

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka mohuar kualitetet e rivalit të tij të Barcelonës, Lionel Messi.
Ish-lojtari i Manchester United, nuk e vlerëson Lojtarin më të Mirë të Vitit në mesin e top tre lojtarëve favorit të tij.
“Kaka, Rooney dhe Drogba janë lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Ronaldo për Corriere dello Sport.
I pyetur për kryesimin e Barcelonës, Ronaldo ka shtuar: “Barcelona duhet të vijë dhe të luajë në Bernabeu, dhe ne jemi të bindur se do t’i ndalojmë”

Pique arrin marrëveshje të re me Barcelonën

Mbrojtësi Gerard Pique ka arritur pajtim me drejtuesit e Barcelonës rreth marrëveshjes së tij të re.
Marca shkruan se ish-lojtari i Manchester United është lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2015.
Marrëveshja e kaluar e Pique ishte deri në vitin 2012 dhe vazhdimi trevjeçar i saj ka përfshirë edhe rritje të klauzulës blerëse, që thuhet të jetë afro 100 milionë euro.

City humb Adebayor për katër ndeshje

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor është suspenduar për katër ndeshje pas kartonit të kuq të marrë kundër Stoke Cityt.
Manchester City ka pranuar kartonin e kuq dhe nuk është ankuar, për të tentuar të zvogëlojë numrin e ndeshjeve të suspenduara.
Adebayor u dërgua jashtë loje pasi goditi në fytyrë lojtarin e Stoke, Ryan Shawcross, gjatë ndeshjes së Kupës FA gjatë të mërkurës.
Dhe City ka vendosur të pranojë suspendimin prej katër ndeshjeve, në vend se të rrezikojë edhe me një ndeshje të pestë, nëse kërkesa e tyre do të ishte e pavlerë

Tevez i gatshëm për Chelsean

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, do të jetë në Londër për takimin e nesërm në Ligës Premier kundër Chelseat.
Daily Mail shkruan se Tevez ka fluturuar në Angli nga Argjentina, pasi vizitoi gruan e tij pas lindjes së parakohshme të vajzës së tyre të dytë.
Sulmuesi i Manchester Cityt, ka qenë për 10 ditë larg klubit të tij, por është duke synuar të rikthehet ndaj Chelseat.
“Kur keni një rast familjar, futbollin e vendosni në rend të dytë. Unë kam qenë në spital pesë herë në ditë për ta ushqyer vajzën e vogël. Vetëm vija dhe shkoja, nuk mund të shikoja futboll”, ka thënë Tevez.

Benitez lavdëron Babel

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka qenë i ngazëllyer me paraqitjen dhe golin e shënuar nga Ryan Babel në fitoren e mbrëmshme ndaj Unirea.
Babel tha para fitores në Europa League se ai ka pasur biseda me Benitez rreth rolit të tij.
“Ryan është duke punuar shumë dhe ia ka dalë mirë në stërvitje, andaj kjo është mënyra se si duhet të jenë lojtarët nëse dëshirojnë të luajnë. Ata do të kenë më shumë opsione dhe ai po ia del mirë dhe mund të luajë më shumë ndeshje”, ka thënë Benitez.

25 shkurt 2010

UEFA Europa League - Rezultatet

1/16 E FINALES
18.02.2010 - 25.02.2010


Rubin Kazan - Hapoel Tel-Aviv 3-0 0-0
Villarreal - Wolfsburg 2-2 1-4
Athletic Bilbao - Anderlecht 1-1 0-4
Hamburger - PSV Eindhoven 1-0 2-3
Kobenhavn - Marseille 1-3 1-3
Hertha Berlin - Benfica 1-1 0-4
Panathinaikos - AS Roma 3-2 3-2
Standard - Salzburg 3-2 0-0
Atletico Madrid - Galatasaray 1-1 2-1
Everton - Sporting 2-1 0-3
Ajax - Juventus 1-2 0-0
Fulham - Shakhtar Donetsk 2-1 1-1
Club Brugge - Valencia 1-0 0-3
Twente - Werder Bremen 1-0 1-4
Liverpool - Unirea 1-0 3-1
Lille - Fenerbahce 2-1 1-1

1/8 E FINALES
11.03.2010 - 18.03.2010


Rubin Kazan - Wolfsburg ?:?
Hamburger - Anderlecht ?:?
Benfika - Marseille ?:?
Standard - Panatinaikos ?:?
Sporting - Atletico Madrid ?:?
Fulham - JUVENTUS ?:?
Valencia - Werder Bremen ?:?
Lille - Liverpool ?:?

Te gjitha rezultatet e Europa Leagues mund ti gjeni ne brendesin e webit zone www.grandejuve.tk

Pato nuk mohon Chelsean

Alexandre Pato refuzoi të përjashtoj ndonjë transferim të mundshëm në një të ardhme të afërt te Chelsea, që po menaxhohet nga ish trajneri i tij Carlo Ancelotti.
Pato është i pari në listën e paketës 80 milion euro të Ancelottit për verën e ardhshme. Milanit do ti mafjtonin 50 milion funta.
I pyetur se a do ta paramendonte vetën duke luajtur në Angli, Patito tha:
“ Unë e ndjek shumë futbollin anglez dhe Ancelottin, trajnerin që më solli tek Milani e që është në Angli tani tek Chelsea. Unë e dua Londrën.”
Pato ishte një fije floku pranë largimit nga Milani, por Silvio Berlusconi nuk e shiti për shkak të presionit nga tifozët.
Përkundër aludimit në një kalim te Chelsea, Pato është i aktualizuar te Milani duke pohuar se Milani do ta eliminoj Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve.
“ Në këtë pikë jam i fokusuar në Milanin. Unë jam shumë i lumtur pas dy vitesh këtu, dhe jam 100 përqindt i adoptuar me jetën këtu në Itali.”
“ Kemi një ndeshje të madhe ndaj Manchester United. Do të jetë një ndeshje e vështirë por jam i sigurtë se do ti mposhtim.” Tha Pato.

Zyrtare: Cech mungon një muaj

Chelsea ka konfirmuar se portieri numër një do të jetë jashtë aksionit për së paku një muaj për shkak ndrydhjes së muskulit.
Pas skanimeve që kanë bërë blutë e Londrës, kanë konstatuar se portieri i tyre nuk do të mund të jetë në fushat e blerta për tri ose katër javë.
Cech papritmas u rrëzua në tokë në ndeshjen me Interin në Ligën e Kampionëve meqë rast u largua nga fusha për tu zëvëndësuar nga Hilario.
Ancelotti është i bindur se Cech do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Interit, por sipas informacioneve ekskluzive nga Anglia mësojmë se Cech nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Interit në Stamford Bridge.
Zëvëndësues i Petr Cech është Hilario, që nuk ka formë konstante.

Tenerife-Real Madrid do të shfaqet edhe në teatrot

Teatrot përreth kryeqytetit të Spanjës, do të shfaqin ndeshjen ndërmjet Tenerife-Real Madrid, vetëm e vetëm që ti kënaqin tifozët e Los Blancos.
Ndeshja e së shtunës ndërmjet Tenerifes dhe Real Madridit do të shfaqet në kinemat përreth Madridit.
Sipas një raporti të bërë nga AS, tifozët madrilen do të mund të shikojnë ekipin e tyre të preferuar në 19 teatro në nivelin High Definition.
Real Madridi ka shfaqur një futboll atraktiv këtë sezon në La Liga. Kështu tifozët e Real Madridit do të mund ti shikojnë yjet e tyre të preferuar në Teatro.

Moggi: Mourinho di diçka që unë nuk di

Luciano Moggi thotë se Jose Mourinho di diçka që të tjerët nuk e dijnë pas pohimeve të portugezit dje kur tha në mënyrë indirekte se ka filluar një Calciopoli i ri në Serie A me në krye Milanin.

Mourinho pas ndeshjes me Chelsean tha:

“ Unë dëgjova çfarë ndodhi ndaj Fiorentinës dhe Milanit, por unë nuk dua të them asgjë sepse do të më suspendojnë. Italia nuk do ta ndryshoj kurrë sinqeritetin tim.” Tha Mourinho duke shkaktuar përsëri turbullirë në mediat italiane.

Moggi u përgjigj:

“ Unë mund të them se nëse ai e ka thënë atë, atëherë ai di diçka që unë nuk di rreth kësaj.”

“ Ndoshta Mourinho ndjen se Milani është favorizuar, por ju duhet ta pyesni atë se çfarë ka menduar me atë, jo mua.” Përfundoi Moggi.

Baggio: Dua ti rikthehem futbollit, Lippi duhet të fitoj Cassanon

Roberto Baggio është duke shqyrtuar mundësinë e të rikthyerit në futboll duke e sfiduar veten si trajner. Gjithashtu, ai ja ka sygjeruar Antonio Cassanon.
“ Unë si trajner? Do të ishte një sfidë dhe unë do ta shqyrtoj sepse i dua sfidat.”
“ Nga kolltuku zeja e trajnerit duket e lehtë, por kur je në stadium nuk është e njëjta gjë.”
Baggio mbështet Antonio Cassanon në rastin Il Talentino-Lippi pasi që është Lippi ai që nuk dëgjon për Cassanon.
“ Unë mendoj se Cassano ka talentin që të ndryshoj lojen nga brendësia.”
“ Natyrisht, trajnerët kanë nevojat e tyre, por ai ka gjasa nëse është e vërtetë se dyert janë të hapura për të gjithë.” Tha Baggio.

EL: Juve barazon, por kualifikohet

Juventusi ka siguruar të tetën e finales së Europa League pasi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-1 kundër Ajaxit.

Takimi i parë i zhvilluar në Amsterdam përfundoi me fitoren e Bianconerëve me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese e zhvilluar në Torino përfundoi pa gola.

Në 1/8 e finales Juventusi do ta ketë kundërshtar Fulhamin që eliminoi Shakhtar Donetskun me rezultat të përgjithshëm 3-2. /

EL: Valencia kualifkohet pas vazhdimeve

Është dashur të zhvillohen edhe vazhdimet për të vendosur se cila nga skuadrat, Valencia apo Club Brugge, do të kualifikohen në 1/8 e finales.
Takimi i parë i zhvilluar në Belgjikë kishte përfunduar me rezultat 1-0 për skuadrën vendase, ndërsa dhe koha e rregullt e takimit të zhvilluar në Mestalla përfundoi me të njëjtin rezultat prandaj u nevojitën vazhdimet për të vendosur fituesin.
Ndërsa në vazhdime, Los Che ishin më të suksesshëm pasi arritën të shënojnë edhe dy gola për të fituar me rezultat 3-0.
Në 1/8 e finales, Valencia do të ketë kundërshtar Weerder Bremenin që eliminoi Twenten.

Wolfsburg e Werder vazhdojnë në Europa League

Skuadrat gjermane Wolfsburg dhe Werder Bremen kanë shënuar fitore me rezultate identike prej 4-1, kundër Villarrealit, respektivisht Twentes, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League.
Si mysafir i Villarrealit, kampioni i Gjermanisë barazoi me rezultat 2-2, kështu që pas ndeshjes kthyese fiton me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Nga ana tjetër, Werderi u mposht në takimin e parë nga skuadra holandeze me rezultat minimal 1-0, ndërsa pas ndeshjes kthyese fiton me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Në të tetën e finales, Wolfsburgu do të përballet me Rubin Kazanin që eliminoi Hapoel Tel Avivin, ndërsa Werderi do ta ketë kundërshtar fituesin nga përballja Valencia-Brugge.

EL: Atletico eliminon Galatën

Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 si mysafir i Galatasarayt për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Europa League.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në kryeqytetin spanjoll skuadrat barazuan 1-1, ndërsa në ndeshjen kthyse të zhvilluar në kryeqytetin turk, madrilenët u treguan më të suksesshëm duke fituar 2-1, kështu që Atletico kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Sabrosa Simao shënoi golin e parë për mysafirët (63’), ndërsa tre minuta më vonë barazoi Kader Keita.
Për kualifikimin e Atleticos u kujdes sulmuesi uruguaian Diego Forlan, i cili shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt. /

EL: Liverpooli në të tetën e finales

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm prej 4-1, kundër skuadrës rumune Unirea Urziceni, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së Europa League.
Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Të Kuqve, ndërsa në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Bukuresht, Redsat fituan me rezultat 3-1.
Ishin rumunët ata që krijuan avantazh në minutën e 19-të, ndërsa njëmbëdhjetë minuta më vonë, Javier Mascherano barazoi rezultatin (30’).
Pa përfunduar pjesa e parë (41’), Ryan Babel krijoi epërsinë e parë për mysafirët, ndërsa kapiteni Steven Gerrard vendosi rezultatin përfundimtar (57’).
Në 1/8 e finales, Liverpooli do ta ketë kundërshtar skuadrën franceze Lille, e cila eliminoi Fenerbahcen.

EL: Eliminohet Roma

Roma është mposhtur edhe para tifozëve të vet nga Panathinaikosi dhe kështu është përshëndetur me ëndrrën për ta fituar Europa League.
Takimi i parë i zhvilluar në Athinë përfundoi me fitoren prej 3-2 të skuadrës greke, ndërsa edhe ndeshja kthyese e zhvilluar në Stadio Olimpico përfundoi me të njëjtin rezultat në favor të Panathinaikosit.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të John Arne Riise (12’), mirëpo deri në fund të pjesës së parë, mysafirët realizuan tri herë, me anë të Djibril Cisse (40’ dhe 45’+1) dhe Sotiris Ninis (43’).
Krejt çka bënë Giallorossët ishte një gol i shënuar nga Daniele De Rossi në pjesën e dytë (67’) për të ngushtuar epërsinë në 3-2.
Pas këtij takimi, Panathianikosi kualifikohet në 1/8 e finales së Europa League me fitore të përgjithshme prej 6-4.

