10 tetor 2011

Rudi Vata të drejtojë Shqipërinë?


Ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare dhe ish-kandidati për kreun e FSHF-së, Rudi Vata, raportohet se është i gatshëm të marrë nën drejtim ekipin kuqezi nëse Josip Kuzhe largohet.

Sporti Shqiptar përcjell se Vata, i cili jeton në Hamilton të Skocisë, gjatë një interviste për “The Sun” është shprehur se gjasat janë të mëdha që ai të drejtojë Shqipërinë pas largimit të Kuzhe.

“Kontrata e Kuzhes po përfundon dhe FSHF po kërkon një trajner tjetër për zëvendësimin e tij. Do të më pëlqente shumë nëse më emërojnë trajner të Shqipërisë. Besoj se jam mjaft i përgatitur. E di që njerëzit do të thonë se nuk kam eksperiencën e duhur, por eksperienca e paktë si trajner nuk është bërë pengesë për Slaven Biliçin e Kroacisë, apo Jurgen Klismanin e Gjermanisë”.

“Mendoj që në Shqipëri ka shumë lojtarë të rinj të talentuar. Mendoj gjithashtu se jam i përgatitur për të përcjellë idetë e mia në kombëtare. E mendoj në çdo kohë këtë. Kam luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndër të cilat 40 herë kam qenë kapiten. Gjithashtu kam jetuar në katër vende të ndryshme. Kam qenë pjesë e Shqipërisë në të kaluarën dhe dua të jem pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen”, ka thënë Vata. /Telegrafi/

Hazard preferon Realin


Agjenti i Eden Hazard thotë se Real Madridi është një opsion joshës për klientin e tij.

Ylli i Lille është një nga yjet në ngritje në Evropë, dhe së fundi u përfol për një interesim të Real Madridit për të. Dhe agjenti i tij nuk e ka përjashton një transferim të tij që në janar, me Realin si opsion të mundshëm.

“Është e vërtetë, Reali është një klub i veçantë, dhe sërish është e njëjta gjë: Kush nuk dëshiron të luajë për Madridin?”.
“Hazart ka treguar në këtë fillim sezon se është i gatshëm të luajë për një ekip të madh, qoftë Madrid ose ndonjë klub tjetër i atij niveli”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/

Zidane: Jemi në rrugë të duhur


Drejtori i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se ata mund të jenë të kënaqur me sezonin e tyre deri tash.

Zidane beson se forma e madrilenëve gradualisht po arrin kulmin.

“La Liga është shumë konkurruese. Ne jemi mirë, kishte disa ndeshje vështirësi, por është normale. Mendoj se Real Madridi është në rrugë të duhur”, ka thënë Zizou. /Telegrafi/

Krkic: Meritoja më shumë te Barca


Sulmuesi i Romës, Bojan Krkic, mendon se nuk është trajtuar si duhet gjatë qëndrimit te Barcelona.

21-vjeçari u transferua në Itali gjatë afatit kalimtar veror, duke qenë se nuk po siguronte një vend të rëndësishëm te Blaugranët.

“Ishte e jashtëzakonshme të luaja për Barcelonën, por gjatë muajve të fundit atje, nuk më jepej shumë rasti për të luajtur, dhe për një lojtar kjo është shumë e rëndësishme”.

“Nuk kam asgjë kundër Guardiolas, sepse ai është trajneri më i mirë, por është e qartë se nuk isha i lumtur sezonin e fundit, sepse nuk më jepej mundësia që e meritoja”, ka thënë Krkic për Sport.es. /Telegrafi/

Rooney nuk luan ndaj Spanjës


Strategu Fabio Capello ka njoftuar se do ta lë Wayne Rooneyn jashtë përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore kundër Spanjës që do të zhvillohet në stadiumin Wembley.

Sulmuesi i Manchester Unitedit u përjashtua me karton të kuq në takimin ndaj Malit të Zi dhe do të mungojë së paku në një ndeshje të Euro 2012, ndërsa Capello dëshiron të jetë i gatshëm për takimin ku do të mungojë Rooney duke provuar alternativa tjera në miqësoren ndaj kampionit në fuqi.

“Rooney nuk do të luajë kundër Spanjës. Dua të testoj lojtarë të rinj, një stil të ri dhe një lëvizje ndryshe, diçka ndryshe”.

“Kjo ndoshta lë të kuptohet se ai do të jetë i freskët për Kampionatin Evropian dhe nganjëherë do të inkuadrohet në gjysmë të ndeshjes”.

“Por jo nga fillimi, ai nuk do të startojë. Duhet ta përgatisim njëmbëdhjetëshin e parë që do të startojë në Evropian”, ka thënë italiani për Daily Mirror. /Telegrafi/

Prishtinaset përshëndeten nga Evropa

Hendbollistet e Prishtinës e humbën të dielën edhe ndeshjen e dytë të Kupës që organizohet nga Federata Evropiane e Hendbollit EHF, me kundërshtarin Arkatron nga Bjellorusia.

Prishtinaset ndeshjen e dytë e humbën me rezultat 23:29, që është rezultat dië më i volitshëm se ai i ndeshjes të së shtunës me po këtë kundërshtar kur e pësuan me 9 gola diferencë (33:24).

Për arsye të mosdhënies së vizave nga ana e autoriteteve bjelloruse, prishtinaset që të dy ndeshjet i luajtën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, por as kjo nuk mjaftoi për të fituar të paktën njërën nga dy ndeshjet.

Nga ajo që u vërejt të shtunën e të dielën, pos mungesës së përvojës së mjaftueshme në duele ndërkombëtare, prishtinaset ishin fizikisht më pak të përgatitura, kurse një element tjetër që vendosi ishte edhe shpejtësia më e madhe e kundërshtareve sesa e vashave të kryeqytetit tonë. *www.juvelive.tk*