31 mars 2011

Bastos vetëm Juventusin

Bastos ka refuzuar - "Edua vetëm Juventusin", kështu që Binkonerët mos të frikësohen nga konkurenca.

Pasi që Tottenham është larguar nga gara për ta angjazhuar Bastos, ai është shumë i lumtur si dhe shumë pran kalimit në Juventus, duke cituar se puna e tijë mbetet e lidhur ngushtë me "Zonjen e Vjetër"

Shumë shpejt pritet takimi nëmes të Marottes dhe Menagjerit, për ta realizuar këtë transferim.
/JUVENEWS.TK/

Chirico - Chillini duhet të luaj si mbrojtës i majt

Një tifoz i madh i Juventusit dhe ekspert i futbollit Marcello Chirico, i cili punon në "Telelombardia", ai dha mendimin e tij mbi Giorgio Chiellini ..

Dua që të themë diçka të rëndësishme lidhur me Chiellinin si dhe mbi zërat e largimit nga Torino në muajin qershor së bashku me Buffonin. Chiellini është një futbollist i shkëlqyeshëm, që ka një rëndësi të veçant në skuadren tonë.

Unë vetë e shoh si një mbrojtës i shkëlqyeshëm në krahun e majtë, dhe ky është roli për të cilin ai ka shpërtheur dhe u përdor në fillim te Juventusi. Megjithatë pas largimit në Serie B, ka fulluar të luaj si qendërmbrojtës, si dhe pas largimit të Nestes nga përfaqësuesja Italiane, edhe atje Chiellini e luan të njëjtin rol.

Ai tashmë ndihet si qendërmbrojtës dhe nuk do të donte të luante si mbrojtës krahu, por është shumë keqë se në rolin e qendërmbrojtësit Chillini bënë disa gabime që kanë rezultuar me pranimin e shumë golave nga gabimet e tij, dhe ai duhet të kuptoj se shumë ka hupur me ndrëshimin e roleve.

Nëse ai nuk do të pranoj të luaj në krah?

Duhet të pranoj, ai paguhet 3.2 milion pus premiat vjetore, nëse ai nuk do të ishte i knaqur me skuadren, do të mendonte për një largim nëse do të kishim ndonjë ofert serjoze që do të arrinte shifren mbi 20 milion euro.

Nëse Real Madrid do të ofronde shkëmbimin Benzema - Chellini, duhet të mendohet mirë për këtë, pasi që Juventus duhet ta sillte një qendërmbrojtes të mirë.

A dëshironi ta shifni Nemanja Vidic në Juventus? nëse ato jo Ronaldo i Portos, për të cilin ka shumë lavdrata. Edhe pse ka 26-vjeç dhe është përfaqësues i Portugalis, unë mendoj që ka qendërmbrojtës edhe më të mirë se Tonaldo dhe Vidic.
/JUVENEWS.TK/

Juventus është i interesuar për Aleksandaro Kolarov

Mbrojtësi i krahut të majt të Manchester Citit, Alesandro Kolarov është nën ndjekjen e Juves dhe Milanos të cilët po dëshirojn ta rikthejn në Serie A.

Vetëm një ditë pas deklaratave të "Rossonerve" të cilit kishin shprehur interesim për Kolarov, mësohet se edhe Juventus është i interesuar që ta rikthej ish futbollistin e Lazios në Serie A, i cili vitin e kaluar kaloj në Manchester Citi për 18 milion euro.

Siç bëjnë të ditur Mediat Angleze, Juventus nuk do të insitoj që ta sjell serbin sepse ka alternativa tjera, ndër to shifet futbollisti i Lionit, Bastos..
/JUVENEWS.TK/

Marchisio - Ka filluar bisedimet për vazhdimin e Kontratës


Edhe vitin e kaluar, Marchisio përmes "Facebook" ka shprehur paknaqësi dhe ka kërkuar të firmos një kontrat të re me "Fanellen Bardhezi".

Tashmë gjithkjo është harruar, asnjë kontat nuk është firmosur, por "TuttoSport" ka bërë me dije se ka pasur kontakte ndërmjet Marchisios dhe kryesis, për ta hapur qështjen e kontratës së re. Marchisio ka ndërpre mardhënjet me menagjerin e tij dhe tashmë si negociator janë anëtarët e familjes së ti, të cilët kanë takuar udhëheqësin Biankonere.

