24 nëntor 2011
UEFA i ndalon Barcelonës fanellat pro-Vilanovas
Barcelona në ndeshjen e sotme ndaj Milanit nuk mund të veshë fanellat në mbështetje të ndihmës tranjerit të tyre, Tito Vilanova. Ky i fundit u operua dje pas një tumori që kishte në gjëndrat e pështymës.
Sipas spanjolles "Marca", UEFA nuk e ka lejuar diçka të tillë për sonte në mbrëmje. Lojtarët katalanas kishin menduar të vishnin një fanellë ku përpara saj do të shkruhej " Anism Tito" ose e shqiëpruar "Në mbështetje të Titos".
Gjithsesi, Barcelona ka premtuar se në rast të një suksesi në San Siro, gjithçka do ti dedikohet ndihmësit të Pep Guardiolës.
United rrezikon kualifikimin?
Moment delikat në shtëpinë e Manchester United. Brazimi i djeshëm ndaj Benfikës e bën ende të dyshimtë kualifikimin e anglezëve për në fazën tjetër të Champions League.
Por këtë mos ia thoni Sir Alex Ferguson sepse edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur i thanë se dy Manchesterat (City dhe United) po rrëshqisnin në Europë nuk e priti mirë dhe e la konferencën në mes.
Arsenal: 45 milion euro për Gotze dhe Subotiç
Arsenali është duke planifikuar blerjen e dy talenteve të Borusia Dortmund, Neven Subotiç dhe Mario Gotze. Ky i fundit është kërkuar nga "Gunners" edhe verën e kaluar.
Lajmi jepet nga mediat britanike, sipas të cilave Venger kërkon blerjen e Subotiç (23 vjeç) dhe Gotzes (19 vjeç). Transferimi i dy lojtarëve, do t’i kushtojë Arsenalit jo më pak se 45 milionë euro.
Vialli-Twitter: Napoli? Çfarë tifozerie
Ish-ylli i Italisë, Sampdorias dhe Juventusit Gianluca Vialli është parë shumë i lumtur pas fitores së Napolit ndaj Manchester City. Në profilin zyrtar të tij në Twitter Vialli shkruan: " Inter është e para dhe e kualifikuar. Komplimente. Për ndeshjen në Turqi ka pak për të thënë. Napoli madhështor! Të fitosh ndaj një skuadre kaq të fortë. Çfarë paraqitjeje...Barvo të gjithëve, sidomos publikut", shkruan Vialli në Twitter për fitoren e Napolit.
Por ish-sulmuesi italian nuk harron të flasë edhe për Mario Balotelli që shënoi dje golin e vetëm për anglezët: " Nuk duket shumë i mirë në sjelljet në fushë por si lojtar ka një kapacitet të madh".
Ndërsa për super sfidën e sotme mes Milanit dhe Barcelonës, Vialli shkruan: " Shpresoj që Cassano të jetë sonte në San Siro. Do të ishte një emocion i madh për të dhe publikun në një sfidë si kjo e sotmja", përfundon Gianluca Vialli në Twitter.
Arsenal-Dortmund: Sfidë edhe mes tranjerësh
Të dy trajnerët duket sikur shohin vetveten tek tjetri. Arsene Wenger dhe Jurgen Klop, dy drejtues futbolli me mentalitet sulmues, do të jenë përballë në stadiumin “Emirates” të Londrës, kur Arsenali dhe Dortmundi do të ndeshen për Ligën e Kampionëve. Wenger tregon se përse vetja i ngjan si kolegu gjerman.
“Mendoj se të dyja skuadrat janë përmirësuar. Ne jemi rritur, po ashtu edhe ata janë rritur. Të dyja skuadrat kanë një ecuri të ngjashme këtë sezon. Pas një nisjeje të vështirë, Dortmundi është në formë, por mendoj se në shtëpinë tonë ne jemi aq të fortë sa të fitojmë. Çdo lojtar dhe çdo pjesëtar i stafit e di se do të jetë një mbrëmje e madhe dhe shumë e rëndësishme. Do të hyjmë në fushë me përqëndrim dhe dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe shpresojmë që t’ia arrijmë”, u shpreh francezi.
Edhe Klop e nis ashtu si Venger, duke theksuar ngjashmërinë. Po ashtu, vendos theksin tek rëndësia e ndeshjes.
“Është një situatë e ngjashme për të dyja skuadrat. Arsenali pati më shumë probleme në nisje të sezonit, por unë e prisja që Arsen Venger t’i ndryshonte gjërat. Për ne, kjo është një ndeshje ku duhet të luajmë për gjithçka. Arsenali nuk luan kurrë për barazim dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur”, deklaroi tekniku gjerman që po bën një punë të shkëlqyer te Borussia Dortmund.
C.Ronaldo dhe Neymar, këta dy "balerinë" të shkëlqyer
Dy yjet e futbollit kanë treguar se përveç futbollit dashurojnë edhe muzikën, madje edhe e kërcejnë atë.
Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Marcelo, të cilët janë filmuar në publik teksa kërcenin këngën "Ai se eu te puego" të këngëtarit Michel Teko.
Kënga është shumë e famshme dhe e dëgjuar në vendet portugalisht-folëse. Kësaj manie nuk i kanë shpëtuar as yjet e futbollit.
Të brëndshmet shumë-ngjyrëshe të Samir Nasri
Kurioze dhe simpatike episodi i djeshëm në San Paolo gjatë ndeshjes së Champions League mes Napoli-Manchester City.
Në 25 sekonda kamerat e pranishme në stadium arritën të kapin mesfushorin francez të City, Samir Nasri teksa ndronte pantallonat në stol duke zbuluar bokserat me lule.
Situatë kjo që solli të qeshura në stolin e Manchester City.
Derbi Pato-Robinho për një vend titullari
Sipas raportimeve të fundit të "SkySport24", Robinho është duke fituar balotazhin me bashkëkombasin e tij Alexandre Pato për një vend titullari në sulmin e Milanit për ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës.
Formacioni i kuqezinjëve tani është i ditur por e vetmja pikë ku Massimiliano Allegri nuk po vendos ende është fakti se kush do të jetë përkrah Zlatan Ibrahimoviç në sulm.
Në orët e para të paradites flitej për Paton titullar, ndërsa tani flitet për brazilianin tjetër Robinho. Por duke parë se çfarë arriti të bëjë numri 7 në ndeshjen e Camp Nou, tekniku i Milanit e ka shumë të vështirë të vendosë.
10 tetor 2011
Rudi Vata të drejtojë Shqipërinë?
Ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare dhe ish-kandidati për kreun e FSHF-së, Rudi Vata, raportohet se është i gatshëm të marrë nën drejtim ekipin kuqezi nëse Josip Kuzhe largohet.
Sporti Shqiptar përcjell se Vata, i cili jeton në Hamilton të Skocisë, gjatë një interviste për “The Sun” është shprehur se gjasat janë të mëdha që ai të drejtojë Shqipërinë pas largimit të Kuzhe.
“Kontrata e Kuzhes po përfundon dhe FSHF po kërkon një trajner tjetër për zëvendësimin e tij. Do të më pëlqente shumë nëse më emërojnë trajner të Shqipërisë. Besoj se jam mjaft i përgatitur. E di që njerëzit do të thonë se nuk kam eksperiencën e duhur, por eksperienca e paktë si trajner nuk është bërë pengesë për Slaven Biliçin e Kroacisë, apo Jurgen Klismanin e Gjermanisë”.
“Mendoj që në Shqipëri ka shumë lojtarë të rinj të talentuar. Mendoj gjithashtu se jam i përgatitur për të përcjellë idetë e mia në kombëtare. E mendoj në çdo kohë këtë. Kam luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndër të cilat 40 herë kam qenë kapiten. Gjithashtu kam jetuar në katër vende të ndryshme. Kam qenë pjesë e Shqipërisë në të kaluarën dhe dua të jem pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen”, ka thënë Vata. /Telegrafi/
Hazard preferon Realin
Agjenti i Eden Hazard thotë se Real Madridi është një opsion joshës për klientin e tij.
Ylli i Lille është një nga yjet në ngritje në Evropë, dhe së fundi u përfol për një interesim të Real Madridit për të. Dhe agjenti i tij nuk e ka përjashton një transferim të tij që në janar, me Realin si opsion të mundshëm.
“Është e vërtetë, Reali është një klub i veçantë, dhe sërish është e njëjta gjë: Kush nuk dëshiron të luajë për Madridin?”.
“Hazart ka treguar në këtë fillim sezon se është i gatshëm të luajë për një ekip të madh, qoftë Madrid ose ndonjë klub tjetër i atij niveli”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/
Zidane: Jemi në rrugë të duhur
Drejtori i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se ata mund të jenë të kënaqur me sezonin e tyre deri tash.
Zidane beson se forma e madrilenëve gradualisht po arrin kulmin.
“La Liga është shumë konkurruese. Ne jemi mirë, kishte disa ndeshje vështirësi, por është normale. Mendoj se Real Madridi është në rrugë të duhur”, ka thënë Zizou. /Telegrafi/
Krkic: Meritoja më shumë te Barca
Sulmuesi i Romës, Bojan Krkic, mendon se nuk është trajtuar si duhet gjatë qëndrimit te Barcelona.
21-vjeçari u transferua në Itali gjatë afatit kalimtar veror, duke qenë se nuk po siguronte një vend të rëndësishëm te Blaugranët.
“Ishte e jashtëzakonshme të luaja për Barcelonën, por gjatë muajve të fundit atje, nuk më jepej shumë rasti për të luajtur, dhe për një lojtar kjo është shumë e rëndësishme”.
“Nuk kam asgjë kundër Guardiolas, sepse ai është trajneri më i mirë, por është e qartë se nuk isha i lumtur sezonin e fundit, sepse nuk më jepej mundësia që e meritoja”, ka thënë Krkic për Sport.es. /Telegrafi/
Rooney nuk luan ndaj Spanjës
Strategu Fabio Capello ka njoftuar se do ta lë Wayne Rooneyn jashtë përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore kundër Spanjës që do të zhvillohet në stadiumin Wembley.