Diego: Po përmirësohemi

Mesfushori i Juventusit, Diego, është i gatshëm të vazhdojë të përmirësohet me fanellën bardhezi dhe është i bindur se Zonja e Vjetër do të kualifikohet në garat e mëtutjeshme të Europa League.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë (kundër Ajaxit), por ne kemi avantazhin pas fitores (prej 2-1) në Holandë”.

“Por prapëseprapë do të jetë një ndeshje e madhe, dhe për këtë jam i sigurt, sepse Ajaxi është një skuadër shumë e mirë”.

“Ne po përmirësohemi vazhdimisht dhe besimi po rritet. Kemi fituar tri ndeshjet e fundit, prandaj mund të luajmë me qetësi”, ka thënë braziliani.

Sergio Ramos: Navas i gatshëm të luajë për Realin

Mediat spekulojnë se Real Madridi planifikon ta transferojë anësorin e Sevillas, Jesus Navas, gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Sergio Ramos mendon se bashkëlojtari i tij i dikurshëm është i gatshëm për ta bartur fanellën e Los Blancos.
“Besoj se ai është. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili po tregon se është i përgatitur të luajë këtu”.
“Ai është në nivel të njëjtë me disa nga lojtarët më të mirë në botë dhe do t’i ndihmonte shumë kësaj skuadre”, citohet spanjolli nga Marca.

Abbiati: Dinho duhet të marrë lëvdata nga kritikët

Ronaldinho meriton më shumë lëvdata dhe më shumë vlerësim për atë që bën te Milani- thotë portieri i Rossonerëve, Christian Abbiati.
Abbiati dhe Dinho ishin lojtarët kryesorë fitoren prej 2-1 kundër Fiorentinas, me ç’rast Milani u ngrit në pozitën e dytë në tabelë dhe u rihap gara për titullin e Serie A.
“Unë do ta kisha vendosur Ronaldinhon në të gjitha faqet e para. Jam i lumtur për fitoren, sepse ishte e rëndësishme të merrnim maksimumin nga ajo ndeshje, edhe pse vuajtëm”, ka thënë Abbiati.

Makelele do t’i japë fund karrierës

Mesfushori i PSG, Claude Makelele, ka deklaruar se në fund të këtij sezoni do t’i japë fund karrierës si futbollist aktiv.
“Ky është vërtet sezoni im i fundit”, ka thënë 37-vjeçari duke e lënë të haur mundësinë për të ndërruar mendje.
Makelele u transferua te PSG në vitin 2008, pas pesë sezoneve të suksesshme me Chelsean.
Gjatë qëndrimit në Angli, francezi ka fituar dy tituj të Ligës Premier, dy trofe të League Cup dhe një të FA Cup.
Gjatë karrierës së tij, Makelele ka fituar edhe tituj të Ligës franceze dhe asaj spanjolle, ndërsa në vitin 2002 ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Torres nuk është titullar kundër Unireas

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka bërë të ditur se Fernando Torres nuk do të fillojë nga minuta e parë në ndeshjen kthyese të Europa League kundër Unirea Urzicenit.
“Ai ende nuk është i gatshëm. Ai ka nevojë për kondicion loje dhe duhet të luajë dhe të stërvitet, dhe do të shohim më vonë se si do të përshtatet”.
“Ai ka bërë punë të mirë me ftiziatrit dhe trajnerin e fitnesit. Ai është vërtet e lumtur”.
“Duhet të kemi kujdes sepse ka kaluar kohë e gjatë. Nuk guxojmë t’i shkaktojmë shumë presion, sepse mund ta humbim (sërish) pa pasur nevojë”, ka thënë trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.
Në fund Benitez e ka bërë të qartë se Torres nuk do të luajë nga fillimi, por mund të inkuadrohet nga banka rezervë

Jol: Mund ta mposhtim Juventusin

Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, thotë se skuadra e tij mund ta përmbysë avantazhin prej 2-1 të Juventusit në ndeshjen kthyese të Europa League, e cila zhvillohet të enjten mbrëma në Torino.

“Ne gjithmonë kemi besim, se përndryshe do të kishim qëndruar në shtëpi”.

“Juve padyshim se do ta ketë avantazhin dhe do të jetë vështirë për të shënuar dy gola, por unë do t’i mbaj lojtarët të motivuar, sepse kjo skuadër mund ta bëjë këtë”, ka thënë Jol për tuttomercatoweb.

Reali dëshiron Jesus Navas

Anësori i djathtë i Sevillas, Jesus Navas, është emri i fundit që lidhet me një kalim në Real Madrid.
Spanjolli është edhe një produkt i shkëlqyeshëm i shkollës së të rinjve të Sevillas dhe ka qenë në një formë impresive gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa paraqitjet e tij nuk kanë kaluar të pavërejtura as nga përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës, Vicente del Bosque.
Por paraqitjet e mira kanë tërhequr edhe vëmendjen e disa klubeve, dhe spekulimet e fundit në mediat spanjolle thonë për të është i interesuar Real Madrid. Marca shkruan se Jesus Navas është pjesë e dëshirave të Realit për të përforcuar krahun, pas fundit të sezonit.
Emri më i madh është Frank Ribery nga Bayern Munich, por francezi ende nuk dihet nëse do të largohet nga klubi gjerman në fund të sezonit dhe për të ka një varg klubesh tjera të interesuara./

Higuain: Barca dhe Messi, më të mirët në botë

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se bashkëkombësi i tij, Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë dhe se Barcelona është e para si skuadër.
“Njerëzve u pëlqen ai që u pëlqen, mirëpo për mua Messi është më i miri në botë”.
“Ai e ka fituar Topin e Artë dhe çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, dhe tash për tash është më i miri në botë”.
“Edhe pse Madridi është skuadra më e mirë në histori, aktualisht Barcelona është skuadra më e mirë në botë. (Edhe pse) e kam të vështirë që ta them këtë”, ka thënë argjentinasi për AS.

Huntelaar: Tani nuk kam të ndalur

Sulmuesi i Milanit Klaas Jan Huntelaar ishte plotë buzëqeshje pasi që shënoi dhe një gol tjetër krucial për Rosonerët në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës në Serie A.
Goli i Huntelaar ishte vendimtar për rosonerët pas një passimi maestral të Ronaldinhos. Kjo fitore Milanin e ka shpjerë shumë afër Interit, vetëm katër pikë.
“ Jam i lumtur për golin tim, por edhe për pikët që nxorri ekipi.”
“ Unë kam arritur te goli i gjashtë, dhe nuk do të kem të ndalur.”
Huntelaar do të shpresoj që të luaj në ndeshjen me Atalantën, kur këta të fundit e vizitojnë San Siron të dielën pasdite.

Kalou: Ose penalti, ose karton i verdhë për simulim

Sulmuesi i Chelseat Salomon Kalou mendon se është dashur të akordohet ose penalti ose të ndëshkohej me karton të verdhë për simulim, pas rrëzimit në një duel me Samuelin fare pranë portës së Interit.
Ekipet u ndanë 2-1 në Meazza, dhe një analizë më e zgjeruar e këtij takimi do të vjen sot në mënyrë ekskluzive.
Kalou insiston se arbitri dështoi të kryej punën e tij, pasi që ai është dashur të merrte ndonjë vendim.
“ Ishte penalti dhe arbitri nuk e akordoi. Skemi çfarë të bëjmë më tepër rreth kësaj.’
“ Unë e ndjeva Samuelin kur ma preku këmbën time të djathtë por gjyqtari më tha se unë nuk e pata topin në kontroll kur ai pati kontakt në mua.”
“ Por unë isha gati të godas, dhe ai më preku kështu që është një penalti, ose një simulim.”
“ Sidoqoftë, është një ndjenjë e mirë të kesh një gol si mysafir.”
“ Tani duhet të pundojmë që të shënojmë në Bridge dhe të mos pranojmë.”
“ Jose Mourinho e ka ditur se ne do të atakojmë dhe do ta mbajmë topin dhe prandaj ata shënuan në momentet kyçe dhe kjo bëri diferencën. Ne e ditëm se mund të kontrollojmë lojën, por e kemi ditur se ata do të mund të shpërthejnë ashtu siç ndodhi.” Përfundoi Kalou.

Petr Cech, ne dyshim ne ndeshjen e kthimit

Prania e Petr Cech ne ndeshjen e kthimit kunder Inter eshte ne dyshim. Portieri i Chelsea eshte demtuar vete pas nje ore loje dhe thote se ka nje problem muskulor ne pulpe.
Nderkohe, traineri Carlo Anceloti, i cili ka perjashtuar nje perfshirje te ligamenteve te gjurit, ka vendosur qe para se te beje parashikime mbi kohen e rekuperimit te prese ekzaminimet mjekesore.
Ne rast deshtimi, do te jete portugezi Hilario, i cili u fut ne momentet e fundit te mbremjes se djeshme, qe do te luaje si titullar.

Kapelo paralajmeron: Kujdes jeten private

Trajneri italian i kombetares angleze, Fabio Kapelo deklaroi se lojtaret angleze duhet ta kene te qarte se jeta e tyre jashte fushave te blerta do te luaje nje rol kyc per arritjen e objektivit ne Kupen e Botes Afrike 2010.
“Lojtaret duhet te kuptojne ate cfare une kerkoj, nese duan te behen pjese e kombetares. Do te jete mjaft e rendesishme sepse ne kerkojme te ndertojme nje grup kompakt dhe qe te arrihet kjo kerkohet harmoni si jashte, ashtu edhe brenda fushes”, tha Kapelo.
Deklarata e Kapelos erdhi pas dy skandaleve ne jetet private te Xhon Territ dhe Ashli Kole cka i kushtoi edhe shiritin e kapitenit te kombetares mbrojtesit te qendres.

UEFA, Platini: Masa te rrepta kunder korrupsionit

“Kam premtuar masa te rrepta dhe radikale kunder te korruptuarve ose atyre qe trukojne ndeshje”.
Keshtu eshte shprehur presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i cili ka mirepritur vendimet e komisionit disiplinor te kontrollit ne lidhje me tre arbitra.
“UEFA vazhdon te theksoje se nuk do te kete tolerance kunder te korruptuarve dhe faktet e fundit e tregojne kete”, lexohet ne faqen online te federates.

Hunt zgjat kontraten me Werder Bremen

Werder Bremen ka zgjatur kontraten qe skadonte ne qershor, me Aaron Hunt, 23 vjec, edhe per kater sezone te tjere.
“Gjithcka eshte vendosur, nuk mbetet gje tjeter vetem firmosja”, shpjegon Hunt, kontrata e te cilit do te skadoje deri ne 30 qershor 2014.
Hunt eshte nje nga shpresat me te medha te futbollit gjerman.
Ka luajtur ndeshjen e tij te pare ne Bundeslige ne moshen 18 vjecare dhe ka zhvilluar gjithsej 99 takime.

Ronaldo: Dua te hyj ne historine e futbollit

“Dua te jem pjese e historise se futbollit. Kur te kem mbaruar karieren dua te kem fituar sa me shume tituj, si me klubin tim ashtu edhe me Portugaline”.

Keshtu shprehet Cristiano Ronaldo, i cili pasi ka fituar nje top te arte, nje Champions dhe nje Nderkontinentale, ndihet i sigurt ne vetevete.

“Cili eshte titulli qe me pelqen te fitoj me shume? Ai personal, me shume se sa ai i klubit”, ka deklaruar lojtari 25 vjecar..

“Lojtaret qe me pelqejne me shume jane Kaka, Rooney dhe Drogba. Kurse une nuk jam vetem nje lojtar, jam nje argetues, nje njeri i spektaklit”, ka shtuar sulmuesi i Real Madrid, gjate prezantimit te nje modeli te ri atletesh “Nike”.

Kuzhe kthen Lalen e Beqajn ne Kombetare

Josip Kuzhe beri publike listen me 21 futbollistet qe do te kete ne dispozicion per miqesoren e 3 marsit ne “Qemal Stafa”, ku Shqiperia do te luaje me Irlanden e Veriut.

Rikthimi ne skuader i kapitenit Altin Lala dhe i portierit Arjan Beqaj jane lajmet me pozitive per Kombetaren ne kete ndeshje pergatitore, ne kuader te Euro 2012.

Mesfushori i Hanoverit ne Bundesligen gjermane sapo eshte rehabilituar nga nje demtim muskulor dhe ai eshte i gatshem te marre vendin ne qender te mesit te fushes. Ndeshja e fundit e Lales me fanellen e perfaqesueses ka qene ajo e 28 marsit 2009, kur Shqiperia humbi 1-0 ne “Qemal Stafa” perballe Hungarise. 34-vjeçari ka qene i pranishem me skuadren edhe ne sfiden e luajtur kater dite me vone ne Danimarke, por nuk u aktivizua per shkak demtimi.

Pas 11 muajve mungese, kavajasi do te marre shiritin e kapitenit ne ekipin kuqezi, qe perkohesisht ishte mbajtur nga fantazisti Ervin Skela. Nje rikthim i rendesishem eshte edhe ai i Arjan Beqajt. Per here te fundit, portieri ka qene i grumbulluar ne Kombetare ne mars te vitit 2009, per sfiden me Hungarine: megjithate ai nuk arriti te luante, per shkak te nje demtimi shume te rende ne shpatull, vetem pak ore perpara takimit. Ndeshja e fundit e “gardianit” me Shqiperine ka qene barazimi historik 0-0 i 15 tetorit 2008 ne Braga, perballe Portugalise se yjeve, si Kristiano Ronaldo e Deko.

Trajneri Kuzhe ka konfirmuar se i cileson te dy keta futbolliste te rendesishem per edicionin e ardhshem eliminator. Eksperienca e madhe dhe klasi i tyre i larte, pavaresisht moshes, do ta ndihmojne skuadren ne Grupin D eliminator.

