05 korrik 2010
Trajneri i Al-Ahlit nuk e pëlqen Cannavaron
Menaxheri i ri i Al-Ahlit, David O’Leary, natyrisht se do të ketë një marrëdhënie të ‘nxehtë’ me kapitenin e tij të ri Fabio Cannavaro, pasi që O’Leary kishte thënë për Cannavaron se ai ishte mposhtur nga sulmuesit brazilianë në miqësoren e vitit 2009.“Mendoj se ai është një lojtar që kalohet lehtë prej disa vitesh. Ndoshta nuk e njoh atë mirë, por unë i njoh mbrojtësit. Mendoj se ai u bë i kalueshëm kur shkoi te Real Madridi”, theksoi O’Leary më 22 qershor të vitit 2009.
Saktësisht një vit më vonë, O’Leary dhe Cannavaro do të lidhen së bashku te klubi Al-Ahli, pasi që irlandezi nënshkroi kontratë katërvjeçare për të drejtuar Al-Ahlin. O’Leary do t’i ftojë lojtarët e tij të ri në një kamp stërvitor në Austri të mërkurën.
Juventusi gjithnjë e më pranë Dzekos
Juventusi është gjithnjë e më pranë transferimit të sulmuesit të shumëkërkuar, Edin Dzeko, ndërsa sportivja torineze Tuttosport parashikon që transferimi i sulmuesit boshnjak nga Wolfsburgu do të kompletohet brenda dy javësh.Më në fund duket të ketë dalë në horizont një klub serioz që ka mundur të bindë gjermanët të heqin dorë nga shërbimet e tij, me Milanin dhe Manchester Cityn e Manchester Unitedin në të kaluarën të lidhur me të.
Juventusi për të bindur gjermanët të cilët kërkojnë 35 milionë euro, do të përdorë Diegon, i cili pëlqehet shumë në qarqet e Bundesligas. Së shpejti pritet të mbahet dhe takimi i nivelit të lartë mes dy drejtorëve, Giuseppe Marotta dhe Dietet Hoeness. /
Zyrtare: Marco Motta huazohet te Juventusi
Juventusi ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka huazuar mesfushorin e Udineses, Marco Motta, me opsion transferimin komplet të kartonit të futbollistit në fund të sezonit tjetër.Në një komunikatë të lëshuar nga Juventusi thuhet se Motta është stërvitur me skuadrën bardhezi që nga e shtuna, ndërsa prej sot (e hënë) ai është zyrtarisht lojtar i Juventusit.
Marco Motta pati një sezon të shkëlqyer te Roma, ku ishte i huazuar sezonin e kaluar, mirëpo Giallorossët nuk arritën marrëveshje me Udinen për të mbajtur lojtarin në kryeqytet.
Juventusi është një ndër klubet më aktive në afatin e sivjetmë kalimtar veror, me transferime të Marco Storarit dhe Simone Pepes dhe ja tani Marco Mottas të kompletuara.
04 korrik 2010
Lajme Shkurt
Barcelona interesohet për Tiagon
Me Atletico Madridin që ende është në negociata për transferimin në mënyrë komplete të kartonit të Tiagos nga Juventusi, duket se ata do të përballen me Barcelonën si konkurrent për mesfushorin portugez.Sipas Tuttomercatoweb, gjiganti katalanas është duke e monitoruar situatën e mesfushorit, pasi që siç po shihet Atletico dhe Juventusi janë duke ‘fjetur’ nëpër tavolinat negociuese.
Përderisa një ofertë e Barcelonës për Tiagon është larg horizontit, duket se paraqitjet e tij në fanellën e Portugalisë nuk kanë kaluar pa u vërejtur.
Melo: Nuk dua t’ia di se çfarë thonë njerëzit
“Tani jam i trishtuar dhe nuk kam fjalë. Por nuk dua t’ia di se çfarë thonë njerëzit”.Ky është shpërthimi i Felipe Melos pas humbjes së djeshme të Brazilit.