Sulmuesi i Manchester Unitedit u përjashtua me karton të kuq në takimin ndaj Malit të Zi dhe do të mungojë së paku në një ndeshje të Euro 2012, ndërsa Capello dëshiron të jetë i gatshëm për takimin ku do të mungojë Rooney duke provuar alternativa tjera në miqësoren ndaj kampionit në fuqi.
“Rooney nuk do të luajë kundër Spanjës. Dua të testoj lojtarë të rinj, një stil të ri dhe një lëvizje ndryshe, diçka ndryshe”.
“Kjo ndoshta lë të kuptohet se ai do të jetë i freskët për Kampionatin Evropian dhe nganjëherë do të inkuadrohet në gjysmë të ndeshjes”.
“Por jo nga fillimi, ai nuk do të startojë. Duhet ta përgatisim njëmbëdhjetëshin e parë që do të startojë në Evropian”, ka thënë italiani për Daily Mirror. /Telegrafi/
Prishtinaset përshëndeten nga Evropa
Hendbollistet e Prishtinës e humbën të dielën edhe ndeshjen e dytë të Kupës që organizohet nga Federata Evropiane e Hendbollit EHF, me kundërshtarin Arkatron nga Bjellorusia.
Prishtinaset ndeshjen e dytë e humbën me rezultat 23:29, që është rezultat dië më i volitshëm se ai i ndeshjes të së shtunës me po këtë kundërshtar kur e pësuan me 9 gola diferencë (33:24).
Për arsye të mosdhënies së vizave nga ana e autoriteteve bjelloruse, prishtinaset që të dy ndeshjet i luajtën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, por as kjo nuk mjaftoi për të fituar të paktën njërën nga dy ndeshjet.
Nga ajo që u vërejt të shtunën e të dielën, pos mungesës së përvojës së mjaftueshme në duele ndërkombëtare, prishtinaset ishin fizikisht më pak të përgatitura, kurse një element tjetër që vendosi ishte edhe shpejtësia më e madhe e kundërshtareve sesa e vashave të kryeqytetit tonë. *www.juvelive.tk*
Prishtinaset ndeshjen e dytë e humbën me rezultat 23:29, që është rezultat dië më i volitshëm se ai i ndeshjes të së shtunës me po këtë kundërshtar kur e pësuan me 9 gola diferencë (33:24).
Për arsye të mosdhënies së vizave nga ana e autoriteteve bjelloruse, prishtinaset që të dy ndeshjet i luajtën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, por as kjo nuk mjaftoi për të fituar të paktën njërën nga dy ndeshjet.
Nga ajo që u vërejt të shtunën e të dielën, pos mungesës së përvojës së mjaftueshme në duele ndërkombëtare, prishtinaset ishin fizikisht më pak të përgatitura, kurse një element tjetër që vendosi ishte edhe shpejtësia më e madhe e kundërshtareve sesa e vashave të kryeqytetit tonë. *www.juvelive.tk*
27 qershor 2011
27.06.2011 Lajme për Sportistet Shqiptar
Medalja e argjendtë, shumë e vlefshme për Shaqirin
Zuerich, 27 qershor - Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri e ka vlerësuar lart plasmanin e Zvicrës në Evropianin U-21 të futbollit. Zvicra të shtunën mbrëma u mposht nga Spanja në finale të Evropianit të shpresave të mbajtur në Danimarkë, me rezultatin 2:0. Shaqiri thotë se pozita e dytë është sukses i madh. Mesfushori shtatshkurtër i Baselit është vlerësuar ndër futbollistët më të mirë në Evropian.
"Ne kemi qëndruar shumë larg kundërshtarit dhe kemi treguar tepër respekt për spanjollët. Por, prapë jemi në mesin e dy skuadrave më të mira të Evropës. Kjo medalje ka një rëndësi të madhe për mua. Ndoshta do ta vendos në ram", ka thënë Xherdan Shaqiri të dielën.
Zvicra me kalimin në finale ka siguruar biletën për olimpiadën "Londra 2012".
Shaqiri në dy nga pesë ndeshjet, sa i ka zhvilluar Zvicra, ishte shpallur lojtari më i mirë.
Futbollistët e U-21 të Zvicrës të dielën kanë arritur në Zuerich, ndërsa për ta është organizuar një paradë. Për Zvicrën pos Shaqirit në Evropianin e Danimarkës u aktivizuan edhe Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Amir Abrashi e Pajtim Kasami.
Në finale u aktivizuan të pesë shqiptarët. Shaqiri, Xhaka e Mehmedi ishin titullarë, ndërsa në pjesën e dytë luajtën edhe Abrashi e Kasami.
"Spanja ka dominuar në posedim të topit, mirëpo nuk pati edhe raste ideale për të shënuar. Kanë qenë dukshëm më të mirë. Më është dukur sikur po luajnë me dy apo tre lojtarë më shumë. Ata ishin teknikisht më të mirë dhe lëviznin shumë në fushë. Ne duhet të shikojmë para dhe është e sigurt se duhet të përparojmë edhe më shumë deri në Olimpiadë. E kemi parë se në çfarë niveli është Spanja dhe se na duhet kohë derisa të arrijmë atë nivel", ka thënë Granit Xhaka, që në finale luajti 68 minuta, ndërsa u zëvendësua me Kasamin.
Sulmuesi me origjinë nga Maqedonia, Admir Mehmedi, përfundoi si shënuesi i dytë i Evropianit me tre gola, dy më pak se fituesi i "Këpucës së artë", Adrian Lopez i Spanjës.
"Në kampionatin zviceran kam zënë pozitën e dytë me Zuerichun pas Baselit, në Evropian pozitën e dytë pas Spanjës, ndërsa në listën e shënuesve më të mirë të Evropianit pozitën e dytë pas Lopezit. Tash duhet të shikoj që nga ai dysh të kaloj në njësh", ka thënë Mehmedi.
Vendi i dytë në evropian ishte suksesi më i madh i arritur ndonjëherë nga shpresat e Zvicrës. Kontributi i futbollistëve shqiptarë në këtë sukses vlerësohet shumë i madh. Në të vërtetë, Zvicra llogarit shumë në futbollistët shqiptarë. Pesë futbollistë shqiptarë janë pjesë edhe e Përfaqësueses A të Zvicrës. Përveç Shaqirit, Xhakës e Mehmedit me Përfaqësuesen A luajnë edhe Valon Behrami e Blerim Xhemajli. Ky numër pritet të rritet ende gjatë këtij viti. Pranë përfaqësueses vlerësohet të jenë edhe Albert Bunjaku e Beg Ferati. Shaqiri, Xhaka e Mehmedi vlerësohen ndër futbollistët më perspektivë në shtetin helvetik. /JUVENEWS.TK/
Bajramaj e prekur nga faktori "Kournikova"
Berlin, 27 qershor - Mesfushorja kosovare Fatmire Bajramaj, në Botërorin 2011 të futbollisteve mund të ketë rolin e rezervistes. Por ky fakt nuk do ta dëmtonte fare atë në fushën e marketingut. Kështu së paku thotë ekspertja e marketingut nga shkolla e sportit në Koeln, Daniela Schaaf. Schaaf e krahason Bajramajn 23-vjeçare me ish-tenisten ruse Anaa Kournikova.
"Te Lira Brajamaj prek faktori Kournikova", thotë Schaaf.
Sipas Schaafit meshkujt nuk brengosen shumë për sukseset sportive, nëse bëhet fjalë për një sportiste atraktive.
Ndryshe është në futbollin e meshkujve, ku protagonistët bëhen më të njohur dhe më atraktivë për reklama, nëse arrijnë suksese në sport.
Faktori "Kournikova" në marketing të sportit, lidhet me tenisten ruse Anna Kournikova, që në sportin e tenisit kishte sukses mesatar, mirëpo për shkak të dukjes së saj kishte arritur suksese të mëdha në marketing.
Bajramaj sipas ekspertes Schaaf është futbollistja e përfaqësueses së Gjermanisë me më së shumti potencial për marketing.
Nëse Botërori i futbollit do t'i sjellë më shumë popullaritet futbollisteve në Gjermani, kjo mbetet të shihet. Mirëpo, Schaaf është skeptike se mund të arrihen kontrata afatgjate marketingu.
"Partneritet afatgjatë nuk ka. Por, të shohim se çfarë do të sjellë Botërori. Një është e sigurt se nga shikuesit e deri te sponsorët, presin të fitohet titulli i Botës. Çdo gjë tjetër do të ishte zhgënjim", ka thënë Schaaf.
Bajramaj ishte pjesë e Gjermanisë edhe në botërorin që u mbajt para katër vjetësh në Kinë. Përveç titullit të botës, ajo ka fituar me Gjermaninë edhe titullin e Evropës si dhe medaljen e bronztë olimpike. /JUVENEWS.TK/
Tare: Gjatë javës mund të vendoset për Canën
Romë, 27 qershor - Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se gjatë javës mund të vendoset për transferimin e Lorik Canës. Lazio ka kohë që po e kërkon futbollistin e Galatasarayt. "Nuk e kam të lehtë të flas për Lorikun të cilin e kam mik dhe bashkatdhetar. Është një lojtar i madh. Ne po presim. Mund të jenë ditë shumë të rëndësishme këto që po vijnë. Por të presim dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat", ka thënë Tare të dielën,shkruajnë mediumet italiane. Tare e Cana kanë luajtur së bashku në Kombëtaren e Shqipërisë. /JUVENEWS.TK/
Granit Xhaka, si të ishte binjak i Ronaldos
Futbollisti i kombëtares zvicerane U-21, Admir Mehmedi ka dhënë vlerësimet e tij për bashkëlojtarët, në përfundim të Evropianit për të rinjtë e moshës deri 21 vjeçe në Danimarkë, ku Zvicra përfundoi në vendin e dytë, përkatësisht medaljen e argjendtë. Ai ka lavdëruar secilin prej tyre dhe s�ka folur për veten. Vlerësimin më interesant e jep për Granit Xhakën, që e krahason me Ronaldon.
Çfarë strategu. Përveç që është i mirë në fushë, ai edhe ua thyen zemrat vajzave. Besoj se është binjaku i Cristiano Ronaldos, ka thënë Mehmedi për Blick.