Ne miqesoren e se merkures se ardhshme do te regjistrohet edhe nje debutim i rendesishem ne radhet kuqezi. Behet fjale per mbrojtesin e skuadres se Bundesliges, Bokumit, Mergim Mavraj. Dy vjet pasi u pajis me pasaporte shqiptare, me ne fund 24-vjeçari eshte bindur qe te perfaqesoje Kombetaren tone ne arenen nderkombetare. Ai cilesohet si nje element shume i rendesishem per repartin difensiv: deri me tani, ne qender te mbrojtjes jane “sakrifikuar” Lorik Cana dhe Debatik Curri, dy lojtare qe mund t’i sherbejne me shume skuadres ne mesin e fushes.

Per sa i takon pjeses tjeter te kontingjentit, drejtuesi kroat i stolit ka ruajtur me fanatizem te njejtin grup lojtaresh, me te cilet ka punuar deri me tani. Ne porte mungon Samir Ujkani, i demtuar, ndersa numri 12 do te jete Isli Hidi. Ne mbrojtje jane grumbulluar Cana, Dallku, Vangjeli, Agolli e Lila, nderkohe qe nuk ka pasur hapesira per vlonjatin Franc Veliu. Ne mesfushe, te rinjte Hyka, Vila, Lika, Muzaka i jane shtuar boshtit te perbere nga Lala, Curri, Bulku, Duro e Skela. Ne sulm, Bogdani, Salihi, Kapllani e Bakaj do te luftojne per nje fanelle titullari. Dy te paret jane te preferuarit e Kuzhe, por ata duhet te bejne llogarite me formen e shkelqyer qe po perjeton Kapllani te Tus Koblenci ne Bundesligen 2 gjermane.

Capello i mbyll derën e kombëtares Owenit

Trajneri i kombëtares angleze këmbëngul se nuk mund ta përfshijë Michael Owenin në listën e skuadrës që do të marrë me vete në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, nëse ai nuk luan rregullisht me Manchwesterin Unitedin.Italiani i stolit të “3 luanëve” gjithmonë ka ngulur këmbë se vetëm ata lojtarë që aktivizohen çdo javë me klubet përkatëse, do të jenë pjesë e skuadrës prej 23 futbollistësh me të cilën Anglia do të kërkojë të fitojë Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në muajin qershor.“A jam në presion për të grumbulluar lojtarë të caktuar? Shumë njerëz duan që unë të thërras Owenin në skuadër. Ai është golashënuesi më i mirë anglez i brezit të tij, por nëse nuk luan në mënyrë të rregullt, nuk mund ta marr”, u shpreh Capello për “La Gazzetta dello Sport”.

Mehmeti shënoi, por humbi Malmo

Futbollisti Agon Mehmeti megjithëse shënoi gol në miqësore për Malmon, ajo nuk ia doli të nxjerrë rezultat pozitiv. Skuadra e Malmos pësoi humbje nga skuadra e Elfsborgut me rezultat 3:1. Mehmeti dëshmoi lojë solide kundër skuadrës së Elfsborgut, me të cilën luan shqiptari nga Kosova, Emir Bajrami. Skuadra e Bajramit, Elfsborgu, u dëshmua më e përgatitur dhe si rrjedhojë e kësaj edhe e fituan ndeshjen. Tri golat për Elfsborgun i shënoi futbollisti Keene (9’, 50’ e 80’), ndërsa për Malmon realizoi Mehmeti në minutën e 43-të të takimit. Te dyja skuadrat dhanë lojë të mirë dhe janë mjaft mirë të përgatitura për fillimin e kampionatit të ri.

Prishtina humbi nga Mornari

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina, pësoi humbje në ndeshjen miqësore me rezultat 2:1 nga skuadra e Mornarit të Tivarit. Ballafaqimi është zhvilluar në Ulqin të Malit të Zi në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Futbollistët e Prishtinës dëshmuan lojë mjaft të mirë, por pësuan humbjen në pjesën e dytë të takimit. Golin për Prishtinën e ka shënuar futbollistit Astrit Fazliu në minutën e 30 të pjesës së parë. “Ka qenë ndeshje mjaft e mirë, testuam forcat tona përballë skuadrës malazeze. Pësuam humbje në pjesën e dytë me aktivizimin e përbërjes së dytë të skuadrës”, tha Fazliu. Prishtina ndeshjen e fundit miqësore do të zhvillojë të shtunën kundër Vllaznisë së Shkodrës.

Te ftuarit e Zakeronit per takimin: Juventus - Ajax

3 Chiellini
4 Felipe Melo
5 Cannavaro
8 Marchisio
10 Del Piero
11 Amauri
13 Manninger
15 Zebina
16 Camoranesi
17 Trezeguet
21 Grygera
22 Sissoko
26 Candreva
27 Paolucci
28 Diego
29 De Ceglie
33 Legrottaglie
39 Marrone
40 Immobile
41 Pinsoglio

Ne Listen e Zakeronit mungojne te lenduarit: Buffon, Caseres, Salihamidzic (i suspenduar me karton te kuq), Iaquinta dhe Giovinko.

Juventus ka nje epersi te madhe nga takimi i pare ne Amsterdam Arena kur shenoj Fitore me dy golat e Amaurit, rezultati i par ishte 2-1 ne favor te Skuadres Tone..

Takimi fillon ne ora 21 dhe mund ta percillni ne Radio Televizionin Shqiptar (TVSH)

Wayne Bridge largohet nga Kombetarja Angleze

Mbrojtësi i Manchester Cityt Wayne Bridge ka marrë sot vendimin për largim nga kombëtarja e Anglisë, pas skandalit John Terry.
Bridge ka publikuar një deklaratë rreth kësaj çështje.
“ Unë kam menduar shumë gjatë për këtë vendim dhe pozitën time në kombëtaren angleze, pas raporteve dhe ngjarjeve të javëve të kaluara.”
“ Me plot keqardhje e them se unë duhet të largohem nga ekipi për shkak të së mirës së vendit. Unë nuk do të luaj në kampionatin botëror.”
“ Unë kam informuar dhe menaxhmentin për këtë vendim. Unë i dëshiroj kombëtares çdo të mirë në Afrikën e Jugut.” Përfundon komunikata.
Fabio Capello tani ka probleme të mëdha. Rio Ferdinand është i lënduar, Ashley Cole është për një kohë më të gjatë i lënduar dhe tani do të ekzistoj një dilemë në krahun e majtë të mbrojtjes së tre luanëve.

Ancelotti: Humbja nuk është rezultat aq i keq

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se rezultati i ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Interit nuk do të jetë pengesë e madhe për t’u tejkaluar.
Interi do të udhëtojë në Stamford Bridge pas dy javësh me një avantazh prej 2-1, por Ancelotti ka parë shumë gjëra pozitive në ndeshjen e mbrëmshme, për të qenë i sigurt për ndeshjen e kthimit.
“Mendoj se nga ajo që pamë sonte, kemi shanse për ta përmbysur. Mendoj se luajtëm mirë. Largohemi pa rezultat pozitiv, por jo edhe me një rezultat të keq. Do të luajmë të sulmojmë dhe të fitojmë ndeshjen e dytë, ashtu siç tentuam në këtë ndeshje. U përpoqëm të sulmojmë dhe të shënojmë që nga minuta e parë deri te ajo e fundit”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.

Nesta: Abbiati ishte më meritoi për fitoren

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Christian Abbiati pas një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinas.
Abbiati bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për të ndihmuar Milanin të shënojë fitore dhe të rimarrë pozitën e dytë të tabelës së Serie A.
“Sot ishte një ndeshje shumë e çuditshme. Ishim me fat të shënojmë dy gola. Në pjesën e dytë trajneri kërkoi të qëndrojmë më lart dhe të bëjmë presion në mbrojtjen e tyre”.
“Sot do t’i uroja Abbie-t, i cili ka bërë dy mbrojtje të jashtëzakonshme. Pas aq shumë kohe jashtë fushe, ai u rikthye të dielën kundër Barit dhe ka bërë dy paraqitje të shkëlqyeshme”, ka thënë Nesta./

Futbolli Shqiptar ne GrandeJuve

Josa: Nuk fitohet vetëm se e njoh Teutën

Trajneri i korçarëve, Mirel Josa, deklaron se kundërshtari është një ekip që duhet vlerësuar
Sot në stadiumin “Skënderbeu”, ora 14:00
Formacioni i mundshëm:
Skënderbeu: Llapanji, Lako, Leskaroski, Grizha, Markoviç, Asllani (Doku), Roshi, Lika, Çajku, Malindi, Guerrib. Trajner: M.Josa.
“Edhe pse kam qenë trajner i Teutës, kjo nuk do të thotë që e njoh mirë këtë skuadër dhe do ta fitojmë 100% këtë ndeshje. U kam thënë të gjithë lojtarëve të mi që durrsakët duhen vlerësuar në maksimum dhe Teuta është një ekip shumë i mirë dhe që të hap punë. Pavarësisht se miqtë kanë mungesa, kjo nuk do të thotë që ne do të fitojmë lehtë. Kujdes dhe vetëm kujdes ndaj Teutës!”
Me këto fjalë e ka nisur prononcimin e tij të djeshëm trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili ka kërkuar që të tijtë t’i ruhen euforisë edhe për atë se Skënderbeu nuk ka më kohë të gabojë në fushën e tij. Në fakt, me të drejtë Josa kërkon kujdes nga lojtarët, sepse të gjithë në kampin kuqebardhë e kanë quajtur të fituar pa u luajtur ky takim dhe ndoshta euforia mund të sjellë edhe ndonjë të papritur. Ditën e djeshme, skuadra korçare ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së sotme, stërvitje e cila, për shkak të shiut që ka rënë dje në qytetin juglindor, e ka mbyllur ekipin e Josës në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.
Edhe kryeqytetasi Doku, që disa ditë më parë pësoi një dëmtim në kavilje, është rikuperuar plotësisht dhe sot është gati për lojë. Duke vijuar më tej në fjalët e tij, për ndeshjen e sotme, që do të jetë një provë e vështirë për Skënderbeun, pavarësisht se luan në fushën e tij, Mirel Josa do të deklaronte: “Të mos harrojmë se skuadra ka shumë, plot 18 javë pa fituar, çka do të thotë që duhet të kemi shumë kujdes, sidomos në këto dy ndeshje të prapambetura.
Na duhen gjashtë pikë në këto dy ndeshje, me Teutën nesër (sot) dhe të dielën ndaj Shkumbinit, por këto pikë fitohen në fushë dhe jo me fjalë. Do të bëjmë një lojë sulmuese dhe shpresoj që t’ia dalim. I kam porositur futbollistët e mi që të luajnë të përqendruar për 90 minuta dhe po ashtu ftoj edhe të gjithë sportdashësit që të mos mungojnë në stadium, sepse kemi shumë nevojë për ta në këtë moment. Shpresoj që, ndryshe nga herët e tjera, kjo ndeshje e së enjtes të luhet dhe ne i kemi marrë masat që të japim më të mirën në këtë sfidë ndaj Teutës.”

Shi në Korçë, por fusha do të jetë gati

Dy ditët e fundit, në qytetin juglindor kanë rënë reshje të mëdha shiu, por drejtuesit e klubit janë të bindur që ndeshja e sotme ndaj Teutës do të luhet. Janë marrë të gjitha masat që fusha të jetë në gjendje sa më optimale për ndeshjen e sotme dhe vetëm nëse sot do të bjerë dëborë, atëherë do të vihet në pikëpyetje edhe kjo ndeshje. Dita e sotme dhe e diela janë datat e fundit që ka përcaktuar federata për këto dy ndeshje të prapambetura.

Xhafaj prish festën e kualifikimit bardheblu

Bardheblutë dje kanë qenë shumë pranë kualifikimit për kupë dhe vetëm fati u ka munguar
Tirana - Besa 4-2
Shënues: Ahmataj 47′, 68′, Plaku 49′, Lila 51′ (11-m), Mancaku 72′(11-m), Xhafaj 80′
Tirana: Nallbani, Sina (Bici 81′), Lila, Pashaj, Abraham, Sefa, Devolli, Ahmataj, Plaku (Hajdari 81′), Abilaliaj, Muzaka. Trajner: L.Sengla
Besa: Shehi, Poçi, E.Vrapi, Hasalla (L.Vrapi 30′, Dhëmbi 70′), Fagu, Mihani, Mancaku, Cikalleshi (Shtini 93′), Shkëmbi, Sinani, D.Xhafaj. Trajner: Sh.Duro
Kartonë të verdhë: Devolli, Ahmataj, Muzaka\ Fagu
Karton i kuq: Fagu
Gjyqtarë: L.Jemini (Tiranë), G.Koka, R.Çokaj (Lezhë)
“Radiografia”
4′- Plaku gjuan me kokë, por jashtë kuadratit të Nallbanit.
19′- Ahmataj tregohet më i shkathët se Shehi, ia rrëmben topin, gjuan e largon rrezikun Hasalla. Topi shkon tek Abilaliaj, që çuditërisht e dërgon jashtë kuadratit të Besës.
27′- Kombinin Muzaka-Sina, ky i fundit nga fundorja kroson për Plakun, që gjuan bukur me kokë, por Shehi dhe shtylla nuk s’e lejojnë golin.
40′- Kroson Muzaka, një mbrojtësi i Besës në vend që ta largojë topin del huq, përfiton Ahmataj që gjuan, por edhe kësaj radhe shtylla e shpëton Besën nga goli.
47′- Muzaka kroson për Abilaliajn, që gjendet në kundërkohë dhe topi shkon tek Ahmataj. Kësaj radhe ky i fundit nuk gabon. 1-0.
49′- Kroson Ahmataj për Plakun, që gjen në gjumë mbrojtjen e Besës dhe portierin Shehi, duke i çuar shifrat në 2-0.
51′- Abilaliaj pason për Plakun, ky i fundit pengohet në zonë nga Vrapi dhe Jemini bën me shenjë për te pika e penalltisë.
52′- Gjuan Lila, trefishon shifrat dhe ngre në delir stafin bardheblu.
68′- Sërish bardheblutë. Plaku shërben për Ahmatajn, që nuk fal, duke shënuar golin e 4-t dhe të dytin personal.
71′- Xhafaj, problematik për bardheblutë, gjuan, por traversa dhe më pas lluca e ndalon topin. Aty i ndërhyn nga prapa Abraham dhe 11-m kësaj radhe për Besën.
72′- Gjuan Mancaku dhe nuk gabon. 4-1.
77′- Janë sërish miqtë me anë të Xhafajt, që bëhet problemi kryesor për mbrojtjen bardheblu, topi i gjuajtur prej tij ndalet në llucë dhe më pas e largon Pashaj.
80′- Shkëmbi gjuan nga 25-m, Nallbani nuk e kontrollon topin si duhet pasi i ka shpëtuar nga duart. Xhafaj, i vëmendshëm, që ndjek aksionin, shënon, duke i çuar shifrat në 4-2 dhe kualifikon Besën.

