Los Angeles Galaxy është duke shfaqur interesim për sulmuesin francez të Juventusit, David Trezeguet, gjithnjë sipas La Gazzeta dello Sport.
Pasi është lidhur me një transferim të Ronaldinhos më herët, La Galaxy tash spekulohet se është drejtuar kah ‘Trezegol’. Atij do t’i ofrohet një kontratë luksoze, pasi Juventusi nuk e dëshiron më në skuadër.
Megjithatë, sipas agjentit të Trezeguet, Antonio Caliendo, Al-Ahli ishte shumë pranë transferimit të Trezeguet, duke paralajmëruar se skuadra arabe e ka në plan të marrë pothuajse të gjithë lojtarët e Juventusit.
Mbrojtësi italian Fabio Cannavaro ka mohuar spekulimet se përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, do t’i bashkohet atij në Al-Ahli.
Lippi do të jetë i lirë nga posti pas përfundimit të Botërorit dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Së fundi mediat e lidhën atë me kalim në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Ahli, me të cilin ka nënshkruar Cannavaro.
“E kam lexuar edhe unë dhe më ka bërë të qesh. Nuk kam nevojë të bind askënd. Në Dubai ka det, është nxehtë, do të ishte po ashtu shkëlqyeshëm për Lippin”.
“Por besoj se ai ende duhet të vendosë. Nuk mendoj se ai ka zgjedhur nëse do të vazhdojë me angazhim dhe ku do të vazhdojë pas Kupës Botërore”, ka thënë Cannavaro.

- Cska e rrit cmimin per Krasic - Menaxheri i përgjithshëm Giuseppe Marotta i ka kthyer në Itali pas takimit në Moskë me zyrtarët serbë per Milos Krasic. Marotta ka bërë të qartë që rusët se nëse ata nuk do të mbajnë fjalën e tyre në shumën rënë dakord më parë prej 15 milion euro, ata mund të harrojmë për arritja e një marrëveshje me të.Juventus nuk janë të vendosur të bien në një luftë të ofertave për Krasnic ose ndonjë lojtarë të tjerë dhe janë të zhgënjyer me faktin se CSKA janë rritur papritur i kërkuar çmimin e tyre për 18 miliona. Një zgjidhje pritet së shpejti.
- Agnelli pranon për interesimin e Krasic - Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka deklaruar: "Ne kemi punuar shumë për një muaj, ne e dimë se kemi dy muaj të tjerë dhe në lidhje me tregun e transferimit ne do të shohim në fund të gushtit per situatën tonë a do te vije. Krasnic?
- Zyrtarizimi i Krasic sonte - Ne mengjesin e sotem Beppe Marrota ka udhetar ne linjen Milano - Moscow , pasi qe ne Moske do takohet me kreret me te larte te CSKA per te mbyllur ceshtjen me Milos Krasic per 14 M € . Sky Sport njofton se zyrtarizimi do te vije sonte .
LAJME SHKURT
- Mogji - Krasiq nuk eshte perforcim ideal
- Juventus shikon mundesin e transferimit te Barzalit nga Parma
- Juve pergadit ofanziven tjeter per Edi Dzeko
- Krasic Flet - Dua qe te behem Nedvedi i ri
- Camoranesi vitin e ardhshem mund te jet futbollist i lire..
- Juve kerkon Martinez nga Katania
Luciano Moggi thotë se ish-klubi i tij, Juventus, vazhdon të mbetet një hap prapa Milanit.
Përkundër lëvdatave për presidentin e ri Andrea Agnelli, Moggi mendon ende se është një rrugë e gjatë për t’u bërë për ta zënë Milanin.
“Andrea Agnelli është njeri i ri dhe i aftë, por gjithashtu një tifoz dhe zyrtar i madh i Juves. Mirëpo, kjo ende nuk e zvogëlon dizavantazhin që ka Juve ndaj Milanit që është një hap para”, theksoi Moggi për TMW.
Manchester United është duke shqyrtuar transferimin e mesfushorit të Juventusit, Diego.
Mesfushori kreativ brazilian u transferua nga Werder Bremen verën e kaluar për 24.5 milionë euro dhe pas një starti premtues ai dështoi të tregonte cilësitë e tij gjatë sezonit. Ndërsa spekulohet se trajneri i ri i Juves, Luigi Del Neri, nuk e ka Diegon në planet e veta dhe do ta lë atë të largohet.
Mediumet italiane shkruajnë se Manchester United do të ofrojë 20 milionë euro për asin brazilian, përkundër deklaratave të Ferguson se ai nuk do të shpenzojë në yje gjatë kësaj vere. /
Juventus është duke monitoruar mbrojtësin e Arsenalit, William Gallas, kanë bërë të ditur mediat italiane të enjten.
Reprezentuesi francez muajin e ardhshëm do të jetë futbollist i lirë dhe ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme pas lajmit se nuk do të vazhdojë kontratën me Arsenalin.
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marrotta, thuhet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e Gallasit rreth mundësisë së transferimit në Torino. Gallas është pjesë e Kombëtares franceze në Afrikën e Jugut.

- Iaquinta për Dzeko ? - Juventus janë duke menduar për të sakrifikuar Iaquintan në mënyrë që të nënshkruajnë me Dzekon. Juventus si duket do të ofrojë Iaquintan plus para për të bindur skuadrën gjermane të lëshojnë Dzekon.Italiani është duke u kërkuar me ngulm nga Tottenham dhe dje agjenti i tij la të kuptojmë se largimi i tij nga Torino mund të jetë i mundur.
- Shkëmbim Iaquinta-Bale? - Iaquinta i ofrohet Tottenham-it,për të marrë mbrojtësin e majtë Gareth Bale (20 vjeqar) që është në planet e Juves. Ky shkëmbim mund të jetë i mundur e miratuar nga fjalët e D’Amico sipas Gazetes Dello Sport.
- Juventus, Probleme për Krasic - Kur dukej se serbi Milosh Krasic kishte vendosur të bashkohet me Juventusin për 15 milion euro, dolën disa probleme në negociatat në mes të klubit Italian dhe CSKA të Moskës.25 vjeçari ka rënë dakord të bashkohen me Juventusin, por zyrtarët e CSKA-s ngecën në marrëveshje për shkak se ka klube të tjera (sidomos Manchester City) të gatshëm të paguajnë më shumë se 15 milionë për lojtarin. Në ndërkohë, menaxheri i përgjithshëm Juventusit, Giuseppe Marotta është në Moskë dhe do të ketë një takim të ri me zyrtarët e CSKA-s sot për të parë se cilat janë qëllimet e tyre para se ai të kthehet në Torino.
- Juventus në ndjekje të Clichy - Pas nënshkrimit të Pepes dhe Krasic të cilët pritet ti bashkohen Juves këtë verë, Bosat e Juventusit dëshirojnë të nënshkruajnë edhe me Gael Clichy të Arsenalit. Ai gjithashtu është në ndjekje nga Barcelona dhe Real Madrid.
Ciro Ferrara u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit që të harrojnë atë që ka ndodhur dhe t’u japin edhe një rast futbollistëve Diego dhe Felipe Melo.
Bianconerët kanë shpenzuar 50 milionë euro në transferimin e dy futbollistëve të lartpërmendur, ndërsa që të dy kanë dështuar në njërin prej sezoneve më katastrofale të Juventusit në histori të klubit.
“A duhet t’u japë Juventusi Melos dhe Diegos edhe nga një rast? Mendoj se po, sepse nuk do të jetë lehtë t’u gjejmë atyre një klub tjetër. Plus, duhet të presim dhe të shohim se si do luajë Del Neri”.
“Diego mund të jetë në rrezik këtu. Nuk mendoj se Juve ka nevojë për revolucion, vetëm duhet të rigjejë mentalitetin fitues dhe t’i ndihmojë trajnerit në projektet e tij, kurse më pas vijnë trofetë”, theksoi Ferrara për AGI
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se ai nuk është aspak i interesuar në spekulimet që e lidhin atë me Interin, e as që dëshiron të lidhet ndonjëherë me këtë klub.
Numri një i Italisë është lidhur me një largim pas nëntë vitesh nga Olimpico i Torinos, me skuadra të interesuara si Milan dhe Manchester City, por mësohet se Interi është në kërkim të një sfiduesi për Julio Cesarin.
Përkundër faktit që nuk i përmendi dy klubet e para të lartpërmendura e as të ardhmen e tij, ai ishte tejet i prerë në qëndrimin e tij ndaj kampionit të Italisë, duke thënë për Tuttosport: “Një gjë është e sigurt: Unë kurrë nuk do të shkoj te Interi”.