Për Xherdan Shaqirin, ndërkaq, ka thënë: �Është thjesht magjik, kaq intelegjent në fushë. Kur jemi me shokë, ai është zbavitës dhe tregon barsoleta. Zero arrogancë.
Për Kasamin: Një bebe e rritur. Ai është kaq i madh dhe prapë duket si bebe.
Për Abrashin: Është Gattuso jonë. Edhe në ping-pong është agresiv. E mban linjën dhe ndonjëherë është në dietë, transmeton /JUVENEWS.TK/
Përforcohet Prishtina?
Prishtinë, 26 qershor - Skuadra më me nam në futbollin kosovar, Prishtina tashmë ka nisur me përforcimet për edicionin e ri.
Sipas të përditshmes Zëri, Florim Berbatovci, Qendrim Sejdi, Amir Rrahmani, janë në planet e Prishtinës dhe ata pritet të konfirmojnë ardhjen te bardhekaltërit e kryeqytetit . Nga skuadra priten të largohen Suad Saliagiq, Driton Vokshi, Labinot Haliti, por edhe disa të tjerë. Genc Sermaxhaj huazohet për 6 muaj te Gjilani. /JUVENEWS.TK/
Mahmuti edhe një vit në krye të Galatasarayt
Trajneri kosovar Oktaj Mahmuti do të drejtojë skuadrën turke të basketbollit, Galatasaray edhe në edicionin 2011/2012. Mahmuti pritej që të emërohej menaxher gjeneral i klubit, por në fund u vendos që ai të jetë trajner edhe për një edicion. Në krye të Galatasarayt, Mahmuti erdhi në verë të vitit të kaluar. E udhëhoqi këtë skuadër drejt finales së plejofit të kampionatit turk. Më herët ka drejtuar skuadrën italiane Benetton Treviso, ndërsa një kohë të gjatë ishte trajner i Efes Pilsenit. Me Efesin fitoi shumë trofe në Turqi, ndërsa u paraqit rregullisht edhe në Euroligë. /JUVENEWS.TK/
Rreth 70 për qind e futbollistëve janë të lirë
Futbollistët e ish-skuadrës kampione të Kosovës, Trepçës, janë të lirë të shkojnë kudo jashtë vendit, por përgatitja e tyre dhe izolimi ndërkombëtar i futbollit të Kosovës i shtyn ata të vendosin sërish për Trepçën apo ndonjë skuadër tjetër kosovare, që në thelb është e njëjtë. Si puna e futbollistëve të Trepçës, janë rreth 70 për qind e futbollistëve të Superligës. Me përfundimin e stinorit 2010\11, ka marrë fund edhe bashkëpunimi me skuadrat e tyre, por krerët e këtyre të fundit nuk çajnë kokën, pasi janë të bindur se "s'kanë ku të shkojnë".
Si asnjë vend tjetër të paktën në Evropë, në Kosovë firmosen kontrata njëvjeçare apo edhe fare, siç vepron klubi Trepça.
"Te ne asnjë futbollist nuk ka kontratë dhe është mëkat që ata të lidhen me kontrata. Janë të lirë të largohen nëse gjejnë kushte më të mira. Ne merremi vesh vetëm me fjalë", ka thënë kryetari i klubit Trepça, Nexhmedin Haxhiu.
Si te Trepça edhe te Drenica nuk është asnjë lojtar me kontratë.
"Të gjithë futbollistët janë pa kontrata dhe unë kam dëshirë t'u vazhdohen ato deri në vitin 2014, por kjo nuk varet nga unë", tha trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.
Lëvizja e shpeshtë e futbollistëve pengon klubet që të hartojnë strategji afatgjata. Në fakt, kjo është "pjellë" e situatës së dobët financiare që po kalojnë vetë klubet sportive. Të pakta janë ato klube, që lidhin kontrata afatgjata me futbollistët.
Klubet mendojnë "sot për nesër", ndryshe nuk funksionon.
"Vetëm dy lojtarë i kemi me kontrata, të tjerët nuk kanë kontrata. Mirëpo ky nuk është problem, pasi të gjitha do të rinovohen sapo të sigurojmë buxhetin për edicionin e ri në këto rrethana të vështira", ka thënë kryetari i klubit KEK-u, Istref Klinaku.
Edhe klubet më të mëdha nuk i kanë punët gjithaq mirë. Zyrtarisht, skuadrat më të forta të stinorit të shkuar, si kampioni Hysi dhe nënkampionia Prishtina, janë deklaruar se numri i lojtarëve pa kontratë nuk kalon, përkatësisht 20 e 30 përqindëshin, por lojtarët e këtyre skuadrave shprehen ndryshe. Disa kanë nisur edhe të largohen.
"Mbi 70 për qind e lojtarëve janë me kontrata, por edhe një pjesë e tyre do të lirohen. Kjo varet nga trajneri, i cili do të vendosë edhe për rinovimin e kontratave me futbollistët që u ka skaduar kontrata", u shpreh zyrtari i klubit Prishtina, Naser Hyseni.
Gjilani, Liria, Besa, Trepça '89 e Lepenci po ashtu kanë një numër të madh të lojtarëve pa kontrata. Por edhe këto skuadra janë të bindura se do t'i mbajnë lojtarët që duan.
"Askush nuk ka kërkuar të largohet, por edhe nëse kanë kontrata dhe nuk marrin pagat me rregull, është njerëzore t'ua japësh librezën dhe t'i lejosh të kërkojnë kushte më të mira të ndonjë skuadër tjetër", ka thënë kryetari i ekipit Besa, Bakir Burri.
Për trajnerin e Gjilanit, Muharrem Sahitin, çështja e kontratave është problemi kryesor. Ai shpreson të zgjidhet kjo situatë.
"90 për qind e lojtarëve nuk kanë kontrata. Jo vetëm lojtarët, por edhe shtabi teknik është pa kontrata. Dëshira është të vazhdojmë kontratat, por kjo varet prej drejtuesve të klubit", tha ai.
Në Kosovë, edhe ata pak futbollistë që kanë kontrata, i kanë amatore, pasi nuk tregojnë vlerën e saj para federatës, në mënyrë që të mos japin shumën e përcaktuar për Federatën dhe buxhetin e Kosovës. Federata nuk mbron futbollistët me kontrata amatore. /JUVENEWS.TK/
31 maj 2011
JuveNews.TK - Lajmrim
Të nderuar dhe të respektuar vizitor përshkak të disa problemeve që po i hasim me linkun "BLOGGER.COM", për një kohë të pa caktuar "LAJMET" do të postohen në brendësin e wev faqes sonë.
Për ti lexuar "LAJMET" klikoni në http://www.juvenews.tk/ më pas klikoni tek Rubrika "FLESH LAJME" dhe to të informoheni mbi ngjarjet më të reja për skuadren e Juventusit.
Po ashtu edhe në Faccebook duke klikuar: http://www.facebook.com/pages/JUVENEWS/178750222146338
Ju falenderojm për mirkuptim - Me Respekt: Milaim Rushiti
Për ti lexuar "LAJMET" klikoni në http://www.juvenews.tk/ më pas klikoni tek Rubrika "FLESH LAJME" dhe to të informoheni mbi ngjarjet më të reja për skuadren e Juventusit.
Po ashtu edhe në Faccebook duke klikuar: http://www.facebook.com/pages/JUVENEWS/178750222146338
Ju falenderojm për mirkuptim - Me Respekt: Milaim Rushiti
23 maj 2011
Trajnerët më të mirë të sezonit në Serinë A
Kampionati italian ka ulur siparin për këtë sezon, teksa tashmë ka mbetur për t’u diskutuar vetëm finalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Romës. Ekipet tashmë kanë filluar të bëjnë analizat e tyre, për të kuptuar gjërat që shkuan mirë dhe ato që nuk shkuan. Vlerësimet kryesore, përveçse lojtarëve, bëhen edhe për trajnerët. Eurosport.it ndërkohë ka bërë një klasifikim, duke u vendosur notat, trajnerët që kanë arritur të bëjnë një punë të mirë gjatë këtij kampionati. Nota më e lartë është 10.
Palma e Artë për Guidolin (Nota 10)
Ka qenë ndoshta blerja më e madhe e Udinezes gjatë këtij sezoni. Në fund të kampionatit të kaluar, presidenti i Udinezes, Poco, shprehej kështu: “Kam ruajtur ekipin e sezonit të shkuar, duke ndërruar vetëm trajnerin, sepse jam i bindur se ky është një gup i mirë lojtarësh. Nëse Guidolin do të bëjë mirë, atëherë do të kem të drejtë, nëse jo, atëherë mund të konsiderohem si idiot”. Dhe në fakt, nuk gaboi. Udineze arriti që të kualifikohej në Ligën e Kampioneve, kur në fillim nuk e priste askush këtë gjë. Madje, kualifikimin e arriti me futbollin më të bukur të luajtur në kampionatin italian. Udineze arriti që të grumbullojë 66 pikë dhe të shënojë 38 gola jashtë fushës së vet, që është një rekord për kampionatin italian. Dhe të mendosh që Guidolin ishte drejt shkarkimit në fillim të kampionatit, për shkak se në pesë ndeshjet e para arriti që të grumbullonte vetëm një pikë.
9- Maxari
Ka bërë një punë të shkëlqyer, duke e rikthyer Napolin pas shumë vitesh në Ligën e Kampioneve. Gjatë kampionatit ka pasur disa ulje(humbja në San Siro, ajo ndaj Udinezes në fushën e vet, si dhe humbja në Kiveo), ndërsa ka shkaktuar edhe polemika me presidentin De Laurentis. Megjithatë, nuk mund t’i mohohet asnjë meritë, sidomos fakti që vendosi Kavanin në qendër të sulmit, duke e kthyer atë në një prej golashënuesve më të mirë.
8.5- Alegri
Arriti që të kishte sukses me Milanin që në vitin e parë, duke fituar kampionatin. Një gjë që jo të gjithë e bëjnë dhe sidomos duke parë që Milani nuk e fitonte kampionatin prej shtatë vitesh. Ka meritën se vendosi ekuilibrat teknike në ekip dhe kuptoi që Pirlo ishte më shumë një peshë për ekipin, se sa ndihmë. Gjithashtu, ringriti Gatuzon e robinjën dhe kuptoi që Boateng mund t’i jepte më shumë dinamizëm ekipit. Me vetëm katër humbje në kampionat dhe një dominim në derbi ndaj Interit, sezoni i tij nuk mund të quhet veçse pozitiv. E vetmja gjë negative mbetet paraqitja në Ligën e Kampioneve në grup dhe eliminimi nga Totenhem.
