24 nëntor 2011

UEFA i ndalon Barcelonës fanellat pro-Vilanovas


Barcelona në ndeshjen e sotme ndaj Milanit nuk mund të veshë fanellat në mbështetje të ndihmës tranjerit të tyre, Tito Vilanova. Ky i fundit u operua dje pas një tumori që kishte në gjëndrat e pështymës.

Sipas spanjolles "Marca", UEFA nuk e ka lejuar diçka të tillë për sonte në mbrëmje. Lojtarët katalanas kishin menduar të vishnin një fanellë ku përpara saj do të shkruhej " Anism Tito" ose e shqiëpruar "Në mbështetje të Titos".

Gjithsesi, Barcelona ka premtuar se në rast të një suksesi në San Siro, gjithçka do ti dedikohet ndihmësit të Pep Guardiolës.

United rrezikon kualifikimin?


Moment delikat në shtëpinë e Manchester United. Brazimi i djeshëm ndaj Benfikës e bën ende të dyshimtë kualifikimin e anglezëve për në fazën tjetër të Champions League.

Por këtë mos ia thoni Sir Alex Ferguson sepse edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur i thanë se dy Manchesterat (City dhe United) po rrëshqisnin në Europë nuk e priti mirë dhe e la konferencën në mes.

Arsenal: 45 milion euro për Gotze dhe Subotiç


Arsenali është duke planifikuar blerjen e dy talenteve të Borusia Dortmund, Neven Subotiç dhe Mario Gotze. Ky i fundit është kërkuar nga "Gunners" edhe verën e kaluar.

Lajmi jepet nga mediat britanike, sipas të cilave Venger kërkon blerjen e Subotiç (23 vjeç) dhe Gotzes (19 vjeç). Transferimi i dy lojtarëve, do t’i kushtojë Arsenalit jo më pak se 45 milionë euro.

Vialli-Twitter: Napoli? Çfarë tifozerie


Ish-ylli i Italisë, Sampdorias dhe Juventusit Gianluca Vialli është parë shumë i lumtur pas fitores së Napolit ndaj Manchester City. Në profilin zyrtar të tij në Twitter Vialli shkruan: " Inter është e para dhe e kualifikuar. Komplimente. Për ndeshjen në Turqi ka pak për të thënë. Napoli madhështor! Të fitosh ndaj një skuadre kaq të fortë. Çfarë paraqitjeje...Barvo të gjithëve, sidomos publikut", shkruan Vialli në Twitter për fitoren e Napolit.

Por ish-sulmuesi italian nuk harron të flasë edhe për Mario Balotelli që shënoi dje golin e vetëm për anglezët: " Nuk duket shumë i mirë në sjelljet në fushë por si lojtar ka një kapacitet të madh".

Ndërsa për super sfidën e sotme mes Milanit dhe Barcelonës, Vialli shkruan: " Shpresoj që Cassano të jetë sonte në San Siro. Do të ishte një emocion i madh për të dhe publikun në një sfidë si kjo e sotmja", përfundon Gianluca Vialli në Twitter.

Arsenal-Dortmund: Sfidë edhe mes tranjerësh


Të dy trajnerët duket sikur shohin vetveten tek tjetri. Arsene Wenger dhe Jurgen Klop, dy drejtues futbolli me mentalitet sulmues, do të jenë përballë në stadiumin “Emirates” të Londrës, kur Arsenali dhe Dortmundi do të ndeshen për Ligën e Kampionëve. Wenger tregon se përse vetja i ngjan si kolegu gjerman.

“Mendoj se të dyja skuadrat janë përmirësuar. Ne jemi rritur, po ashtu edhe ata janë rritur. Të dyja skuadrat kanë një ecuri të ngjashme këtë sezon. Pas një nisjeje të vështirë, Dortmundi është në formë, por mendoj se në shtëpinë tonë ne jemi aq të fortë sa të fitojmë. Çdo lojtar dhe çdo pjesëtar i stafit e di se do të jetë një mbrëmje e madhe dhe shumë e rëndësishme. Do të hyjmë në fushë me përqëndrim dhe dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe shpresojmë që t’ia arrijmë”, u shpreh francezi.

Edhe Klop e nis ashtu si Venger, duke theksuar ngjashmërinë. Po ashtu, vendos theksin tek rëndësia e ndeshjes.

“Është një situatë e ngjashme për të dyja skuadrat. Arsenali pati më shumë probleme në nisje të sezonit, por unë e prisja që Arsen Venger t’i ndryshonte gjërat. Për ne, kjo është një ndeshje ku duhet të luajmë për gjithçka. Arsenali nuk luan kurrë për barazim dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur”, deklaroi tekniku gjerman që po bën një punë të shkëlqyer te Borussia Dortmund.

C.Ronaldo dhe Neymar, këta dy "balerinë" të shkëlqyer


Dy yjet e futbollit kanë treguar se përveç futbollit dashurojnë edhe muzikën, madje edhe e kërcejnë atë.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Marcelo, të cilët janë filmuar në publik teksa kërcenin këngën "Ai se eu te puego" të këngëtarit Michel Teko.

Kënga është shumë e famshme dhe e dëgjuar në vendet portugalisht-folëse. Kësaj manie nuk i kanë shpëtuar as yjet e futbollit.

Të brëndshmet shumë-ngjyrëshe të Samir Nasri


Kurioze dhe simpatike episodi i djeshëm në San Paolo gjatë ndeshjes së Champions League mes Napoli-Manchester City.

Në 25 sekonda kamerat e pranishme në stadium arritën të kapin mesfushorin francez të City, Samir Nasri teksa ndronte pantallonat në stol duke zbuluar bokserat me lule.

Situatë kjo që solli të qeshura në stolin e Manchester City.

Derbi Pato-Robinho për një vend titullari


Sipas raportimeve të fundit të "SkySport24", Robinho është duke fituar balotazhin me bashkëkombasin e tij Alexandre Pato për një vend titullari në sulmin e Milanit për ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës.

Formacioni i kuqezinjëve tani është i ditur por e vetmja pikë ku Massimiliano Allegri nuk po vendos ende është fakti se kush do të jetë përkrah Zlatan Ibrahimoviç në sulm.

Në orët e para të paradites flitej për Paton titullar, ndërsa tani flitet për brazilianin tjetër Robinho. Por duke parë se çfarë arriti të bëjë numri 7 në ndeshjen e Camp Nou, tekniku i Milanit e ka shumë të vështirë të vendosë.