Përparim në bisedime mund të ketë dhe pritet që palët të negociojn vetëm për pagën e kërkuar nga Marchisio, ai momentalisht paguhet 1 milon euro për stinor dhe po kërkon që paga e tijë të dyfishohet.
/JUVENEWS.TK/

Marotta - Tifozët po kërkojn fitore ndaj Romes

Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, ka kërkuar nga futbollistët që të diellen në Olimpiko të Romes të zhvillojn një ndeshje të rëndësishme duke shenuar edhe fitore.

Binkonerët do të udhëtojn drej kryeqytetit Italian, Kurse Marotta pret të zhvillohet një ndeshje fer dhe spektakulare.

Te dy skuadrat shpresojn në fitore për të përmirsuar rënditjen tabelare dhe për të luftuar për një vendë që dërgon në garat europiane.

Ndeshja është shumë e rëndësishme kurse unë pres nga futbollistët tanë që ta zhvillojn një ndeshje spektakulare që do ti gëzojnë tifozët tonë. Ata kërkojn vetëm rezultate pozitive - deklaroj Marotta.

Roma ka 50 pikë dhe rënditet e 6 në tabel, kurse Juventus kë 45 pikë, dhe rënditet i 7 në tabel, që do të thotë se lufta për një vend në garat europiane është e hapur, dhe "Zonjes së Vjetër" humbja nuk i konvenon dhe në këtë ndeshje duhet të luaj me një kujdes të shtuar.

Nga ana tjeter Roma ka disa rezultate negative në periudhen e fundit edhe për ta fitorja është e rëndësishme.
/JUVENEWS.TK/

Chiellini mungon një muaj

Stafi mjekësor i Juventusit ka sjellir një lajmë të hithur për mbrojtësin qëndror Giorgio Chiellini, pas një egzaminimi mjekësor është mësuar se Chiellini do të mbetet jashtë fushës së gjelbërt për një muaj.

Po ashtu nga stërvitja e sotme është larguar edhe Kapiteni Alex Del Piero, i cili ka ndier dhimbje në këmbën e majtë, kurse rezultatet e lëndimit mund të kuptohen nesër në mëngjes ku kapiteni do ti nënshtrohet një kotrolle mjekësore (Shpresojm që lëndimi i Del Pieros mos të jetë i rëndë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romës).

Jorge Martinez ka filluar të rehabilitohet dhe gjendja e tijë po përmirsohet nga dita në ditë.

Armand Traore, sot ka stërvitur në palestër dhe pritet shumë shpejtë rikthimi i tij.
/JUVENEWS.TK/

Bobo Vieri, hedh ne gjygj Inter-in dhe Telecom

Gjykata civile e Milanos ka vendosur qe ish futbollisti i kombetares dhe Interit, Christian (Bobo) Vieri, t'i nenshtrohet nje egzaminimi psikik dhe mjeko ligjor per te vleresuar shkallen e demeve psikike, dhe ne radhe te pare nese vuan ose jo nga pagjumesia dhe depresioni, te shkaktuara nga "spiunazhi" i dyshuar se e perndiqte gjate kohes qe luante me Interin.

Kjo mase eshte marre nga kjo gjykate pasi futbollisti i shquar italian, pretendon se gjate kohes se qendrimit te tij me skuadren e Interit, ai eshte "spiunuar" me porosi te drejtuesve kryesore te Inter dhe Telecom Rinaldo Ghelfi dhe Giuliano Tavaroli, c'ka ka shpene ne krijimin e kesaj gjendjeje te semure mendore.

Vieri kerkon 12 milion dhe 9.250 milion euro perkatesisht nga Telecom dhe Inter.
/JUVENEWS.TK/

Mançini, ndërmjet kandidatëve për të drejtuar Juventusin

Unë te Juventusi?