Komenti

Tiranës dje i ka ikur kualifikimi nga duart në minutën e 80-të, kur Nallbani nuk e ka kontrolluar topin si duhet dhe Xhafaj ka qenë sërish heroi i Besës, duke shënuar golin e 2-të dhe duke i kualifikuar për në gjysmëfinale. Dje, Xhafaj, sidomos në pjesën e dytë të sfidës, u bë i papërmbajtshëm me inkursionet nga e majta e sulmit kavajas. Plot 6 gola janë shënuar në përballjen e djeshme në një terren të rënduar për shkak të shirave që kanë rënë pa pushim.
Ndryshe nga pjesa e parë e takimit, që prodhoi shumë raste, ku natyrisht kanë dominuar bardheblutë edhe në këtë aspekt, pasi dy herë “shtylla” është bërë shpëtimtare e portës së Shehit, fragmenti i dytë i ndeshjes ka prodhuar gola. Serinë e ka hapur Tirana, madje duket disi e pabesueshme, por ja që ka ndodhur dje. Brenda 4 minutave kampionët në fuqi kanë shënuar tri herë përballë mbrojtjes së përgjumur kavajase, që në fillimin e pjesës së dytë ishte krejt inekzistente.
Por kur pritej “zgjimi” i Besës kanë qenë sërish bardheblutë që kanë shënuar golin e 4-t me anë të Plakut dhe u duk se ndeshja do të mbyllej këtu dhe Tirana do të kualifikohej. Por nuk ndodhi vërtet kështu, pasi miqtë e kanë ngushtuar diferencën e golave me anë të një penalltie të ekzekutuar nga Mancaku. Ky gol duket se ka ndezur shpresat e Besës.
Kështu ka ndodhur, kur në një kundërsulm të miqve, Shkëmbi ka vënë në shënjestër portën e Tiranës dhe Nallbani, në vend që ta kontrollonte topin, i ka rrëshqitur nga duart, duke pësuar golin e dytë, çka ka rezultuar vërtet fatale për skuadrën kryeqytetase. Pas kampionatit bardheblutë kanë kapitulluar edhe në Kupë, dhe tashmë u ka ngelur vetëm të luftojnë për zënien e vendit të dytë në renditje.

Deklarojnë…

Luan Sengla, zv.trajner i Tiranës: “Ishim shumë të tensionuar gjatë gjithë lojës. Mendoj se ishte një moment çekuilibrimi dhe, atëherë kur menduam se e fituam ndeshjen, na tradhtoi besimi ynë i tepruar. Megjithatë, jam jashtë mase i kënaqur, djemtë kanë dhënë maksimumin. Gjykimi? Mirë, do të thoja. Rastin e 11-m të Besës nuk e shihja prej ku isha dhe s’mund të flas. Sot me skuadrën e vendit të dytë treguam se jemi më të mirë se ajo, madje kemi pasur shumë raste.”
Shpëtim Duro, trajner i Besës: “Pjesa e parë shkoi mirë. Fraksioni i dytë ishte i pabesueshëm si për ne ashtu dhe për Tiranën. Futja e Dhëmbit i dha të tjera impulse lojës, aq më tepër që kemi 5 mungesa që na dëmtojnë shumë. Mos harroni se jemi kualifikuar, edhe pse përballë kishim një nga ekipet më të mira të kampionatit. Aktivizova një djalë të ri, Vrapin, i cili natyrisht që nuk mund të japë maksimumin në të tilla sfida. E rëndësishme mbi të gjithë është kualifikimi.”
Të veçanta
- Në tribunën “VIP” ishin të dy presidentët, Halili dhe Bizhdili, edhe pse “njëshi” i bardhebluve ka ardhur 10 minuta me vonesë në stadium.
- Ra në sy edhe prania e prefektit të Tiranës, Keltis Kruja, krybashkiakut kavajas, Refik Rugëja, dhe anëtarëve të kryesisë së asamblesë së “KF Tirana”, Dimraj, Fortuzi, Hicka, Shehri.
- Në fund të lojës kavajasit kanë festuar, ndërsa bardheblutë sapo ka mbaruar takimi kanë derdhur lotë për mënyrën e skualifikimit.

Dimraj kundër Mukës: Na eliminoi nga Kupa!

Pas ndeshjes së djeshme ka reaguar shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj. Sipas tij, ekipi dje është eliminuar për faj të Devi Mukës. “Derisa rezultati ishte 4-0, çdo gjë po shkonte normalisht. U skualifikuam jo për faj të lojtarëve, por të Devi Mukës, që e drejtoi ekipin pa asnjë kompetencë. Unë nuk e njoh për trajner, s’e di kush e ka vendosur, as kryesia jo, pasi jam vetë pjesë e saj. Senglën e kam zgjedhur unë dhe presidenti Halili si trajner të skuadrës.
Nuk mjafton të jesh lojtarë i mirë, pasi Tirana i detyrohet për kontributin e tij plot vlera. Ekipi ndodhet këtu për faj të tij, sepse ishte iniciatori i asaj çka ndodhi në derbi. Madje dhe skualifikimin me Besën ia faturoj atij, sepse hoqi nga loja Plakun, ndërkohë që duhet të nxirrte Abilaliajn. Duhet të bënte ndërrime, t’i jepte më shumë freski skuadrës, pasi ne kemi në stol lojtarë të rinj të aftë në fushën e lojës. Ky ekip nuk mund të mbetet në drejtim të njerëzve që nuk kanë kompetencë të bëjnë formacionin.
Ky klub nuk është i Devi Mukës, as i njerëzve rrotull tij, por i gjithë dashamirësve anembanë Shqipërisë, që e duan sportin. Ka një historik që nuk duhet cënuar. I bëj thirrje presidentit Halili dhe kryesisë të pozicionohen dhe të marrin masa që të hiqet një herë e mirë dorë nga drejtimi empirik. Vetëm këtu te Tirana ndodh kështu dhe përgjegjësia është e të gjithëve, president, drejtor klubi e të tjerë me radhë,”- deklaroi shefi i klubit, Rauf Dimraj.

Dinamo ngec edhe në kupë në baltën peqinase

Shkumbini përmbys rezultatin dhe shpreson në një barazim një ndeshjen e kthimit në Tiranë
Shkumbini - Dinamo 2-1
Shënues: Kuli 55′, Bakiu 65′ (11-m), 76′ (11-m)
Shkumbini: Bejte, Pashja, Mujdragiç, A.Sekseni, Feruzoviç, Shenaj, I.Sekseni, Gjyla, Çaushaj (Gjorevski 60′), Grboviç, Bakiu (Daja 89′). Trajner: K.Dervishi.
Dinamo: Kotorri, Malakarne, Pisha, Xhafa, Del Monte, Kuli (Sefa 69′), Malota, Diop, Vila (Muça 89′), Putinçanin, Allmuça. Trajner: Sh.Muça.
Gjyqtarë: S.Çekaj (Laç), F.Elezi, E.Miho (Durrës)
Kartonë të verdhë: Feruzoviç, Kuli, Del Monte, Diop

“Radiografia”

2′- Mesfushori Gjyla ka ndërmarrë një aksion nga e djathta për të krosuar në zonë, krosim, që nuk shfrytëzohet nga sulmuesit peqinas.
5′- Grboviç brenda zonës del fitues me mbrojtësin dinmovit dhe gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë ngjitur me shtyllën pingule.
20′- Shenaj arrin të shfrytëzojë një top të kthyer pas goditjes së këndit, por gjuajtja e tij në drejtim të portës gjen trupin e Pishës.
38′- Bakiu ka humbur rastin më të mirë për të kaluar Shkumbinin në avantazh, teksa i vetëm përballë portës ka goditur fort, por Kotorri e ka devijuar sferën me këmbë.
50′- Dinamo kërkon të rrezikojë me Vilën, por gjuajtja e tij pritet nga Bejte.
55′- Allmuça nga e djathta ka pasuar saktë për Kulin, që ka shënuar dhe 0-1 për Dinamon.
57′- Kundërpërgjigjet Shkumbini me mesfushorin Sekseni, që gjuan fuqishëm dhe topi pasi kalon tërë zonën e portës, përfundon ngjitur me shtyllën e dytë jashtë.
58′- Kotorri tregon vlerat e tij, teksa devijon në goditje këndi gjuajtjen e Grboviçit.
65′- Gjyla është penguar në mënyrë të parregullt në zonë dhe gjyqtari nuk ka hezituar të tregojë pikën e bardhë. Bakiu shënon nga kjo pikë dhe barazon në 1-1.
74′- I.Sekseni devijon për në portë krosimin e kapitenit Pashja, por Kotorri reagon mirë, duke shpëtuar portën nga goli i dytë.
76′- Kapiteni Pisha pengon brenda zonës mesfushorin Gjyla dhe përsëri penallti. Bakiu edhe këtë herë tregohet i saktë dhe 2-1 për Shkumbinin.
83′- Grboviç i pambuluar ka mundësi për golin e tretë, por vonon dhe mbrojtja kundërshtare largon rrezikun.

Komenti

Shkumbini dhe Dinamo kanë zhvilluar në kushte aspak të favorshme sportive ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë për arsye të terrenit sportiv. Peqinasit kanë zbritur në fushë me formacionin e tyre më të mirë, ndërkohë që Dinamo, duke parë terrenin tepër të rënduar, është munduar ta përshtatë formacionin e saj në bazë të cilësive të futbollistëve në organikën e saj. Binte në sy lënia jashtë formacioni e sulmuesit Elis Bakaj, por edhe ai i argjentinasit Rafael Soza e Fatjon Sefa. Në sulmin dinamovit i vetëm ka qenë Bekim Kuli.
Në një terren të baltosur të dy ekipet janë munduar të shënojnë gjatë pjesës së parë, ku Shkumbini ka qenë më ngulmues në lojën e tij, ndërsa Dinamo zbriste si të mundte me anë të kundërsulmeve, ku përveç përballjes gjatë aksioneve me kundërshtarët vendës, bluve të drejtuar nga Shkëlqim Muça u është dashur t’i bëjnë llogaritë edhe me fushën e rënduar të Peqinit. Pjesa e dytë nis më mirë për skuadrën e Dinamos, e cila gjen edhe golin e avantazhit me Kulin. Por peqinasit s’e kanë thënë fjalën e fundit dhe arrijnë të barazojnë rezultatin me anë të një 11-metërshi.
Ndërkohë që bardhekaltrit rritin presionin përpara portës së Kotorrit, i cili në disa momente ka qenë vendimtar me reagimet e tij. Por “gardiani” dinamovit s’mund të bëjë asgjë në 11-metërshin e dytë, të ekzekutuar nga i njëjti autor, Bakiu, i cili kalon Shkumbinin në avantazh 2-1.
Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërsë Shkumbini-Dinamo. Por për të ndarë “shapin nga sheqeri” do të mendojë ndeshja e kthimit në kryeqytet, ku dinamovitët në letër duken favoritë, pasi një rezultat minimal 1-0 do të thotë kualifikim për skuadrën e Muçës, por deri atëherë duhet të presim edhe pak për të parë se cili nga dy ekipet do të kalojë në gjysmëfinale.

Deklarojnë…

Klodian Dervishi, zv/trajner i Shkumbinit: “Ka qenë një fitore e merituar pas një përballjeje të fortë dhe mjaft të luftuar. Kemi patur epërsi gjatë gjithë lojës, duke luajtur vetëm në gjysmëfushën e kundërshtarit. Dinamo na ndëshkoi në të vetmin rast që pati, duke shfrytëzuar një gabim në rreshtimin e mbrojtes sonë. Ishte një ndeshje me sforcim të madh fizik nga terreni i rënduar për të dy ekipet, por Shkumbini dominoi në çdo aspekt. Mendoj se duhet të kishim fituar me diferencë më të thellë. Kualifikimi mbetet i hapur, por ne jemi më pranë tij.”
Shkëlqim Muça, trajner i Dinamos: “Nuk ka rëndësi rezultati që u arrit, sepse unë mendoj se gjyqtari ishte sot (dje) protagonist dhe u tall me djersën e 22 futbollistëve. Ai bëri çfarë deshi dhe e çoi lojën atje ku deshi. Nuk mjaftoi terreni, që ishte në gjendje të tillë, sa nuk flitej për teknikë e variante loje, por qe edhe gjyqtari që veproi sipas dëshirës së tij.”
Të veçanta:
- Dyert e stadiumit dje ishin të hapura dhe hyrja ishte falas për sportdashësit,
- Trajneri Daiu e ndoqi takimin nga tribuna VIP, pasi vuan dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.
- Të dy ekipet në pjesën e dytë janë futur në fushë me uniforma të tjera, me përjashtim të mbrojtësit Mujdragiç, që ashtu si me Tiranën për kampionat, nuk e ndërroi uniformën.

Vëzhgim/ A mund të luhet akoma futboll në Peqin?