“Nuk dua t’ia di nëse njerëzit vijnë në stadium dhe bërtasin kundër meje. Kush merr vesh nga futbolli e di se sa vlej. Tani do duhen disa ditë për të kaluar zhgënjimin, por jam i lumtur që do kthehem tek Juventusi”, është shprehur mesfushori i Selecao dhe Juventus.
Cannavaro: Nuk shkova te Al-Ahli për para
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, iu bashkua ekipi Al Ahli të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ai pritet ta përfundojë dhe karrierën e tij, ndërsa u ka thënë gazetarëve se vendimi i tij nuk është i bazuar në pagën e ofruar nga klubi arab.“Nuk është një zgjedhje ekonomike, por një zgjedhje familjare. Këtu presioni është sikurse në Kampionatin italian dhe unë gjithashtu mund ta përdor përvojën time për t’i mësuar njerëzit këtu”, theksoi Cannavaro.
36-vjeçari gjithashtu e shprehu zhgënjimin e tij që nuk arriti të kthehej në vendlindjen e tij, Napoli, ku preferoi të përqendrohej në lojtarë të rinj.
Transferimet...
7/3/10 Laurent Batlles Saint-Etienne <-- Grenoble
7/3/10 Sidney Govou Panathinaikos <-- O. Lyon
7/3/10 Jaroslav Drobny Hamburg <-- Hertha
7/2/10 Mato Jajalo Koln <-- Siena
7/2/10 Yossi Shai Benayoun Chelsea <-- Liverpool
7/2/10 Gianluca Curci Sampdoria <-- Siena
7/2/10 Arne Friedrich Wolfsburg <-- Hertha
7/2/10 Yaya Touré Manchester City <-- Barcelona
7/2/10 Marco Motta Juventus <-- Udinese
7/1/10 Leonardo Bonucci Juventus <-- Bari
7/1/10 J. Martínez Juventus <-- Catania
7/1/10 Leonardo Spinazzola Juventus <-- Siena
7/1/10 Niccolò Giannetti Juventus <-- Siena
7/1/10 Marcel Büchel Juventus <-- Siena
7/1/10 Ciro Immobile Siena <-- Juventus
7/1/10 Luca Marrone Siena <-- Juventus
7/1/10 Abdel Kader Ghezzal Bari <-- Siena
7/1/10 Maximilian Nicu Freiburg <-- Hertha
7/1/10 Marcus Paixao Diniz Parma <-- Milan
7/1/10 Nico Pulzetti Bari <-- Livorno
7/1/10 Simone Zaza Sampdoria <-- Atalanta
7/1/10 Luca Toni Genoa <-- Bayern
7/1/10 Marco Davide Faraoni Inter <-- Lazio
7/1/10 Robbie Blake Bolton <-- Burnley
6/30/10 N. Burdisso Inter <-- Roma
6/30/10 David Silva Manchester City <-- Valencia
6/30/10 Shavar Thomas KC Wizards <-- Philadelphia
6/29/10 Mathieu Bodmer Paris St. Germain <-- O. Lyon
6/28/10 Azpilicueta Marseille <-- Osasuna
6/28/10 Gennaro Sardo Chievo <-- Catania
6/28/10 Giovanni Marchese Catania <-- Chievo
6/28/10 Arizmendi Getafe <-- Zaragoza
6/28/10 Anthony Le Tallec Auxerre <-- Le Mans
6/27/10 Onyekachi Apam Stade Rennais <-- Nice
6/26/10 Marco Motta Udinese <-- Roma
6/25/10 Barreto Udinese <-- Bari
6/25/10 Davide Lanzafame Juventus <-- Palermo
6/25/10 Michael Ballack Bayer <-- Chelsea
6/25/10 J. Biabiany Inter <-- Parma
6/23/10 Sergio Floccari Lazio <-- Genoa
6/23/10 Marco Amelia Milan <-- Genoa
6/23/10 Marco Storari Juventus <-- Milan
6/22/10 Martin Petrov Bolton <-- Manchester Cityr
6/22/10 Onyekachi Apam Rennais <-- Nice
6/21/10 Lorenzo Ariaudo Cagliari <-- Juventus
6/21/10 Francis Coquelin Lorient <-- Arsenal