Buffon i kushtoi Juventusit 49.2 milionë euro, ndërsa besohet se Bianconerët tash e vlerësojnë rreth 30 milionë euro
Transferimi i ri i Juventusit, Simone Pepe, ka folur për kënaqësinë e tij për këtë lëvizje, pak para fillimit të Botërorit, ndërsa ai te Juventusi do luajë sezonin e ardhshëm si huazim.
“Jam i lumtur të kem nënshkruar sot (e mërkurë) dhe jam gati të përballem me Botërorin me më shumë karakter. Brenda një muaji i realizova dy ëndrra. Të luaj në Afrikën e Jugut me një ekip të madh dhe t’i bashkohen Juves, klubit më prestigjioz në Itali. Historia e tyre flet më shumë. Tani do të shkruajmë disa faqe të reja”, u shpreh Pepe.
Pepe pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë të Italisë në Botëror ndaj Paraguait më 14 qershor.
Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet (32) karrierën në sezonin e ardhshëm do ta vazhdojë në radhët e kampionit aktual të Euro Ligës, Athletico Madrid, shkruan gazeta franceze L’Equipe. Trezegue me Juventusin, ngjyrat e të cilit i mbron që nga vitit 2000 ka kontratë edhe për një vit, por ka shprehur dëshirë që të largohet para kohe. Më herët si opsione të tij ishin LA Galaxy, Lyon, Marseille, Corinthians, Milan etj, kurse tani më së afërmi duke te Atheltico Madrid. Sezonin e kaluar Trezegue ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola, 7 në Seria A.
Një nga objektivat e merkatos bardhezi, Milosh Krasiç, ka shprehur interes për të mbërritur në Torino. Marrëveshja mund të jetë çështje ditësh.
Pas fjalëve të agjentit disa ditë më parë, tashmë vjen konfirmimi nga vetë lojtari. Në një portal lajmesh në vendin e tij, serbi është shprehur: “Nuk kam firmosur ende, por di që mes CSKA-së dhe Juventusit bisedimet po shkojnë mjaft mirë. Pres që gjithçka të mbyllet shpejt dhe pa probleme”.
Madje 25-vjeçari ka shtuar edhe disa fjalë si juventin: “Për mua është arritje në karrierë, pasi Juventusi është një nga klubet më të mëdhenj në Itali. Di që trajner është Delneri dhe jam shumë i kënaqur. Ai përdor skemën 4-4-2, që për mendimin tim, është ideale”. Marrëveshja mes klubit rus dhe atij italian mund të arrihet mbi bazën e 15 milionë eurove.
Portieri i “axurrëve” beson se kombëtarja e tij mund të jetë sërish protagoniste në Botëror
“Kur ka evenimente të rëndësishme si Botërori, disa njerëz vendosin të bëjnë deklarata të bujshme”. Xhixhi Bufon ka qëndruar në Pragë me gruan e tij dhe dy fëmijët orët e fundit pushim para nisjes për në Johanesburg, Paraguajit dhe topit Jabulani që nuk e duron dot. Portieri i Italisë, numri një në botë, 101 paraqitje me kombëtaren, kapiteni i ardhshëm i “axurrëve” me Prandelin, ka replikuar me buzëqeshje ndaj atyre që kërkojnë të përfitojnë nga Botërori në kërkim të reklamave politike. Sepse e ka të qartë, nëse gjërat shkojnë mirë, të gjithë do të dalin në shesh për të festuar.
- Markizio dhe himni, ministri Kalderoli dhe shpërblimet për kombëtaren: duhet të ndodhë gjithmonë diçka para Botërorit?
- Thjesht, është një mundësi për të tërhequr vëmendjen. Edhe pse pyes veten: janë mediat që zmadhojnë gjërat apo protagonistët që përbëjnë lajm. Gjithsesi jemi mësuar, asnjë problem. Dhe nuk besoj se Markizio ka thënë gjëra të tilla.
- Jemi një “vend qesharak”, siç ka thënë Kanavaro?
- Qesharak është pak e tepruar. Por jemi një vend i mbushur me kontradikta dhe futbolli nuk përjashtohet nga akuzat. Futbolli, dhe futbollistët, janë gjithnjë të parët që japin kontributin e tyre në mënyrë konkrete. E kam fjalën për parà dhe impenjime të ndryshme.
- Nuk është zbutur aspak. Të paktën me ne është njësoj dhe duket se beson shumë tek ky ekip. Dhe nuk e di nëse po na e transmeton edhe neve këtë, ose nëse jemi njësoj, por duam t’i dhurojmë vetes një tjetër muaj epik. Jemi të sigurtë.
- Mund të ndikojë fakti që trajneri i kombëtares është i përkohshëm?
- Ky është një fakt për të cilin ne nuk mendojmë. E vërteta është se kur je në një Botëror, mendja është e përqendruar vetëm tek ky eveniment. Nuk ka vend për gjëra të tjera.
- Çfarë ka ndodhur në Kupën e Konfederatave, vitin e kaluar? A është e mundur që ta keni nënvlerësuar?
- Ka shkuar keq për disa arsye. Shumë prej nesh kanë patur probleme fizike dhe më pas ishte fundi i një cikli. Ajo paraqitje zhgënjyese na ka zgjuar, trajneri ka ndryshuar disa ide, ka fshirë disa siguri. Më duket se ne që kemi fituar në Gjermani para katër vitesh nuk jemi dhe aq të shumtë.
- Jeni befasuar për Groson?
- Më ka ardhur shumë keq. Kemi folur, është një djalë i shkëlqyer, kujtimi i Berlinit është i paharrueshëm. Lipi ka thënë se ka qenë një nga telefonatat më të vështira të jetës së tij.
- Një lojtar që mund të bëjë diferencën?
- Eshtë më shumë se një. Jam befasuar nga Bonuçi, ka cilësi dhe personalitet. Maxhio më ka pëlqyer kundër Zvicrës, Krishiton e njohim, Boketi është gjithmonë i përqendruar. Kam besim.
- Eshtë për të ardhur keq për Pirlon.
- Por nëse Andrea do të mungojë vetëm në dy ndeshje nuk do të ishte një problem i madh. Edhe Gatuzo e Zambrota, katër vite më parë dukeshin jashtë, por gjërat kanë shkuar ndryshe.
- Deri ku mund të arrijë Italia në këtë Botëror?
- Për mënyrën se si konceptohet futbolli, ka rëndësi vetëm fitorja. Ose të arrijmë në çerekfinale, kundër Brazilit dhe Spanjës, dhe, në rast se do të ndodhë, të dalim nga turneu me kokën lart.
- Ndoshta mbrojtja nuk është e blinduar si më përpara?
- Kundër Zvicrës kam parë sinjale përmirësimi. Dhe më pas, siç thotë Lipi, nuk ekziston mbrojtja, por reparti mbrojtës. Ku marrin pjesë të gjithë, edhe sulmuesit.
- Ju vjen keq që Kanavaro do të largohet nga kampionati italian?
- Duhet të kem moshën e tij për të dhënë një përgjigje. Nuk e di nëse do të largohesha nga Italia. Dhe kombëtares nuk do t’i thoja kurrë jo. Do të duhet të më largojnë me forcë ose, të paktën, do të jetë një vendim i përbashkët.
Juventusi është vënë në kërkim të mesfushorit të larguar nga Chelsea, Michael Ballack.
33-vjeçari është larguar nga Chelsea, pasi që klubi londinez ka deklaruar se nuk do t’ia rinovojë kontratën. Edhe Jose Mourinho ka treguar interesim të jashtëzakonshëm për mesfushorin e ‘çeliktë’ gjerman.
Megjithatë, burime të nivelit të lartë të hierarkisë së Juventusit, i kanë thënë TribalFootball se Bianconerët po shqyrtojnë kontratën që do t’ia ofrojnë mesfushorit që është transfer i lirë.
Juventusi ka transferuar si huazim mesfushorin e Udineses, Simone Pepe, për sezonin 2010/2011, me mundësi të blerjes komplete të kartonit të italianit.
“Klubi i futbollit Juventus komunikon të ketë arritur marrëveshjen me Udinesen për angazhimin në bazë të përkohshme të lojtarit Simone Pepe, nga 1 korriku 2010, për një shumë prej 2.6 milionë euro. Kontrata parasheh dhe ia lejon Juventusit ta blejë lojtarin në bazë permanente pas përfundimit të sezonit të ardhshëm për 7.5 milionë euro”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi.
