08 prill 2010

“Titulli 2006? Mund t’i jepet Romës, nëse rihapen hetimet”

Prof. Roberto Pardolesi, një nga tre anëtarët e komisionit, i cili sipas pikëpamjeve juridike ka lënë rrugë të hapur për një rishikim të titullit të 2006-s, që iu hoq Juves pas çështjes “Calciopoli”. Kjo ka hapur mundësinë e rishikimit të sentencës pas përgjimeve të reja: “Përpara elementëve të rinj, komisioni do të duhet të mblidhet dhe të hapë një tjetër hetim”. Përgjimet e reja të publikuara nga avokatët e Luçiano Moxhit mund të çojnë në zgjerimin e “Calciopoli”-t, që mund t’ia heqë Interit titullin 2005-2006, që iu mor Juventusit. Ndërhyn profesori Roberto Pardolesi: “Nëse do të ketë elementë të rinj, do të kemi një rikthimit të çështjes”. “Është e sigurt, që nëse do të ofrohen elementë të rinj, përveç atyre që ne kemi vlerësuar në atë kohë, ato do të duhet të përfshihen në një hetim të ri. Nëse materiali që kemi pasur në dispozicion ka qenë i paplotë, vlerësimi ynë bie poshtë. Faktet e reja duhet të ekzaminohen”. “Titulli i 2006-s duhet t’i shkojë Romës”. Këtë e thonë tifozët verdhekuq, pas zërave për përfshirjen edhe të Interit në çështjen “Calciopoli”, Në fakt nuk ekzistojnë prova komprometuese për drejtuesit e Romës, që në sezonin inkriminues përfundoi e pesta në renditje. Mbi të vinin Juventus, Milan e Fiorentina: të gjitha të ndëshkuara nga drejtësia sportive.

“Calciopoli”, Interi sërish protagonist

Përpara Inter-Juve

Faketi, Maceit: Zgjidhi mirë asistentët

Pas çdo dite që kalon, po bie miti se Interi ishte viktima e “Calciopoli”-t. Zikaltërit, ashtu sikurse edhe Milani e disa klube të tjera, ishin të përlyer në skandalin që tronditi futbollin italian tri vjet e gjysmë më parë. Kjo konfirmohet nga një tjetër regjistrim, i publikuar nga avokatët e Luçiano Moxhit. Më 25 nëntor 2004, Xhenaro Macei, zyrtari që përcaktonte asistentët e ndeshjeve, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Interit, Xhaçinto Faketi, i cili është ndarë nga jeta në shtator të vitit 2006. Tri ditë pas asaj telefonate, më 28 nëntor, do të luhej Inter-Juventus. Faketi i kërkoi Maceit t’i zgjidhte mirë vijërojtësit: “numri 1 dhe numri 2, mendoj Ivaldi dhe Pisakreta”, ishte siguria që drejtuesi i klubit zikaltër mori nga zyrtari. Ish-presidenti i Interit këmbëngul që edhe si gjyqtar i sfidës të përcaktohej “numri 1”, sipas gjasave duhej të ishte Pierluixhi Kolina. Por, Macei u shfaq skeptik, pasi “shortin për arbitrit e hedh një gazetar”. Arbitër u vendos Paskuale Rodomonti, ndërsa Kolina drejtoi Kievo-Milan, për të plotësuar dëshirën e mikut të tij, Meani. Faketi i dinte asistentët e ndeshjes, përpara se ata të përcaktoheshin dhe në këtë mënyrë përgënjeshtrohet legjenda se Interi penalizohej nga sistemi i Moxhit.

Buffon ka çmim

Juventus është duke konsideruar mundësinë e shitjes së portierit Gianluigi Buffon gjatë afatit kalimtar të verës, ka shkruar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport të enjten.

Lajmi është mësuar nga Manchester City, që kishte shprehur interesim për mbrojtësin Giorgio Chiellini, mirëpo Bianconerët refuzuan mundësinë e largimit të tij. Por, duket se nuk përjashtuan interesimin për Buffonin.

City thuhet se është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për portierin e Kombëtares italiane, mirëpo Juventus kërkon së paku 35 milionë euro.

Juventus-Cagliari do të drejtohet nga Valeri

Juventus-Cagliari e cila luhet të dielën, arbitër kryesor do të jetë Paolo Valeri.

Valeri do të mbështetet nga asistentët Francesco Altomare dhe Giancarlo Rubino dhe gjyqtar i katërt do të jetë Sebastian Peruzzo.

Test Ndeshje Miqësore (5-0)

Tre ditë para ndeshjes kundër Cagliarit, Alberto Zaccheroni kompletoi formacionin për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Bianconerët në orët e pasdites së sotme zhvilluan një ndeshje miqësore e cila u zhvillua në Vinovo kundër një ekipi tjetër që luan në Serie D.

Rezultati përfundimtar ishte 5-0, katër gola u shënuan në pjesën e parë. Trezeguet shënoi 2 herë, poashtu shënuan Giovinco dhe Camoranesi.

Diego dhe Caceres treguan poashtu një lojë shum të mirë...

Pritet që formacioni kundër Cagliarit të jetë më i kompletuar se herave të tjera..

Juventusi i jep ultimatum Benitezit

Ekipi me i madh ne Itali Juventus si duket i ka dhene nje ultimatum trajnerit te famshem Rafa Benitez, qe deri me 15 Prill te merret nje pergjigjje nga Rafa Benitez nese don ta udheheq Juven stinorin e ardhshem apo jo.

Duke u bazuar ne kushtet e te dyja paleve nje marreveshje eshte shum e lehte te arrihet per arsye se Rafa do te kete nje bugjet prej 80 M te harxhoj ne merkaton e veres, si dhe Juve jane te gatshem ta marrin komplet staffin e Benitez ne Torino.

Abete premton hetim të Calciopolit

Kryetari i federatës italiane të futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka premtuar se do të marrë parasysh faktet e fundit të ofruara në lidhje me skandalin më të madh në futbollin italian dhe se do të shqyrtojë rihapjen e gjyqit.

“Ne natyrisht se do të flasim për këtë, pa kurrfarë dyshimi, pasi që ky është roli im si president”, tha Abete për Il Corriere dello Sport.

Ndërsa presidenti i shoqatës italiane të futbollistëve (AIC), Sergio Campana, thotë se nuk do të ketë rihetim të Calciopolit.

“Asgjë nuk është rihapur. Calciopoli i ri? Ju lutem…”, i tha ai shtypit.

Kështu, sipas pohimeve të fundit, federata italiane është duke e menduar mundësinë e rihapjes së gjyqit të Calciopolit pas dëshmive të reja të ofruara në gjykatën e Napolit, për telefonatat e Massimo Morattit me dizejnatorin e Calciopolit, Paolo Bergamo, që atëherë ishte kreu i gjyqtarëve italian.

07 prill 2010

Inter – Juventus shtyhet për 16 prill


Ndeshja midis Inter dhe Juventus është shtyrë deri më 16 prill, shkaqet ende nuk janë bërë zyrtare .

Inter ka siguruar gjysëmfinalen ne Ligën e Kampionëve ku ka mposhtur CSKA të Moskës dhe tani do ta presin Barcelonën më 20 prill në Milano.

Të dy ekipet janë përfshirë ne garat emocionuese , ku “Zona e Vjetër” është duke bërë çmos qe të përfundoj në vendin e 4-të gjë qe siguron një vend ne Ligen e Kampionëve dhe në anën tjetër Interi kërkon që të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Barcelonën.

“Galiani, ‘kapo’ i arbitrave”

Një nga të akuzuarit kryesorë të skandalit “Calciopoli”, ish-gjyqtari Masimo De Santis, akuzon direkt administratorin e Milanit, Adriano Galiani. Sipas tij, ai ishte “kapoja” i arbitrave dhe i adresonte ata sipas qejfit. “Tani të gjithë habiten, por këto gjëra ne të tjerët i kemi deklaruar prej kohësh, sepse ishte vetë federata ajo që stimulonte kontaktet ndërmjet arbitrave dhe klubeve. Madje, asaj kohe u hodh edhe ideja që arbritrat të stërviteshin pranë qendrave stërvitore të klubeve, – shpjegon De Santis. – ‘Calciopoli’ u shpik për të ndëshkuar disa persona si Moxhi, Xhiraudo, Bergamo, Paierto dhe disa arbitra. Por këta njerëz kanë vepruar siç vepronin të tjerët. Kush? Morati për shembull, por edhe ish-kolegu im, Kolina. Përgjimet e fundit po tregojnë se të gjithë vepronin njësoj. Për shembull, ajo telefonatë e Kolinës me Meanin është më e rëndë se e imja. Vetë Kolina i kërkon Meanit të flasë me ‘kapon’ domethënë, me Galianin. Për mendimin tim, në këtë mes nuk ka asnjë fajtor, të gjithë jemi të pafajshëm. Procesi sportiv ka qenë një farsë, që u mbyll brenda muajit, pa na lejuar të vetëmbroheshim. Për mua, ky proces duhet ribërë nga e para. Unë jam dënuar për ndeshjen Leçe-Parma, 3-3, kur vetë trajneri i Leçes, Zeman, deklaroi se kam arbitruar shumë mirë”.