8- Leonardo dhe Reja
I pari synoi që të ndryshonte diçka në planin taktik, duke gabuar shumë rëndë në Ligën e Kampioneve(humbja me Shalken djeg shumë), por ka meritën që rifuti Interin në luftën për titullin kampion, edhe pse nuk ja arriti në fund, duke arritur 12 fitore radhazi në “San Siro”. Reja ndërkohë arriti që t’i jepte ekipit 20 pikë më shumë se sezoni i kaluar, kur Lacio luftonte për të mos rënë nga kategoria. Kryeqytetasit për pak nuk shkuan në Ligën e Kampioneve dhe meritë e kësaj ka qenë e Rejas, i cili krijoi një mbrojtje shumë të fortë dhe një mesfushë dinamike. Notën 8 meriton edhe trajneri i Parmës, Kolomba, që bëri një fazë të dytë të shkëlqyer, duke e shpëtuar ekipin nga rënia një kategori më poshtë.
7.5- Pioli
Kievo dinte gjithmonë si të lëvizte, e lexonte mirë ndeshjen, kishte një identitet preciz taktik dhe gjithë kjo ishte meritë e një prej trajnerëve që konsiderohet si më i pregatituri në Itali, Piolit. Ky i fundit i siguroi Kievos një qëndrim të qetë në Serinë A.
7- De Kanio dhe Fikadenti
Të dy janë autorë të mrekullive. De Kanio arriti që të shpëtonte Leçen kur dukej se nuk kishte shpresa, ndërsa Fikadenti shpëtoi Çezenën, edhe pse në një moment rënia e ekipit në Serinë B ishte konsideruar si një fakt i kryer. Për më tepër që këtë e bëri me pak sulmues, duke qenë se kishte në dispozicion vetëm Bogdanin dhe Budanin.
Për të përfunduar, duke mos përmendur teknikë si Montela, Mihajloviç, Simeone, Delio Rosi, Malezani, Balardini etj, që meritojnë një notë të mjaftueshme sa për të kaluar klasën, vijmë tek teknikët që kanë zhgënjyer së tepërmi me rezultatet e ekipeve të tyre. Të fundit në këtë renditje janë Marino i Parmës, Kavazin i Sampdorias dhe Del Neri i Juventusit. I pari për pak e rrëzoi Parmën në Serinë B, i dyti ja “arriti” kësaj gjëje me Sampdorian, ndërsa Del Neri, për herë të parë që prej 20 vjetësh, bëri të mundur që Juventusi të mos luajë në kompeticionet evropiane. /JUVENEWS.TK/
10 transferimet më të suksesshme në kampionatin italian
Tashmë kampionati italian i ka dhënë pothuajse të gjitha verdiktet e veta, kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga përfundimi zyrtar i tij. Për këtë arsye, është e nevojshme që të bëhet një bilanc, për të vlerësuar ata që kanë shkëlqyer këtë sezon. I shkëlqyer ka qenë ky sezon për Milanin, që, pavarësisht zhgënjimit për eleminimin në Ligën e Kampioneve, mundi që të fitojë titullin kampion pas shtatë vitesh mungesë dhe për më tepër, arriti që të ndalojë dominimin disa vjeçar të “kushërinjve” dhe rivalëve të betuar, Inter. Nga kuqezinjtë, që afruan në radhët e tyre lojtarë si Ibrahimoviç, robinjo, Kasano dhe Boateng, në fakt pritej një sezon i tillë. Por, edhe ekipe të tjera, që ndoshta nuk kanë bërë merkaton e Milanit, treguan se janë të denja dhe bënë një kampionat dinjitoz. Mjafton që të mendosh Napolin e Kavanit, Palermon e Iliçiç apo Lacion e Hernandez. Për këtë arsye, Eurosport.it ka bërë një renditje të 10 transferimeve më të suksesshme në Itali. Bëhet fjalë për lojtarët që kanë ndikuar në ekipet e tyre më së shumti.
10. Alesandro Matri ( Nga Kaljari tek Juventusi)
Duhet thënë se Matri ishte një zgjedhje e detyruar për Juventusin. Bardhezinjtë kishin si objektiv parësor Pacinin, por ky i fundit u largua në drejtim të Interit, edhe për faktin se Juventusi nuk ishte në gjëndje që të paguante shumë e lartë që kërkonte Sampdoria për sulmuesin e kombëtares italiane. Juventusi më pas vendosi që të afrojë Tonin në ekip, por, largimi i Amaurit bëri që bardhezinjtë të detyroheshin për të marrë një tjetër sulmues. I vetmi që kishte “mbetur” në qarkullim ishte pikërisht Matri. Sulmuesi bëri paraqitje të shkëlqyera që në fillim dhe arriti që të shënonte një dopietë që në ndeshjen e dytë me Juventusin, pikërisht ndaj ish-ekipit të vet, Kaljarit. Ajo që e bëri të hynte në zemrat e tifozëve, ishte goli i fitores ndaj Interit. Në total, Matri ka shënuar 8 gola deri më tani. Nga ai pritej që të shënonte edhe më shumë, por, duke parë situatën në të cilën ka qenë Juventusi, nuk mund t’i vihet faj, pasi nuk ka pasur shumë mbështetje nga shokët e tjerë të ekipit.
9. Gaston Ramirez ( Nga Penjarol tek Bolonja)
Është një lojtar që premton, madje shumë. I kërkuar me ngulm nga ana e Malezanit, ai arriti që të bëhet protagonist në këtë sezon dhe madje ka arritur që të bindjë edhe teknikun e Uruguajit që ta mbledhë në kombëtare. Dhe të mendosh që është vetëm 20 vjeç. Ramirez ka zhvilluar 25 ndeshje gjatë këtij kampionati dhe ka shënuar 4 gola. E vetmja e metë e tij, duke parë edhe moshën e re, është ndëshkimi me kartona të shumtë dhe kundërshtimi i arbitrave. Kjo ka ndikuar që në ndeshje të caktuara, si ajo ndaj Fiorentinës, ai të përjashtohet.
8. Josip Iliçiç ( Nga Maribor tek Palermo)
Palermo pagoi vetëm 2 milionë euro për ta marrë atë nga Maribori, por vlera e tij tashmë është rritur pothuajse 10-fish. Vëzhguesit e Palermos u dashuruan me të pas ndeshjes së Ligës së Europës verën e kaluar mes Mariborit dhe Palermos dhe vendosën që ta merrnin atë në Itali. Sezoni i tij tek Palermo ka qenë perfekt: shumë lojë, lëvizje, përkushtim dhe gola të rëndësishëm. Tashmë ai është bërë një dëshirë e ndaluar për shumë klube europiane, duke parë çmimin e lartë të kartonit të tij. Vlera e Iliçiç është e njëjtë me atë të shumë yjeve të tjerë të futbollit europian. Vetë lojtari ka deklaruar se nuk dëshiron që të largohet nga Palermo.
7. Pablo Armero (Nga Palmeiras tek Udineze)
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Udinezes, që bëri të mundur një fazë të dytë të shkëlqyer të kampionatit. Bashkë me Islën, ai përbën ndoshta dyshen më të fortë të lojtarëve të krahut në kampionatin italian. Armero është përshtatur mjaft mirë në skemat e lojës së Guidolin, duke u bërë kështu një prej zbulimeve të kampionatit italian. Ka një shpejtësi dhe një fizik për t’u marrë në konsideratë, ndërsa po t’i shtosh edhe dy golat e shënuar dhe katër asiste, atëherë mund të thuhet me plot gojën se Udineze ka bërë një blerje me të vërtetë të rëndësishme.
6. Hernandez ( Nga San Paolo tek Lacio)
Nëse sezoni i Lacios ka qenë kaq i suksesshëm, një pjesë e madhe e meritës i takon pikërisht atij, Hernandez ka mundur që të shënojë 11 gola dhe të japë 5 asiste gjatë këtij sezoni. Është një nga të paktët mesfushorë që ka një fantazi dhe konkretësi të tillë. Sezoni i ardhshëm pritet që të jetë akoma edhe më i mirë për mesfushorin brazilin. Duhet thënë se merita për afrimin e tij tek Lacios i takon pikërisht ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Igli Tare, që aktualisht është drejtor sportiv tek Lacio. Është pikërisht kjo blerje që e ka ngritur shumë punën e Tares dhe e ka konfirmuar atë si drejtor edhe në të ardhmen tek ekipi lacial.
5. Robinjo ( Nga Mançester Siti tek Milan)
Fama e tij e ka përndjekur dhe jo në aspektin pozitiv. Është konsideruar gjithmonë si një lojtar grindavec, kaprioçioz, që më shumë luan për veten e vet, se sa për ekipin. Difekte që ai i ka mbuluar gjithmonë me aftësitë e shkëlqyera teknike, të cilat e lejuan që të veshë fanellën kuqezi të Milanit. Një rastë i mirë për karrierën e tij sportive, të cilin ai nuk e la t’i shpëtonte, duke treguar se është një lojtar që mund të luajë për epikin dhe të sakrifikohet. Ka vrapuar për kilometra të tërë dhe ka mundur që të shënojë 14 gola gjatë këtij sezoni. E meta e tij e vetme? Nuk është shumë i ftohtë para portës: me rastet e shumta që ka pasur, mund të kishte shënuar një numër shumë më të madh golash.
4. Xhiampaolo Pacini ( Nga Sampdoria tek Interi)
Ndoshta vetëm rënia e Sampdorias në Serinë B mund të shpjegojë rëndësinë e këtij lojtari, që është kthyer në fundamental dhe në armën më shumë tek Interi. Ishte 30 janari kur Pacini bëri debutimin e tij me fanellën zikaltër. E dini si përfundoi ndeshje? Palermo udhëhiqte dy me zero në pjesën e parë. Leonardo vendos që pjesën e dytë të hedhë në fushë pikërisht Pacinin, i cili shënon dy gola dhe fiton një penallti, që shndërohet në gol nga ana e kamerunasit Eto. Një fillim kaq të çmendur nuk mund ta kishte imagjinuar as vetë Pacini. Që prej atëherë ka koleksionuar 13 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. Jo keq për një lojtar, i cili është marrë për të zëvendësuar një Diego Milito të shuar.