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, Shkumbini-Dinamo, ka qenë sërish një imazh i turpshëm i futbollit shqiptar. Sërish është terreni jashtë çdo standardi, në të cilin ekipet kanë matur forcat e tyre. Normalisht, pas ndeshjes së sotme, por duke parë edhe takimet e fundit në fushën e Peqinit, në mendjen e çdo sportdashësi lind pyetja: A mund të luhet akoma futboll në Peqin? Pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ekziston një komision vëzhgimi i terreneve sportive, por edhe kushteve të stadiumeve shqiptare, i cili inspekton dhe jep OK-in në fillim të kampionatit.
Nuk dihet nëse ky komision ka analizuar dhe vëzhguar nga afër gjendjen mjerane të fushës “moçal” të Peqinit në përfundim të fazës së dytë, në të cilën, për hir të realitetit, pa dashur të ofendojmë askënd, vetëm për futboll nuk mund të flasësh. Situata specifike atmosferike në Shqipëri e ka katranosur akoma më shumë gjendjen e tij, i cili për më tepër ka marrë edhe një fond nga FSHF për tapetin e ri, por çuditërisht ende s’është vendosur që të rregullohet fusha sportive e Peqinit.
Por sigurisht futbolli shqiptar s’mund të përfaqësohet në të tilla terrene, ku ndeshja e fundit tregoi se në atë fushë mund të bësh shumë mirë qerpiç, mund të bësh ski në baltë, por vetëm futboll s’mund të luash. Rregullorja e futbollit thotë: Nëse topi nuk kërcen në 3/4 e fushës, atëherë ndeshja s’mund të luhet.
E nëse kthehemi vetëm 24 orë pas në kohë, në ndeshjen Shkumbini-Dinamo, do të kujtojmë një moment për të mos u ndalur gjatë në shumë të tjerë, kur mbrojtësi i Shkumbinit, Mujdragiç, për të shkelmuar një goditje dënimi në qendër të fushës, e ka marrë topin e është zhvendosur në cepin e saj për të gjetur pakëz bar, por asistenti i takimit i ka bërë shenjë ta ekzekutojë atë në vendin e duhur.
Për të mos folur që topi humbiste ngjyrën nga balta dhe që futbollistëve s’i dukej numri i fanelës mbi shpinë, plus “qershia mbi tortë” ishte vizimi i fushës me tallash. FSHF duhet të ndërhyjë me organet kompetente që në këtë fushë, për të mirën e të gjithëve, të ndalohet së luajturi futboll dhe terreni i Peqinit të rregullohet një herë e mirë për të gjithë, për të parë të vërtetën gjatë 90 minutave të një ndeshjeje futbolli.

Elbasani, para “provimit” të vështirë të Kamzës

Kapiteni i verdhebluve, Erjol Merxha, thotë se për transfertën e kësaj jave nuk ka justifikime
Ndeshjet jashtë kanë qenë problem gjatë gjithë këtij kampionati për Elbasanin, që realisht nuk ka dëshmuar forcën e duhur në to. Në njëfarë mënyre, transfertat janë bërë makth për lojtarët dhe drejtuesit verdheblu, të cilët shpresojnë ta largojnë këtë fenomen të shtunën, në fushën e Kamzës. Drejtuesit e lartë të klubit, madje dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, kanë fajësuar skuadrën për lojën e lehtë që bën jashtë “Ruzhdi Bizhutës”.
Elbasani ka vetëm dy fitore jashtë, me Luftëtarin në Gjirokastër dhe atë me Sopotin në tavolinë. Ndoshta është edhe faktori psikologjik, që ndikon në këtë drejtim, por tani nuk ka asnjë justifikim për këtë skuadër mjaft të investuar. Edhe me ardhjen e trajnerit Alimehmeti, pritet që Elbasani të bëjë kthesën e rezultateve jashtë fushe. Një fitore e mundshme në Kamzë do të vërtetonte se verdheblutë janë një skuadër për superligë. Drejtuesit kanë kërkuar nga stafi teknik dhe lojtarët të lënë mënjanë justifikimet dhe të bëjnë detyrën këtë të shtunë.
Verdheblutë janë përpara një “provimi” të vështirë, të cilin duhet ta marrin, sepse deri në fund të kampionatit jenë edhe transfertat me Turbinën, Adën, Memaliajn, Partizanin dhe Bilisht Sportin. Kapiteni Erjol Merxha tregohet i sinqertë, kur pohon se Elbasani ka bërë pak jashtë fushe: “Në fazën e parë duhej të kishim marrë të paktën 7 pikë më shumë jashtë fushe, që tani do të bënin diferencën me rivalët. Ndonjëherë kemi luajtur keq, por ndonjëherë jemi ndëshkuar nga gjykimet apo faktorë të tjerë.
Tani kjo nuk ka rëndësi, sepse kemi përpara disa transferta të vështira, ku duhet ta tregojmë veten. Për të mos e diskutuar vendin e dytë, duhet të ecim me ritmin e ndeshjeve brenda. Kemi një grup më të fortë dhe, duke filluar që në Kamzë, duhet të bindim edhe në transfertë,” - është shprehur kapiteni Merxha.
Mesfushori thotë se reshjet e shiut nuk e kanë lejuar skuadrën të stërvitet normalisht. Sipas tij, stafi teknik është përpjekur shumë, që Elbasani të jetë në gjendjen më të mirë me Kamzën. “Shiu i ka prishur disi planet, por kjo është për të gjitha skuadrat dhe jo vetëm për ne.
Nuk justifikohemi me këtë fakt, pasi edhe stafi teknik është përpjekur të bëjë më të mirën. Kamza është një kundërshtare relativisht e vështirë, që luan futboll të bukur. Fazën e parë na krijoi vështirësi, prandaj duhet të bëjmë kujdes kësaj radhe. I qëndroj mendimit se, pa fitore jashtë, nuk mund të shkohet në superligë, kështu që në Kamzë jemi të dënuar të fitojmë,” - përfundon mesfushori i Elbasanit, Erjol Merxha.

Moment i keq për Renato Hyshmerin

Renato Hyshmeri, një nga lojtarët më të mirë të Elbasanit, javët e fundit nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, ndaj dhe skuadra po vuan në fazën sulmuese. Veç 5 golave të shënuar, Hyshmeri ka dhënë disa asiste për sulmuesit, por tani ai duket se ka probleme, që u dukën edhe gjatë 45 minutave të luajtura me Pogradecin. Mesfushori ishte në një ditë të errët, por drejtuesit dhe stafi teknik po i qëndrojnë pranë lojtarit, që ai të rikthehet në gjendjen optimale.

Musta paralajmëron Elbasanin: Përgatitu për humbje!

“Vetëm tri pikë na ndajnë nga vendi i 4-t dhe nuk ka pse ta dramatizojmë situatën,” - do ta niste mendimin e tij për “Sportin shqiptar” Perlat Musta, i cili, përveç drejtorit teknik, ka marrë përsipër të kryejë edhe rolin e trajnerit të Kamzës, pas dorëheqjes së Agustin Kolës.
“Legjenda” e portës së Partizanit kërkon impenjim maksimal nga të tijtë për ndeshjen me Elbasanin. “Kampionati është i gjatë dhe normalisht ndodh që lë pikë. Humbjen në Lushnjë nuk ka pse ta qajmë ende, sepse diferenca e pikëve me vendin e 4-t na jep shpresë për ta arritur. Lojtarët po stërviten me dëshirë dhe besoj se ndeshja me Elbasanin do të na gjejë të përgatitur në çdo drejtim,” - thotë më tej trajneri Musta.
Ndeshja e radhës konsiderohet mjaft e vështirë, pavarësisht se luhet para sportdashësve kamzalinj. Elbasani është një skuadër shumë e fortë, por trajneri Musta beson se Kamza do ta mundë: “Elbasani është një kundërshtar i fortë, që pretendon ngjitjen direkte në superligë. Megjithatë, me besimin te vetja, them se do ta fitojmë këtë ndeshje. Uroj të zhvillohet një lojë e bukur,” - thekson në fund trajneri Perlat Musta.

Miraka: Luftëtari, serioz në garë deri në fund

Luftëtari e nisi mirë fazën e dytë në mënyrë premtuese, tek fitoi me Lushnjën, një ndër pretendentet serioze për superligën, por vazhdimi i zbehu shpresat e tij për të prenotuar të paktën vendin e 4 t.
Shanset për këtë vend janë vërtet minimale, sepse janë mjaft ekipe të tjerë, që janë shumë afër këtij pozicioni, ndërkohë që edhe poseduesi aktual do t’i bëjë gjithë përpjekjet për të mos e humbur atë. Kështu, në vazhdim Luftëtarit nuk i mbetet gjë tjetër, përveçse t’i shmanget sa më shumë vendit të 13 të. Për këtë “fushata” duhet nisur që në ndeshjen me Burrelin në Gjirokastër këtë të shtunë. Portieri i Luftëtarit, Festim Miraka, i cili në 19 ndeshje nuk ka munguar asnjë moment, thotë: “Na vjen shumë keq për tri ndeshjet e fundit, që na nxorrën jashtë luftimit.
Rezultatet që arritëm varen nga disa faktorë, midis të cilëve edhe fati, që e patëm “armik”. Patjetër që mosrealizimi i objektivit na ngarkon të gjithëve me përgjegjësi, por në sport duhet të kesh forca për t’i përballuar edhe humbjet, duke mos u ligështuar, përkundrazi, duke luftuar deri në momentin e fundit të garës.
Duhet të përpiqemi për një vend më të mirë në renditje, duke punuar për të ardhmen njëkohësisht. Luftëtari i mungon për tre sezone superligës dhe kuptohet çfarë efektesh janë duke u krijuar. Sidoqoftë, ne duhet të bëjmë gjithë përpjekjet sportive që të fitojmë me Burrelin, sepse çdo rezultat tjetër nuk i shkon për shtat ekipit tonë, që ka humbur shumë terren edhe në Gjirokastër. Të luftojmë fort për 3 pikët.”

Lushnja, në hall për terrene stërvitore

Para ndeshjes me Pogadecin, verdhëjeshilët kanë punuar në ambiente të mbyllura
Nuk ka ende një konfirmim për vendin dhe ditët, kur do të luhet ndeshja me Pogradecin, ndërkohë që stafi dhe futbollistët lushnjarë vazhdojnë seancat stërvitore, dje në një prej kalçetove të qytetit. Shkak janë bërë reshjet e dendura të shiut, që i kanë kthyer ato pak terrene sportive në pellgje uji.
Pranë stadiumit “Roza Haxhiu” janë tri anekse, ku bëjnë stërvitje të gjitha ekipet e klubit lushnjar, pra terrenet nuk mungojnë, por mungon angazhimi për t’i bërë ato të shfrytëzueshme. Drejtuesit e klubit kujtohen për to vetëm kur nuk mund të bëjnë asnjë ndërhyrje dhe jo në muajt e verës, kur mund të punohet për rregullimin e fushave.
Një situatë vërtet për të ardhur keq, pasi edhe ekipet e moshave të Lushnjës kanë gati një vit, që nuk luajnë në anekset e stadiumit, por gjejnë fusha hua për të zhvilluar ndeshjet e kampionatit. Vështirësia për terrene shtohet edhe nga fakti se njëri prej anekseve të stadiumit është në rikonstruksion prej 2 muajsh, ndërsa fusha e Plugut, që prej korrikut të vitit të kaluar po rikonstruktohet, pasi do të shtrohet me tapet sintetik nga federata.
Tapeti sintetik ka mbërritur që në dhjetor të 2009-s, por punimet e drenazhimit të fushës dhe ngjeshja e stabilizantit, që duhet të kryhen nga njësia vendore, nuk po përfundojnë për shkak të reshjeve të shiut. Situata kjo është dhe nga ana futbollistët kërkohen rezultate të mira dhe ngjitja e Lushnjës në superligë. Për më tepër, futbollistët lushnjarë nuk do të mund të marrin pagesat e tyre sipas kontratës së firmosur me klubin, nëse ekipi nuk ngjitet në superligë.
Megjithatë, ata kanë kryer dje ushtrimet e nevojshme të një dite stërvitore në ambiente të mbyllura, ndonëse mund të kishin organizuar edhe një ndeshje kontrolli, që tregon gatishmërinë e atyre që do të përdoren ndaj Pogradecit. Nëse kushtet atmosferike do ta lejojnë, ndeshja e kontrollit do të luhet sot, në stadiumin “Roza Haxhiu”, fusha e të cilit ka nevojë urgjente për një tapet të ri, pasi ai aktual i ka kaluar dy herë vitet e programuara.

Pogradecarët optimistë, përgatiten për kthesën

Humbja lë gjithmonë shijen e keqe pas, por pogradecarët janë munduar ta harrojnë atë që ndodhi në Elbasan, duke u përqendruar te Lushnja, një tjetër sfidë delikate për ta. Ndërkohë që lufta për vendin e 3-të dhe të 4-t sa vjen dhe po ashpërsohet, trajneri i Pogradecit, Ylli Çekiçi, thotë se të tijtë do të kthehen te rezultatet pozitive menjëherë: “Mund të kishim marrë një pikë në Elbasan, por nuk patëm fat. Po ashtu, gabuam para portës kundërshtare. Ajo ndeshje është lënë pas dhe po mendojmë tashmë për përpjekjet që duhen bërë për t’u ngjitur në 4-shen e parë. Prandaj, na del si detyrë të mos lëshojmë në ndeshjen e radhës me Lushnjën.
Do të jetë e vështirë, sidoqoftë, na duhet medoemos fitorja. Ndeshemi me një nga kundërshtarët tanë direktë, kështu që nuk mund të tolerojmë, por më më mirë se fjalët do të flasë fusha. Po stërvitemi për ta përballuar me sukses këtë sfidë,” tha dje trajneri Çekiçi. Edhe kapiteni Kopi Çerepi dëshiron që ekipi ta lërë pas humbjen me Elbasanin dhe shprehet optimist për ndeshjen e radhës: “I kemi të gjitha mundësitë për të fituar me Lushnjën. Pogradecit i bëjnë punë vetëm 3 pikët dhe do të bëjmë ç’është e mundur për t’i marrë,” - u shpreh ai.