Në futboll gjithçka mund të ndodhë", ishte shprehur Mançini jo shumë kohë më parë kur kishte emrin e tij të qarkullonte për të marrë drejtimin e bankinës bardhezi. Dhe për një transferim të mundshëm të tij flet edhe shtypi anglez. Sipas gazetës britanike 'The Sun' trajneri italian, që te Manchester Siti ndodhet në presion të madh për shkak të mungesës së rezultateve, pavarësisht një merkatoje të çmendur që kanë zhvilluar në këtë sezon, është në listën e drejtuesve të Juventusit për të zëvendësuar Luixhi Del Nerin.

Sëbashku me të në garën janë edhe Valter Maxarri dhe Luciano Spaleti. Mendohet, se Fabio Kapelo i është përgjigjur negativisht ofertës së presidentit Andrea Anjeli. 'The Sun' shkruan se, Roberto Mançini është në pole position në krahasim me të gjithë konkurretët e tjerë të mundshëm për të marrë drejtimin e Juventusit në muajin korrik. Drejtuesit bardhezi dëshirojnë të bindin ish-trajnerin e Interit të kthehet në Itali në fund të sezonit aktual. Përveç Mançinit emrat e tjerë janë ato të Spaletit që drejton Zenit Shën Petersburgun dhe Valter Maxarri që drejton Napolin.

Juventusi mendohet se ka kryer një sondazh edhe për Fabio Kapelon, duke marrë ndërkohë një përgjigje negative nga trajneri i kombëtares së Anglisë, që ka ndërmend të respektojë kontratën me Federatën angleze deri në vitin 2012. Në listën e kandidatëve, shtypi anglez nuk ka përfshirë ish-trajnerin e Xhenovas, Xhianpiero Gaperinin, që ndërkohë Juventusi është duke e mbajtur në konsideratë si alternativë të mundshme.

Sipas asaj që shkruan gazeta britanike 'The People' Mançini i ka kërkuar drejtuesve më të lartë të Manchester Sitit t'i vendoset në dispozicion një buxhet prej 115 milionë eurosh në prag të merkatos së ardhshme verore. Kjo mendohet se ka kontribuar akoma më tej për të përkeqësuar marrëdhëniet me drejtuesit e Bluve të Manchesterit. Vazhdojnë të shtohen akoma më shumë zërat, që e shikojnë Roberto Mançinin verën e ardhshme në krye të Juventusit.
/JUVENEWS.TK/

Rosi mendon për skuadrën, Matri entuziast për golin

Kanë qenë protagonistë të fitores së Italisë në Ukrainë, me nga një gol për kokë, me njërin që kishte zëvendësuar tjetrin në fushën e lojës. Jemi duke folur për Xhiusepe Rosin dhe Alesandro Matrin, që respektivisht kanë hapur dhe kanë mbyllur llogaritë në Kievin e akullt të martën në mbrëmje, duke i dhënë një fitore shprese Italisë në këtë ndeshje miqësore.

Sulmuesi italo-amerikan ka shënuar një gol oportunisti, por edhe ka gabuar disa topa të tepërt: "Ka qenë një ndeshje e mirë, mbi të gjitha nga pikëpamja e rezultatit më shumë sesa nga ana personale për mua. Nuk e di nëse do të shndërrohem në një lojtar titullar, ndërkohë jam duke menduar për t'i dhënë një ndihmë skuadrës përtej minutave në të cilat unë ndodhem në fushën e lojës.

Ndeshja e së martës ka treguar shumë qartë, se të rinjtë që janë në skuadër duhet të luajnë. Me Xhiovinkon gjithmonë jam kuptuar mirë dhe jam i kënaqur. Të rinjtë që kanë zbritur në fushën e lojës kanë luajtur një ndeshje të mirë, duhet të shkojmë përpara në këtë rrugë". Përsa i përket diskutimit për kualifikimin ai shprehet: "Kundër Estonisë dhe Ishujve Faroe do të jenë dy ndeshje, ku duhet të marrim gjashtë pikë për të siguruar më pas kualifikimin për në Euro 2012".

Alesandro Matri, ka shënuar një gol të bukur, në përfundim të një aksioni të jashtëzakonshëm që është ndërtuar nga Xhiovinko: "Të martën kam ndjerë emocione unike, nuk e kisha pritur që të shënojë një gol që në debutimin tim. Duhet të falenderoj shumë Xhiovinkon për asistin e dhënë, dhe se kam kryer njëzet metra vrap për të kërkuar topin me shpresën, që do të më pasonte në fund. Jam trembur disi për dy shtyllat.