Telefonatat

Më pas, ish-gjyqtari De Santis flet mbi raportin e tij me Moxhin: “Ekzistojnë disa telefonata, gjatë të cilave Moxhi më ofendon edhe nga nëna, për shkak të pikëve që, sipas tij, ia kisha mohuar unë Juventusit, ndërkohë që unë akuzohem sikur kam favorizuar Juven”. Për De Santisin, arbritrat gabonin, por jo qëllimisht: “Ne gabonim, por jo me qëllim. Për shembull, edhe tani arbritrat gabojnë, mirëpo kjo ndodh ngaqë nuk janë të përgatitur. Ne asokohe ishim më të zotë, edhe pse kishim presion të madh mbi shpatulla”. Ish-”xhaketa e zezë” pohon se Juventusi i ka merituar në fushë titujt 2004-2005 dhe 2005-2006, si rrjedhojë ata u duhen kthyer bardhezinjve: “Atëherë Juventusi ishte skuadra më e fortë. Pastaj vinte Milani. Interi ishte pas tyre, edhe pse në superkupën e vitit 2005 mundi Juventusin në finale dhe si për çudi, atë ndeshje e arbitrova unë, që akuzohem si një mbështetës i bardhezinjve”, ka përfunduar ish-arbitri De Santis.

Juventusi shpreson në zbardhje të Calciopolit

Skuadra e Juventusit ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare ku thuhet se klubi nga Torino shpreson që më në fund të zbardhen fajtorët e vërtetë, pas pohimeve të fundit se do të fillojë një gjyq i ri, që akuzon Interin e Massimo Morattit.

Avokati i Luciano Moggit është njeriu që ka insistuar në rihapjen gjyqit pas dëshmive të reja për audio regjistrimet e bëra të zyrtarëve të Interit me gjyqtarët, me në lidhje Telecom Italia.

“Me kujdes të plotë në lidhje me aktivitetet dhe proceset e reja, Juventusi me kujdes do të hetojë të gjitha dëshmitë me kujdes të plotë nëse gjyqi rihapet në Napoli. Juventusi është i sigurt se institucionet e drejtësisë do të sigurojnë trajtim të barabartë, ashtu siç dëshiruam ne në vitin 2006”.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme se çfarë do të ndodhw me Calciopolin. Një gjë është e sigurt, së shpejti do të dihen fajtorët e vërtetë të skandalit që shkatërroi Serien A.

Trajnim i dyfishtë në Vinovo

Federata italiane e futbollit (FIGC) është duke shqyrtuar mundësinë e rihapjes së gjyqit sportiv të Calciopolit, në të cilin Juventusit iu morën dy Scudetto, e që pas dëshmive të reja në Gjykatën e Napolit e akuzojnë rëndë Interin për krijimin e Calciopolit.

Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete, është duke u konsultuar me sekretarin Stefano Palazzin, në mënyrë që të gjendet një rrugë për të rihapur gjyqin e Calciopolit pas zbulimit të incizimeve të telefonatave të Massimo Morattit me gjyqtarët në bashkëpunim me Telecom Italia.

Avokati Tito Lucrezio Millela më 13 prill do të prezantojë dëshmitë e tij për të parë nëse një gjyq i ri që do ta akuzonte Interin do të mund të rihapej. Sidoqoftë, të gjitha skuadrat dhe individët e dënuar nuk do të dëmshpërbleheshin nëse do të rihapej gjyqi. Sipas avokatit të lartpërmendur, nëse këto dëshmi do të paraqiteshin në vitin 2006, atëherë Interi që atëherë do të dënohej.

Trajnim i dyfishtë në Vinovo

Përgatitja për ndeshjen e së dielës pasdite në Olimpico kundër Cagliarit vazhdoi edhe sot me disa trajnime intensive.

Bianconerët patën një sesion trajnimi të dyfishtë në Vinovo.

Atë të mëngjesit në fushë dhe në palestër, dhe atë të pasdites poashtu në fushë dhe palestër e pasuar me një ndeshje praktike, ku lojtarët morën pjesë të ndarë në katër grupe.

Chiellini ka stërvitur vazhdimisht me grupin, Diego, Caceres dhe Poulsen kanë punuar më shumë në palestër. Buffon pati një stërvitje me trajnerin personal.

Benitez, pastaj edhe Torres e Maskerano

Juventusi tashmë ka arkëtuar dy përgjigje “Jo”, ndoshta tre: atë të Prandelit (Fiorentina), të Laurent Blank (Bordo) dhe atë të Mançinit (Mançester Siti). Pas këtyre, në rrugën e Juventusit nuk mbetet tjetër veç Rafa Benitez, i kërkuar që në janar, por tratativa për ta marrë atë është shumë komplekse. Për të marrë teknikun spanjoll do të duhen shumë para, vullnet dhe disponibilitet për të kënaqur spanjollin, i cili, sipas burimeve angleze, ka vënë në krye të listës së blerjeve të mundshme për merkaton e ardhshme të bardhezinjve sulmuesin spanjoll Fernando Torres dhe mesfushorin e fortë argjentinas, Havier Maskerano.

Napoli – Një opcion tjetër i Cannavaros

Enrico Fedele njofton se mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro mund të transferohet në Napoli në fund të sezonit nëse kontrata skadon në Torino.

Kontrata e Cannavaros skadon në Qershor , por ai mund ta rinovojë nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje.

Por Napoli ende shpreson për një transferim të reprezentuesit Italian.

” Kontrata e Fabios me Juventus është gati të skadojë, por ai mund të bëhet drejtor nëse nuk vazhdon si lojtar”,deklaroi agjenti për Napolimagazine.com

Calciopoli, FIGC nën akuzë: Përse u mbrojt Interi?

Avokatët e Moxhit hidhen në sulm, sepse në faktet e publikuara së fundmi përfshihen edhe zikaltërit e klube të tjera

Në Itali është rihapur plaga “Calciopoli”. Federata e Futbollit përtej Adriatikut (FIGC) duhet të vendosë shpejt se çfarë do të bëjë, pas publikimit të regjistrimeve të reja telefonike: për herë të parë në skandal përfshihen edhe krerët e Interit (Morati dhe Faketi), por në bankën e të akuzuarve janë edhe Meani (ish-drejtues i Milanit për marrëdhëniet me gjyqtarët), Çelino (presidenti i Kaljarit) dhe shumë personazhe të tjerë. Së afërmi pritet të publikohet edhe një dialog ndërmjet Faketit dhe ish-gjyqtarit, Masimo De Santis. Përfaqësuesit ligjorë të Luçiano Moxhit, të akuzuarit kryesorë për “Calciopoli”-n, tashmë kanë filluar sulmet ndaj FIGC. Ngjarjet lidhen me periudhën 2005-‘06, ndërsa avokati Paolo Trofino, deklaroi se më 13 prill, në seancën e radhës së gjyqit në Napoli “do të tregojmë se ‘Calciopoli’ nuk ka ekzistuar kurrë. Do të ketë të tjera telefonata të regjistruara, edhe me presidentët e skuadrave prestigjioze…”. Në anën tjetër, Silvia Moreshanti, e cila mbron Fabianin në gjyqin e Napolit dhe Bergamon në çështjen për dëmshpërblimin e “Telecom-Pirelli”, sulmoi ashpër federatën: “Gjatë gjyqit të ‘Telecom’-it në Milano doli se në vitin 2006, disa gjyqtarë dhe drejtues, mes të cilëve edhe Fabiani vëzhgoheshin dhe përgjoheshin. Në prill 2007, federata kishte informacion për atë që ndodhi. Çfarë masash mori FIGC ndaj Interit pasi Morati dhe Faketi urdhëruan përgjimet e njerëzve të futbollit (Vieri dhe De Santis)? Federata i ka këto dokumente dhe unë kam provat për këtë”.

Sipas informacioneve të fundit, gjykata do të shqyrtojë 15 mijë regjistrime të tjera, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e skandalit. Ndërkohë, avokatët e Moxhit (Rodela, Trofino dhe Prioreski), kërkojnë që “gjyqi sportiv të bëhet nga e para”. Ata theksuan se provat që po dalin në dritë janë vetëm fillimi, ndërkohë që shfaqen agresivë: “Ata që ankohen për përmbajtjen e telefonatave me Bergamon (zyrtari që përcaktonte gjyqtarët e ndeshjeve), sillen në mënyrë diabolike. Nuk duhet të harrojmë se Moxhin e dënuan për krijimin e ‘strukturave të parregullta’; një akuzë që u formulua pasi nuk kishte asnjë parregullsi sportive. Tashmë, këto regjistrime, tregojnë se pavarësisht përmbajtjes së regjistrimeve, edhe drejtuesit e tjerë kishin lidhje të ngushta me përcaktuesit e arbitrave, duke shkelur nenin numër 1. Shkelja bëhet edhe më e rëndë, sepse këto telefonata janë fshehur nga protagonistët gjatë këtyre viteve. Nëse Moxhi u dënua se fliste me zyrtarët e federatës, duhet të dënohen edhe të tjerët”, shtoi avokati Paolo Rodela.

Blanc me truproje. Kërcënohet nga tifozët

Presidenti i Juventus Jean-Claude Blanc ka qenë nën mbrojtjen e rojeve të armatosura, pas marrjes të një numri të madh të kërcënimeve të dhunshme në lidhje me sezonin e tmerrshëm të klubit, sipas "La Gazzetta dello Sport.

Policët e Digos, një degë e policisë italiane që merret me krim të organizuar, e kanë shoqëruar Blanc ditët e fundit, i cili tani frikësohet të dal vetëm.