3. Kevin Prince-Boateng ( Nga Portsmuth tek Milani)
Tani është njeriu i momentit, por fillimi nuk ishte aq i lehtë për mesfushorin ganez. Erdhi tek Milani si një lojtar jo shumë i njohur dhe kishte kuriozitet të madh rreth tij. Në villim tërhoqi vëmëndje për karakterin e tij dhe më pas për shpërthimin në fushën e lojës. Aq sa e detyroi Alegrin që të ndryshonte skemat e lojës, në mënyrë që të aktivizionte ganezin, i cili u bë një lojtar kyç për lojën e Milanit. Tifozët kuqezinj ndërkohë nuk kanë sit a harrojnë kërcëimin e tij me rastin e festës për fitimin e titullit kampion.
2. Edison Kavani ( Nga Palermo tek Napoli)
Që sulmuesi uruguajan kishte klas, këtë në Itali e dinin të gjithë. Por, sezoni i tij i parë i jashtëzakonshëm me Napolin nuk bëri gjë tjetër veçse e konfirmoi këtë gjë: në 44 ndeshje arriti që të shënonte 32 gola, 25 në kampionat dhe 7 në Europë. Numra që flasin qartë për rëndësinë e sulmuesit uruguajan, i cili arriti që ta rikthenet Napolin në tre ekipet më të mira të kampionatit italian. Ai është simboli i kësaj ringritjeje dhe njeriu i duhur për atë që të gjithë napolitanët ëndërrojnë që prej kohës së Maradonës: fitimin e titullit kampion. Dhe të mendosh që blerja e tij fillimisht ishte kontestuar fort nga ana e tifozëve të Napolit, pasi presidenti De Laurentis kishte larguar Kualjarelën, aq të dashur nga këta të fundit.
1. Zllatan Ibrahimoviç ( Nga Barcelona tek Milani)
Ibrahimoviç me të drejtë është konsideruar si njeriu i titujve në Itali. Ai është simboli i ringritjes së Milanit. Gjatë këtij kampionati ka arritur që të shënojë 19 gola dhe të japë plot 15 asiste, duke fituar kështu titullin e tetë në Itali. E vetmja gjë negative ishte fundi i sezonit, i cili e pa më shumë jashtë fushe sa sa brenda, për shkak të pezullimeve për marrjen e dy kartonave të kuq radhazi. Ndërkohë, vazhdon që të zhgënjejë në Ligën e Kampioneve, pasi edhe gjatë këtij sezoni nuk arriti që të jetë përcaktues për Milanin. Gjithsesi, me të drejtë ai mund të quhet si transferimi më i suksesshëm, pasi pa të, Milani do ta kishte shumë të vështirë që të ndërpriste hegjemoninë e Interit. /JUVENEWS.TK/
Agjenti: Mungojnë vetëm detajet që Pirlo të kalojë te Juve
Agjenti i mesfushorit të kombëtares italiane, Andera Pirlo, ka thënë se tashmë mungojnë vetëm detajet për kalimin e 32-vjeçarit tek Juventusi. “Ka edhe disa detaje për t’u mbyllur, por mendoj se Pirlo do të përfundojë tek Juventusi.
Në ditët në vijim do të marrë një vendim përfundimtar, por Juventusi është kandidati kryesor”, ka thënë Tulio Tinti, agjenti i Andera Pirlos. Ai ka thënë se Pirlo nuk po kalon tek bardhezinjtë për para, por për faktin se kërkon një eksperiencë të re dhe stimuj të rinj.
Andrea Pirlo u largua me parametra zero nga Milani, pasi drejtuesit e klubit kuqezi vendosën që mos t’ja rinovojnë kontratën mesfushorit 32-vjeçar, i cili gjatë këtij sezoni ka luajtur shumë pak për shkak të dëmtimeve. Për këtë arsye, ka shumë dyshime mbi gjendjen e tij fizike, çka bën që kalimi i tij tek Juventusi të shihet me skepticizëm nga ana e tifozëve bardhezinj. /JUVENEWS.TK/
Bastos pranë Juventusit
Agjenti i lojtarit të Lyonit, Michel Bastos ka thënë se klienti i tij do të transferohet te Zonja e Vjetër shumë shpejt pasi vetë Bastos është shprehur për një largim të till drejt Italisë.
"Ky është një lajm i mirë në këtë pikë, unë mendoj se Bastos do të bëhet lojtari i Juventusit. Në dhjetë ditët e ardhshme do të ketë të re rreth këtij transferimi", tha agjenti i lojtarit për Sportmediaset. /JUVENEWS.TK/
Juventusi vendos të marrë Frank Riberyn
Skuadra e Juventusit dhe drejtuesit e saj po mendojnë të afrojnë në skuadrën e tyre Francezin e skuadrës së Bayern Munchen, Frank Riberyn, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Juventusi ka bërë përpjektet e par për Agueron dhe dhe Sanchez por duke parë se është një operacion i vështirë atëhere kanë vendos të mendojnë për Riberyn. /JUVENEWS.TK/
Milan, 35 milionë euro për Riberin
Sipas Corriere dello Sport, kampioni i Italisë, Milan, dëshiron që gjatë merkatos se verës në San Siro të sjellin francezin e Bajern Munihut, Frenk Riberinë.
Rosonerët, janë të gatshëm të harxhojnë hiq më pak së 35 milionë euro për të marr shërbimet e francezit. Riberi më bavarezët ka kontratë deri në vitin 2015. Ai përveç Milanit, është edhe në shënjestër të Juventusit. /JUVENEWS.TK/
Matri shpreson të mbetet në Juventus
Sulmuesi Alessandro Matri ka thënë që shpreson se ka bërë mjaft për të siguruar transferim permanent në Juventus.
Bianconerët transferuan sulmuesin në huazim për gjashtë muaj nga Cagliari në janar, me mundësi të blerjes definitive të tij për 15.5 milionë euro. Reprezentuesi italian është përgjigjur me nëntë gola, pas 11 sa shënoi me Cagliarin.
�Jam i kënaqur me atë që kam bërë dhe shpresoj të mbetem këtu. Por, duke pasur parasysh rezultatet e sezonit, nuk mund të jem i kënaqur plotësisht, tha ai. /JUVENEWS>TK/
Marrota konfimon: Conte trajner i Juves
Pas zhgënimve të këtij sezoni, Juventus është pranë shkarkimit të trajnerit Italian, Luigi Del Nerit.
Shefi i transfereve te klubi i Juventusit, Giussepe Marotta nuk e fsheh. Trajneri ardhshëm do të jetë italiani, Conte. "Është çështje ditësh. Ka mbetur vetëm formalizimi i marrëveshjes sonë - deklaroi Marrota për Sport Sky 24.
Marotta konfirmoj edhe interesimin e Juventusit për mesfushorin e Manchester Unitedit, portugezin Louis Nanin � Trajneri i ardhshëm (Conte) ka kërkuar nga ne të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ta sjellim portugezin në Torino. /JUVENEWS.TK/
Gjyqtari debuton në Serinë A, kolegët mbështetje në stadium
Një gjyqtar i ri arbitron ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit italian, ndërkohë që kolegët e tij i japin mbështetje në shkallët e stadiumit.
Kjo i ka ndodhur Anxhelo Çerveleras, i cili gjykoi dje ndeshjen e tij të parë në Serinë A. Bilbili i ri drejtoi ndeshjen mes Bolonjës dhe Barit (0-4), ndërsa në stadiumin DallAra kishin ardhur për ta mbështetur rreth 30 kolegë të tij nga Taranto.
Të veshur me të bardha për tu dalluar, gjyqtarët kanë zënë vend në tribunë, pranë ultrasve të Bolonjës. Në momentin e hyrjes së ekipeve në fushë, grupi përshëndeti gjyqtarin në çastin kur ky i fundit doli nga tuneli, madje e kanë mbështetur me thirrje në kor gjatë ndeshjes. /JUVENEWS.TK/
Juve zgjedh Konten, zyrtarizimi çështje ditësh
Tashmë është vendosur: trajneri i ri i Juventusit do të jetë Antonio Konte. Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë brenda pak ditësh.
Këtë e ka konfirmuar sot administratori i deleguar i klubit bardhezi, Xhuzepe Marota. Me siguri do ta zyrtarizojmë brenda pak ditëve të ardhshme, ka thënë Marota për mikrofonët e Sky Sport 24.
Në këtë çast duhet të ndajmë së bashku hidhërimin për vendimet e gabuara që kemi marrë, por kjo ishte disi pjesë e këtij futbolli paksa të shëmtuar. /JUVENEWS.TK/
Aguero dhe agjenti I tij takojnë drejtorin e Atletico - Kun kërkon largimin
Nga Spanja vijnë lajme rreth Aguero-s. Sulmuesi 22vjecar i Atletico Madrid ka patur sot një takim të gjatë me drejtuesin e Atletico Madrid Miguel Angel Gil Marin.
El Kun ishte me babain dhe 2 avokatë. Atletico kërkon ta bindë me cdo kusht argjentinasin që të qëndrojë dhe të respektojë kontratën deri më 2014, por gjërat duken të vështira.
Sipas As, argjentinasi ka kërkua largimin e menjëhershëm këtë seksion merkatoje dhe pretendetet kryesore mbeten Juventus dhe Real Madrid. /fcjuventus-news/
Finale para Finales: Manchester U vs Juventus
Kampionati përfundoj mbrëm me barazimin kunder Napolit, por stinori për Juventusin nuk ka përfunduar. Binkonerët sot në mëngjes kanë kryer një seanc të letë stërvitore dhe janë të gatshëm të zhvillojn deshjen e fundit para se të shkojn në pushime.
Të marten në mbrëmje skuadra Biankonere do të pallafaqohet me Manchester United në Old Trafford në kuadër të një ndeshje miqësore për ta nderuar Gery Nevil i cili do të penzionohet.