Simone Pepe aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut, ku do të luajë në fanellën e kombëtares Azzure në Botërorin e sivjetmë. /

- Giovinco ne sulm , me keni humbur 2 vite - Ne nje interviste te dhene per TMW ( tuttomercatoweb ) Giovinco shprehet se Juventusi padyshim qe i ka humbur 730 dite ( 2 vjet ) , edhe pse eshte nje nder talentet me te medhenje ne Itali " Thnegla Atomike " per 2 vite me Juven nuk ka kaluar as kuoten e 10 paraqitjeve . Koheve te fundit mendohet se Bari ka ofruar nje kontrate te majme per G20 , ai shprehet se nuk din gje per kete . Ai shpreson per nje sezone qe vjen me te mire dhe te sukseshme si dhe shpreh kenaqesine qe Del Neri do jete trajner i Juves .
- Barcelona pas Sissokos - Juve mes ardhjeve dhe largimeve . Pas Molinaros dhe Kanavaros si duket dhe Sissoko eshte prane largimit , nje numer i madh i skuadrave europjane jane te interesuara per te . " el mundo deportivo " shkruan sot se Barca po kerkon zevendesuesin e Yaya Toure ( pasi ai eshte prane largimit ) dhe si duket Sissoko eshte njeriu i duhur per te cilin Barca ofron 10-15 M € . Kujtojme se per Sissokon jane te interesuara dhe Milan , Fiorentina , PSG , Lyon , Bordeaux , e shume tjera .
- Agj. i Krasic : Firma te Premten - Agjenti i Krasic Joksimovic : Bisedimet kane ardhur ne fund , Te enjten ne programe kemi nje takim me kreret e CSKA pastaj te premten firma . Sidoqofte Juve tanime e ka kete lojtar para fillimit te boterorit . Pas Pepes Juve siguron sherbimet e " Nedvedit te Rri " dhe mbyll operacionin e lojtareve anesor ne 4-4-2 te Gigi Del Nerit .
- Juve ne Moske per Krasic - Kete mengjes Marrota udheton drejt kryeqytetit rus Moske per te arritur akordin e pritshem me drejtuesit e CSKA Moscow per serbin Milos Krasic . 14 M € si duket do te jete marreveshja perfundimtare . Lajmet e para per kete transfer do te vijne nga Beppe Marrota .
- Sportmedie : Diego e Sissoko per Dzekon ! - Dzeko konsiderohet i pashitshem sipas drejtuesve te Wolfsburgut por Juve insiston . Sipas nje faqe gjermane Sportmedien Juve i ka ofruar Wolfsburgut Diegon dhe Sissokon per Dzekon , e mundur por problem mund te dali braziliani i cili nese luan ne bundeslige , deshiron te luaje per Bayern .
- Juventusi ndejk Gallasin - Sipas te perditshmes franceze L'equipe klubi italian Juventus eshte ne ndjekje te William Gallas te Arsenal i cili ende nuk ka vazhduar konraten me Arsenal . Pas Gallas jane dhe Panathinaikos dhe PSG .
- Borozan : CSKA nuk e shet Krasicin nder 15 M € - Krasic duket shume afer Juves por Borozan insiston se ne mes lojtarit dhe Juves eshte akordi por problem mund te dali 1.5 M € i Juves pasi qe Juve ofron 13.5 M € kurse CSKA Moscow kerkon 15 M € . Gjithsesi ai eshte optimist se ne keto takime te ketyre diteve gjithcka do jete ne rregull .
- Pepe : " Jam ne klubin me prestigjoz Italian " - Tanime qe eshte zyrtare Pepe ka thene fjale me te mira per klubin e tij : Pepe : " Jam me te vertet i lumtur , ndjehem i kenaqur dhe ky transferim ne Juve me jep motivim te dyfishte ne Afrike . Shpresoje te kaloje se me mire me kombetaren dhe pastaj ta rringjallim Juven , Juvja eshte klubi me i madh italian " deklaron Pepe .
- Iaquinta do largohet - Agjenti i sulmuesit italian ka bere te ditur se klienti i tij mund te largohet ne drejtim te Anglise dhe te filloje nje jete te rre me Tottenham Hotspur . Marrota mendon me nje kembim me Gareth Bale .
- Tottenham, Iaquinta është objektivi i parë - "Iaquinta është kërkuar nga Tottenham". Ishte titulli në shumë gazeta dhe tabloide angleze pas fjalëve të agjentit të Vincenzo Iaquintas, D'Amico Andrea, ku ai konfirmoi se sulmuesi i Juventusit është objektivi numër një i Harry Redknapp.
Nje Juventus qe rindertohet, por dhe nje Juventus qe nxirret ne shitje. Nuk ka asnje paradoks, eshte ligji i shenjte ne merkaton e transferimeve. Stoli i Juventusit kushton shume, afro 100 milion euro. Dhe Marotta drejtori i pergjithshem ne klubin bardhe e zi, kerkon qe ta shfrytezoje kete “thesar” qe eshte shnderruar ne stok, per ta perdorur ne merkaton e veres dhe te arrije atje ku ka vendosur presidenti i ri Andrea Anjeli. Nga ky “thesar” 80 milion euro te perdoren per perforcimin e skuadres, revolucionarizimin e saj. Boshti i ketij “thesasi” eshte kolonia braziliane: Diego, Amauri dhe Filipe Melo. Dy te paret jane hedhur ne merkato, pas nje sezoni zhgenjyes. I treti mund te qendroje ne Torino, ndonese ne rast te nje oferte te mire dhe mund te sakrifikohet. Juventus mund te heq dore nga sherbimi i Diegos dhe Amaurit, mbi bazen e nje cmimi optimal. Te dy brazilianet kane kushtuar afro 50 milion euro (25 milion euro Diego dhe po kaq Amauri). Por shoqeria e di se duhet te beje nje skonto. Befasues eshte fakti se ne kete moment Ameuri eshte me i kerkuar ne treg se Diego. Flitet per nje rikthim te Amaurit te Palermo, por interes ka treguar dhe Olimpik Marseje, ku tekniku Deshamps e shikon sulmuesin brazilian si zevendesues te Brandaos. Deshamps shkon me tej ne idene e tij: te bashkoje ne Velodrom. Amaurin me Trezeguen. Por David eshte dhe ne fokusin e Lionit, River Plejtit dhe Korinthiasit. Por mund te perfundoje dhe te sheiket e Dubait (Al Ahli). Dhe Valencia ka treguar interes per Amaurin, tani qe ka humbur David Villen dhe Zigicin. Diego mund te perfundoje ne Bundeslige, ku Bajern Munih ka treguar interes. Por per kete operacion duhet biseduar me Rumenigen. Juventus enderron Riberin, por do te ishte gati dhe per shkembimin Diego me Shvainstager.

- Vizitat mjeksesore per Pepen - Simone Pepe tanime ndodhet ne Torino per vizitat mjekesore por nuk do te firmos sot por pas boterorit njofotn La Gazzetta Dello Sport .
- Sot behet zyrtare transferi i Pepes - Sot në agjendën e Juves është edhe transferi zyrtar, apo nënshkrimi me Simone Pepen e Udineses. Dy klubet Juve dhe Udinese kanë bërë marrëveshjen më herët dhe sot pritet të nënshkruhet me lojtarin në fjalë. Në këto momente Pepe është në kontrollat mjekësore, si rutinë këto për të nënshkruar kontrat të re.Në Croso Galielo Ferraris do të jetë Jean Claude Blanc që do të nënshkruaj me lojtarin dhe një nga asistuesit më të mirë në Serie A. Pepe do të nënshkruaj një kontrat 4 vjeçare për 1.5M Euro në sezon dhe si zakonisht disa foto në dhomën e trofeve të Juves me ndrresën Bardh e Zi para se të fluturoj për në Johanesburg (Afrika Jugut 2010).
- Krasic tanime ndjehet Bianconer : Kenaqesi te luash me Juven - Tanime ne ditet ne vazhdim do behet Zyrtare por Krasic per sportal.rs gjate nje interviste ka deklaruar :
Krasic : " Po , Po eshte e vertet , jemi ne fazen e fundit te akordit , besoj se nuk do dali problem nga CSKA , ata e dine per largimin tim para 3 muajsh pasi qe ua kam deklaruar , dhashe shume per CSKA-n , ky ishte fundi .Italia , Juvja ? - Krasic : " eeee Juventusi eshte nje nder klubet me te medha ne Itali dhe europe , ata kane shume tifoze , di pak per Del Nerin qe luan me 4-4-2 dhe une do pershtatem kollaj me kete formacion . Me futbollin italian sdo keme problem pasi qe di te pershtatem kollaj , pra Juve me prit se po vije " deklaron Krasic .Sic konsiderohet " Mbreti i Serbise dhe Nedvedi i Rri " pritet te nenshkruaj ditet ne vazhdim nga Afrika . Ai poashtu ka folur per kombetaren serbe dhe per emocionet dhe sfidat qe i pret ne Afrike .