18/06/10 Alex Pinardi Cagliari <-- Modena
18/06/10 Steven Mouyokolo Wolves <-- Hull
18/06/10 Joseba Llorente Real Sociedad Villarreal
18/06/10 Botía Gijón Barcellona <-- Definitivo
17/06/10 Luca Castellazzi Inter <-- Sampdoria
17/06/10 Asier Riesgo Osasuna <-- Real Sociedad
17/06/10 Tiberio Guarente Siviglia <-- Atalanta
15/06/10 Massimo Maccarone Palermo <-- Siena
15/06/10 Moritz Volz St. Pauli <-- Fulham
14/06/10 Julien Francois Le Havre <-- Tours
14/06/10 Jimmy Briand Lione <-- Rennes
11/06/10 M. Pinilla Palermo <-- Grosseto
10/06/10 Daniele Paponi Bologna <-- Parma
10/06/10 Miroslav Stoch Fenerbahçe <-- Chelsea
10/06/10 Gabriele Paonessa Parma <-- Bologna
09/06/10 Philippe Senderos Fulham <-- Arsenal
09/06/10 Simone Pepe Juventus <-- Udinese
09/06/10 Soldado Valencia <-- Getafe
09/06/10 Kevin Dupuis Châteauroux <-- Tolosa
08/06/10 Marcano Getafe <-- Villarreal
05/06/10 Jerome Boateng Man City <-- Amburgo
05/06/10 Thomas Hitzlsperger West Ham <-- Lazio
04/06/10 Marko Arnautovic Werder <-- Twente
04/06/10 Andrea Lazzari Cagliari <-- Atalanta
04/06/10 Dirk Marcellis Alkmaar <-- PSV
04/06/10 Mario Suárez Atl. Madrid <-- Maiorca
04/06/10 Guaita Valencia <-- Recreativo
03/06/10 Julian Schieber Norimberga <-- Stoccarda
03/06/10 Gaetano D'Agostino Fiorentina <-- Udinese
03/06/10 Steven Fletcher Wolves <-- Burnley
03/06/10 A. Offredi Albinoleffe <-- Milan
03/06/10 Giacomo Beretta Milan <-- Albinoleffe
03/06/10 Pablo Daniel Osvaldo Espanyol <-- Bologna
02/06/10 Markus Miller Hannover 96 <-- Karlsruhe
02/06/10 Gerald Asamoah St. Pauli <-- Schalke
01/06/10 Chris Iwelumo Burnley <-- Wolves
01/06/10 F. Simplicio Roma <-- Palermo
28/05/10 Míchel Deportivo <-- Valencia
28/05/10 Dean Marney Burnley <-- Hull
26/05/10 Nikola Zigic Birmingham <-- Valencia
25/05/10 Fran Mérida Atl. Madrid <-- Arsenal
23/05/10 Mouhamadou Dabo Siviglia <-- Saint-Etienne
21/05/10 Marouane Chamakh Arsenal <-- Bordeaux
21/05/10 Soriano Osasuna <-- Almeria
21/05/10 Borja Getafe <-- Valladolid
20/05/10 Sofiane Feghouli Valencia <-- Grenoble
02/06/10 Markus Miller Hannover 96 <-- Karlsruhe
02/06/10 Gerald Asamoah St. Pauli <-- Schalke
01/06/10 Chris Iwelumo Burnley <-- Wolves
01/06/10 F. Simplicio Roma <-- Palermo
28/05/10 Míchel Deportivo <-- Valencia
28/05/10 Dean Marney Burnley <-- Hull
26/05/10 Nikola Zigic Birmingham <-- Valencia
25/05/10 Fran Mérida Atl. Madrid <-- Arsenal
23/05/10 Mouhamadou Dabo Siviglia <-- Saint-Etienne
21/05/10 Marouane Chamakh Arsenal <-- Bordeaux
21/05/10 Soriano Osasuna <-- Almeria
21/05/10 Borja Getafe <-- Valladolid
20/05/10 Sofiane Feghouli Valencia <-- Grenoble
19/05/10 Benjamin Foster Birmingham <-- Man Utd
19/05/10 David Villa Barcellona <-- Valencia
18/05/10 Serdar Ozkan Galatasaray <-- Besiktas
18/05/10 Enric Birmingham <-- NAC
18/05/10 Francis Santander <-- Xerez
18/05/10 Domingo Cisma Santander <-- Almeria
17/05/10 Ricardo Costa Valencia <-- Wolfsburg