Geri Nevil do ta mbyll karrieren si futbollist pikërisht neser në ndeshjen lamtumirëse kundër Juventusit, ndeshja do të filloj me fillim nga ora 20:30.
Në vazhdim mund të informoheni mbi listen e futbollistëve të cilët kanë udhëtuar drejt Anglis.
1 Buffon
2 Motta
3 Chiellini
4 Melo
7 Salihamidzic
8 Marchisio
10 Del Piero
13 Manninger
14 Aquilani
15 Barzagli
17 Traore
19 Bonucci
20 Toni
23 Pepe
25 Martinez
27 Krasic
29 De Ceglie
30 Storari
32 Matri
36 Giandonato
37 Boniperti
43 Sorensen
/JUVENEWS.TK/
Seria A, 12 trajnerë me valixhe në duar
Pas javës së fundit të kampionatit, më shumë se gjysma e teknikëve, e mbyllin sezonin me një lamtumirë
Dje ishte dita e fundit e kampionatit. Ditë lamtumirash. Në fund të 90 minutave të luajtura ka qenë 12 numri i trajnerëve të Serisë A që kanë përshëndetur skuadrat e tyre respektive. Do të bëheshin 14 nëse dhe Napoli me Lacion do të vendosnin të ndryshonin dirigjentin për sezonin e ardhshëm.
Në këtë pikë mbeten të paprekshëm vetëm Alegri i Milanit, Leonardo i Interit, Guidolin i Udinezes, Kolomba i Parmës, Donadoni i Kaljarit dhe Mihajlloviç i Fiorentinës. Juventusi pritet të ndërpresë marrëdhëniet me Del Nerin, i cili në konferencën për shtyp të së shtunës i ka përshëndetur të gjithë duke thënë:
“Po largohem pasi kam dhënë maksimumin. Disa projekte kanë nevojë për kohë, por Juvja nuk mund të presë.” Plani duket se ka dështuar edhe për Romën, në të cilën me shumë mundësi Montela nuk do të rikonfirmohet. Në vend të tij, drejpërdrejt nga Kievo pritet të vijë Pioli, i cili thekson:
“Roma më ka kontaktuar, por asgjë nuk kam firmosur”. Edhe tek Xhenova nuk do të rikonfirmohet Balardini. Pavarësisht situatës së vështirë që skuadra ka kaluar rezultatet frytshënëse nuk e kanë bindur presidentin Preciozi për të ardhmen që tashmë e ka vendosur: bëhet fjalë për Alberto Malezanin, i cili të shtunën i ka dhënë lamtumirën Bolonjës.
“Kam ardhur këtu i rrethuar nga mosbesimi dhe bëj mirë të shkoj pa shumë pishmanllëqe. Falëminderit të gjithëve,” është shprehur ai. Edhe pse ka mundur ta mbajë në kategori Çezenën, Fikadenti nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin, ndërsa De Kanio i ka dhënë duart Leçes në përfundim të ndeshjes me Lacion.
Edhe tek Katania, tekniku Simeone, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë, ka vendosur të largohet. Tek Palermo vazhdon të mbetet në dyshim pozicioni i Delio Rosit në pankinë. Teknikut pritet t’i skadojë kontrata dhe marrëdhëniet me Zamparinin janë mëse të trazuara, edhe pse këtij presidenti asnjëherë s’i merren vesh idetë.
Së fundmi janë tri skuadrat e rëna nga kategoria që normalisht do të ndërrojnë trajner. Nga Breshia pritet të largohet Jakini ndërsa Kavazin është larguar në fund të ndeshjes së djeshme që Sampdoria ka zhvilluar kundër Romës. /JUVENEWS.TK/
Juventus, në listën “big” është dhe Sançez
Jo vetëm Aguero dhe Riberi. Bardhezinjtë janë në kërkim të një kampioni. Spikat kiliani i Udinezes
Një gjë është e qartë, në sezonin e ardhshëm Juventusi do të ketë në dispozicion një kampion absolut. Dy synimet e para të Bepe Marotës dhe Fabio Paratiçit mbeten Serxhi Aguero dhe Karlos Tevez. Por, nuk është për t’u nënvleftësuar as rasti i Frenk Riberisë. Francezi i Bajernit të Mynihut, i cili po rigjen vetveten pas largimit të Van Galit, është i pari që i është bashkuar Heinkesit.
Ai sapo ka rinovuar kontratën me bavarezët pas shumë diskutimeve me drejtuesit, por kjo s’do të thotë që s’mund të ndërrojë mendim, i bindur edhe nga fjalët e ish-shokut të tij të skuadrës Luka Tonit, i cili gjithmonë i ka folur me entuziasëm rreth skuadrës bardhezi.
Edhe në këtë rast vlera e lojtarit llogaritet në shifrat e 30 milionë eurove (ndoshta edhe pak më shumë) dhe rroga për të pritet të jetë e majme edhe pse lojtari do të rrezikojë të luajë me një ekip që nuk merr pjesë në Champions.
Në nivelin taktik Riberi është një lojtar perfekt për skemën 4-4-2 të Antonio Kontes, pak a shumë në një rol si ai i Di Marias dhe Kristiano Ronaldos. Gjithsesi Juventusi ende nuk ka hedhur një hap zyrtar: vetëm kur tekniku i sapoardhur, Konte të marrë dirigjimin e skuadrës bardhezi do të fillojnë idetë konkrete për merkaton, duke vendosur mbi pjatë edhe emrat e Benzemasë apo Dzekos.
Sipas shtypit italian nuk duhet nënvleftësuar as rasti i Aleksis Sançez, i cili po ashtu përshtatet në mënyrë perfekte me skemën e Kontes. Ylli i Udinezes, është një nga lojtarët më në qendër të merkatos për momentin, aq sa dhe Barcelona ka kohë që ka nisur të interesohet për të.
I ardhur në verën e 2008-ës në Friuli për 2 milionë euro, tashmë kartoni i sulmuesit kilian shkon në 25-30 milionë euro. Pará, që Juvja synon t’i paguajë të paktën për të sjellë një lojtar kampion në Torino. Pjesë e planit të rinovimeve është edhe Havier Pastore, megjithëse prej Palermos mund të vijë edhe Mauricio Pinila për shifrën e 8 milionë eurove.
Në mesfushë duket se nuk do të ketë më hapësira për Felipe Melon dhe Sisokon. Objektivat e këtij reparti mbeten Fernando i Portos dhe Diarra i Realit të Madridit. /JUVENEWS.TK/
Anjeli sulmon Federatën: S’kanë ndërgjegje të pastër
Ka folur pak dhe qartë. Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, i ka dërguar një mesazh mëse domethënës Federatës Italiane të futbollit, nëpërmjet faqes zyrtare të skuadrës bardhezi në Twiter. “Fakti që po vonohen kaq shumë për t’iu përgjigjur apelimit tonë do të thotë se s’kanë një ndërgjegje të pastër”, ka nënvizuar qartë Anjeli.
Është një frazë, e cila po tingëllon mjaftueshëm në ambientet futbollistike dhe shumë shpejt do të jetë thelbi i diskutimeve. Fjalët e Anjelit lidhen me apelimin që klubi torinez ka bërë para një viti, më 10 maj të 2010-ës, lidhur me kampionatin e sezonit 2005/2006.
Ky titull i është rrëmbyer Juventusit si pasojë e çështjes “Calciopoli” dhe i është dorëzuar Interit. 10 majin e këtij viti Juventusi publikoi një shënim në faqen zyrtare: “Kalimi i kohës nuk e ka dobësuar vëmendjen e shoqërisë për titullin e vjedhur, rreth të cilis më 10 maj të vitit të kaluar i kemi paraqitur dhe një ekspoze federatës.
Fakti është që kemi respekt ndaj autonomisë së organeve të drejtësisë sportive mirëpo duket se po abuzohet me përgjegjësinë në sytë e miliona tifozëve që prej kohësh presin një përgjigje të thjeshtë. Trajtimi i dy palëve duhet të bëhet gjithmonë në bazë të drejtësisë në çdo shtëpi, rregulli është virtyt i drejtësisë.” /JUVENEWS.TK/
Udineze në Champions, Roma “OK”, Juvja jashtë
Barazimi me kuqezinjtë mjafton për friulanët. Lacio në Ligën e Europës. Interi e mbyll me fitore
Gjashtë vjet më vonë, Udineze ripërqafon Europën që ka rëndësi. Friulanët kualifikohen në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve pas barazimit në “Friuli” kundër Milanit. Kuqezinjtë i afrohen epërsisë me Boatengun dhe Kasanon.
or pjesa e dytë flet për friulanët: Amelia bën dy ndërhyrje vendimtare duke shpëtuar portën ndaj Di Natales e Sançezit, pastaj i pret një penallti Di Natales. Por bardhezinjtë festojnë, duke lënë Lacion në vend të pestë që vlen vetëm Ligën e Europës.
Të dyja skuadrat e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, 66, por Udinezja kualifikohet në Champions, duke llogaritur ndeshjet direkte. Skuadra e Rejas fiton 4 2 me gola të Rokit, Zarates (dy herë) dhe me autogolin e Vives.
Pa ndonjë problem Roma fiton 3 1 kundër Sampdorias që ka rënë në B dhe arrin të paktën objektivin e fundit të një sezoni për t’u harruar: paraeliminatoret e Ligës së Europës. Verdhekuqtë pësojnë gol, por përmbysin gjithçka me Totin në pjesën e parë, Vuçiniçin dhe Borrielon në të dytën.
Në javën e fundit të Serisë A, Juventusi përshëndet publikun e tij me një barazim kundër Napolit. Skuadra e Del Nerit, në ndeshjen e tij të fundit nën drejtimin e bardhezinjve, pas dy traversave, kalon në disavantazh me Maxhion. Kielini barazon, por Lukareli shënon për Napolin. Në fund Matri shënon golin e barazimit.
Interi përshëndet publikun e tij me një fitore 3-1 ndaj Katanias. Për zikaltrit ishte një provë e mirë përpara finales së Kupës së Italisë, kundër Palermos në 29 maj. Pjesa e parë ka folur vetëm për Interin: Karzha godet traversën në minutën e 7-të, ndërsa Pacini ka kaluar në avantazh zikaltrit.