- Juve më e forta fizikisht - Edin Dzeko 193cm, Milos Krasic 185cm, Simone Pepe 178cm, Leonardo Bonucci 190cm, Jorge Martinez 181cm, Marco Motta 184cm gjithë këta emëra të lidhur për Juven e sezonit të ardhshëm me këta centimetra në trup do t'a bëjnë Juven edhe më të fotë fizikisht (perparësi shum e madhe kjo në Serie A). Si duket Del Neri po përgadit gjithqka për të mos ndodh diqka që të habitet ai pra qdo detaj në vendin e duhur nën drejtimin e Del Nerit.Nëse këtyre lojtarëve ia shtojmë edhe gjatësinë e Buffon, Chiellini, Iaquinta, Sissoko, Marchisio, Amauri atëherë vërtetë kornerët dhe krosimet do të jenë 'penalti' për Juventusin sezonin e ardhshëm.
- Juve , nje hap para per Dzekon - Sot ne Milano Marotta dhe drejtuesit e Wolfsburgut do te vendosin gati gati gjithcka . Marotta pergatit formulen si te arrije tek Dzeko . Presim dhe te shohim ne Milano sot te dalim sa me pozitivisht per kete takim .
- Merkato , Po " Nedvedi i Rri " , tani blerja e madhe - Juve ka hyre fuqishem ne merkato dhe para boterorit si duket ka bere goditjet e para : Pepe , Krasic , apo Motta e Bonucci . Dje Milos Krasic apo sic e quajne tifozat bardhezi " Nedvedi i Rri " shprehi hapur se ka oferte serioze nga Juve dhe se ditet ne vazhdim do jene ato te fundit per sa i perket te arrdhmes . Agjentet e tij sot jane ne Moske per te mbyllur kete transef per 13 M € . Nderkohe blerja e madhe konsiderohet ajo e Dzekos ( 40M ) nga Wolfsburgu . Juve do kete veshtire te sjelli ne Torino por sot ne Milano eshte caktuar nje takim mes Marrotas dhe drejtuesve te Wolfsburgut .
- Diego , Amauri , Sissoko , e ardhmja larg Torinos - Si duket Marrota po ben c'mos per te arritur ndonje kontakt me ndonje klub per te larguar Diegon , Amaurin apo Sissokon . Braziliani duket afer Bayernit por nuk hiqet mundesia e Wolfsburg apo Hamburg , sidoqofte Bundesliga mbetet aty . Valencia dhe Marsej te interesuara per Amaurin . Ndersa drejt largimit eshte edhe " i adhuruar i tifozeve " Momo Sissoko i cili duket se do kaloje ne Firence .
- Camoranesi objektivi tjeter i Milanit - Siç raportohet nga Sky Sport 24 mesfushori i Juventusit Mauro German Camoranesi mund të jetë një nga objektivat e ardhshëm të Milanit. Ky lojtar munde të jetë një alternativë e besueshme për Allegrin i cili mund ta përdor ate ne disa menyra .Megjithatë, mbeten dyshime në lidhje me moshën (33 vjeqar) dhe për gjendjen fizike të lojtarit, i cili sapo eshte kthyer nga një sezon i veshtir me shume lendime.Rezultatet munde te dalin se shpejti.
Roma e ka marrë me seriozitet të lartë merkaton e kësaj vere, pasi që vazhdimisht është duke menduar përforcimin e sulmit, ndërsa emri tjetër i lakuar është sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri.
La Gazzeta dello Sport pohon se Claudio Ranieri dëshiron ta ringjallë Amaurin, duke e transferuar atë te Roma. Pasi shënoi vetëm pesë gola në 30 paraqitje, Amauri është njëri nga emrat që flitet se do largohen nga Juventusi. Interesimi i Bianconerëve për Edin Dzekon, ka rritur gjithashtu spekulimet se italo-brazilianit do t’i tregohet dera.
Në ndërkohë, Sky Sport Italia njofton se Adriano ka kompletuar testin mjekësor te Roma në klinikën Gemelli. Testi ka zgjatur dy orë e gjysmë. Adriano pritet të takohet me zyrtarët e Romës në Villa Pacelli, ku edhe zyrtarisht do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

- Markizio quan Romen " Hajdute " - Gjate Himnit te Italise ne ndeshjen me Zvicren ( miqesore ) kohet e fundit eshte vene ne ?? Markizio pasi ai mendohet se i ka quajtur Romanet " Hajdute " . " Che Sciava di Roma LADRONA iddio le creo ...Agjenti i tij mohon gjithcka poashtu dhe disa tifoze ..
- Ostellino : " Mos e beni Juven Sampdoria " - Nje gazetar i Corriere della Serra dhe njekohesisht tifoz i flakt i Juves Ostellino u ka derguar nje leter drejtuesve me te larte te Juves duke filluar me kritika te ashpra pasi sipas tij Juvja nuk eshte Sampdoria dhe Marrota dhe Del Neri mundohen qe te bejne nje koloni me lojtar te Sampit me fanellen bardh e zi . Sipas tij Palombo dhe Ziegler nuk jane per Juve dhe jane te dobet , sipas tij largimi i Diegos do ishte keq dhe nga ana finansiare por dhe ajo teknike . Per Melon deklaron se i duhet nje lojtar mesi fushe si P.s. Ne Fiorentina kur ishte ose Brazil . Pastaj ai thote se Bonucci me Kielinin do ishin kopje ideale. Loja rreth mesit te fushes luhet rreth Markizios dhe Alex me Dzekon duhet te jene titullar ose Pazzini . Ai flet per Kielinin dhe thote se eshte qendermbrojtesi me i mire ne Itali dhe bote .
- Abete mbron Markizion - Presidenti i Figc mbron Markizion pas disa videove te lancuara dite me pare ne youtube ku mendohet se Markzizio gjate hiimnit italian ka quajtur Romen " Hajduta " . Abete thote se nuk dallohet fare aty dhe i duken gjera te pakuptimta keto qe dalin .
- Juventusi në ndjekje të Berbatov - Përkundër deklaratave të fundit të Sir Alex Ferguson se Dimitar Berbatov nuk është në shitje, duket se e ardhmja e bullgarit është ende e dyshimtë.Sipas një raporti në Eurosport, gjiganti anglez Manchester United po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të borxheve me anë të shitjes së ish-sulmuesit të Tottenhamit. Juventusi thuhet të jetë i interesuar për të, ndërsa Berbatov vlerësohet të jetë i shtrenjtë rreth 22 milionë euro.
- Presidenti i Atl. Madrid : Asnje oferte per Aguero - Presidenti i Atl. Madrid Cerezo ka qartesuar gjithcka pasi koheve te fundit ishte klubi i tij Atletico me Agueron shume te perfolur . Ai ka shtuar se nga Juve nuk ka ndonje oferte per Agueron , poashtu ai ka shtuar se ne per Trezegene dhe Grosson nuk jemi te interesuar , Tiagon e deshirojme por .... .
- Merkato , Juve " sulm " per krahet - Marrota dhe Paratici pergatitin blerjet e para , ne qofte se eshte arritur marreveshje me Pepen , eshte arritur dhe nje marreveshje verbale me Krasic , mungon vetem akordi me CSKA pasi me lojtarin gjithcka duket e mbyllur . Juve ditet ne vazhdim do ti ofroje nje oferte Catanias per Martinez , ndersa per Marco Mottan e Romes eshte duke ardhur drejt finalizimit dhe akordi duket prane .
Nderkohe Juve ka nxjere ne merkato : Grosso, Zebina, Grygera, Camoranesi, Poulsen, Sissoko, Amauri. Tiago si duket me 4.5 M por jo te kenaqshme per Juven pritet te qendroj ne Madrid , Molinaro ne Shtutgart , dhe Cannavaro ne Dubai . Per momentin Melo qendron i paprekshem , por nuk perjashtohet mundesia e ndonje kembimi sic mund te ndodhe dhe me Diegon ( me Shweinsteinger ) .
- Melo , Sissoko , Poulsen , njeri eshte teper - Juventusi i ka nxjerre ne shitje tre shkaterruesit e mesfushes qe sipas tyre njeri eshte teper dhe duhet larguar per te ardhur nje Palombo . Maliani Sissoko emri i tij eshte me i lakuar ne merkato , por nuk hiqet mundesia qe dhe braziliani ose danezi te largohen .