12/05/10 Mehmet Topal Valencia <-- Galatasaray
11/05/10 Batuhan Karadeniz Eskisehirspor <-- Besiktas
11/05/10 Marama Vahirua Nancy <-- Lorient
27/04/10 Christoph Metzelder Schalke <-- Real Madrid
03/03/10 Andy Van der Meyde PSV <-- EvertonSe
Juventus 2010-2011
1 Gianluigi Buffon3 Giorgio Chiellini
4 Felipe Melo
6 Fabio Grosso
7 Hasan Salihamidzic
8 Claudio Marchisio
9 Vincenzo Iaquinta
10 Alessandro Del Piero
11 Amauri
12 Antonio Chimenti
13 Alex Manninger
15 Jonathan Zebina
16 Mauro Camoranesi
17 David Trezeguet
18 Christian Poulsen
20 Sebastian Giovinco
21 Zdeněk Grygera
22 Mohamed Sissoko
28 Diego
29 Paolo De Ceglie
30 Tiago
32 Iago Falqué
33 Nicola Legrottaglie
— Marco Storari
— Marco Motta (I huazuar Udinese)
— Leonardo Bonucci
— Albin Ekdal
— Simone Pepe (I huazuar Udinese)
— Davide Lanzafame
— Jorge Martíne
— Christian Pasqua
Lojtaret pa kontrata ne Serie A ..
AtalantaAndrea Consigli
Maximiliano Pellegrino
Diego De Ascentis
Cristiano Doni
Nicola Amoruso
Bari
Cristian Stellini
Bologna
Roberto Colombo Goalkeeper
Salvatore Lanna Defender
Cristiano Zenoni
Nicola Migazzini
Luigi Lavecchia
Massimo Marazzina
Adailton
Cagliari
Cristiano Lupatelli
Diego Lopez
Lino Marzoratti
Andrea Parola
Catania
Mariano Izco
Chievo
Lorenzo Squizzi
Mario Yepes
Davide Mandelli
Francesco Scardina
Giampiero Pinzi
Luca Rigoni
Erjon Bogdani
Elvis Abbruscato
Fiorentina
Per Kroldrup
Massimo Gobbi
Mario Santana
Genoa
Emiliano Moretti
Ivan Juric
Giuseppe Sculli
Inter Milan
Paolo Orlandoni
Juventus
Antonio Chimenti
Fabio Cannavaro
Lazio
Sebastiano Siviglia
Lionel Scaloni
Ousmane Dabo
Cristian Brocchi
Roberto Baronio
Julio Cruz
Livorno
Alfonso De Lucia
Fabio Galante
Antonio Filippini
Milan
Flavio Roma
Dida
Giuseppe Favalli
Filippo Inzaghi
Napoli
Gennaro Iezzo
Matteo Gianello
Gianluca Grava
Inacio Pia
Palermo
Giacomo Brichetto
Mark Bresciano
Fabio Simplicio
Parma
Nicola Pavarini
Paolo Castellini
Massimo Paci
Damiano Zenoni
Martin Bergvold
Roma
Julio Sergio
Artur
Max Tonetto
Marco Cassetti
Taddei Midfielder
Mauro Esposito
Leandro Greco
Sampdoria
Luca Castellazzi
Vincenzo Fiorillo
Matteo Guardalben
Daniele Franceschini
Salvatore Foti
Claudio Bellucci
Siena
Cristian Del Grosso
Lukas Jarolim
Udinese
Aleksandar Lukovic
Andrea Coda
Paolo Sammarco
Klubet e Serie A kundër rregullit të ri të FIGC
Federata italiane e Futbollit (FIGC), ka goditur klubet e Serie A, pasi që me një rregull të ri të aprovuar, obligon që nga kjo verë, klubet të mos kenë të drejtë të transferojnë më shumë se një lojtar joevropian.“Këshilli i klubeve të Serie A nuk ka dashur që ky numër të reduktohej nga dy në një. Ne duhet të fillojmë një politikë të re e cila i kufizon të huajt dhe i vlerëson më shumë akademitë vendore. Ky reduktim nga dy në një është vendosur nga Këshilli Federal edhe pse klubet nuk ishin në pajtim me këtë”, theksoi Sergio Campana, presidenti i Shoqatës italiane të Futbollistëve.