Në pjesën e dytë pati më tepër gjallëri: dyfishon Pacini, pas asistit të Militos dhe në të 66-tën ka qenë Nagatomo, ai që trefishoi. Siçilianët shkurtojnë me anë të Ledezmës, ndërsa në fund pati edhe një ovacion për argjentinasin, Samuel. Bari e mbyll me një buzëqeshje kampionatin e dobët e për t’u harruar.
Në ndeshjen e fundit, përpara se të rikthehen në Serinë B, bardhekuqtë shënuan një “poker” ndaj Bolonjës, e cila pati motivime për të përshëndetur publikun e saj me një fitore. Heroi i suksesit të puljezëve ka qenë 19-vjeçari Grandolfo, debutues në Serinë A që nga minuta e parë, madje duke shënuar një tripletë. “Pokeri” u plotësua nga Huzeklep.
Breshia përshëndet Serinë A me një barazim. Në një “Rigamonti” të braktisur dhe nën një klimë kontestimesh, “dallëndyshet” lenë një impakt pas barazimit 2-2 me Fiorentinën, në javën e fundit. Ekipi “viola” kaloi në epërsi me Vargas. Eder barazon pas një gabimi teksa përplasej Montolivo dhe Gulan.
Në pjesën e dytë Fiorentina kalon sërish në avantazh me anë të Çerçit, por Akardi barazon 3 minuta nga fundi i takimit. Në një “Marassi” të përfshirë nga festa, për të festuar rënien në Serinë B të rivalëve të qytetit, Sampdorias, Xhenoa nuk gabon. “Grifonët” vendosin “qershinë mbi tortë”, duke mposhtur 3-2 Çezenën.
Floro Floresit i mjaftojnë 16 minuta për të mbyllur llogaritë, me dopietën e tij. Xhenoa trefishon me anë të Palasios në fund të pjesës së parë. Në të dytën Çezena zgjohet. Bogdani shënon me 11-metërsh, ndërsa Himenez vetëm sa ngushton në të 86-tën. Një barazim për të mbyllur sezonin pa hidhërime dhe tashmë të gjithë me pushime. Kaljari dhe Parma, në një klimë totalisht të mbushur me agonizëm dhe tension, e mbyllin 1-1 ndeshjen e fundit të sezonit.
Përfundon në mënyrën më të keqe kampionati për Palermon, e cila në pritje të finales së Kupës së Italisë në Romë, dështon pikërisht përpara tifozëve të saj, kundër një Kievoje cinike dhe të paparashikueshme, duke humbur 1-3. /JUVENEWS.TK/
Del Piero: Lojtarët janë të zhgënjyer po aq sa fansat
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka shprehur zhgënjimin e tij për sezonin 2010-2011, por shpreson se ata do të mund t’i përmirësojnë paraqitjet në sezonin e ardhshëm.
Biankonerët dështuan të kualifikohen për Europa League pavarësisht barazimit të djeshëm 2-2 ndaj Napolit në Torino.
“Shumë gjëra kanë shkuar keq dhe ne po paguajmë për këtë. Fansat janë të zhgënjyer? Ata janë po aq të zhgënjyer sa edhe ne. Rezultatet nuk kanë qenë ashtu siç kemi pritur. Vitin e ardhshëm ne do të fillojmë sërish duke menduar për këtë sezon, që nuk guxon të përsëritet”, ka thënë Del Piero. /JUVENEWS.TK/
Juventusi favorit për Pirlon
Juventusi është ekipi favorit për të transferuar yllin e Milanit, Andrea Pirlo.
Një kalim te Juventusi është përfolur për tashmë disa muaj për Pirlon dhe me përfundimin e sezonit një lëvizje e tillë duket se është shumë afër realizimit.
“Një vendim final do të merret në disa ditët e ardhshme, por mendoj se Juventusi është ndër kandidatët kryesor. Ka ende disa detaje për të qartësuar, por besoj se Andrea Pirlo po shkon drejt Juventusit”, ka thënë agjenti i lojtarit, Tulio Tinti.
“Ne kurrë nuk i kemi diskutuar financat me Milanin sa i takon kontratës së re. Stimulimi i Pirlo dhe dëshira për një aventurë të re janë ato që e kanë bërë diferencën. Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, i ka bërë vlerësimet e tij dhe ne i kemi bërë tonat, por ne të gjithë kemi vepruar me qetësi”, ka thënë më tej Tinti. /JUVENEWS.TK/
Juve jashtë Europës! Ikën Del Neri, fillon Epoka Conte
Juventusi është jashtë Europës. Barazimi i marr kundër Napolit nuk mjafton dhe kështu që bardhezinjtë do të jenë të impenjuar vetëm në kampionat dhe kupë Italie. Sfida me napoletanët ishte ndeshja e përshëndetjes së Del Neri-t, që pas pak ditësh do të zëvëndësohet nga Antonio Conte:
Unë tek Atalanta?- përgjigjet tashmë ish-tekniku juventin - Jo, tani do të shkoj tek Ishujt Maldive Ishte një viti shumë i ndërlikuar, me një fillim të caktuar, pastaj erdhën vështirësitë.
Është normale që të paguajë trajneri sepse është ai që drejton. Nevojitjej më shumë kohë sepse nuk është e mundur të ndryshosh dhe të fitosh menjëherë. Shpresoj që kjo të mund të jetë për mua një eksperiencë pozitive. Me mendjen më të qetë do të kishim arritur objektiva të mëdha. /fcjuventus-news/
Del Piero për Juve Channel: Kurrë më sezone të tilla
Flet Alex Del Piero për mikrofonat e Juventus Channel pas barazimit 2-2 me Napolin për javën e fundit të Serie A
Alessandro cilat kanë qenë sipas jush gjërat pozitive dhe negative të këtij sezoni?
Është pak pyetje e gjatë. Sigurisht që rezultatet kanë kushtëzuar punën tonë sepse futbolli është kështu dhe skemi ctë shtojmë. Kusht do të fillojë sezonin e ardhshëm tek Juventus duhet të ketë vullnetin dhe bindjen e madhe për dhënë maksimumin sepse nuk duhet të përfundojmë më sezone negative si ky
Shkojmë tek stadiumi i ri. Le të rrisim shtyllat e stadiumit të ri sepse ju sot i keni goditur shumë mirë. Një mendim edhe për ndeshjen ndaj Manchester-t: ti do ndjesh vecanërisht, duke qenë shumë i lidhur me atë stadium ku ke dhuruar paraqitje të mrekullueshme.
Po do të jetë një miqësore e bukur, që do të nderojë një kampion si Neville, që ka dhënë shumë për ekipin e tij, një skuadër e lavdishme, që ka arritur rekorde kampionatesh në Angli dhe që është prej vitesh lider në Europe. Pa harruar stadiumin e mrekullueshëm. Shpresojmë që të shijojmë, të paktën atë mbrëmje. Për sa i përket diskutimit të shtyllave, nuk e di a mund të bëhet gjë. Do të jetë më mirë sikur të stërvitem që ti godas më poshtë. /fcjuventus-news/
22 maj 2011
Juve jashtë Evrope
Përkundër barazimit pa gola ndaj Milanit, Udinese ka siguruar pozitën e katërt në tabelën e Serie A falë golaverazhit më të mirë se Lazio.
Java e fundit e Kampionatit italian ishte vendimtare për pozitën e katërt, për të cilën ishin në garë Udinese dhe Lazio.
Edhe pse kryeqytetasit shënuan fitore prej 4-2 si mysafir të Lecces, ata nuk arritën të sigurojnë Ligën e Kampionëve, pasi që me pikë të barabarta kualifikohet Udinese.
Ndërkohë, me rezultat prej 3-1, Roma e ka mposhtur Sampdorian për të siguruar pozitën e gjashtë në Serie A.
Nga ana tjetër, me barazim prej 2-2 ndaj Napolit, Juventusi e ka mbyllur me barazim këtë sezon zhgënjyes.
Pas xhiros së fundit të Kampionatit italian, kampioni Milan, së bashku me Interin dhe Napolin, kualifikohen direkt në Ligën e Kampionëve, derisa Udinese do të kërkojë kualifikimin për fazën grupore.
Lazio dhe Roma do të luajnë në Europa League, kurse Juventusi është jashtë Evrope. /JUVENEWS.TK/
Super JuveNews Liga - Rezultatet e Javes 38
Përfundoj Edicioni i Tret i "Super JuveNews Liga", Ju mirpresim ne Edicionin e ri që fillon më 28/29 gusht 2011.
Java 38
Juventus - Napoli (2-2)
Udinese - AC Milan (0-0)
Aston Villa - Liverpool (1-0)
Newcastle - West Bromwich (3-0)
Deportivo La Coruna - Valencia (0-2)
Espanyol - Sevilla (2-3)
Paris Saint Germain - Lille (2-2)
Toulouse - Bordeaux (2-0)
Beslind Dragusha - 3 pike
Juventus - Napoli (1) jo
Udinese - AC Milan (x) po
Aston Villa - Liverpool (2) jo
Newcastle - West Bromwich (x) po
Deportivo La Coruna - Valencia (1) jo
Espanyol - Sevilla (x) jo
Paris Saint Germain - Lille (x) po
Toulouse - Bordeaux (2) jo
Labinot Ademi - 1 pike
Juventus - Napoli (1) jo
Udinese - AC Milan (1) jo
Aston Villa - Liverpool (2) jo
Newcastle - West Bromwich (1) jo
Deportivo La Coruna - Valencia (1) jo
Espanyol - Sevilla (2) po
Paris Saint Germain - Lille (2) jo
Toulouse - Bordeaux (x) jp
Endrit Mustafa - 2 pike
Juventus - Napoli (1) jo
Udinese - AC Milan (1) jo
Aston Villa - Liverpool (2) jo
Newcastle - West Bromwich (2) jo
Deportivo La Coruna - Valencia (1) jo
Espanyol - Sevilla (2) po
Paris Saint Germain - Lille (2) jo
Toulouse - Bordeaux (1) po
BesLind Kastrati - 1 pike
Juventus - Napoli (1) jo
Udinese - AC Milan (x) po
Aston Villa - Liverpool (2) jo
Newcastle - West Bromwich (1) jo
Deportivo La Coruna - Valencia (1) jo
Espanyol - Sevilla (1) jo
Paris Saint Germain - Lille (1) jo
Toulouse - Bordeaux (x) jo
TABELA
1.Milaim Rushiti 136 pik
2.Beslind Dragusha 123 pik
3.Beslind Kastrati 122 pik
4.Labinot Ademi 99 pik
5.Endrit Mustafa 95 pik
6.Genc Hoxhaxhiku 92 pik
7.Shkelzim Halimi 64 pik
8.Arjan Ramadani 51 pik
9.Valmir Zeqiri 27 pik
10.Adil Latifi 20 pik
11.Edmond Krasniqi 15 pik
12.Rilind Kastrati 13 pik
13.Bujamin Zeqiri 11 pik
14.Sevdaim Arifi 10 pik
15.Alban Manxhuka 1 pik
16.Ramadan Ademaj 0 pik
Fituest Deri me Tani:
2008-2009 Gzim Kodrolli
2009-2010 Beslind Kastrati
2010-2011 Milaim Rushiti
Juventus pas Ribery
Klubi nga Serie A, Juventusi është duke kërkuar ë të sjellë në skuadër një emër mjaft të njohur të futbollit Europian, bëhet fjalë për lojtarin e Bayern Munich, Franck Ribery.