- Dejan Joksimovic , Anglez shpejtoni , Krasic kete jave ne Juve - Agjenti i Milos Krasic , Dejan Joksimovic u ka dhene nje sinjal klubeve angleze Man Utd dhe Arsenal si dhe Inter dhe Fenerbahce se ata jane duke e humbur luften per Krasicin . Sipas tij para disa javeve Fenerbahce ka bere nje oferte te forte te pelqyeshme por Milosit nuk i pelqen Turqia por Italia konkretisht Juventusi te cilet dhe kane pranuar oferten e Juves per Krasicin . Joksimovic thekson se nese nuk ka ndonje oferte serioze nga klubet angleze Krasic kete jave pra para boterorit do nenshkruaj per Juven .
- Nga Argjentina : Juve afer marreveshjes me Agueron - Sipas te perditshmes Ole klubi torinez i Juves i ka ofruar Atleticos se Madridid nje shume prej 20M € + Diego + Tiago . Sipas Ole marreveshja duket afer pasi presidenti i Atleticos ka qene vet i pranishem ne Torino me drejtuesit Juventin dhe ai ende eshte ne hamendje per kete Maxi-Oferte .
- Monaco : Pres Marrotan per Martinez -Drejtuesi i larte sicilian Monaco ka bere te ditur se diten e Merkure pret nje takim me Beppe Marrotan per Jorge Martinez . Ai deklaron se ai bashke me Pepen do ishin kopje ideale me 4-4-2 . Cmimi 14 M € .
- Krasic i thote PO Juves - Me ne fund Beppe Marrota ka arritur te bind serbin e CSKA . Ai i ka thene PO Juves . CSKA ofronte 15 M € kurse Juve i jep 10 M € . Me 12 M € si duket do mbyllet marreveshja . Tash vetem " friga " qendron tek Interi i Benitezit pasi ai kur ishte ne kontakte me Juven perforcimin e pare e kishte Milos Krasicin . Sidoqofte dhe Marrota pohon se duhet te shmangin nje duel me Interin per Krasic . Por serbi do kaloje sipas te gjitha gjasave ne Juve brenda nje afati te shkurter pasi ai vet personalisht ka thene PO pranoj Juven .
- Juvja pas Mensah - Per zevendesuesin e Cannavaros mendohet ganezi i shquar per goditjet me koke Jonathan Mensah . Ai sivjet ka luajtur per Granada i huazuar nga Udinese . Ai momentalisht ndodhet me kombetaren e vet . Juvja duhet te mposht konkurentet e Aston Villa , Lazio dhe Tottenham .
- LAJME SHKURT: Sipas shtupit Italian Dzeko neser pritet te vije ne Torino..
- LAJME SHKURT: Crishito do te rikthehet ne Juventus
- LAJME SHKURT: Bari kerkon ta huazoj Giovincon
- LAJME SHKURT: Moussa Dembele nen vezhgimin e Juves
Klubi bardhezi vazhdon të shohë përpara në merkato. Pasi ka siguruar mesfushorin Simone Pepe nga Udineze, së fundi ka hedhur sytë nga Milosh Krasiç i CSKA Moskës dhe Edin Dezko i Volfsburgut.
Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari serb ka shprehur dëshirën për t’u veshur bardhezi dhe tashmë detyra e drejtuesve të “Zonjës” është të bindin klubin rus. CSKA-ja kërkon 15 milionë euro, por në Torino shpresojnë të arrijnë një marrëveshje mbi bazën e 10-12 milionë eurove.
Ndërkohë, për sulmin, emri që përmendet është boshnjaku i Volfsburgut, Edin Dzeko. Vetë lojtari pëlqen kampionatin italian, madje që në merkaton e janarit ishte gati të vishte fanellën e Milanit. Por problemi i vetëm për zbarkimin në Serinë A mund të jetë çmimi tepër i lartë që klubi gjerman ka vënë për të: 40 milionë euro. Mançester Siti i ka, por Dzeko nuk e pëlqen kampionatin anglez.
Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka thënë se ata janë të gatshëm ta shesin Diegon gjatë kësaj vere.
Marotta thotë se Diego nuk përshtatet në sistemin e lojës së trajnerit Gigi del Neri dhe ka konfirmuar se ka oferta për brazilianin.
“Është e vërtetë se ka oferta për Diego. Kërkesat taktike të Del Nerit kanë prioritete dhe nuk mendoj se braziliani do të përshtatet në formacionin 4-4-2. Nëse do të kemi ndonjë ofertë impresive, besoj se mund ta shesim atë”, ka thënë Marotta.
Menaxheri Gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka përjashtuar largimin e veteranëve Alessandro del Piero dhe Gigi Buffon gjatë kësaj vere.
Buffon është lidhur me një kalim në Manchester United dhe Arsenal që nga fundi i sezonit të kaluar, derisa Del Piero është cak i klubit të ri të Fabio Cannavaros, Al-Ahli.
“Gianluigi Buffon dhe Alessandro Del Piero nuk janë për shitje. Ata janë simbole të klubit dhe një pikë esenciale e referimit për lojtarët tanë të rinj”, ka thënë Marotta.
Atletico Madrid raportohet se ka kontaktuar me sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet.
L'Equipe shkruan se Atletico tashmë ka zhvilluar rundin e parë të negociatave me agjentin e Trezeguet, Antonio Caliendo, për një transferim në Spanjë të francezit.
33-vjeçari ka refuzuar ofertat nga Sampdoria dhe River Plate që erdhën në drejtim të re pas fundit të sezonit. Megjithatë, me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, sulmuesi pritet të largohet gjatë kësaj vere.
Përkundër deklaratave të fundit të Sir Alex Ferguson se Dimitar Berbatov nuk është në shitje, duket se e ardhmja e bullgarit është ende e dyshimtë.
Sipas një raporti në Eurosport, gjiganti anglez Manchester United po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të borxheve me anë të shitjes së ish-sulmuesit të Tottenhamit.
Milani dhe Juventusi thuhet të jenë të interesuar për të, ndërsa Berbatov vlerësohet të jetë i shtrenjtë rreth 22 milionë euro.

- Pepe flet per Juven - Mungon vetem zyrtarizimi por Simone Pepe ka folur per te arrdhmen e tij . Pepe : " Nuk e shiqoj oren per te nenshkruar , Del Neri eshte nje teknik i jashtezakonshem , eshte mundesia me e mire qe me ka ardhur ne karrieren time , per kontraten ka kohe " deklaron Pepe .
- Flet Zaccheroni pas aventures se shkurter me Juven - Gjate nje interviste Zac nuk ka dashur te komentoje fjalet e Ferrares anti-Zac. Por ai ka shtuar se per mos arritjen e suksesit problemi numer 1 kane qene lendimet dhe konfuzioni ne ekip . Del Piero me nuk ka forcen e duhur per te luajtur , mendoj se Juve me kete kryesi te rre dhe me kete trajner do dalin nga tuneli i zi . Diego eshte nje talent i madh por me mua nuk luante mire .
Pastaj vjen Bomba e Zac : " Juve po ben nje skuader te forte , Giraudo dhe ne burg dhe nga Londra ben gjithcka qe duhet , i vetmi me i forte Anti-Inter eshte Giraudo . Juve do jete kundershtari kryesor i Inter kete vit qe vjen , Juve po ben ekip fitues " pohon Zac .
- Iaquinta : Pepe lojtar per Juven - I pari Iaquinta del dhe flet : Me Simonen kemi luajtur ne Udine bashke per shume kohe , me 4-4-2 e Del Nerit Pepe do jete fantastik , eshte nje djalosh i shpejt , luan mire me topin dhe do beje shume mire per skuadren , mbi te gjitha do sjelli freski ne ekip , e presim me dyer hapur , eshte i lidhur ngushte me ekipin ku aktivizohet , fjalet me te mira shkojne per te .
- Juve , Aktive ne Merkato - Ne diten per akordin mes Juves dhe Udines per Pepe-n drejtuesit bardhezinje po shtrengojne dhembet dhe per te sjellur ne Juve dhe Motta , Bonucci dhe Krasic. Objektivi numer 1 mbetet Dzeko ( 30-40 M € ) por duhet te sakfirikohet nje : Diego .
- Palombo : " Juve skuader e madhe " - Angelo Palombo thote se Juve eshte nje skuader e madhe dhe se ndjehet i lumtur per interesimin e tyre por ai shton se ka nje kontrate deri me 2013 me Sampdorian dhe do e rrespektoje .
- ItalyJuve : Pepe , Bonucci dhe Pazzini - Sipas Corriere dello Sport Juve ka blere Pepen , Bonucci duket shume afer marreveshjes , ndera drejtuesit Juventin jane gati te shpenzojne 20 M € per Pazzinin .
- Juve-Udine , marreveshje dhe per Motta-n - Sipas Tuttosport pas Pepe-s dhe Marco Motta pritet tu bashkohet bardhezinjve . Dje drejtuesit friulan kan qene ne Torino ne Gallilleo Feraris dhe kane arritur nje marreveshje per Mottan . 5-6 M € per Mottan por dhe 1 lojtar .