Bordi i Juventusit ka ftuar edhe një roje tjetër në mbrojtje të Vinovo, ku klubi i kryen trajnimet, pasi edhe disa lojtarë kanë marrë kërcënime.

Ndërkohë, ekipi ka rifilluar trajnimi pas pushimit të Pashkëve, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta kenë me Cagliarin në Stadio Olimpico.

Capello më i dëshiruari nga tifozët e Juventusit

Në një sondazh të publikuar na Il Corriere dello Sport tregon se tifozët e Juventusit nga e gjithë Italia kërkojnë që si trajner të kenë sërish Fabio Capellon.

Sondazhi përbëhej nga tri emra, ata ishin: Rafa Benitez, Prandelli dhe Fabio Capello.

Komentet e shumë tifozëve ishin se “Neve na duhet një trajner që ti vendos rregullat”
Fakti që Prandelli ende nuk ka fituar asnjë titull e lë ata si një njeri të padëshiruar për tifozët Juventinë në Itali.

Dihet se nostalgjia e tifozëve për Capellon gjatë vitetve 2004-2006 është ende e madhe.

Mirëpo, Capello ka deklaruar kohë më parë se kur do të përfundoi misionin me Anglinë ai do të përfundojë karrierën.

Calciopoli po Vazhdon me Përgjimet e reja..

Avokatët e Moxhit: Të rihapet gjyqi sportiv

Ish-drejtuesi i Juventusit kërkon rishqyrtimin e vendimeve të marra në vitin 2006: Interi po mbulohet

Një thirrje e re ka filluar të dëgjohet pas përgjimeve telefonike që janë zbuluar këto ditë në lidhje me “Calciopoli”-n: “Të ribëhet gjyqi sportiv”. Këtë e kërkojnë tifozët e Juventusit, por mbi të gjithë avokatët e protagonistëve të kësaj çështjeje. Në veçanti ata të Luçiano Moxhit, sipas të cilëve, “ky është vetëm fillimi”. Por avokati i Juventusit, Çezare Zakone, qëndron me këmbë në tokë, në pritje për një rikthim të mundshëm në sallën e gjyqit. “Për përgjimet e reja kam dëgjuar vetëm të flitet, por nuk më ka rënë akoma në dorë dokumentacioni. Do të duhet ta gjej këtë dokumentacion në rast se, siç besoj, Juventusi do të më kërkojë një mendim në lidhje me një rihapje të mundshme të gjyqit”, ka thënë avokati i bardhezinjve. Por është akoma herët pë të kuptuar diçka:

“Nëse këto përgjime do të tregojnë përgjegjësitë e klubeve të tjerë, mua nuk më hyjnë shumë në punë sepse Juventusi mbetet gjithsesi i përfshirë, sepse të gjithë i telefononin përcaktuesve të arbitrave dhe kjo është një shkelje e rregullave. Gjithsesi, do të ndryshonte konteksti i atyre fakteve, do të kishte një vlerësim të ndryshëm për situatën e përgjitshme në të cilën ndodheshin të gjitha klubet e futbollit. Mendoj se edhe ndëshkimi mund të kishte qenë më i butë”. Më shumë agresivë, siç pritet, avokatët e Moxhit.

“Eshtë një përdorim dinak i telefonatave që janë bërë me ish-përcaktuesin e arbitrave Bergamo. Duhet të kujtojmë se Moxhi është ndëshkuar për “shkelje strukturore”. Një çështje e ndërtuar në mungesë të një shkeljeje të vërtetë sportive (neni 6), duke u bazuar tek neni 1 i kodit sportiv, ose më saktë tek shkelja e principeve të korrektësisë sportive, që për gjykatësit përfaqësoheshin nga telefonatat me përcaktuesit e arbitrave. Tani, ajo që duket se po del qartë nga faktet e reja është se, pavarësisht nga përmbajtja e telefonatave, edhe drejtuesit e tjerë kanë patur marrëdhënie jashtë skemave me ta, duke shkelur kështu nenin 1.

Një shkelje që dyfishohet nga fakti se këto telefonata, të pafajashme ose të turpshme që mund të jenë, janë fshehur nga protagonistët për gjithë këto vite. Nëse të flasësh me përcaktuesit e arbitrave është një shkelje për Moxhin duhet të jetë kështu edhe për të tjerët”, ka shpjeguar avokati i ish-drejtuesit juventin, Paolo Rodela. Domethënë, parashikohen ditë të nxehta në gjyqin që do të zhvillohet në Napoli javën e ardhshme, kur, më 13 prill, është parashikuar të zhvillohet seanca e radhës.

Avokati Prioreski - “Përgjimet e reja, shkelje ndaj nenit 1″

Përgjimet e reja që janë publikuar këto ditë nga shtypi italian dhe që kanë të bëjnë, në veçanti, me telefonata të bëra midis drejtuesve zikaltër dhe ish-përcaktuesve të arbitrave, mund të shtyjnë avokatët e Moxhit të kërkojnë një rihapje të gjyqit. “Nëse, - ka shpjeguar avokati Maurilio Prioreski, - analizojmë qëndrimin e presidentit të Interit, është e pamohueshme se Morati ka heshtur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Bergamon, duke mohuar edhe tani se ka patur kontakte me të.

Përgjimet thonë të kundërtën dhe përbëjnë një shkelje të nenit 1, atë që ka lidhje me korrektësinë sportive. Duke e mohuar, Morati nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përkeqësuar shkeljen e tij”. Avokatët e Moxhit mendojnë kështu, se është e mundur të hapet një gjyq sportiv për Moratin për shkelje të korrektësisë sportive që mund të sjellë edhe heqjen e kampionatit 2005-2006, që i është dhënë në tavolinë Interit para katër vitesh.

Ish-gjyqtari anësor ka thënë se drejtuesit zikaltër i kanë kërkuar të ndryshojë raportin pas ndeshjes - Kopola: Faketi hynte në dhomat e zhveshjes

Çdo ditë që kalon dalin përgjime të reja të zbuluara nga avokatët mbrojtës të Luçiano Moxhit midis 170 mijë telefonatave që janë hetuar katër vite më parë dhe që janë konsideruar pa interes nga hetuesit që kanë punuar në skandalin “Calciopoli”. Në këtë klimë “nervozizmi”, ku po shtohen zërat e atyre që kërkojnë të rishqyrtohet dënimi që i është dhënë Juventusit pas zbulimit të përgjimeve të reja, rolin e luanit e bëjnë natyrisht gazetat e Torinos, nga të parat që kanë publikuar përgjimet telefonike dhe që mbështesin hipotezat për rihapjen e gjyqit sportiv që kanë sjellë penalizimin e skuadrës bardhezi dhe heqjen e kampionateve të fituar, një prej të cilëve i është dhënë Interit. Ish-arbitri anësor Kopola, ka konfirmuar se të gjithë drejtuesit e klubeve të Serisë A, pa përjashtim, bënin presione ndaj arbitrave: “Inter-Venecia 2-1, 16 shtator 2001. Rozeti, arbitri i takimit, unë një nga asistentët.

E kam thënë edhe në gjyqin e Napolit dhe e përsëris edhe tani. Përjashtohet Kordoba me kartonin e kuq pas një goditjeje me grusht ndaj Betarinit. Një grusht që, në raportin e arbitrit duhet të kthehej në një gjest të thjeshtë në përpjekjen për t’u liruar nga kundërshtari…”. “Kështu funksiononte, - ka shpjeguar Kopola. - Dikush telefononte, përcaktuesit e asaj kohe (Bergamo dhe Paireto) ndikoheshin nga presionet dhe loja ishte e mbaruar. Pas ndeshjes ka hyrë në dhomat e zhveshjes së arbitrave Faketi dhe na ka thënë se kishim gabuar duke mos dhënë një penallti për Interin dhe në nxjerrjen me karton të kuq të Kordobës.

Nëse do ta kisha ndryshuar raportin tim, mbrojtësi nuk do të ishte pezulluar për dy ndeshje, por unë nuk ndryshova asgjë dhe nuk kam punuar më si arbitër anësor në Serinë A…”. Ish-arbitri ka treguar më pas një prapaskenë tjetër: “Kur jam takuar me hetuesit kam mbetur i befasuar nga qëndrimi i tyre. Dukej se kjo çështje nuk i interesonte ndoshta sepse ajo që po tregoja nuk shkonte në drejtimin që kishin ndërmarrë ata. Kanë kaluar gjithçka shumë shpejt duke thënë se ndaj Interit nuk kishin përgjime telefonatash. Sot paska? Nuk jam i befasuar. Tani flitet për Interin, por këtë e bënin të gjithë drejtuesit e skuadrave të tjera”.

Wenger dhe Capello dëshirat e reja të Juves

Sipas mediave italiane, Arsene Wenger dhe Fabio Capello janë dy emrat e fundit të cilët i janë bashkuar listës së dëshirave të Juventusit për stolin e trajnerit.

Juve pritet të bëjë një ristrukturim të madh në fund të këtij sezoni mjaft dëshpërues, të cilin e filloi me synime për të fituar titullin, ndërsa tash rrezikon edhe pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në janar Zonja e Vjetër zëvendësoi trajnerin Cirro Ferrara me Alberto Zaccheroni, i cili u caktua si zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit. As ky ndryshim nuk solli pozitivistet te biankonerët dhe Zaccheroni pritet të zëvendësohet në fund të sezonit.