Kjo marrëveshje vjen si pasojë e eliminimit turpërues të Italisë në Kampionat Botëror, ndërsa nevoja për ndryshime rënjësore në sistemin e rekrutimit, ka detyruar FIGC të marr këtë vendim. Kundër këtij rregulli të ri u shpreh hapur presidenti i Lazios, Claudio Lotito, që ishte shumë pranë transferimit të dy futbollistëve të rinj joevropian.
03 korrik 2010
Juventusi nënshkruan me Motta
Gjiganti italian Juventus, ka nënshkruar me mbrojtësin e Udineses, Marco Motta.Mundësi që marrëveshja të shendërrohet në të përhershme në fund të sezonit të ardhshëm, për të cilën Juve do të paguajë 5 milionë euro.
Nëse qëndron edhe pas sezonit të ardhshëm, Motta do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare. Juventusi tashmë ka sjellë edhe disa lojtarë të tjerë si, Simone Pepe, Leonardo Bonucci, Marco Storari dhe Jorge Martinez.
02 korrik 2010
Lajme Shkurt

- Krasic - Zemra me terhjek per Juventusin
- Mota - Ka nenshkruar nje kontrat 4 vjeqare..
- Bardhezinjet - Qe nga neser fillojn stervitjet ne Pinzolo
- Del Neri dhe Marotta - Premtojn Suksese..
- Cavani - hap dyert per Juventusin..
- Juventus - Prezenton Fanellat per stinorin 2010-2011 shum shpejt ne GrandeJuve..
- Sisoko - Mbetet ne Juventus..
- Agjenti i Melos- Kem pas kontakte me anglezet
- Kampionati Botror ne GrandeJuve
- Eropa League ne Grande Juve..
Bari ëndërron Giovincon
Presidenti i Barit, Vincenzo Matarrese, ka thënë se ai do të dëshironte të transferonte mesfushorin e Juventusit, Sebastian Giovinco.“Kujt nuk i pëlqen Giovinco? Unë do të isha tejet i kënaqur nëse ai do të na bashkohej. Unë nuk kam biseduar me të. Nuk e di nëse ai ka biseduar me një nga menaxherët apo drejtorët”, theksoi Matarrese.
Giovinco është pranë largimit nga Juventusi, për shkak se ai nuk është në planet e Luigi Del Nerit dhe për shkak se ai nuk dëshiron ta lë talentin e tij të bie në ujë, duke dëshiruar ndonjë klub tjetër edhe nëse ai është mesatar, vetëm e vetëm për ta treguar talentin e tij të vërtetë.
Del Piero: Mezi e pres sezonin e ri
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, mezi pret fillimin e sezonit të ri, ndërsa ai është i përqendruar në parasezonin që është në zhvillim e sipër te Zonja e Vjetër.“Ne rifillojmë sot. Sot do t’i kemi testet mjekësore dhe më pas do t’i lansojmë fanellat e reja në Vinovo. Ky është rifillimi i 18-të dhe po më duket sikurse i pari. Unë po e përjetoj këtë moment me entuziazëm”.
“Nuk është sikurse kur shkon në shkollë dhe thua se ka mbaruar pushimi, por këtu ka shumë vullnet për të rifilluar dhe për t’u kthyer në fushë sa më shpejtë. Nuk mund të pres sezonin e ri”, theksoi Del Piero.