- Juve ne sulm per Dzekon , pastaj Bonucci - Bianconeret nuk kane te ndalur per Dzekon , dita dites me shume rritet interesimi , problemi qendron tek ndonje kembim me Dzekon dhe cmimi , por ka optimiziem ne Juve rreth kesaj ceshtje . Tottenham hyne ne gare per Bonccin por Juve duket me afer .
- Dy opsione për Giovincon - Sebastian Giovinco është gati për të lënë klubin e tij të tanishëm, dhe egziston mundësia që sezonin e ardhshëm të luajë për ekipin e Barit ose Udineses. Këto skuadra janë në bisedime me Juventusin dhe në ditët në vijim pritet edhe konfirmimi.
- Eljero Elia : Qendroj ne Hambur - Dhe per elian ishte e interesuar Juventus , por lojtari mohon kontaknet , ai thote se nuk ka pasur kontakte me Juven dhe sdin gje per kete , poashtu tregon se do vazhdoje te qendroj ne Hamburg , ai eshte 23 vjecar .
- Juve - Krasic , afer finalizimit - Te gjithe jane te bindur se serbi do jete nen urdherat e Del Nerit per sezonen qe vin , por Interi ka shfaqur interesim per serbin sipas te cilit Benitez i ka rekomanduar Morattin per Krasic . Gjithashtu dhe Man Utd. hyne ne gare , por shanset me te medha jane per Juven .
- LAJME SHKURT - Marotta: nuk do ti sjellim Palombon dhe Pazzinin
- LAJME SHKURT - Marco Motta se shpejti do te nenshkruaj me Juven
Anësori i Udieses, Simone Pepe, ka pranuar se ai është në prag të kalimit të Juventus pasi të dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit.
Pas arritjes së Luigi del Neri në Torino, Zonja e Vjetër është në kërkim të futbollistëve anësor, duke marrë parasysh se strategu preferon formacionin klasik 4-4-2.
Transferimi i ri për Juven duket se do të jetë Simone Pepe pasi drejtuesit e klubeve besohet se mbrëmë kanë arritur marrëveshje, dhe Juve do të paguajë rreth 10 milionë euro për angazhim të anësorit të Udineses.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për mua. Gjithçka është caktuar. Është e nevojshme vetëm të bisedoj me Juventusin, pres vetëm të nënshkruaj marrëveshjen”, ka thënë Pepe për Corriere dello Sport.
Felipe Melo thotë se ai është i vendosur të tregojë vlerat në Juventus dhe se nuk dëshiron të largohet.
Më herët gjatë javës ish-menaxheri Ciro Ferrara shprehu dyshimet për qëndrimin e Melos gjatë stërvitjeve, duke thënë se ai është vështirë të pëlqehet nga bashkëlojtarët e tij.
“Dua të fitoj me fanellën bardhezi. Ende kam katër vite të mbetura në kontratën time. Dua ta shoh të skadojë. Nuk jam dikush që largohet në momente të vështira. Dhe, mbi të gjitha, nuk besoj se kam pasur një sezon të tmerrshëm”.
“Në të ardhmen do të doja ta mbyll karrierën time në Brazil, mbase në Flamengo. Por kjo është për të ardhmen”, ka thënë Melo.
Klubi nga bardhezi ka arritur marrëveshjen me Udinezen për të sjellë në Torino mesfushorin e kombëtares së Italisë, Simone Pepe.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 12 milionë eurove, përfshirë edhe huazimin e dy prej lojtarëve të ekipit të rinjve: Ekdal dhe Imobile. Tashmë pritet vetëm firma e Pepes, në pritje të rikthimit nga grumbullimi me kombëtaren në Botërorin e Afrikës së Jugut. Për lojtarin është gati një kontratë katër vjeçare.
Në rrugë të mbarë janë bisedimet edhe për mesfushorin Kandreva, për gjysmën e mbetur të kartonit të të cilit Juventusi ka rënë dakord t’i paguajë Livornos shtatë milionë euro. “Zonja” ka bërë edhe një ofertë prej shtatë milionë eurosh plus kartonin e njërit mes De Çeljes dha Xhovinkos, për të marrë mesfushorin e Romës, Marko Mota.

- Palladino mes Juves dhe Genoas - Fantzisti shprehet se e ardhmja e tij eshte ne mes te Zonjes dhe Grifoneve . " Per mua eshte nje nder i madh te luaj per njeren nga keto dy skuadra " deklaron Raffaele Palladino .
- Happy Birthday Manninger - Sot me 4 Qershor 2010 Alexander "Alex" Gerardo Manninger i mbush 33 vjet . Ai e filloi karrieren ne Salzburg te Austrise . Kulmin e karrieres e arriti me Arsenalin ku fitoi 3 kupa . Me Juven eshte qe nga 2008 si portier i dyte pas Gigi Buffon .
- Sonte Firma e Pepe-s - Sipas disa te dhenave te dhena per TMW sonte pritet qe Pepe te nenshkruaj nje kontrate kater vjecare per 1.3 M € ne sezone . Poashtu behet e ditur se ne kete transferim do te mund te hyjne kartonat e Lanzafame ose De Ceglie .
- Paris St. Germain interesohet per Tiagon - Lojtari per momentin ndodhet i huazuar ne Madrid tek Atletico . Klubi madrilen si duket nuk do e bleje kartonin e plote te Tiagos . Nga Franca bejne te ditur se PSG ka hyre fuqishem ne gare per Tiago Mendes .
- Grosso drejt Atl.Madrid - Sipas SKY Sport Fabio Grosso shume leht mune te kaloje ne Madrid . Gianluca Di Marzio ka folur per CalcioMercaton dhe per afrimin e Pepes ne Juve si dhe per interesimin e fort te Atleticos per fituesin e Kupes se Botes Grosso .
- Juve ne aksion per Krasic - Presing per Serbin , CSKA mund ta shese para boterorit . Qe nga sot merkatoja e Juves hyne ne nje faze definitive ku do te caktohen dhe blerjet-shitjet e klubit.
- Juve do angazhoje Motta-n e Romes - Juventus gati te finalizoje dhe blerjen e mbrojtesit roman Marco Motta , 7 M € + njeri nga De Ceglie ose Giovinco .
- Trezeguet dhe Del Piero drejt lamtumires me Juven - David Trezeguet mund te ndjeke Cannavaron per sa i perket te arrdhmes . Ne Juve me nuk ka vend , interesimet e Marsej , Milan , River Plate dhe se fundmi Al-Ahly Dubai . Poashtu e pasigurt duket e arrdhmja e Del Pieros i cili poashtu kerkohet nga Dubai dhe New York Red Bulls .
- Juve do e bleje Candrevan - Lojtari erdhi si i huazuar nga Livorno ne kete Janar . Por paraqitjet e mira kane bere qe drejtuesit bardhezinje t'ia blejne gjith kartonin e plote te Candrevas me vlere 7 M € .
- Gasparin : Nuk i shesim Yjet - Keshtu Gasparin presidenti i Sampdorias i ka derguar nje sinjal Juventusit se Pazzini dhe Palombo nuk do largohen nga ekipi bluceriat . Ndryshe qendron puna per Ziegler i cili mund te largohet .
- LAJME SHKURT - Chiellini pran vazhdimit te kontrates me Juventusin..
- LAJME SHKURT - Juventus ka ofruar Diegon per Agueron
- LAJME SHKURT - Agjentet e Juves te shtunen ne Beograd per Milosh Krasiq
- LAJME SHKURT - Amauri ne Fiorentin, Gilardino ne Juventus
- LAJME SHKURT - Cannavaro boll luajta ne Itali..
- LAJME SHKURT - Agjenti i Caseres kerkon pergjigjje nga Juventus
- LAJME SHKURT - Al-Ahli kerkon edhe Trezeguen
- LAJME SHKURT - Beppe Marotta pritet revolucioni me i madh ne skuader
Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, nuk është shumë i shqetësuar pas humbjes 2-1 të Italisë në miqësoren ndaj Meksikës.
“Ne ishim të lodhur nga stërvitjet intensive. Nuk është një alibi, por ndryshimet në fitnes e transformojnë këtë nga një rezultat i keq në një seancë të mirë stërvitore”.
“Ne duhet të përmirësohemi dhe do të përmirësohemi për ndeshjen e parë ndaj Paraguait. Do ta shihni atë më 14 qershor, do të jemi të gatshëm. Gjithmonë ka pasur kritika për kombëtaren e Italisë dhe në një mënyrë ato na ndihmojnë ne”, ka thënë Cannavaro.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, mund të ndjekë hapat e Fabio Cannavaro dhe të transferohet në Dubai.