Derisa tash janë përmendur një varg opsionesh për stolin drejtues të Juventusit, mes të cilëve edhe Rafael Benitez, Lorent Blanc, Roberto Mancini dhe Cesare Prandelli.

La Gazzetta dello Sport shkruan se në listën e dëshirave tash është shtuar edhe Arsene Wenger. Spekulohet se Juve ka kontaktuar me Wenger edhe verën e kaluar, por atëherë kishte pasur dallime të mëdha financiare.

Corriere dello Sport në anën tjetër shkruan se biankonerët do të përpiqen ta rikthejnë në ekip Fabio Capellon, pasi ai të përfundojë punën me kombëtaren e Anglisë në kampionatin botëror Afrika e jugut 2010.

Juventus paralajmëron: Nuk ka fitore – Nuk ka paga

Sipas Sportmediaset.it, Juventus nuk do të paguajë lojtarët nëse këta të fundit vazhdojnë të dështojnë deri në fund të sezonit.

Presidenti Jean-Claude Blanc kishte një takim me drejtorin gjeneral, Roberto Battegan, trajnerin Alberto Zaccheronin dhe disa personalite kryesore në Vinovo.

Lojtarët kanë dështuar të korrin sukses këtë sezon, por Blanc dhe njerëz të tjerë kryesorë dëshirojnë ndryshime të mëdha. Ai do t’i bllokojë pagat e tyre nëse nuk përmirësohen deri në fund të sezonit.

Kjo është mënyra dhe procedura e fundit për Juventusin, në mënyrë që Zonja e Vjetër ta përfundojë sezonin me sukses dhe me një vend në Champions League.

06 prill 2010

Bergamo: “Lista e zezë” e arbitrave, ja të preferuarit

Calciopoli’ vazhdon. Episodi i radhës vjen nga ish-disenjatori i arbitrave Paolo Bergamo, i cili bën të ditur se të gjithë drejtuesit e klubeve ankoheshin për klasën arbitrare, dhe secili prej tyre kishte të preferuarin e vet. Mes darkash dhe takimesh me presidentët e klubeve të Serisë A, Paolo Bergamo tregon se si presidentët, apo administratorët refuzonin t’ia besonin drejtimin e një ndeshje të rëndësishme një arbitri të caktuar. Dhe ai në mes të kësaj vorbulle, detyrohej t’ua bënte qejfin të gjithëve. Nga ana tjetër, dizenjuesi i arbitrave tregon se takimet dhe ankesat bëheshin “ditën për diell”. Aq sa gjatë sezonit 2002-2003, presidenti Morati e fton edhe për të ngrënë mëngjesin bashkë, në vilën e tij. Mbi këtë takim, Bergamo tregon: “I thashë që nuk ishte i nevojshëm ky takim, përderisa kam këtë detyrë, por megjithatë po vij për të biseduar për gjëra të tjera dhe jo për futbollin”.
Ish-caktuesi i arbitrave kujton se si gjatë sezonit 1999-2000, ekzistonte një “Listë e zezë ndaj arbitrave”: “Asaj kohe Juventusi nuk donte të gjykohej nga Bolonjinjo, Cezari, Farina dhe Rakalbuto, ndërsa Lacio refuzonte Kolinën, Pelegrinon, Treosin dhe Bazalin. Gjatë këtij sezoni edhe Roma kishte listën e saj të arbitrave të padëshiruar, në të cilin ishin emrat e Mesinës, Pelegrinos, Tombolinit dhe Rosetit. Por Interi ishte skuadra që kishte listën më të gjatë. Në radhë të parë, zikaltërit nuk donin të gjykoheshin nga De Santis, Mesina, Rodomonti, Trentalanxhe, Treosi, dhe nga tre arbitra internacional si Pelegrini, Rakalbuto, Tombolini”.
Kujtojmë që nga këta arbitra, vazhdon të jetë në aktivitet vetëm Roseti i cili nuk pëlqehej nga Roma. Më tej Paolo Bergamo shpjegon se ka evituar që të gjitha klubet të mos arbitroheshin nga gjyqtarët që kishin në listën e zezë: “Unë dhe asistentët e mi kishim të drejtë të evitonim përfshirjen e një arbitri të padëshiruar në vazon që përmbante emrin e klubit që nuk e donte këtë gjyqtar. Me këtë lëvizje, ne evitonim që për shembull De Santis të drejtonte Interin, apo Roseti Romën.... e tjerë e tjerë. Kjo formë quhej rikonstruktim. Dhe aplikohej shpesh herë kur hidhej shorti. Por asgjë nuk ishte e “trukuar” – garanton Paolo Bergamo – dhe për këtë që them jam gati të ftoj edhe noterët të dëshmojnë në Gjykatën e Napolit”.

Juventusi kundër Cagliarit pa Sissokon

Juventusi ndeshjen e ardhshme kundër Cagliarit nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Sissoko.

Sissoko do të mungojë për shkak të limitit të kartonave të verdhë.

Avokati sportiv Giampaolo Tosel ka konfirmuar se suspendimi vlen për ndeshjen kundër Cagliarit. Sissoko u ndëshkua me karton të verdhë gjatë ndeshjes Udinese-Juventus.

Ndërsa Sulmuesi i Juventusit Alessandro Del Piero ka vetëm 3 kartona të verdhë dhe në qoftë se ai ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen kundër Cagliarit atëherë ai do të mungojë në ndeshjen “Derbi di Italia” kundër Interit.

Juventusi në këtë ndeshje do të shkojë me shumë mungesa siç janë : Martin Caceres,Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini, Christian Poulsen, Antonio Chimenti dhe Diego.

Villa në Juventus? -Nuk e di

Agjenti i sulmuesit David Villa ka deklaruar se ai nuk është në dijeni nëse Juventusi është i interesuar për David Villa’n.

Zonja e Vjetër është hedhur në kërkim të sulmuesve mirëpo nuk është e sigurtë nëse Biankonerët janë të ineresuar për Spanjollin Villa.

“Unë nuk e di nëse klubet kanë biseduar me Villa’n, unë nuk kam lajme rreth kësaj,” tha Jose Luis Tamargo për Calciomercato.

“Gjatë kësaj kohe Villa është i kënaqur në Valencia dhe nuk planifikon të largohet,” shtoi ai.

Spanjolli poashtu është lidhur edhe me transferim drejt Manchester City’t, Barcelonës dhe Chelseat.

Agjenti i Villas u shpreh se ai nuk di nëse Valencia e ka ndërmend të lëshojë Villan pas Botërorit.

“Para se të gjithash, askush nuk më ka kontaktuar mua që David Villa është në shitje,” vazhdoi ai.

“Disa njerëz thonë që Davidi do të sakrifikohet nga klubi për të shlyer borxhet e mëdha, por e theksojë prapë se askush nuk më ka thënë asgjë.” Përfundoi ai.

Calciopoli nuk ka egzistuar - Avokati i Moggit

Avokati i Luciano Moggit, Paolo Trofino pretendon se ai ka prova për të dëshmuar se Calciopoli nuk ka ekzistuar, dhe ai do ti paraqesë ato në seancën e ardhshme më 13 prill në Gjykatën e Napolit.

Ai tha se ka dëshmi në lidhje me disa thirrje telefonike të dyshuara midis Inter dhe arbitrave gjate sezonit 2005-06.

Trofino thotë se është luftuar për të dëshmuar se skandali Calciopoli ishte jo-ekzistent.

Ai i tha për Radio Erre 2: "Më 13 prill ne do të dëshmojmë se nuk ka ekzistuar Calciopoli".

"Unë nuk do të them asgjë më shumë, të gjitha do ti diskutojmë në sallën e gjyqit."
Juventusit i janë marë 2 Scudeto pas këtij skandali në vitin 2006.

Juventusi gjithnjë e më pranë Kuranyit

Sipas mediave gjermane, sulmuesi i Schalkes, Kevin Kuranyi, mund të bëhet në një të ardhme lojtar i Juventusit, meqë thuhet se Zonja e Vjetër ka bërë ofertë për sulmuesin gjerman.

Sipas Kicker, Bianconerët i kanë ofruar Kuranyit kontratë katër vjeçare, periudhë në të cilën Kuranyi do të fitonte hiç më pak se 15 milionë euro.

“Agjentët e mi po e bëjnë punën e tyre dhe gjithçka shkon nëpërmjet atyre. Unë vetëm mund të them se ende nuk kam marrë një vendim për të ardhmen. Gjithçka është e mundshme”, u shpreh në reagimin e parë Kuranyi.

Gjermanit është duke i skaduar kontrata në Gelsenkirchen dhe do të mund të transferohej pa asnjë cent në Olimpico të Torinos. Në garë për Kuranyin janë edhe Dinamo Moska dhe Genoa. /

Mançini, “Jo” Juves: Jam shumë mirë këtu

Me Mançester Sitin në Champions League: Roberto Mançini refuzon sirenat italiane (në veçanti Juventusin) dhe e sheh të ardhmen e tij te sitizensat, që aktualisht pozicionohen të katërtit në Premier League. Ish-tekniku i Interit ka nënvizuar se për momentin nuk ka ndërmend të kthehet në Itali. “Mançester Siti është një klub special. Nuk kam thënë kurrë asgjë ndryshe. Jam menaxheri i Mançester Sitit dhe jam shumë mirë këtu. E dimë që do të jetë e vështirë të arrijmë në Champions, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, fati do të jetë në dorën tonë”.