Alarm në Cërrik, në rrezik ndeshja e radhës

Gjendja tejet e rënduar e fushës së stadiumit nga shirat e ditëve të fundit, i ka alarmuar drejtuesit e lartë të klubit cërrikas. Stadiumi “Nexhip Trungu” duket i përmbytur dhe nuk jep garanci për zhvillimin e ndeshjes së radhës, që cërrikasit e kanë me Memaliajn.
Sipas punonjësve të mirëmbajtjes së stadiumit, situata është vështirësuar së tepërmi ditët e fundit dhe, me gjithë përpjekjet për normalizimin e saj, zhvillimi i ndeshjes duket i largët. Gjithsesi, drejtuesit e Turbinës shpresojnë në përmirësimin e motit ditët në vazhdim, por, edhe nëse kjo nuk ndodh, burime pranë presidencës bëjnë me dije se ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit cërrikas bëjnë të ditur zyrtarisht mbështetjen e tyre ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Adriano kërkon të rikthehet në Itali

Adriano mendon të rikthehet në Itali dhe ka nga ata që e shikojnë që tani me fanellën e Milanit. “Mendoj se jam në gjendje të matem sërish me futbollin europian. Sigurisht nuk do të dështoja, sepse tani jam një njeri i pjekur, - ka thënë ish-sulmuesi i Interit. - Pasi kam fituar kampionatin, do të doja ta mbyllja ciklin me një fitore në kupë për ta shkruar emrin tim në historinë e Flamengos.
Më pas do të vendos nëse do të rikthehem në Europë ose jo. Do të jetë një vendim që do ta marr bashkë me familjen time dhe nuk do të ketë lidhje me paratë. Nga ana tjetër nëse do të kishin qenë kaq të rëndësishme nuk do të kisha hequr dorë nga një rrogë prej 5 milionë eurosh në vit vetëm për t’u rikthyer për të jetuar në Rio”, ka përfunduar Adriano.

Abiati: Forca jonë lojtarët italianë

Për shumë kohë i kërkuar nga tifozët dhe analistët sportivë, aktivizimi i Kristian Abiatit në vend të Didës në portën e Milanit është komentuar kështuar nga vetë lojtari: “Jam njoftuar të shtunën në mbrëmje, një ditë para ndeshjes kundër Barit. Leonardo ka ardhur në dhomën time, më ka dhënë lajmin dhe unë kam menduar se më në fund…”.
Megjithatë, portieri kuqezi nuk mendon se vendi i titullarit është i sigurt: “Nuk ndihem akoma titullar, mendoj se një ose dy ndeshje nuk mjaftojnë për ta vendosur këtë. Kam arritur të rimarr vendin në formacion, të rifitoj besimin e trajnerit dhe kjo më kënaq. Tani do të përpiqem ta ruaj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk do të jetë e lehtë. Kështu jam unë, punoj shumë, nuk dal shpesh në televizor”.
Edhe pse është një tip që nuk flet shumë, Abiati, ka lëshuar një “thumbim” të qartë: “Lojtarët italianë janë forca e skuadrës sonë dhe mendoj diçka. Nuk dua të kritikoj Interin, është një diskutim i përgjithshëm: mendoj se duhet të ngrihen disa rregulla për të vendosur një bazë fikse për lojtarët italianë, që duhet të ketë një skuadër”, ka thënë portieri i Milanit.

Sedorf, 10 ditë në Brazil për Championsin

Në shtëpinë e Milanit janë të ndarë midis mendimit fiks për Champions Ligën, me një përmbysje të vështirë të rezultatit që do të kërkohet të realizohet në fushën e Mançester Junajtid, dhe mendimit të çmendur, të rikthyer kohët e fundit paralelisht me tensionet e Interit, për të luftuar për titullin në kampionat.
Ka lidhje me Championsin leja prej 10 ditësh, që i është dhënë Klarenc Sedorfit për të shkuar në Brazil me gruan e tij me qëllimin për t’u kuruar më mirë, ashtu siç ka bërë Pato me problemet fizike falë nxehtësisë amerikanojugore. I nisur javën e kaluar, holandezi duhet të rikthehet në kohë për t’u përpjekur të bindë Leonardon që t’i japë një vend në formacion me rastin e ndeshjes së kthimit të Championsit në “Teatrin e Endrrave”.

Ranieri, njeriu që “ringjalli” Vuçiniçin

Rilindja e Romës është sigurisht fryt i punës së Klaudio Ranierit. Ish-trajneri i Juventusit, midis lëvizjeve të shumta me të cilat ka ndryshuar skuadrën verdhekuqe ka bërë që më shumë se të gjitha të tjerat të japë rezultatet që priteshin ringjallja e talentit, Mirko Vuçiniç. Sulmuesi malazias, me Luçiano Spaletin nuk ishte plotësisht bindës, edhe për shkak të marrëdhënieve jo shumë të mira midis trajnerit dhe lojtarit, që pasqyroheshin edhe në mendimet e tifozëve. Ata që ishin kundra Mirkos ishin të shumtë, mbi të gjitha në fillimin e kampionatit kur ai nuk arrinte të shënonte.
Ranieri, me një stil më të “ëmbël” se ai i Spaletit, i ka dhënë besim dhe për shkak të problemeve fizike që kanë patur Toti e Toni, dhe me paraqitjet jo shumë të mira të Menez dhe Baptistës, Vuçiniç është bërë sulmuesi vendimtar i Romës, pothuaj i pazëvendësueshëm. Nuk ka shënuar shumë (5 gola), por të gjithë të rëndësishëm. Ai i vetëm u ka dhënë 9 pikë verdhekuqve, me tri të fundit që kanë ardhur në takimin e së dielës së kaluar kundër Katanias. Dhe është edhe falë tij që tani Roma mund të ëndërrojë të kapë Interin.

Del Piero - Bufon: Nuk duhet të gabojmë më

Tri fitore radhazi, një reditje që pas arritjes së vendit të katërt është bërë më e bukur pas shumë javësh në ndjekje të zonës Champions. Hapa të rëndësishëm përpara, por është akoma shpejt për të të folur për një kthesë. Në shtëpinë e Juventusit të gjithë qëndrojnë me këmbë në tokë. Xhixhi Bufon dhe Alesandro Del Piero shohin drejt së ardhmes me besim, por nuk harrojnë vështirësitë që kaluan deri pak javë më parë. Në horizont është sfida me Ajaksin, ndeshja e kthimit e 1/16 të Ligës së Europës dhe më pas përballja direkte me Palermon. Dy ndeshje që nuk duhen gabuar.

“Do të kërkojmë të mbyllim llogaritë me Ajaksin të enjten, pas fitores së bukur që morëm në transfertë, - tha Bufon. - Për ne Liga e Europës është e rëndësishme dhe më pas fitoret i bëjnë mirë moralit të ekipit, duke parë se na pret një seri përballjesh direkte (Palermo, Fiorentina, Sampdoria, Napoli), që mund të na ndihmojnë për të siguruar një vend midis katër të parëve në kampionat. Sezoni është akoma i gjatë dhe mund të na dhurojë shumë gëzime në Itali dhe në Europë”. Edhe Del Piero ka të njëjtin mendim me shokun e skuadrës: “Hap pas hapi, po japim kontributin tonë për ringritjen e skuadrës, - ka thënë kapiteni i Juventusit.

- Për këtë arsye duhet të jemi të vetëdijshëm se mjafton një hap i gabuar dhe mund të na duhet të rifillojmë gjithçka nga fillimi. Kundër Bolonjës u treguam të aftë. Jam shumë i kënaqur për pasimin që i dhashë Kandrevës në rastin e golit të dytë. Ka qenë goli i tij i parë në Serinë A. Tani duhet të vazhdojmë përpara. Edhe pse duket një frazë banale, për ne nuk është e tillë, ndaj nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment”. Tani është e ndaluar të gabohet: “Duket se po përmirësohemi, atmosfera po ndryshon, por nuk mjafton. Tani duhet të mendojmë për Ajaksin që do të vijë në Torino. Më pas do të mendojmë për Palermon, sfidë direkte për zonën Champions. Me pak fjalë, nuk mund të humbim përqendrimin”, ka thënë Del Piero.

Saki: Roma, duhet të besosh tek titulli

Ish-trajneri i Milanit beson se verdhekuqtë mund t’i befasojnë zikaltrit në kampionat për titullin

“Interi mbetet skuadra favorite, edhe pse nuk duhet harruar Champiosni; rivali i vërtetë është Roma, sepse përsa i takon vlerave është ekipi që i afrohet më shumë kampionëve të Italisë në fuqi; Milani, nëse ritmi ulet prej këtu dhe deri në fundin e sezonit, mund të triumfojë falë cilësive individuale”. Kështu e shikon luftën për titull në Serinë A, Arrigo Saki, i cili ka analizuar momentet e tre rivalëve kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

- Saki, të fillojmë nga kryesuesit. Pse kaq shumë nervozizëm?

- Nuk e di. Zakonisht, skuadrat e forta janë të qeta. Ndërsa, Interi ka një sindromë sikur është e rrethuar çka u takon atyre që e përfundojnë sezonin në vendin e dytë ose të tretë dhe akoma më e çuditshme është kjo për një skuadër që ka fituar një kampionat në tavolinë.
- Çfarë mendimi keni për ndeshjen e zhvilluar nga zikaltrit të shtunën, me Mourinjon që është skualifikuar për tri ndeshje.

- Më vjen keq. Por, si trajner meriton komplimenta. Falë tij Interi është një skuadër e madhe, disa herë spektakolare sepse tani nuk mbështetet vetëm tek cilësia e lojtarëve. Eshtë një kolektiv me vlerë ndërkombëtare.

- Por, në kampionat ka ardhur barazimi i tretë radhazi dhe në dy ndeshjet e fundit nuk ka shënuar. Si shpjegohet kjo?

- Vetëm në Napoli, dhe në gjysëmorëshin e parë, ka vuajtur. Dhe është normale. Me Sampdorian kanë luajtur me nëntë lojtarë dhe nuk e kanë lejuar kundërshtarin të bëjë asnjë gjuajtje në portë. Interi është shumë superior ndaj të tjerëve dhe po administron avantazhin. Por, kujdes: Championsi të bën të humbësh pikë. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në Europë.

Kundërgoditjet mund të jenë shkatërruese në rastin e një eleminimi. Dhe sfidat janë gjithmonë kundër klubeve të mëdha: Barcelona, Çelsi dhe, nëse përparojnë, të tjerë akoma. Championsi nuk është Liga e Europës. Ia kam shpjeguar Prandelit kur Parma luante në Kupën UEFA. Tani më ka telefonuar për të më thënë se është me të vërtet kështu.

- Roma, në 6 ndeshjet e fundit, ka reduktuar disavantazhin në 8 pikë. E prisnit këtë reagim të verdhekuqve?
- Po, por i shikoja kompetitivë që në fillim. Surpriza, për mua, ka qenë nisja e keqe në kampionat. Për vlerat teknike që kanë janë më afër zikaltërve. Problemi është qyteti fantastik që të transmeton dashuri dhe nxehtësi edhe në mënyrë të tepruar.

Dhe, në të njëjtën mënyrë, dëshpërim kur gjërat shkojnë keq. Të shpërqëndrojnë njerëzit, atmosfera, gjithçka. Vetëm profesionistët e mëdhenj mund të fitojnë. Motivimet janë thelbësore dhe kanë efekt të madh. Prej këtu është nisur edhe Ranieri.

- Domethënë, Roma duhet të besojë apo jo?

- Sigurisht. Mundet dhe duhet të bëjë mirë.

- Po roli i Milanit?

- Leonardo po bën kryeveprën e tij. Sepse kjo skuadër ka lindur nga mijëra planifikime të ndryshme. Dhe është e vjetër. Të marrim tre zëvendësimet në ndeshjen kundër Mançesterit: Inzagi, Favali dhe Sedorf, të tre bashkë kanë më shumë se 100 vite, më saktë 108. Për më shumë i është dashur të përballet me situatat delikate të Didës, Ronaldinos dhe Nestës, lojtarë mbi të cilët nuk kishte siguri se mund të mbështetej, pa harruar largimin e lojtarit më të mirë, Kakà. Në pushimin e pjesës së parë të Milan-Roma, ndeshja e tetë e kampionatit, më kanë pyetur nëse kuqezinjtë do të shpëtonin nga rënia në Serinë B. Nga ajo ditë janë ringritur.

Futbolli Shqiptar ne GrandeJuve

Disiplina “krasit” Kastriotin dhe Gramozin

Krutanëve u hiqen tri pikë dhe gjobitën 1 milionë lekë, Flamurtari fiton ndeshjen në tavolinë 2-0
Tërheqja nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes u ka kushtuar rëndë krutanëve, që jo vetëm e kanë humbur ndeshjen në tavolinë 2-0, por u janë hequr tri pikë dhe janë gjobitur me 1 milionë lekë gjobë. Komisioni i disiplinës ka respektuar me përpikëri të gjitha pikat e rregullores dhe nuk ka marrë parasysh ankesën e drejtuesve të Kastriotit, që pretendonin se nuk janë tërhequr nga fusha.
Relacioni i gjyqtarit Sokol Jareci, vëzhguesit dhe delegatit të ndeshjes e ka “groposur” skuadrën krutane që humbi pikën që kishte fituar deri në minutën e 89-të (ndoshta 11-metërshi i akorduar nuk do të mund të realizohej nga vlonjatët) dhe tri pikë të tjera në klasifikim, që mund të sjellin rënien nga kategoria.
Ankesat dhe presionet e njëpasnjëshme të presidentit Artan Djala dhe trajnerit Ramazan Ndreu kanë rezultuar të padobishme. Disiplina nuk ka konstatuar gabim teknik (si në rastin Flamurtari-Besa), përkundrazi, faji u ka mbetur në derë krutanëve. Me këtë vendim të disiplinës Katrioti ka zbritur në vendin e 10-të, pikërisht në atë pozicion që “braktisi” Flamurtari.
Flamurtari ka dalë “i larë” nga disiplina, përveç faktit që një futbollist kuqezi, Halim Begaj, është pezulluar 5 ndeshje dhe gjobitur 100 mijë lekë gjobë për dhunën ushtruar ndaj Genti Gjondedës.
Dhunuesi i Agarajt përjashtohet përgjithmonë
Pamjet e qarta filmike ia kanë bërë “gropën” zëvendëstrajnerit të Gramozit, Altin Hodo, i cili nuk do të mund të merret me futboll gjatë gjithë jetës së tij. Një vendim kaq drastik nuk mbahet mend kur është marrë në të kaluarën e futbollit shqiptar. Grushti që plasi përtokë gjyqtarin Denis Agaraj lëvizi edhe strukturat e MTKRS-së. Ministri Ferdinand Xhaferri bëri padi penale ndaj personit në fjalë, duke shënuar një precedent të pazakontë për një ministër të Sportit.
Viktimë e disiplinës nuk ka mbetur vetëm zëvendëstrajneri Altin Hodo. Klubi Gramozi, për mosmarrjen e masave të nevojshme është i detyruar të luajë dy ndeshje në fushë asnjanëse, masë që ia vështirëson shumë punën për mbijetesë. Me këto vendime të disiplinës, të bazuara plotësisht në rregullore, FSHF kërkon t’i vërë fre dhunës në futboll, që sidomos me fillimin e 2010-s ka marrë përmasa të frikshme.