Gazzetta dello Sport shkruan se klubi i ri i Cannavaros, Al-Ahli, është duke përgatitur një ofertë bombastike për Del Piero. Italianit do t’i ofrohet marrëveshje trevjeçare e vlefshme 2 milionë euro për sezon.
Atij po ashtu do t’i jepet një vilë, një veturë luksoze dhe bileta fluturimi për t’u rikthyer në shtëpi një herë në muaj si edhe 500 mijë euro për çdo 20 paraqitje.
Për Del Pieron i interesuar është edhe një klub tjetër jo-evropian, ai i ligës amerikane New York Red Bulls.
Kapiteni Italian, Fabio Cannavaro tha se ai ishte i interesuar për t’u bashkuar me Napolin, por ata nuk do ta merrnin atë, kështu që u transferua tek Al-Ahli.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kanë dashur të jem tek Napoli. Jam një Napolitan dhe çdokush e di se do të ishte ëndërr ta vesh fanelën përsëri”, tha ai për Napolimagazine.com.
“Përkundër sinjaleve drejtë drejtorit të Napolit, nuk ishte e mundur t’i bashkohet pas indiferencës së tyre drejtë meje”.
Cannavaro ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Al-Ahlin.
Thuhet se Juventusi duhet t’i paguaj Barcelonas 11 milionë €, nëse dëshirojnë ta mbajnë Martin Caceres, pasi agjenti Daniel Fonseca është duke i përshpejtuar negociatat.
“Do ta takoj Juventusin në ditët e ardhshme për të kuptuar qëllimet e tyre”, deklaroi agjenti për Teleradiostereo.
“Do të shoh se çfarë do të bëj Juventusi dhe pastaj do t’i vlerësojmë gjërat me Barcelonan, për të parë çfarë është më mirë për të”.

- Happy Birthday Amauri - Sot me 3 Qershor 2010 Amauri Carvalho de Oliveira i njohur dhe si " Amauri " i mbush plot 30 vjet . Amauri u transferua ne Juve nga Palermo . Me pare ai kishte luajtur dhe per Kievo , Messina , Piacenza dhe Napoli .
Emri i tij eshte portugez , nga familja Carvalho dhe Oliveira . Me Juven qe nga 2008 ka bere 59 paraqitje zyrtare duke shenuar 17 gola - Strategjia e Juventusit është rreth Italisë - Srategjia e Juventusit gjatë kësaj vere do të jetë që të marrë lojtarë që janë standard në formacionin e Italisë.
La Gazzetta dello Sport kupton se Presidenti I ri I Juventusit, Andrea Agnelli dhe drejtori gjeneral Beppe Marotta planifikojnë që të mbushin sa më shumë që të jetë e mundur skuadrën me futbollist Italian.
Objektivi I parë është që të marrin Italianin, Leonardo Bonucci I cili I takon skuadrës së Barit dhe Genoas.
Juventusi deri më tani ka kontraktuar me skuadrën e Genoas për kontratat aktuale të Palladinos dhe Crscitos.
Pritet që Bianconerët të finalizojnë kalimin e plotë të Palladinos në Marassi.
Ndërsa për Crisciton pritet që ai të jetë pjesë e marrëveshjes për Bonuccin.
Sidoçoftë situata me Barin është më ndryshe, pasi që Almiron do të qëndroi në Bari ndërsa poashtu pritet që edhe Giovinco të kalojë në Bari por në formë huazimi.
Prioritetet tjera të Juventusit janë që të marrë shërbimet e Pazzinit mirëpo marëdhënjet me Sampdorian nuk janë edhe aq të mira për shkakë të Marottas dhe Del Nerit, mirëpo as marrëveshja nuk është gati.
Ndërsa pritet që edhe krahu I djathtë të forcohet me Maggion si mbrojtës, ndërsa për mesfushor krahu flitet pët Pepen.
Napoli nuk dëshiron që të shes Maggion, mirëpo ata kanë një çmim të cilin do ta pranonin e ai është €10m.
Ndërsa për Pepen, ai vlerësohet për €12m. Edhe për të Juventusi do të mundohet që ti shfrytëzoi futbollistët e saj. - Agj. i Caceres : Klienti im kushton 11 M € - Fonseca , agjenti i Caceres deklaron : " Ditet ne vazhdim do takohemi me drejtuesit bardhezi , per Caceres jane te interesuar 2-3 ekipe tjera italiane , cmimi 16.5 M € me nuk eshte , duke patur parasysh krizen ekonomike ne Calcio cmimi 11 M € eshte ideal " deklaroi Fonseca .
- Deschamps kerkon Trezeguet tek Marseja - Ky lajme eshte bere i ditur nga gazeta franceze 'Le Parisien' sipas saj trezeguet do te ishte i kenaqur qe te shkonte tek marseja sepse do te takonte dhe Deschamps me te cilin ka fituar kamp europian ne vitin 2000 dhe serie B me juventusin
- Del Piero mund të ndjekë Cannavaron - Kapiteni I Juventusit mund të ndjekë bashkëlojtarin e tij Fabio Cannavaron për të kaluar tek skuadra e Al-Ahli’t gjatë kësaj vere duke u bazuar në La Gazzetta dello Sport.
Dje u zyrtarizua që Cannavaro ka nënshkurar kontratë tërheqëse me skuadrën e Dubait.
Presidenti I klubit Al-Ahli është I gatshëm që të marrë edhe më shumë yje të futbollit evropian që të ritet niveli I futbollit në Arabi dhe për tërheqjen e Investitorëve.
La Gazzetta dello Sport ka kuptuar që Del Piero’s do t’I ofrohet një kontratë 3 vjeçare për €2m në stinor.
Atij poashtu do ti ofrohen kushte shumë të favorshme si një kurs për të luajtur golf e paguar për tërë jetën (që është sporti I tij I preferuar pas futbollit), një makinë luksoze dhe biletë aeroplani për tu kthyer një herë në muaj në Itali poashtu edhe €500,000 për çdo 20 ndeshje të zhvilluara.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me Del Pieron, mirëpo një gjë po, që nëse refuzohet kjo ofertë atëherë ai është marrëzisht I dashuruar pas Juventusit. - Juventusi ndryshon mendje për Candrevan - Sipas raporteve të fundit raportohet se skuadra e Juventusit do të mundohet të mbajë shërbimet e mesfushorit Candreva i cili është vetëm 22 vjec, Candreva luajti në Juventus që nga Janari në formë huazimi.
- Sampdoria deshiron qe Pazini dhe Pallombo te qendrojn - Dy futbollistet e kerkuar nga ish trejneri i Sampdoris Luigi Delneri, Pazzini dhe Pallombo nuk do te shiten sipas fjalve te presidentit Genjovan.
- Marotta i ofron Baiernit Diegon - Drejtori sportiv i Juventusit Marotta ka udhetuar drejt Gjermanis pertu takuar separi me drejtuesit e Shtutgartit per ta finalizuar shitjen e Molinaros per shifren 4 milion euro, me pas pritet nje takim ndermjet Marotta dhe Agjetit te futbollistit Nemanja Subotic. Mirpo gazetat italione kane postuar nje lajm shum interesant ku thuhet se Marotta i ka ofruar Diegon, Bayernit per ta marur Riberin icili ka vazhduar kontratet deri me 2015. Marotta pas gjermanis do te udhetoj trejt Madridit perta finalizuar edhe qeshtjen e futbollistit Tiago icili eshte i huazuar tek atletiko Madrid..
Juventusi është i gatshëm ta shesë qendërmbrojtësin, Giorgio Chiellini, te Real Madridi ose Manchester City, të cilët janë duke garuar kokë më kokë për firmën e italianit.
Tuttosport shkruan se Chiellini është më pak se i kënaqur me pagën e tij prej 2 milionë eurosh për sezon, përderisa superyjet tjerë fitojnë më shumë.
Ai po pret që të negociojë me klubin, por interesimi i Real Madridit dhe Cityt mund ta bindë klubin për ta shitur atë.

- Juve: Zebina ne Turqi - Mbrojtesi Francez eshte ven ne shenjeshter te Besiktas,e cila eshte gadi te ofroje nje kontrate dy vjecare.Me ardhjen e ciftit Del neri-Marota,Zebina eshte e veshtire te qendroje tek juve.