Juventusi, ja shifrat e krizës

Që klubi bardhezi ëshstë në krizë të plotë, këtë askush nuk e mohon dot. Madje shifrat flasin më qartë për rekordin negativ të “Zonjës” në këtë sezon.
Ja disa të dhëna në shifra. Humbja e fundit (3-0 me Udinezen) ishte e 12-ta në këtë kampionat për bardhezinjtë dhe e 16-ta sezonale (rekordi negativ regjistrohet në sezonin 1961-’62 me 19 humbje gjithsej). Ishte e dhjeta humbje jashtë fushe (rekordi negativ është në sezonin ’63-’64, me 11 humbje në transfertë).

Dështimi në Udine ishte i 19-ti rresht ku bardhezinjtë pësojnë të paktën një gol, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e klubit. Në 44 ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha veprimtaritë Juventusi ka shënuar 62 gola dhe ka pësuar po aq. Një nga “vrasësit” e “Zonjës” në “Friuli”, Di Natale, ka shënuar 22 gola në kampionat, aq sa pesë sulmuesit bardhezi të marrë së bashku!

Askush nuk dëshiron të jetë trajner i Juves

Megjithë emrat e shumtë, gjetja e pasardhesit të Zakeronit mund të jetë një mision më i vështirë nga sa mendohej për drejtuesit e “Zonjës”.
Fillimisht, më i mundshmi ishte Çezare Prandeli. Por italiani vendosi të mos lëvizë nga Firence. Emri tjetër ishte ai i Roberto Mançinit. Por edhe ish-trajnrei i Interit (aktualisht te Mançester Siti) duket se i ka dhënë një goditje shpresave të drejtuesve të Juventusit për ta pasur në stol, kur deklaroi: “Siti është i veçantë”.

Ndoshta njeriu më i dëshirueshëm për të marrë drejtimin e ekipit nga Torino në fund të këtij sezoni është tekniku i Bordosë, Loran Blank. Por francezi duket se ka plane më të rëndësishme në mendje. Shumë e shohin si pasardhësin e Rajmond Domenekut në krye të kombëtares së Francës. Në mos, Interi do të ishte më se i kënaqur për ta pasur në krye të stolit, në rast të ndonjë të papriture nga Hoze Mourinjo.

Mbase më i mundshmi është Rafa Benitez, cikli i të cilit te Liverpuli mund të konsiderohet i mbyllur. Por problemi i spanjollit është çmimi i lartë, i papërballueshëm për arkat e dobëta të “Zonjës” (aq më tepër që mundësia për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve është shumë e vogël). Prandaj, le të kthehemi në Itali: Masimiliano Alegri (trajneri i Kaljarit) dhe tekniku i Xhenovas, Gasperini, janë emrat më të mundshëm për të pasuar Alberto Zakeronin.

Trezege te Korinthiasi, klubi brazilian e miraton

Sulmuesi francez mund të lërë Juventusin për të kaluar në kampionatin brazilian, ku Korinthiasi e pret krahëhapur.
Drejtori teknik i klubit të kategorisë së parë braziliane, Mario Gobi, është shprehur i entuziazmuar nga ideja që bomberi i kombëtares franceze mund të veshë fanellën e skuadrës. “Do të ishte nder i madh për ne të kishim një lojtar si ai. Por për këtë do të flasim më pas. Nëse do të ishte e mundur, do të donim të mbështeteshim te ai në të ardhmen. Objektivi ynë është të fitojmë Kupën Libertadores, më pas të shohim”, tha ai në një intervistë për “Espn Brazil”.

Drejtuesi i klubit brazilian shtoi se sipas informacioneve që disponon, lojtari do të ishte i kënaqur të luante përkrah Ronaldos dhe Roberto Karlosit. Megjithatë, Gobi është i vetëdijshëm për vështirësitë ekonomike: “Besoj se edhe me ndihmën e partnerëve dhe të sponsorve, do të jetë e vështirë. Nëse Trezege do të pranonte për katër milionë euro dhe gjysma e tyre të sigurohej nga sponsorët, ne duhet të paguajmë dy milionë. Gjë që për momentin është e pamundur”.

Rafa Benitez më pranë stolit të Juves

Marrëdhënia mes trajnerit spanjoll dhe Liverpulit ka hyrë sërish në një fazë përkeqësimi, situatë nga e cila mund të prëfitojë Juventusi.
Barazimi 1-1 dje në fushën e Birmingamit i largon akoma më tepër të Kuqtë nga objektivi për të siguruar Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Po kështu, tekniku spanjoll ka justifikuar formën e dobët të sulmuesit Fernando Torres, me probleme fizike (gjë e cila nuk u ka pëlqyer drejtuesve).

Pesë javë para fundit, vendi i katërt është larg për Liverpulin. Aktualisht skuadra renditet e gjashta, përkatësisht katër dhe tre pikë nga Mançester Siti dhe Totenhemi (të cilët kanë nga një ndeshje më pak). Mosarritja e synimit europian do të sillte shkarkimin e menjëhershëm për Benitezin, që në Torino e presin krahëhapur.

Criscito: E ardhmja e pa sigurtë, Genoa apo Juve

Mbrojtësi i Genoas Domenico Criscito ka thënë se e ardhmja e tij është e pa sigurtë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, tek Juventus apo tek Genoa.

Të dy klubet kanë nga 50 përqind të aksioneve të lojtarit, dhe për të ardhmen e tij do të vendoset në verë.

"Unë nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Por jam i sigurtë se në qershor e ardhmja ime do të vendoset," tha ai për Sky Sport Italia.

05 prill 2010

Juventus në kërkim të sponzorëve

Pasi që kanë konfirmuar kontratën me Betclick, Juventusi tani është duke kërkuar sponzorë të ri që të emërojë Stadiumin e ri i cili është duke u ndërtuar.
Betclick do t’i jepë £7m për dy stinoret e ardhshme për të pasur logon e saj në fanellat e Juventusit. Mirëpo Zonja e Vjetër kërkon edhe më shumë para dhe për këtë arsye ka vënë në shitje emrin e Stadiumit të ri.

Sportfive momentalishtë është në bisedime me zyrtarët e Juventusit, mirëpo edhe kompania tjetër Conad është mjaftë e interesuar.

Një tjetër kompani e cila ka shprehur interesim është edhe kompania Irlandeze Ryanair.
Stadiumi i ri i Juventusit do të jetë i gatshëm në Qershor të 2011.

Calciopoli 2

“Calciopoli”: Pas Moxhit, në përgjime del edhe Morati

Kutia e “Calciopolit” dhe e përgjimeve telefonike është rihapur dhe thuajse çdo ditë spikasin telefonata të reja me biseda të reja që rrezikojnë të përmbysin thuajse të gjitha verdiktet e dhëna në procesin penal, që po zhvillohet në Napoli ditët e fundit. Shtypi italian ka publikuar pikërisht në ditën e Pashkëve tekstin e një telefonate të bërë në janar 2005-së nga Xhiaçinto Faketi atëherë ish-president i Interit (ka dy vjet që ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë), dhe ish-përcaktuesit të gjyqtarëve Paolo Bergamo, përpara një ndeshjeje në “San Siro” ndaj Sampdorias e mbetur në kujtesë për përmbysjen e paharrueshme zikaltër nga 0-2 në 3-2 brenda gjashtë minutave. Është një nga përgjimet pas të cilave është kapur edhe mbrojtja e Luçiano Moxhit për të treguar teorinë “të gjithë të fajshëm ose të gjithë të pafajshëm”, e përkufizuar nga ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit. Masimo Morati, para ndeshjes Inter-Bolonja, i cilësoi këto përgjigjet dhe publikime “ofensive dhe të turpshme”, si një “përpjekje të thyerjes së ndershmërisë”, që sipas mendimit të tij, janë në kërkim të rrëmujës së bisedave të mbetura edhe më sot në sirtarët e prokurorisë italiane.

Ja dhe teksti i përgjithshëm i bisedës telefonike në celular mes Faketit dhe Bergamos:

Faketi: “Alo Paolo, jam Faketi”.
Bergamo: “Mirëdita Xhiaçinto”.
Faketi: “Po shkoj në stadium, bisedova me të mitë për të pasur me Bertinin (gjyqtarin e ndeshjes), një farë takti, një farë gatishmërie. Ua thashë lojtarëve, Mançinit dhe të tjerëve…”
Bergamo: “Do të shohësh që ka për të qenë një ndeshje e bukur”.
Faketi: “Mirë”.
Bergamo: “Vjen i predispozuar (Bertini) të bëjë një ndeshje të bukur…”.
Faketi: “Po, po, në rregull”.
Bergamo: “Është një sfidë që do ta shohësh, do ta fitojmë së bashku”.
Faketi: “Doja vetëm të të thoja që e kam bërë (duke iu referuar faktit që ka folur me skuadrën për të mos mbajtur një sjellje të gabuar ndaj Bertinit)”.
Bergamo: “Do të shohësh që gjërat do të shkojnë siç duhet, pastaj skuadra po rifillon të ketë besim, të marrë rezultate, të ketë moral…”.