Vendimet e disiplinës

- Kastrioti, për braktisje të lojës dhe mospranim të rifillimit të saj, e humbet ndeshjen me rezultatin 2 0, i hiqen 3 (tri) pikë nga klasifikimi dhe gjobitet 1.000.000 lekë. .
- Mospranimin e kërkesës së Kastriotit si të pabazuar në rregullore dhe në rrethanat e faktit.
- Halim Begaj i Flamurtarit, për goditje të kundërshtarit, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë gjobë.
- Zv/trajneri i Gramozit, Altin Hodo, për goditje me grusht të arbitrit anësor përjashtohet përgjithmonë nga aktivitetet futbollistike.
- Gramozit, për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë organizative, me pasoja ushtrim të dhunës mbi arbitrat, dënohet me pezullimin e fushës për 2 (dy) ndeshje dhe zhvillimin e tyre në fushë asnjanëse.
- Renato Nishku (U 19) i Gramshit, për goditje e ofendim të anësorit, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- U 17 dhe U 19 të Gramshit, për mosparaqitje në ndeshjet me Kamzën i humbasin 2 0.
- U 19 i Burrelit, për mosparaqitje në ndeshjen me Kastriotin e humbet ndeshjen 2 0 dhe i hiqen 3 (tri) pikë nga klasifikimi.
- U 17 dhe U 19 të Burrelit, për mosparaqitje në ndeshjet me Besëlidhjen, i humbasin 2 0.
- Trajneri i Adës (U 19) Sabah Bizi, për ofendim të arbitrit, dënohet me 10.000 lekë gjobë.
- Lojtari i U 19-s së Tiranës, Mario Morina, ai i Dinamos Aldo Faja, për shtyrje dhe ofendim të lojtarit kundërshtar dënohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim.
- Trajneri i (U 19) Dinamos, Xhorxhi Puka, për ofendim të arbitrit, dënohet me 10.000 lekë gjobë.
- Trajneri (U 17) i Besës, Fejzi Bubeqi, për ofendim të arbitrit, dënohet me 10.000 lekë gjobë.
- Trajneri i Besës (U 19) Bledar Sinella, për ofendim të arbitrit, dënohet me 10.000 lekë gjobë.
- Lojtarët (U 19) e Besës, Jurgen Karriqi, Ildais Muho dhe Aldo Dura, për ofendim të arbitrit dënohen secili 4 (katër) ndeshje pezullim dhe 5.000 lekë gjobë.
- Ekipi i Maliqit, për mosparaqitje në ndeshjen me Albpetrolin, si pasojë e rrethanave të pavarura nga ekipi, e humbet ndeshjen 2 0.
- Endrit Ziri i Ilirisë, për ofendim dhe gjeste fyese ndaj arbitrit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 5.000 lekë gjobë.
- Erald Qose i Përmetit dhe Arben Kano i Këlcyrës, për goditje me grusht të kundërshtarit, dënohen secili 8 (tetë) ndeshje pezullim dhe 10.000 lekë gjobë.
- Pranimin e kërkesës së ekipit të futbollit të sallës, Ali Demi, deklarimin të pavlefshëm të vendimit të kryesisë së Shoqatës së Minifutbollit të datave 5 18 20.02.2010 në lidhje me ndryshimin e kushteve dhe rregullave të lojës dhe heqjen e pikëve ekipit të Ali Demit, pasi janë vendime në kundërshtim me rregulloren e aktivitetit e në tejkalim të kompetencave.

Kuzhe shpall listën për Irlandën e Veriut

Dje, FSHF ka shpalluar listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjen miqësore me Irlandën e Veriut. Trajneri Kuzhe ka ftuar të gjithë lojtarët e rëndësishëm të kombëtares. Fatmirësisht, përveç Samir Ujkanit, i dëmtuar para gati një jave në stërvitje te Novara, të gjithë të tjerët gëzojnë sëendet të plotë. Nga kampionati shqiptar janë thirrur 4 elementë: Andi Lila, Gjergji Muzaka, Elis Bakaj dhe Emilian Vila. Grumbullimi i kuqezinjve do të bëhet të dielën, në hotel “Dyrrahu” në Durrës, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen po në këtë qytet. Kuzhe do të ketë vetëm dy ditë kohë për të përgatitur lojën dhe formacionim ndaj Irlandës së Veriut.

Djala: Turp, tjetër ndëshkim ndaj Kastriotit

Presidenti Artan Djala garanton tifozët krutanë dhe futbollistët që ekipi do të vijojë kampionatin
I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të skuadrës krutane pas vendimit të komisionit të disiplinës dhënë dje pasdite, ku ekipi i Kastriotit ka humbur ndeshjen në tavolinë me Flamurtarit dhe i janë hequr tri pikë të tjera nga klasifikimi, pa harruar gjobën e rëndë.
Presidenti i skuadrës krutane, Artan Djala, e ka konsideruar këtë vendim krejtësisht të njëanshëm, që kërkon me çdo kusht të kompromentojë pozitën e skuadrës së tij për më tej. Duke folur për gazetën “Sporti shqiptar”, presidenti i skuadrës krutanë, mes të tjerash, do të shprehej: “Eshtë një vendim i turpshëm. Nuk e meritonim një ndëshkin të tillë. U pa qartë se çfarë rruge do të merrte një gjë e tillë.
Pamjet filmike tregojnë fare qartë se 11-metërshi nuk ishte. Ky komision nuk i mori parasysh provat tona, por është mjaftuar nga pasionet e tyre për të dënuar skuadrën tonë. Skuadra jonë është ndëshkuar sistematikisht nga gjyqtarët, duke filluar qysh në javët e para të saj.
Për koicidencë, është hera e dytë që skuadra jonë u dënua dy herë në dy ndeshjet me Flamurtarin.” Presidenti i skuadrës krutane pohoi se skuadra e tij do të luftojë deri në fund, sepse mbi të gjitha do të respektojë sportdashësit dhe futbollistët e skuadrës, që deri më tani janë treguar korrektë në fushën lojës, duke demonstruar futboll me nivel.
“Skuadra jonë do të luftojë deri në fund. E bëjmë një gjë të tillë për të respektuar jo vetëm futbollistët, por edhe sportdashësit tanë. Kastrioti do të jetë ai që ne të gjithë jemi mësuar ta shohim gjithmonë,” - do të shprehej Artan Djala, presidenti i skuadrës krutane.
Kështu, kërkesa e krutanëve për të përsëritur ndeshjen nuk është marrë parasysh. Megjithatë, edhe njëherë tjetër krutanët janë treguar korrektë, duke mos bojkotuar kampionatin dhe duke respektuar tifozët, apo edhe futbollistët, të cilët në këtë valë ndëshkimesh ndaj Kastriotit nuk kanë faj, por që janë të humburit direktë, sepse janë ato personazhet për të cilin luhet futbolli.

Veliaj: Humbja me tiranën s’na dekurajon

Mbetet “truri” i lojës së Laçit. Një lojtar me mjaft vlera, sidomos tekniko taktike, çka nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe. Ky është Emiliano Veliaj, mesfushori beratas i skuadrës kurbinase, i cili bën analizën e ndeshjes së humbur me Tiranën, pas tri fitoreve radhazi, ndërkohë që parashikon edhe ardhmërinë e fazës së tretë.
“Ne vërtet u mundëm 1 0 nga Tirana, por mendoj se rezultati më i drejtë, nisur nga ajo që dhanë të dyja skuadrat në fushën e lojës, do të kishte qenë barazimi. Megjithatë, kjo humbje nuk na dekurajon aspak, sepse duhet të shikojmë përpara, të ruajmë pozitën që kemi në klasifikim, duke qenë të sigurtë, për sa i takon objektivit tonë kryesor, qëndrimit në superligë. Ndaj Tiranës kemi bërë lojën tonë, nuk kemi qenë aspak inferiorë karshi kampionëve në fuqi, përkundrazi, kemi krijuar raste jo të pakta për shënim.
Nëse nuk i realizuam ato, kjo mbetet për defekt, që duhet korrigjuar në vazhdim,” - nënvizon në fjalën e tij Veliaj. Më tej, i pyetur për eksperiencën e parë me Laçin, beratasi shprehet mjaft i kënaqur: “Në Laç kam rigjetur veten, pas disa problemeve shëndetësore dhe dëmtimesh që kalova. Jemi një grup i bashkuar lojtarësh, që japim maksimumin në çdo sfidë, si brenda, edhe jashtë. Publiku këtu është mjaft dashamirës, jeton me futbollin, na mbështet kudo, përbën me të vërtetë të ashtuquajturin “lojtar i 12 të” në futboll.”

Meto: E patë ç’bën Apolonia në ditën e vet?

Mesfushori fierak Agim Meto kërkon që ky rezultat të mos jetë i vetmi, por të vijojë me fitore
Fierakët ndodhen në një gjendje të mirë momentale dhe e gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e fitores që kanë marrë ndaj Dinamos. Dy javë radhazi që fierakët nuk humbasin përbëjnë ogur të mbarë për këtë ekip në lidhje me ecurinë e fazës së tretë. “Prekjen” e fundit të “top formës” së Apolonisë dhe shpresën e besimin se kjo do të zgjasë gjatë, e përcjell përmes optimizmit mesfushori Agim Meto, në intervistën e tij për gazetën “Sporti shqiptar”:
- Meto, më në fund keni dalë te fitorja. A e kishit menduar një 3 0 kundër Dinamos?
- Ne ishim përgatitur me shumë seriozitet për të luajtur kundër dinamovitëve, ishim përgatitur edhe moralisht që të fitonim. Por me thënë të drejtën, nuk e kishim shkuar ndër mend një rezultat të tillë. Ka qenë gjithçka e merituar.
Ne kemi zhvilluar një ndeshje të madhe, ku do të veçoja më tepër pjesën e dytë. Skuadra jonë arriti që gradualisht të dilte në lojën e vet dhe Dinamo nuk mundi që të na bënte më ballë. Apolonia tregoi edhe një herë se cila është ajo në momentin e saj. Ka qenë një fitore që jo vetëm na frymëzon, por na zgjon njëherësh edhe vetëdijen tonë për forcën që ne kemi.
- Fitoi Apolonia, apo humbi Dinamo?
- Them që fituam ne. Mjafton të shohësh me kujdes kronikën e ndeshjes dhe do të vihen re qartë përpjekjet e shumëfishta të Dinamos për të gjetur rrugën e rrjetës. Ata kanë luajtur më mirë se ne në pjesën e parë dhe kanë qenë të rrezikshëm.
Ka qenë pjesa e dytë ajo që na dha neve epërsinë, pasi i kishim të qarta synimet tona dhe luftuam më fort për ta fituar ndeshjen. Më vjen keq për ndonjë opinion të shpërndarë, që ka si kryefjalë shprehjen: Dinamo lëshoi. Kjo nuk është e vërtetë.
- A duhet të besojë sportdashësi fierak se pas kësaj fitoreje mund të kemi një kthim të vrullshëm të Apolonisë në kampionat?
- Patjetër që po. Nuk është vetëm dëshira e tyre, por është edhe një objektiv dhe një sfidë jona. Ne jemi në vazhdim të punës sonë dhe, pavarësisht se gjërat janë vështirësuar, asgjë nuk na tërheq apo të na demoralizojë.
- Disa humbje të njëpasnjëshme në kampionat kanë krijuar përshtypjen se Apolonia është tërhequr nga synimi i saj i fillimsezonit për pjesëmarrje në Kupat e Europës…?
- Logjika e gjithë pasqyrimit të ecurisë së skuadrës që bëra më lart dhe që unë dua të besoj se do të ndodhë në fazën e tretë, na jep shumë mundësi. Le të futemi atëherë në logjikën e shifrave. Kemi grumbulluar deri tani 29 pikë dhe nuk është ndonjë diferencë e papërballueshme ajo që na ndan nga vendi i katërt. Le të mos biem në mani emërtese “Kupa të Europës”, por të bëhemi më konkretë.
Duke e vlerësuar me syrin real ecurinë e skuadrës sonë dhe të kampionatit në tërësi, unë besoj se do të jemi midis ekipeve më të mira në përfundim të sezonit. Sigurisht, nuk e mendoj të lehtë, pasi lufta do të jetë e ndezur dhe do të vijë duke u ashpërsuar, por uroj që mbi të gjitha të ketë garë të ndershme dhe secila skuadër të marrë atë qe meriton.