Tuttosport shkruan se forma e mirë e Ribery me Bayernin në këtë sezon ka krijuar kaos te Zonja e Vjetër e cila menjëherë është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij.
Juventusi pati një sezon tepër të dobët dhe kështu Biankonerët janë duke u përgatitur për në sezonin tjeter ku pretendojnë të jenë ndër favoritët për të fituar Scudetton. /JUVENEWS.TK/
Conte i lëkundur nga Juventusi
Antonio Conte ka folur hapur për atë se sa i ngazëllyer është që po lidhet me Juventusin, pas largimit të Luigi Del Nerit.
“Unë jam ende trajner i Sienës dhe nuk kam nënshkruar kontratë të re. Unë jam i kënaqur të jem i lidhur me një klub aq të madh si Juventusi”.
“Serie A dhe Serie B nuk ka mbaruar ende dhe për korrektësi është mirë për mua të konsiderohem trajner i Sienas deri në ndeshjen e fundit ndaj Albinoleffes”, u shpreh Conte. /JUVENEWS.TK/
Konte: "Nuk kam firmosur akoma për Juventusin"
"Jam ende aktualisht trajner i Sienës, nuk kam firmosur ende asnjë kontratë të re dhe më jep shumë kënaqësi fakti që jam atashuar pranë një shoqërie të madhe siç është Juventusi". Antonio Konte, që është aktualisht kandidati kryesor për të zëvendësuar trajnerin Del Neri, ka saktësuar ndërkohë që ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim: "Për të qenë korrektë është e drejtë që unë të konsiderohem ende një trajner i Sienës deri në momentin që do të ketë përfunduar kampionati.
Ajo që do të ndodhë në fund të sezonit, do të shikohet shumë shpejt", është shprehur Konte. Nga ana tjetër trajneri i Milanit, Masiliano Alegri, ka folur edhe për Antonio Kasanon, që ka mbërritur në merkaton e janarit dhe ish-sulmuesi Sampdorias ka pasur shumë pak hapësira: "Të gjithë lojtarët që kanë qenë në grup në këtë vit kanë besimin maksimal të shoqërisë dhe besimin tim, sepse në të kundërt nuk do të ishin bërë pjesë e grupit. Këtë e tregon shumë qartë fakti që kanë luajtur të gjithë.
Është normale, që ka kompeticion në skuadra të mëdha dhe që duhet të bëj ndonjë zgjedhje. Është normale, që kush vendos të qendrojë mund të luajë, 1, 5, 10 ose 50 ndeshje. Më takon mua të bëj zgjedhjen e duhur dhe t'i bëj gati lojtarët në stërvitje për të qenë në gjendjen e tyre më të mirë. Asnjë shoqëri në botë nuk mund t'i garantojë një lojtari që do të luajë 50 ndeshje". /JUVENEWS.TK/
Pirlo, kundër Udinezes do të jetë ndeshja e fundit me Milanin
Ndeshja kundër Udineses do të jetë edhe ndeshja e fundit për Andrea Pirlon me fanelën e Milanit: pas dhjetë vitesh në skuadrën kuqezi, mesfushori ka siguruar tashmë marrëveshjen me Juventusin për sezonin e ardhshëm.
"Andrea është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ndonjëherë të ndodh të kryesh edhe zgjedhje, lojtari dhe shoqëria kanë kryer zgjedhjet e tyre dhe rrugët e secilit janë ndarë. ka deklaruar Alegri. Pirlo do të kryejë gjëra të mëdha te Juventusi. Për të ka qenë një vit shumë i vështirë, duke parë numrin e madh të dëmtimeve që ka pësuar dhe të cilat nuk i kanë dhënë mundësi të luajë në shumë ndeshje.
Deri në tetor, ka shtuar trajneri, kishte luajtur më shumë se të gjithë dhe nuk mund të thuhet, që ishte një lojtar te i cili nuk mund të besohej. Më pas, dëmtimet e kanë vendosur në vështirësi të mëdha". Përsa i përket zëvendësuesit të tij, Alegri mbetet i qetë dhe shprehet: "Do ta zëvendësojmë me një lojtar të rëndësishëm, nuk është e vërtetë që kërkoj lojtar më muskuloz. Do të thoja, që lojtarë klasi kemi.
Ne kërkojmë një lojtar funksional që të mbulojë vendin e lënë bosh nga një kampion si Andrea. E rëndësishme është që të jetë i zoti". Përsa i përket strategjive të merkatos së Juventusit, Alegri ka shpjeguar: "Nuk dëshirojmë të modifikojmë asgjë, me përjashtim të ndonjë ndeshjeje në të cilën kanë qenë tre mesfushorë qendre kemi luajtur gjithmonë me formacione sulmuese me dy sulmues, plus Boateng dhe Sedorf".
Por e ardhmja e holandezit është akoma e paqartë: do të qendrojë? Nëse do të largohet?
"Do të flasim me shoqërinë dhe me lojtarin, është shprehur trajneri. Me Klarens gjatë të gjithë vitit kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Të shikojmë se çfarë do të më thotë.
Asamoah?
Është duke u rritur shumë, ka kryer një kampionat shumë të mirë, ashtu si në sezonin e shkuar. Tani është te Udinese dhe preferoj të mos flas, nuk mund ta gjykojmë nga një ndeshje". /JUVENEWS.TK/
Del Neri zyrtarizon lamtumirën nga Juventusi
Juventusi dhe Luixhi Del Neri i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Për të zyrtarizuar ndryshimin në bankinën e bardhezinjve ka qenë vetë trajneri i friulanëve. "Juventusi ndryshon trajner. Isha i informuar për këtë. I uroj shumë fat dhe shumë suksese atij që do të mbërrijë këtu. Le të shpresojmë që të jetë zgjedhja e duhur dhe shpresoj, që të gjej edhe unë një zgjidhje: thuhet gjithmonë që kur mbyllet një derë hapet një tjetër më e madhe", është shprehur trajneri. Pas pak ditësh do të ndodhë në këtë mënyrë edhe zyrtarizimi i Antonio Kontes.
"Kur jam informuar për këtë vendim? Të mërkurën, më falni të martën. Nuk e kujtoj mirë, shpjegon përsëri trajneri bardhezi që në sezonin e ardhshëm mund të drejtojë Atalantën. Nuk ndihem përgjegjësi kryesor, jam një njeri që punoj për shoqërinë dhe është shoqëria ajo që duhet të vendosë, nëse duhet të shkojmë sëbashku përpara ose duhet të ndryshojë diçka. Çdo kush duhet të jetë i lirë për të vendosur se çfarë është më e drejtë. Një humbje personale? Absolutisht jo". Del Neri vazhdon më tej: "Nuk ndodh që të jap një votë, shprehet trajneri ndaj gazetarëve që i kanë kërkuar të japë një votë për sezonin e tij. Di të jap gjithmonë ndonjë gjykim: kemi punuar në maksimumin tonë.
E rëndësishme është të jemi në vend me koshiencën tonë", është shprehur ai, duke sintetizuar eksperiencën e tij. Një Del Neri që nuk ndihet aspak njeriu kryesor për dështimin e Juventusit në këtë sezon: "Fajtori kryesor? Jo, jo absolutisht. Jam një njeri që punoj për shoqërinë dhe shoqëria ka vendosur nëse do të vazhdojë me mua ose do të ndryshojë trajner. Çdo kush duhet të jetë i lirë të vendosë vetë se çfarë është më e drejtë të bëhet". Del Neri nuk ka dashur as të komentojë fjalët e ashpra që janë lëshuar një javë më parë nga presidenti Andrea Anjeli ndaj lojtarëve të rinj dhe të vjetër, që ndodhen tek Juventusi aktual: "Çdo njeri është i lirë të shprehë plotësisht hapur atë që mendon, ka shtuar trajneri bardhezi. Unë nuk jam këtu për të gjykuar atë që shprehin të tjerët për skuadrën.
Kthehem të përsëris diçka të rëndësishme, fondamentale: ndryshimet e mëdha sjellin dhe imponojnë edhe sezone të tilla. Mund të ndodhë që të gjesh përballë vështirësi të mëdha, por ishte parashikuar deri diku një gjendje e tillë në këtë sezon. Mund të ndodhë. Nuk mendoj që dikush mund t'i lejojë vetes luksin për të ndryshuar gjysmën e skuadrës dhe të arrijë rezultate njëlloj me një grup që është ndërtuar dhe punon bashkë prej 3-4 sezonesh. Për këtë jam plotësisht i bindur. Strukturat e mëdha kanë nevojë për një kohë, që të arrijnë gjendjen e tyre më të mirë. Është e qartë, ndërkohë që Juventusi nuk ka aspak kohë për të pritur", ka përfunduar konferencën e tij të fundit për shtyp si trajner i Juventusit, Luixhi Del Neri. /JUVENEWS.TK/