Galiani: Përgjimet e reja? Më mirë të hesht

Administratori i deleguar i Milanit Adriano Galiani ka refuzuar të komentojë përgjimet e reja telefonike të dala në ditët e fundit, ku përveç Interit është përfshirë në një farë mënyre, ndonëse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Milani: “Pas verës së 2006-ës, që më dha shumë vuajtje, bëra një betim për të mos folur më për çështjet e katër viteve më parë. Prandaj nuk dua të komentoj një faqe shumë të veçantë të futbollit italian. Po hesht dhe nuk gaboj më. A e kam një ide të asaj që është duke ndodhur? Po, por nuk e them…”, - përfundoi Galiani.

Përgjimet e reja të "Calciopilit 2", duket se janë vetëm fillimi i një “telenovele” të gjatë

Akti i dytë, skandali sa vjen e zgjerohet


Shumë juventinë nuk do të befasohen, teksa fakte të reja, lidhur me “Calciopoli”‑in u zbuluan këto kohët e fundit. Duket se Interi dhe Milani po kështu, me gjasa kanë pasur bisedime telefonike me përcaktuesin e gjyqtarëve të kohës, Paolo Bergamo. Tani shumë njerëz, që e kanë në zemër emrin e Juves dhe janë miliona, duke e bërë qëllim të jetës, parreshtur kanë ngritur gishtin akuzues drejt Interit, lidhur me “Calciopoli”‑in. Për shumë tifozë të futbollit italian, vështirë të mos jenë dyshues për një klub (Interin) që përfitoi kaq shumë nga shkatërrimi i klubit më të plotësuar të Italisë (Juventus). Me pak fjalë, me termin “Calciopoli” u quajt skandali i ndeshjeve të parapërcaktuara në Itali në 2006. Sidoqoftë, pas gjithë atyre hulumtimeve, asnjëherë nuk u gjet fajtor Juventusi për fiksim ndeshjesh. Në të vërtetë, një prej faktorëve madhorë të kalimit të tyre në Serinë B ishte se Luçiano Moxhi kishte pasur kontakte të shumta me gjyqtarë dhe drejtues të tyre, pra duke i dhënë Juves një avantazh të pandershëm. Kjo bëhet edhe më shumë interesante, kur sipas të përditshmes shumë të besueshme, “La Stampa”, gjykata e Napolit, ku po zhvillohet gjyqi aktual i “Calciopoli”‑it mësoi se u zbuluan shumë telefonata nga ana e Interit. I ndjeri Faketi dhe Masimo Morati i kanë bërë telefonata të shumta Bergamos për t’u ankuar mbi situatën e gjykimeve. Në kohën, kur u pyet kryehetuesi i skandalit, kolonel Aurikio, lidhur me hetimin, ai raportoi se thirrjet e regjistruar janë bërë të ditura, ndërkohë që të tjera, jo të raportuara u bënë publike me përmbledhje bisedash. Nëse është e vërtetë apo jo, për Interin gjithnjë do të mendohet se ka luajtur një rol të madh në atë skandal. Ajo që mirëfilli është shqetësuese është se gjykata çdo ditë mëson prova gjithnjë dhe më dëmtuese, prova se sa i korruptuar ka qenë futbolli italian. Që në momentin, kur punonjësja e “Telecom”‑it, Katerina Platea, pranoi se ishtë urdhëruar të shkatëronte regjistrime dhe të ndryshonte disa emra me të tjerë, doli qartë se skandali ishte shumë më tepër se sa vetëm Juventusi. Milani në fakt u kap dhe u akuzua, teksa një i punësuar i klubit, i ngarkuar me marrëdhëniet me gjyqtarët, zyrtarisht dhe rregullisht, Meani, verbalisht kërcënonte asistentët, duke kërkuar vendime më të favorshme nga gjyqtarët. Milani i shpëtoi fatit të Juves duke qëndruar në Serinë A, por duke iu zbritur pikë të shumta për sezonin e ri, me argumentin se Meani veproi me nismën e tij, pavarësisht se ishte i punësuar tek Milani.

Thuhet se ka regjistrime të diskutimit të çështjes me Galianin dhe Berluskonin, por që me gjasa nuk u përfshinë në hetim. Tani ka dalë se ka regjitrime telefonike të bisedave, Galiani-Bergamo.

Xhiuliano Tavaroli, shefi i sigurisë në “Telecom Italia” u arrestua pasi ia kishte shitur regjistrimet e thirrjeve private të tjerëve, duke pranuar se Morai ishte një prej klientëve. Fakti që me gjasa këto regjistrime mund të mos dëgjohen kurrë, pra duke mos i përfshirë në skandal blerësit, me ndëshkime pasuese, ashtu sikurse Milani u ndëshkua jo më ashpër të lenë pa gojë. Vetë Bergamo pranon se ai nuk ka folur vetëm me Juventusin. Italia vetë dëshiron ta davarisë këtë problem, pasi me gjasa se shumë nga këto individë të korruptuar, ende punojnë në botën e futbollit.

Ish-sekretari i UEFA-s rrëfen situatën e krijuar në “Calciopoli 1″: Titullin Interit ia dha Guido Rosi

Aigner: Morati mbrohej nga Juvja dhe Milani


Përgjimet e fundit të “Calciopolit”? Është e dukshme që Morati dhe të tjerët mbroheshin nga superfuqia në Ligë e Milanit dhe e Juventusit. Megjithatë ishte Guido Rosi dhe jo unë ai që ia dha titullin Interit në 2006-ën”. Gerhard Aigner, ish-sekretar i përgjithshëm i UEFA-s dhe shef i komisionit “të provave” (ajo që me një mendim gjyqësor lejon ridhënien e titullit pas heqjes së Juventusit), tregon të vërtetën e tij mbi skandalin dhe titullin e kundërshtuar: “Nuk isha unë, - tregon Aigneri, - por Guido Rosi që ia dha titullin në Itali Interit në 2006-ën. Unë dhashë vetëm një mendim pozitiv në bazë të statuteve mbi mundësinë e ridhënies së titullit pasi iu hoq Juventusit. Aigneri ndjek nga Zvicra të rejat mbi frontin e përgjimeve: “Telefonatat e Moratit? Origjina e gjithçkaje është në disekuilbrin që përjetonte atëherë Liga Italiane e Futbollit, me dy klube si Juvja e Milani, që pak a shumë drejtonin gjithçka, njëra me të drejtat televizive dhe presidencën dhe tjetra me ndërtimin që bëri dhe që i kushtoi pasoja drejtësisë sportive në relacion me fuqinë mbi gjyqtarët. Të tjerët, përfshirë Dela Valen e Fiorentinës, mbroheshin… Edhe pse të gjitha klubet e tjera pak a shumë e dinin… Në një mjedis të tillë është e paimagjinueshme që të qëndrosh në vend, secili kërkon të mbrohet. Por gjithçka lindi nga situata kritike me dy klube që drejtonin politikisht në Ligë dhe me kalimin e gjyqtarëve, nga niveli profesionist nën ombrellën e vetë Ligës. Kështu deri dhe gjyqtarët u përfshinë në këtë situatë”.

Presidenti i Juves pranë largimit

Presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc është pranë largimit nga kryesia e klubit, pasi Zonjës së Vjetër i janë shembur shpresat për një kualifikim në CL, pas humbjes 3-0 nga Udinese.

Raportet njoftojnë se Blanc shpenzoi një vikend në Francë në vend se të udhëtonte me skuadrën në Fruili-Venezia Giulia, ku ekipi pësoi humbje.

Veprimi i tij për të mos qëndruar në kohë me klubin ka shkaktuar polemika të mëdha dhe shtypi Italian beson se ai do të rrëzohet nga froni i tij.

Trashëgimtari i klubit, John Elkann tha se Juventus nuk ‘ka më kurajë’ dhe marrëdhëniet mes tij e presidentit janë përkeqësuar, kështu që gjuetia për një president të ri sapo ka filluar.

Inter dhe gjyqtarët: Le të fitojë së bashku

GRABDE JUVE, Ka perkthyer kete Lajme qe ka te beje me drejtesin e Calciopolit ne vitin 2005 te publikuar Sot nga Gazeta LA STAMPA . Shpresojm qe do te vihe koha qe drejtesia te zbardhet..

LAJMI:

Regjistrimet e rea të bisedimeve midis presidentit të ndjerë të Inter Gjani Faketi dhe të gjyqtarëve dhe zyrtarit Paola Bergama.
Prova të reja kundër Inter. Sot, La Stampa në numrin e saj javor të publikuar transkripti i nje bisede mes presidentit të ndjerë i Inter Gjani Faketi dhe Komisioneri për gjykim, Paolo Bergamo.

Avokati i Luciano Mogjit do ta paraqet këtë bisede ne gjykate kah mesi i muait Prill.

Intervista është realizuar në 2005 dy orë para ndeshjes midis Inter dhe Sampdoria , Ku Inter shenoj fitore 3-2, duke shënuar tre gola në kohen shtesë.

Në këtë bisedë, Faketi i kishte thëne Bergamos se traineri Mancini dhe lojtarët nuk do të protestojn kundër gjyqtarit Bertinija.

Në një moment bisede e komisioner të gjyqtarve, Bergamo me Faketin thotë se "le të fitojm së bashku", dhe përmend se referi "Bertini do të bëjë çdo gjë të jetë një ndeshje e mirë dhe fitorja e Inter do të sjellë besimin."