Vllaznia, përmbytjet ndikojnë në stërvitje

Kuqeblutë nuk stërviten në terren të hapur prej kohësh dhe kjo ndikon jo pak në formën e tyre
Dimri i sivjetëm ka qenë më problematiku sa u takon reshjeve të rëna, sidomos në veri të vendit situata nuk ka qenë aspak normale. Përmbytjet e janarit nuk mjaftuan dhe ato po shoqërohen me të tjera edhe gjatë këtyre ditëve. Një situatë e tillë ka shkaktuar jo pak probleme edhe tek ekipet e futbollit, sidomos më shumë te Vllaznia.
Skuadra kuqeblu e ka ndierë dhe po e ndien shumë këtë gjë, teksa shumë prej seancave stërvitore të kësaj periudhe janë duke u zhvilluar në ambiente të mbyllura, aspak të përshtatshme për një ekip futbolli. Edhe ditën e djeshme ekipi i Vllaznisë është stërvitur në një ambient të mbyllur. Arsyeja është sërish e njëjta: reshjet e shiut, tashmë të zakonshme prej kohësh në Shkodër, e kanë bërë të pamundur stërvitjen në një terren të hapur.
Në orën 11:00 kuqeblutë janë grumbulluar te kompleksi sportiv “Tek 10 ta” dhe për më tepër se një orë kanë punuar në tapetin sintetik të fushave të minifutbollit. Të pranishëm në këtë seancë të radhës kanë qenë të gjithë futbollistët, me përjashtim të malazezit Mrvlajeviç, që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe po rikuperohet. Po ashtu, ka munguar edhe kosovari Leci, që ka shkuar në vendlindje për të marrë bashkëshorten, ngaqë do të jetojë familjarisht në Shkodër tani e tutje. Këta dy lojtarë kanë qenë të vetmit që nuk kanë qenë në stërvitje dje, ndërkohë që të tjerët kanë djersitur jo pak në lojërat e zhvilluara nga ana e stafit drejtues.
Megjithatë, trajnerët Martini, Rakiqi e Dani, sigurisht që nuk janë të kënaqur me një fakt të tillë, pasi duan terren të hapur për të zhvilluar seancat stërvitore, por mundësitë këto janë. Ato pak fusha që janë të mundshme për t’u stërvitur, ofrojnë kushte të pafavorshme për zhvillimin e një stërvitje të mirëfilltë. Sytë e tyre kanë mbetur çdo ditë nga qielli, për të parë nëse do të pushojnë ndonjëherë reshjet e shiut apo jo.
Por në Shkodër sivjet ka mbajtur shumë lagështirë dhe kjo ka krijuar jo pak probleme për ekipet e futbollit. Më së shumti për Vllazninë, e cila është detyruar të stërvitet në më të shumtën e kohës në ambiente të mbyllura. Të martën ekipi është stërvitur në kalçeto, po kështu edhe dje, ndërkohë që futbollistët janë lajmëruar që edhe sot, në orën 11:00, të jenë sërish në kalçeto.

Mrvaljeviç me tërheqje, i vetmi problem

Pas ndeshja me Gramozin është shoqëruar pa shumë probleme në kampin shkodran. E vetmja mungesë dhe shqetësim për stafin drejtues dhe atë mjekësor, ka qenë ajo e malazezit Zhelko Mrvlajeviç. Ky i fundit ka qenë protagonist në ditët e fundit dhe më konkretisht në ndeshjen me Gramozin. Malazezi shtatlartë është autor i golit të vetëm të Vllaznisë në këtë takim, gol që u dha barazimin kuqebluve. Por në pjesën e dytë Mrvaljeviç ka pësuar një tërheqje muskulore dhe për rrjedhojë është detyruar të lërë fushën e lojës në minutat e para të pjesës së dytë.
Stafi mjekësor i ka rekomanduar disa ditë pushim dhe për rrjedhojë ky futbollist që prej së hënës ndodhet pranë familjes së tij në Podgoricë. Duhet pranuar fakti se ai më shumë ka qëndruar jashtë fushave të blerta gjatë vitit 2010 sesa brenda saj. Në ditët e para të janarit, ai vuajti nga një tjetër tërheqje muskulare dhe për rrjedhojë për një periudhë dyjavore u stërvit i diferencuar.
E njëjta gjë duket se po përsëritet edhe tani. Mrvaljeviç, që me ardhjen në krye të Vllaznisë të trajnerit Edi Martini, e ka humbur vendin e titullarit, ngaqë në vend të tij në qendër të mbrojtjes është duke u aktivizuar malazezi tjetër Rajoviç, që po bën një paraqitje të mirë. Në disa raste që është aktivizuar Zhelko, është detyruar të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes për nevoja të skuadrës, por jo me dëshirën e tij, sepse pozicioni i preferuar për të është qendra e mbrojtjes.

Si një minifazë përgatitore për Flamurtarin

Vlonjatët ndoshta do të luajnë edhe një takim miqësor, ndërsa janë në pritje të hedhjes së shortit
Pas një dite pushim, ekipi i Flamurtarit ka rinisur ditën e martë seancat stërvitore, ndërsa duket se tashmë kjo periudhë mund të quhet edhe si një minifazë përgatitore për vetë faktin, sepse kampionati do të rifillojë pas rreth dy javësh për shkak të ndeshjeve të prapambetura që pritet të luhen gjatë kësaj periudhe.
Ekipi vlonjat nuk është i angazhuar as në Kupën e Shqipërisë dhe natyrisht për këtë fakt vëmendja është kaluar plotësisht te takimet e radhës, ndërsa pritet edhe njohja e kundërshtarit për fazën e tretë. Duke mos u ndalur te fakti dhe kërkesa e bërë për përsëritje të ndeshjes së fundit, siç është deklaruar nga kampi i Kastriotit, vlonjatët tashmë e quajnë të përfunduar atë takim dhe normalisht vëmendja kalon për fazën e tretë.
“Jemi të detyruar ta respektojmë vendimin për shtyrjen e kampionatit dhe ajo që mbetet është pa dyshim të rinisim stërvitjet, ku veç ditës së hënë, kam menduar që lojtarët të vijojnë normalisht përgatitjet. Parë faktin që edhe reshjet kanë vijuar gjatë këtyre ditëve, është menduar që seancat stërvitore të zhvillohen sa në pallatin e sportit, ashtu edhe pranë fushës së aneksit, një ambient cilësor. Kështu që duket se Flamurtari përgatitjet do t’i vijojë normalisht.
Eshtë hedhur ideja edhe për ndonjë takim miqësor, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë, pasi ekipet e tjera janë ndoshta në fazën e tyre, kur disa luajnë për kupë dhe disa të tjera për kampionat, për shkak të ndeshjeve të prapambetura, ndërsa kampionati i kategorisë së parë vijon normalisht dhe pa ndërprerje. Kështu, deri në nisjen e kampionatit, Flamurtari pritet të vijojë përgatitje intensive, ndërkohë që me njohjen e kundërshtarit të fazës së tretë përgatitjet do të vijojnë më pas në funksion të asaj ndeshjeje,” - ka thënë ndër të tjera trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.

Vlonjatët fitojnë një pozicion në renditje

Ndërsa nuk kanë munguar gjatë ditëve të fundit deklaratat për ripërsëritje të ndeshjes me Kastriotin, në Vlorë tashmë duket se vëmendja nuk është aspak te kjo përballje, kjo edhe pas vendimit të djeshëm të komisionit të disiplinës. Tani Flamurtari ngjitet në vendin e 9-të me 24 pikë, 2 më pak se Vllaznia, ndërsa Kastrioti zbret në 23 pikë. Megjithatë, vlonjatët akoma në zonën “play-out” dhe do të kërkojnë gjatë fazës së tretë të shpëtojnë direkt.

Shehaj: Nuk simulova, ishte penallti

Ndërsa është folur shumë për rastin e penalltisë në ndeshjen përballë Kastriotit, sulmuesi vlonjat Ardit Shehaj, protagonist i saj, deklaron se është tërhequr dhe goditur në këmbë nga kundërshtari, shkak që solli edhe humbjen e ekuilibrit dhe me të drejtë sipas tij gjyqtari akordoi penallti.
“Nuk jam nga ata lojtarë që dëshiroj simulimin, por në rastin e fundit jam tërhequr dhe goditur në këmbë nga kundërshtari, pasi kam kërkuar topin, ndaj mendoj se ishte penallti. Gjithsesi, tashmë ajo i kalon së shkuarës dhe ne duhet të mendojmë për ndeshjet e mbetura të fazës së tretë, në të cilat duhet të japim në çdo ndeshje maksimumin tonë për të arritur më të mirën,” - ka thënë sulmuesi Ardit Shehaj.

Gramozi kërkon kualifikimin ndaj Teutës

Futbollistët kolonjarë e kanë lënë pas atë barazim të pamerituar ndaj Vllaznisë në ndeshjen për kampionat dhe problemeve që kaloi ai takim, duke iu përkushtuar tërësisht ndeshjes që do të luajnë përpara sportdashësve të tyre ndaj ekipit të Teutës për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ditën e diel, një takim që u luajt para dy javëve dhe u ndërpre për arsye të kohës së keqe në minutën e 30-të. Pikërisht në këtë ndeshje, kolonjarët synojnë të hedhin një hap tjetër vendimtar drejt kualifikimit të turit tjetër, që do të jetë një histori më vete për këtë ekip.
Atmosfera në kampin kolonjar përpara këtij takimi duket pozitive. Të gjithë mendojnë që kualifikimi të sigurohet që në ndeshjen e parë, pavarësisht se për kolonjarët rëndësi të veçantë ka shpëtimi nga vendet e fundit në kampionat, pasi situata pas barazimit me Vllazninë është përkeqësuar shumë dhe Gramozi do ta ketë shumë të vështirë vazhdimin e kampionatit. Edhe pse duhen edhe dy ditë që të luhet kjo ndeshje, tekniku Canaj ua ka bërë të qartë të tijve se, po të japim më të mirën, patjetër do të marrin një rezultat pozitiv, duke hedhur bazën për ndeshjen e kthimit.

Çota, i vetmi sulmues sot në Korçë

Në mungesë të Miles dhe të Hysës, Çotës i bie të përballojë një barrë të rëndë për durrsakët
Formacioni: Rizvani, Dushku, Jakupi, Stafa, Imeraj, Deliallisi, Muçollari, Hodo, Hoxha, Dosti, Çota. Trajner: Y.Shehu.
“Do të luajmë kundër ish-trajnerit tonë, por kemi përgatitur një skemë të re, që Josa nuk e ka aplikuar asnjëherë, ndaj i kemi marrë masat.” Kështu shprehet sulmuesi i Teutës, Mirel Çota, që do të mbajë barrën kryesore të sulmit në Korçë, për shkak të mungesave të Hysës dhe Miles.
Sipas Çotës, problemi më i madh në Korçë nuk është fakti që Josa e njeh mirë Teutën, por balta e fushës dhe mungesat e durrsakëve. “Sigurisht, është shumë e vështirë të luash me një ekip që ka ish-trajnerin e ekipit tënd, pasi ai na njeh me rrënjë e dhëmballë, por ne e kemi ndryshuar totalisht skemën e lojës dhe e kemi aplikuar skemën e re në të gjitha seancat stërvitore të javës, kështu që Josa do të shikojë një Teutë ndryshe nga ajo që drejtonte vetë. Kjo mund të jetë në favorin tonë, pasi trajneri Josa duhet ta ketë përgatitur Skënderbeun, duke pasur në mendje skemën e vjetër, por ne e kemi ndryshuar atë plotësisht.
Ndaj nuk mendoj se do të jetë shumë problem fakti që përballë kemi Josën sesa fusha me baltë ku do ta kemi të vështirë të luajmë, si dhe dy mungesa të rëndësishme në sulm. Megjithatë, ne jemi përgatitur duke pasur parasysh këto dy probleme, kështu që i kemi marrë masat.
Mungesat e Miles dhe Hysës janë problematike, por gjithsesi unë me Dostin bashkëpunoj mirë, kështu që mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka të mirë në Korçë dhe të shënojmë, sepse qoftë edhe një gol i vetëm ka rëndësi të madhe në transfertë,” - thekson Çota, i cili shprehet se durrsakët janë nisur të mërkurën për në Korçë, ku ndodhen të akomoduar, por ende nuk kanë siguri nëse ndeshja do të luhet normalisht, pasi gjatë gjithë rrugës dhe gjatë gjithë kohës shiu nuk ka pushuar. “Nuk e dimë me siguri si do të luhet kjo ndeshje në kushte të tilla, por shpresojmë që të mos shtyhet sërish, pasi mbetëm duke udhëtuar drejt Korçës me autobus.
Në kushtet që kampionati u shty, kërkohet që ndeshja të zhvillohet, por për ne do të jetë problem i madh fusha e Korçës, që i ngjan më shumë një liqeni në këto kushte atmosferike. Shpresojmë të na shkojë mbarë, pasi në terrene të tilla, edhe pse i kemi marrë masat, do ta kemi thuajse të pamundur të tregojmë aftësitë tona teknike, por e sigurt është që do të luajmë me grintë dhe zemër, pasi duhet të dalim me çdo kusht me pikë nga fusha e Korçës,” - përfundon sulmuesi i Teutës, Mirel Çota.

Durrsakët: Shpresojmë që sot të luhet

Durrsakët janë nisur drejt Korçës, pasi do të luajnë me Skënderbeun ndeshjen e prapambetur të kampionatit. Duke pasur parasysh kushtet tepër të rënduara të motit, nuk dihet nëse ndeshja do të luhet normalisht, por gjithsesi Teuta ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së mërkurës dhe më pas është nisur për në Korçë.
Durrsakët do të luajnë për herë të parë këtë sezon kundër ish-trajnerit të tyre Josa dhe në këtë ndeshje do të kenë mungesat e Hysës dhe Miles, të cilët për shkak se janë në terapi nuk kanë udhëtuar drejt Korës, për të shoqëruar si spektatorë skuadrën. Duurakët shpresojnë që sot të luhet, pasi mbetën duke bërë rrugë boshe drejt Korçës, apo edhe në Ersekë.