01 korrik 2010
Reali kërkon Chiellinin
Real Madridi është duke e shqyrtuar transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini.Leggo shkruan se Jose Mourinho e kërkon Chiellinin në Bernabeu për të siguruar fuqi të mjaftueshme në fazën defensive. Real Madridi kërkon t’i japë fund paraqitjeve jo të suksesshme të Ligës së Kampionëve dhe ata janë duke punuar në ndërtimin e një skuadre sa më të fuqishme.
Chiellini aktualisht është në bisedime me Juventusin për një kontratë më të mirë. Agjenti i tij Davide Lippi është duke kërkuar që Chiellini ta ketë pagën si përfituesit tjerë të mëdhenj të klubit. Në anën tjetër, Manchester United është gjithashtu i interesuar në Chiellinin dhe nëse Juventusi nuk ia ofron një kontratë më të mirë mbrojtësit italian, ai shumë lehtë mund të largohet nga Olimpico i Torinos.
Bonucci & Martinez, të Juventusit
Leonardo Bonucci e Jorge Martinez janë futbollistë të rinj të Juventus. Mbrojtësi italian dhe mesfushori uruguaian kanë nënshkruar kontrata pesëvjeçare.Bianconerët e kanë blerë Bonuccin nga Bari për 15.5 milionë euro. Kurse lojtari i krahut, Martinez, është blerë nga Catania për një shifër prej 12 milionë eurosh.
Sezoni katastrofal të cilin e kaloi Juventus (përfundoi në pozitën e shtatë), ka bërë që ky klub të bëjë ndryshime në kryesi, në shtab teknik, e tash edhe në futbollistë.
Juve, 20 milionë plus Giovinco për Vargas?
Njoftohet se Juventusi i ka bërë një ofertë mjaft të mirë Fiorentinas, prej 20 milionë eurosh plus shërbimet e të riut Sebastian Giovinco, për mbrojtësin e krahut të majtë Juan Manuel Vargas.La Nazione shkruan se Juve ka hapur negociatat me drejtorin sportiv të Violas, Pantaleo Corvino, i cili është i kënaqur me ofertën prej 20 milionë eurosh, por jo me transferimin e Giovincos. Fiorentina kërkon shërbimet e Claudio Marchisios, të cilin Juventusi nuk e lë të largohet sepse shihet në formacionin startues të Del Nerit.
Giovinco, i cili sezonin e kaluar më shumë qëndroi në pankinë se sa në fushë, ka shprehur gatishmërinë të largohet. Se a do të arrijë ta transferojë Juventusi mbrojtësin peruan, mbetet të shihet, sepse ishte vet Vargas që kohë më parë refuzoi një kalim te Real Madridi.
Napoli bisedon me Juven për Trezeguet
Dëshira e Napolit për transferimin e sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, është pranë realizimit, pasi që agjenti i francezit ka deklaruar se skuadrat janë në bisedime për një transferim të mundshëm.Trezeguet ka edhe një vit në kontratën e tij te Zonja e Vjetër, mirëpo është spekuluar se ai do të largohet nga klubi bardhezi, ndërsa shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.
“Ata (Juventusi dhe Napoli) do të takohen sot (e enjte) për të biseduar për sulmuesin”, ka thënë Antonio Caliendo për Tuttomercatoweb.com, duke shtuar se opsionet për sulmuesin francez janë të shumta, duke qenë se ai kërkohet nga skuadra arabe dhe spanjolle, si Sevilla, Valencia dhe Atletico Madrid. /
Juventusi kërkon Coentraon
Juventusi është duke e menduar transferimin e asit të Benficas, Fabio Coentrao, por çmimi i tij prej 30 milionë eurosh, mund të bëjë që Juventusi të kthehet kah Philippe Mexes i Romës.Coentrao është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë aktualisht, pas paraqitjeve fenomenale në Botëror, me Real Madridin dhe Manchester Cityn në krye të garës për të.
Megjithatë, çmimi i tij i lartë ka bërë që Juventusi të hidhet në merkato për Philippe Mexesin, për të cilin Roma kërkon 10 milionë euro, por se Bianconerët duan të bëjnë ndonjë marrëveshje shkëmbimi me Poulsen, Sissoko dhe Amauri, të gjithë këta të pëlqyer nga Ranieri.

