Këtu është e tërë biseda që u zhvillua në mes Bergamos (Komisioneri i gjyqtarve) dhe Faketi (Ish Presidenti i Interit):

Facchetti: Tung Paolo, Giacinto Facchetti këtu
Bergamo: Tung Giacinto Facchetti
Facchetti: "Unë shkoj në stadium për të parë Bertinin (REFERIN E NDESHJES) i thash atij që të jetë në kontakt, të jenë i gatshëm, i thashë lojtarët Mancinit
Bergamo: Ju do të shihni, do të jetë një ndeshje e mirë
Facchetti: Në rregull
Bergamo: Do te Referoj (Bertini) për të bërë një ndeshje e mirë
Facchetti: Poa, ok!
Bergamo: Kjo është një sfidë në të cilën ne do të fitojë së bashku
Facchetti: Unë vetëm dua të them se unë u thash atyre (duke iu referuar lojtarët të mos ankohen për gjykim Bertinit)
Bergamo: Ju do të shihfni se gjërat do të shkojnë mirë për ekipin tuaj, Skuadra e juaj përsëri do t`ju besoj, do të vijnë rezultate të mira, dhe morali i Skuadres do të rritet.

Juve nuk arrin të gjejë trajner të ri

Mediat italiane shkruajnë se Juventus po dështon në tentimin për të gjetur një trajner të përshtatshëm për ekipin.

La Republicca shkruan se drejtuesit e biankonerëve do të takohen nesër për të vlerësuar disfatën e shtunës ndaj Udineses, por planet për trajner të ri janë anuluar për dy javë.

Besimi që Cesare Prandelli i dha Fiorentinës, ka prishur planet e Juventusit, derisa Roberto Mancini (Manchester City), Rafa Benitez (Liverpool) dhe Laurent Blanc (Bordeaux) duket se të gjithë janë rehatuar në klubet e tyre.

Ajo që i bën drejtuesit e Juventusit edhe më të papërshtatshëm është suksesi i ish-trajnerëve të Juves dhe zyrtarëve nëpër Evropë.

Claudio Ranieri dhe Gian Paolo Montali tash ëndërrojnë të fitojnë skudeton me Romën, derisa Didier Deschamps sapo ka fituar Kupën e Francës me Marseille. Të tre emrat u larguan nga klubi nën bordin e tashëm që udhëheq Juventusin.

04 prill 2010

Juventus u kërkon falje tifozëve

Juventus ka hyrë në heshtje mediale, por ka lëshuar një komunikatë për shtyp, duke u kërkuar falje tifozëve të vet. Bianconerët kanë rënë në pozitën e shtatë në Serie A pas humbjes 3-0 nga Udinese të shtunën.

Trajneri Alberto Zaccheroni nuk u paraqit në konferencë për shtyp, mirëpo drejtorët, trajneri dhe futbollistët u kanë kërkuar falje tifozëve nëpërmjet një komunikate në ueb faqen zyrtare të klubit. Juventus nuk pritet të prononcohet për media në të ardhmen e afërt.

Juventus kërkon Drenthen?

Mesfushori holandez Royston Drenthe (23) në fund të sezonit mund të vesh dresin e Juventusit, sipas mediave italiane …

Drenthe ka një rol mbështetës në rradhët e Klubit Mbretëror në të cilën ai arriti në vitin 2007 nga Feyenoord, ndërsa tani ai nuk ka vend ne përbërjen e Manuel Pellegrinit.

Nga klube italiane janë referuar për interesim edhe Milan, Fiorentina dhe Juventus

Drenthe ka një kontratë me Realin deri në vitin 2012.

Për transferimin e tij Reali kërkon 7 milionë euro.

Bale në radarin e Juventusit

Sipas spekulimeve në Itali, mbrojtësi i Tottenhamit, Gareth Bale, është duke u monitoruar nga zyrtarët e Juventusit, të cilët dëshirojnë ta transferojnë atë gjatë afatit kalimtar veror.

Drejtuesit nga White Hart Lane kërkojnë hiç më pak se 15 milionë euro për 20- vjeçarin, shumë që nuk do të ishte problem për Juventusin kur dihen problemet e mëdha në mbrojtjen bardhezi.

Por, pengesë mund të jetë pozita e dobët e Juventusit në Serie A, pasi që Bale dëshiron Ligën e Kampionëve dhe nëse ndodh që Tottenhami të sigurojë pozitën e katërt në Ligën Premier, atëherë Juventusi duhet të trokasë në dyert e ndonjë klubi tjetër. /

Juve në heshtje mediatike

Skuadra e Juventusit, ka urdhëruar lojtarët dhe stafin që t’i shmangin mediat, pas humbjes turpëruese nga Udinese në Friulli.

Disfata e lartpërmendur është e 12-ta për Juventusin këtë sezon, që automatikisht i minimizon gjasat e Bianconerëve për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Zyrtarët, ekipi dhe lojtarët u kërkojnë falje tifozëve, por duhet t’i nënshtrohen një heshtjeje mediatike”, tha zëdhënësi i Juventusit, Gattino.

Tani Juventusi është tre pikë larg Sampdorias dhe Palermos që kanë pikë të barabarta në pozitën e katërt.

03 prill 2010

Vazhdojnë dështimet e Juventusit

Juventusi është mposhtur me rezultat 3-0 nga Udinese, duke ngecur në luftën për pozitën e katërt të tabelës.

Derisa Juve nuk arrin të shënoj fitore, në anën Udinese është forcuar në fund të sezonit në tentim për t’iu shmangur rënies në Serie B, pasi arriti të mposhtë bindshëm Zonjën e Vjetër në fushë vendore.

Alexis Sanchez çoi vendasit në avantazh pas vetëm nëntë minutash lojë. Në minutën e 65-të të ndeshjes Simone Pepe dyfishoi epërsinë për Udinesen ndërsa fitoren e vulosi Antonio Di Natale 13 minuta para fundit të takimit.

Pas humbjes së sotme Juve mbetet në kuotën e 47 pikëve dhe bie në pozitën e shtatë të tabelës, megjithatë jo edhe aq larg pozitës së katërt ku ndodhet Palermo me 51 pikë, sa ka edhe Sampdoria në pozitën e pestë.

Udinese në anën tjetër ngitet në pozitën e 15-të me 35 pikë, katër larg zonës së rrezikut.

Juve nuk dorëzohet për trajnerin Benitez

Negociatat

Juventusi vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të madh, i cili do të jetë në gjendje ta rikthejë skuadrën në krye. Pas refuzimit nga Çezare Prandeli, drejtuesit e klubit bardhezi po mendojnë që të vazhdojnë negociatat me Rafa Benitez. Më parë, palët biseduan në janar, kur te Juve po kërkohej zëvendësuesi i Ferrarës. Megjithatë, pas festës së Pashkëve, torinezët do të kthehen në Angli, për të negociuar drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e trajnerit spanjoll të Liverpulit.

Del Piero: Na riktheni titujt

Kapiteni i Juventusit: Kalendari është i vështirë, por ne duam vendin e katërt

Aleks del Piero nuk ka dyshime dhe dërgon mesazhe të qarta: “Titujt që na janë hequr? Unë shpresoj se do të na rikthehen sërish. Ne e ndiejmë se janë tonët”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në televizionin “Juventus Channel”, kapiteni i Juves lëshon më pas një mesazh: “Do të japim maksimumin për të arritur vendin e katërt. Mendoj se mund t’ia dalim”.

E ardhmja - Aleks e fillon diskutimin e tij me tifozët paksa me vonesë: skuadra ka festuar ditëlindjen e Zakeronit (dje ka fikur qirinjtë edhe Xhohn Elkan). Pyetja e parë është: për sa kohë do të vazhdojë të luajë Aleks? “Nëse koka ime dhe këmbët e mia do të ma lejojnë, dëshiroj të vazhdoj të luaj akoma edhe për disa kohë në nivelet e larta. Për sa i përket karrierës sime e ruaj me shumë krenari atë vit të luajtur në Serinë B. Por po presim momentin që të buzëqeshim sërish, shpresojmë të ndodhë vitin e ardhshëm”.

Dëmtimi – Sezoni i Juves është për t’u harruar. Çfarë do të ndryshonte Del Piero, nëse do të mundej të rikthehej prapa në kohë? “Dëmtimi: më ka rrëmbyer tre muajt e atij fillimi. Më ka marrë shumë energji dhe nuk më ka lejuar të jem vetvetja”. Në lidhje me çështjen Baloteli thotë vetëm disa fjalë: “Vihem në vështirësi kur më duhet të shpreh opinione mbi gjëra që nuk i njoh mirë. Ndoshta nuk e kam shumë të qartë si, është një çështje delikate, e cila besoj se do të zgjidhet me kalimin e kohës”.

Botërori – Tifozët bardhezi do të dëshironin ta shikonin në Botëror me bluzën “azzurra”: “Grumbullimi është një vazhdimësi e asaj që dikush paraqet në kampionat. Përqendrimi im është ekskluzivisht në lidhje me skuadrën time. Pastaj zgjedhjet e trajnerit të Kombëtares shpresoj të jenë sa më të drejta për Italinë dhe shpresoj që të jem pjesë e saj. A do të fitojë sërish Italia? Është shumë e vështirë, duhet të jetë gjithçka perfekte në atë një muaj e gjysmë. Por Italia e ka potencialin për t’ia dalë”.