- G.Rossi deshiron Juventusin ose Milanin - Merzia eshte e madhe qe nuk do merr pjese ne boteror per Giussepe Rossin,mirepo talenti i ri italian do te ngushellohet kete vit me nje rikthim ne Itali. Per te jane te interesuar Napoli dhe Fiorentina, mirepo ai ka shkruar rregullin : deshiron Juventusin ose Milanin
- Shkëmbime mes Juventus dhe Napoli - Sipas mediave italiane, Juventus mund të përpiqen për të shkëmbyer Fabio Quagliarella me sulmuesin italian Amauri. Aktualisht, nuk ka negociata në mes të dy klubeve, por gjërat mund të ndryshojnë në korrik.

- Te nderuar vizitor te web faqes GrandeJuve.tk ju informojm se ne brendesin e CHATIT po perdoren fjal banaliteti te cilat nuk jane te mira keshtu qe kerkoj nga ju qe ti lexoni rregullat dhe te keni rrespekt ndah njeri tjetrit.. Sa i perket Lajmeve nuk po mundemi te gjindemi shume pran webit edhe Lajmet po mungojn, mirpo ne mbremje po i mbledhim tegjitha detajet qe kane te bejne me Juven..
- LAJME NEWS
- Pavell Nedved troket ne dyert e Juventusit - Flitet per nje rikthim te mundshem te Nedvedit ne Juventus por si drejtor sportiv. Ai deshiron qe ta ndihmoj Juven pas nje sezoni te deshtuar dhe katastrofal..
- Gallas kerkohet nga Juventus dhe Roma - Mbrojtesi Francez i Arsenalit kerkohet nga dyshja Italiane Roma dhe Juventus..
- Juventus ka pergaditur oferten per Pazzinin - Sipas gazetes Corriere dello Sport thuhet se Juvetus ka pergaditur nje ofert joshese per sulmuesin Italian te Sampdoris Giampaolo Pazzini. Futbollisti aktualisht gjindet me perfaqsuesen Italiane ne pregaditje per kampionatin Botror Afrika e Jugut. Drejtori gjeneral Beppe Marotta ka bere nje ofert prej 15 milion plus futbollistet Albina Ekdala, Davide Lanzafamea, Lorenzo Ariauda kurse presidenti i Sampdoris ka gjetur zavendesimin e Pazzinit, flitet per sulmuesin e Cagliarit Alessandro Matri..
- Milosh Krasic ne Juventus para Kampionatit Botror - Burimet vin nga Moskva ecila ka bere te ditur se Serbi Krasic mund te kaloj ne Torino para kampionatit Botror nese juventus paguan shifren prej 13 deri ne 15 milion euro..
- Real madrid deshiron Chiellinin - Madriljanet e Hoze Morinhos kerkojn mbrojtesin Chiellini i cili ka kotrat deri ne 2013 dhe perte arritur nje transfer i till, reali duhet te pagiak 25-30 milion euro..
- Dzeko e pret Juventusin - Edhe pse te gjithe kan pritur qe Edi Dzeko do ti bashkohet Manchester Citit, ajo nuk ndodhi.. Ai pret nje ofert nga juventusi - Shpresojm qe kjo edhe te ndodh..
Johannesburg, 1 qershor – Italianët janë frikësuar gjatë të martës se do të mbeten pa lojtarin standard, mesfushorin Mauro Camoranesi në prag të fillimit të kampionatit botëror, në të cilin do ta mbrojnë titullin kampion. Gjatë stërvitjes së pasdites futbollisti i Juventusi është lënduar dhe me vështirësi është larguar nga fusha e gjelbër. Por pasi ishte paralajmëruar fillimisht se është shkëputur ndonjë ligament, mjekët kanë pohuar të kundërtën. “Ligamentet janë të padëmtuara. Bëhet fjalë për shtypje të gjurit, për dy ose tre ditë do të jetë i gatshëm për stërvitje të reja”, tha Enrico Castellaci, doktori kryesor i Kombëtares.
Kombëtarja braziliane është shumë e ngjashme me atë të Botërorit 1994, kohë kur mundte në finale Italinë. Skuadra e atëhershme kishte për kapiten pikërisht Dungën, trajnerin aktual të “Seleçaos”. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një prej futbollistëve të njohur të rekordmenëve kampionë bote, mesfushorit verdhëjeshil, Felipe Melo, i cili vjen nga një sezon pak a shumë me probleme nën bluzën e Juventusit në Serinë A. Felipe Melo më pas ka nënvizuar edhe specifikat e tij, që janë shumë të ngjashme me ato të trajnerit aktual të Brazilit. “Ndoshta kemi karakteristika të njëjta, me një personalitet të fortë në fushën e lojës. Vetëm se Dunga tashmë është kurorëzuar, ka fituar disa tituj me Kombëtaren, ndërsa unë jo. Por shpresoj që tani të filloj të fitoj trofetë që më mungojnë”. Po ashtu si brazilian që është nuk mundet të mos lëshojë edhe një batutë në lidhje me rivalin e përjetshëm, Argjentinën e Maradonës dhe Lionel Mesit: “Do të mund të marrin rezultate të mira, por do të renditen pas Brazilit”.
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka mohuar të ketë marrë ndonjë ofertë nga klubet e interesuara për sulmuesin Sergio Aguero. Reprezentuesi argjentinas kërkohet nga gjigantë evropianë, mirëpo Cerezo ka insistuar se klubi madrilen synon të mbajë futbollistët kryesorë. “Nuk synojmë të shesim futbollistët tanë më të mirë. Aguero ndihet mirë në Madrid dhe për të nuk kemi marrë asnjë ofertë”, tha Cerezo. E njëjta situatë vlen edhe për sulmuesin tjetër Diego Forlan. “Forlan ka shprehur gatishmëri të mbetet me ne edhe vitin tjetër”, përfundoi ai.
Ish-trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka hedhur poshtë pohimet se ai e ka futur Juventusin në krizë, duke thënë se ekipi luajti më keq nën Alberto Zaccheronin.
“Unë vërtet jam ndjerë i ofenduar pak ditë pas shkarkimit, për arsye se dëgjova lojtarët të thoshin se ata stërviteshin më mirë nën Zaccheronin. Pasuesi im ishte i përgatitur, por lojtarët kanë arritur një mesatare totale të pikëve si gomarë”.
“Unë them se jam dorëzuar pas një starti të mirë, sepse mendova që periudhën e vështirë e kemi lënë prapa. Pos kësaj, gjithë ato lëvdatat e marra, u shndërruan në gjëra negative. Të stërvitësh ish-bashkëlojtarët, ishte gjithashtu një gjë e keqe”, deklaroi Ferrara për La Gazzeta dello Sport.
Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka arritur marrëveshje dy vjeçare me klubin nga Dubai, Al-Ahli.
Cannavaro ishte transfer i lirë, pasi që Juventusi nuk shfaqi interesim për t’ia vazhduar kontratën, kurse në shprehje erdhi Al-Ahli që ia ofroi një kontratë luksoze italianit. Ai do të fitojë 1 milionë euro në sezon plus bonuset që mund të arrijnë deri në 5 milionë euro.
“Unë jam shumë i lumtur të kem arritur marrëveshje me Al-Ahlin. Unë kam menduar më herët kalimin në Dubai. Është një qytet që e dua. Kjo është një ëndërr që po bëhet realitet për mua, të luaj për një klub të madh në një qytet të mrekullueshëm”, ka thënë Cannavaro për La Repubblica.
Torino, 1 qershor - Kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli është i vendosur në qëllimin që në ekip të kthejë çekun e pensionuar Pavel Nedved. Kthimi i tij mund të pritet në rol të këshilltarit apo drejtorit të klubit. Nedvedin dhe Agnellii i lidhin shumë çaste të përbashkëta, ndërsa të hënën ata janë vërejtur në Sestrier nga mediat italiane, prej nga reprezentacioni italian është nisur për në Kampionat Botëror. Lidhur me këtë, Nedved ka deklaruar: “Kam ardhur të shoh reprezentacionin italian. Është e shkëlqyeshme dhe me plot miq të mi. Jam i bindur se Italia mund të shkojë larg”.
Milani thuhet të jetë shumë pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Juventusit dhe kapitenit të kombëtares italiane, Fabio Cannavaro.
Cannavaros i skadon kontrata me Juventusin dhe sipas të gjitha gjasave ai do të duhet të largohet nga Torino. La Stampa pohon se agjenti i Cannavaros, Gaetano Fedele, ka pasur kontakt me Milanin për një kalim të mundshëm në San Siro dhe këtë propozim ai e shqyrtoi me mbrojtësin gjatë fundjavës.
Menaxhmenti i Milanit do të siguronte kështu një sistem rotacioni, pasi që nuk besohet se Cannavaro dhe Mario Yepes do të zënë vendet e Alessandro Nestas dhe Thiago Silvas.
Cannavaro kërkohet edhe nga Parma, ndërsa një vendim definitiv ai do ta marrë pas Kampionatit Botëror.