Calciopoli – Çështja “Calciopoli”: “Është një plagë dhe është një argument shumë i gjerë. Efektivisht, gjatë muajve të fundit po dalin në pah artikuj dhe deklarata që të bëjnë të mendosh se ka akoma shumë gjëra të pazbuluara. Por na duhet t’u përmbahemi fakteve për momentin. Gjithsesi unë uroj që ata tituj, të cilët na i hoqën, të na i rikthejnë, të na njihen në nivel global dhe jo vetëm sepse ne i ndiejmë që janë tanët”.

Sezoni dhe dëmtimet – Juves nuk i ka mbetur tjetër veçse të tentojë të fitojë vendin e katërt në klasifikim: “Tashmë objektivi ynë primar është të synojmë vendin e katërt në klasifikim. Ke dëshirë ta arrijmë. Nuk është e thjeshtë, sepse nuk kemi një kalendar të lehtë. Pastaj do ta vendosë fusha”. Në këtë sezon kanë mbizotëruar dëmtimet: “Dëmtimet janë pjesë e zanatit tonë. Por është e vërtetë se gjatë këtij viti e kanë kushtëzuar paksa sezonin tonë. Është diçka me të cilën po merremi, që vitin e ardhshëm të mos na ndodhë e njëjta gjë”. Me apo pa Champions do të jetë gjithnjë një Del Piero i vendosur: “Vitin e ardhshëm do ta përballoj me të njëjtin pasion dhe të njëjtën dashuri për futbollin. Impenjimi dhe entuziazmi do të jenë maksimal, pavarësisht se si do shkojë ky vit. Do të jem i karikuar si gjithmonë”.

Udineze – Dje ishte 1 prilli, një tifoze i kërkon t’i bëjë një gol Udinezes të shtunën: “Shpresoj edhe unë. Shpresoj të marrim tri pikët. E përjetojmë me një zhgënjim të madh momentin e Juves, nuk prisnim që në fund të sezonit të ishim në këtë situatë. Prisnim gjëra të tjera më të mira. I kemi kartat në rregull për të synuar objektivin tonë aktual”.

Zakeroni - Del Piero e vlerëson shumë Zakeronin: “Impakti i tij ka qenë pozitiv. Është një person me vlera dhe një trajner i madh. Është i dashuruar me profesionin e tij dhe kjo duket nga gjithçka që ai bën. Këto janë gjërat më të rëndësishme. E ardhmja? Nuk jam unë ai që vendos. Vëmendja jonë i dedikohet të tashmes. Për të ardhmen vendos klubi, ndoshta do të jetë sërish me Zakeronin...”.

Juventus – Rafael Benitez, Laurent Blanc & Roberto Mancini

Juventus ka shënjestruar tre nga trajnerët që kërkojnë ata dhe njëri ndër favoritët është Rafael Benitez i Liverpool.

Tuttosport raporton se klubi po ashtu është duke shikuar Roberto Mancinin të Manchester Cityt dhe Laurent Blanc që është duke drejtuar Bordeaux.

Por fokusi mbetet tek Benitez. Drejtorët e klubit janë të gatshëm të udhëtojnë në Angli për të ringjallur zjarrin që e kishin ndezur në Janar.
Sidoqoftë, spekulohet se për të qenë trajner i Juves, Benitez kërkon një garancion ku përfshihet kualifikimi në CL.

Presidenti Jean- Claude Blanc pritet që të takohet me spanjollin, Rafael Benitez.

Siç qëndrojnë gjërat, Juventus nuk mund të premtojë asgjë.Juventus bashkë me Napolin janë në vendin e 5 në Serie A, tre pikë prapa Palermos në vendin e katërt.

Ata kanë fituar 4 nga 10 ndeshjet në kryesimin e Alberto Zaccheronit,i cili është trajner i Juves nga Janari.

Pas Benitez, alternativat mbeten Roberto Mancini dhe Laurent Blanc, pasi trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli ka shprehur dëshirën të qëndrojë tek Viola.

Udinese - Juventus, te ftuarit

Për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Udineses, Alberto Zaccheroni ka ftuar 22 lojtarë.

Krahasuar me lojën e kaluar të dielën kundër Atalantas, skuadrës i janë rikthyer edhe 4 lojtarë. Përveç Camoranesit, i cili ishte i lënduar, janë kthyer edhe Iaquinta, Salihamidzic dhe De Ceglie.

Të padisponueshëm për lojë janë Buffon, Chimenti, Caceres, Chiellini, Poulsen dhe Diego.

Këtu është lista e plotë e lojtarëve të ftuar.

4 Felipe Melo
5 Cannavaro
6 Grosso
7 Salihamidzic
8 Marchisio
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Amauri
13 Manninger
15 Zebina
16 Camoranesi
17 Trezeguet
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
26 Candreva
27 Paolucci
29 De Ceglie
33 Legrottaglie
39 Marrone
41 Pinsoglio
44 Piccolo

18 mars 2010

Zaccheroni mbetet te Juve edhe pas këtij sezoni!

Torino, 18 mars – Edhe pse angazhimi i Alberto Zaccheronit në bankinën e Juventusit nga dita e parë ishte trajtuar si zgjidhje e përkohshme, duket se trajneri në “zonjën e vjetër” mund të qëndrojë edhe pas kësaj sezone. Këtë e ka pohuar “La Gazzetta dello Sport” ku theksohet se strategu 57 vjeçar e ka impresionuar udhëheqësin e klubit pasi në 10 ndeshje të zhvilluara, skuadra e tij ka pësuar vetëm një humbje. Presidenti i klubit Jean-Claude Blanc dhe drejtorët janë takuar me Zaccheronin, kurse temë e bisedimeve ka qenë mundësia për zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit edhe për një vit. Zaccheroni në kreun e Juves kishte ardhur pas largimit të Ciro Ferrarës në fund të janarit..

Zaccheroni: Interi ruan futbollin italian

Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka lavdëruar Interin pas fitoren ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një fitore e madhe për futbollin italian, jo vetëm sepse kjo e çon Serie A në tetëshen e fundit dhe e mban sportin tonë në nivel ndërkombëtar, por po ashtu me mënyrën se si e ka arritur”, ka thënë Zaccheroni.

Juventusi sonte do të udhëtojë në fushë të Fulham në kuadër të Europa League duke pasur avantazh 3-1 nga ndeshja e parë.

17 mars 2010

Te Ftuarit per sfiden: FULHAM vs JUVENTUS


Juventus ka udhetuar drejt stadiumit CRAVEN COTTAGE ne Londer, per ta mbojtur rezultatin e fituar nga ndeshja e pare me rezultat 3-1, me golat e shenuar nga Legrotaglie, Zebia dhe Trezegue..
Trejneri Alberto Zaceroni drejt Londres ka udhetuar me mungesa te shumta, po saqerisht pa dyshen e portes Buffon dhe Maninger, ne listen e te munguarve jane edhe Caseres, Chiellini, Amauri, Giovinco - te lenduar, kurse i suspenduar per kartona eshte vetem Legrotaglie jo siq e kan cekur mediat edhe Filipe Melo, icili gjindet ne listen e te ftuarve te Zaceronit..

LISTA E TE FTUARIT PER TAKIMIN Fulham - Juventus

4 Felipe Melo
5 Cannavaro
6 Grosso
7 Salihamidzic
8 Marchisio
9 Iaquinta
10 Del Piero
12 Chimenti
15 Zebina
16 Camoranesi
17 Trezeguet
18 Poulsen
21 Grygera
22 Sissoko
26 Candreva
28 Diego
29 De Ceglie
39 Marrone
41 Pinsoglio
45 Bonassi

FORMACIONI I MUNDSHEM:

PORTJER: Pinsoglio ose Chimenti

MBROJTJE: Salihamidzic ose Grygera, Cannavaro, Zebina, Groso

MESFUSHORET: Camoranesi ose Candreva, Felipe Melo, Marchisio

DIEGO - Me i avansuar

SULMUESIT: Trezeguet dhe Del Piero

Blanc: Kam besim te Zaccheroni

Presidenti i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është duke e ruajtur me nostalgji besimin për trajnerin Alberto Zaccheroni, por thotë se ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen.

“Unë kam besim te Zaccheroni. Ai po bën punë të mirë, por ne do të flasim në fund të sezonit”, ka thënë Blanc.

Synimi i Zaccheronit është pozita e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, por Blanc nuk preferon të bëjë presion në kohën kur ekipi fokusohet në ndeshjen kthyese në kuadër të Europa League kundër Fulhamit.

“Le të mbajmë këmbët në tokë dhe le ti marrim gjërat një nga një”, ka shtuar Blanc.

Juve me mungesa ndaj Fulhamit


Torino, 17 mars - Skuadrës së Juventusit do t'i mungojnë tetë futbollistë, përfshirë këtu edhe dy portierët e parë në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Fulhamit, Lajmi është bërë i ditur të martën nga gazeta italiane "Tuttosport". Krahas portierëve Gianluigi Buffonit dhe Alex Manningerit të lënduar, po për të njëjtën arsye nuk mund të luajnë as Giorgio Chiellini, Martin Caceres, Amauri, Sebastian Giovinco dhe Michele Paolucci. Ndërkohë Nicola Legrottaglie është i suspenduar. Ndeshja mes Juventusit dhe Fulhamit luhet të enjten (19:00). Italianët kanë epërsi 3:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Torino.