Matri-Rosi si dyshe titullare?

Nuk është aspak një problem që unë kam në këtë moment, por jam i sigurtë, që nëse do të eci mirë në kampionat do të thërritet përsëri në skuadrën kombëtare". Matri nuk është në të njëjtën linjë me Akuilanin, që ishte shprehur se ndihej më mirë në skuadrën kombëtare sesa te Juventusi: "Juventusi për mua vazhdon të jetë një ëndërr dhe jam shumë mirë kur vesh fanelën bardhezi".
/JUVENEWS.TK/

Juve, dëmtohet edhe Del Piero

Nuk mjaftonte dëmtimi i Giorgio Chiellini me kombëtaren italiane.

Tashmë Juventusi rrezikon që në transfertën e Romës të shkojë edhe pa kapitenin Alessandro Del Piero.

Del Piero ka lënë në mes ndeshjen stërvitore për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

Në orët në vazhdim do të mësohet se sa i rëndë është ky dëmtim.
/JUVENEWS.TK/

Juve: “Me Bastos vjen edhe Gourcuff?”

Që Juventusi kishte trokitur në derën e Lion, kjo nuk është një risi. Përkundrazi, është shumë i njohur interesimi i bardhezinjëve për Bastos(27), anësori i majtë brazilian që mund të vishet bardhezi sezonin e ardhshëm, por sipas 4-4-2.com, Bastos nuk është lojtari i vetëm që do të vijë në Torino.

Sipas zërave të merkatos ai mund të shoqërohet edhe nga shoku i tij i skuadrës Joann Gourcuff(24), fantazist që më parë ka veshur fanellën e Milan dhe të Bordeaux.

4-4-2. com pohon se Agnelli dhe Marotta do të ishin të gatshëm të përdornin si pjesë të marrveshjes Sissoko ose Melo kurse francezët kërkojne 46 milion euro. Një shumë kjo relativisht e pranueshme duke ditur vlerën e 2 lojtarëve. /fcjuventus-news/

Giovinco: “Jam mirë tek Parma”


Pas ndeshjes së mirë të zhvilluar me Kombëtaren, ku dha një assist me thembër për Matri, shumëkujt i vjen në mendje ta pyesin për një rikthim të tijin tek Juventus. Përgjigja është e ftohtë: “Di që investimi i bërë për mua ishte i rëndësishëm. Më kanë blerë për këtë gjë.

Ndihem i thirrur për një kontribut të rëndësishëm. Në Parma ndihem mirë. E kam thënë shpesh që jam i lumtur që po qëndroj këtu dhe tani nuk është momenti për të folur për merkato. Duhet të mendoj që të luaj mirë ketu dhe që të ndihmoj Parma-n që të “mbijetojë” në Serie A. Shpresoj që të ndihmoj skuadrën duke shpresuar që të shënoj më shumë gola”

Fjalë që nuk lënë shumë vend për hipoteza rreth të ardhmes së tij edhe pse nuk mund të mohohet dëshira e tij për t’u rikthyer në shtëpi. Juventusi po rigjen një lojtar që po rivlerësohet, edhe ekonomikisht, në ndryshim nga shumë shokë të tij tek Juvja që po dëshmojnë se nuk vlejnë as gjysmën e cmimit që u blenë këtë vit.

Sidoqoftë, nëse Giovinco nuk do të vijë tek Juventus, padyshim që do të ketë shumë pretendentë, por gjithsesi Juventusi duhet të jetë e lumtur për këtë gjë sepse do të përfitojë goxha nga shitja e tij. /fcjuventus-news/

Aquilani: Liga Premier më e mira në botë

Mesfushori Alberto Aquilani beson se Liga Premier është liga më e mirë në botë dhe është i hapur për rikthim te Liverpooli kur periudha e tij e huazimit te Juventusi të përfundojë në fund të sezonit.

26- vjeçari u transferua te Liverpooli në verën e vitit 2009 nga Roma, por pas një sezoni zhgënjyes u rikthye në Itali si huazim njëvjeçar me Juventusin.

“E ardhmja? Jam te Juve, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jam i huazuar dhe nëse mbahem do të doja të kthehem sërish te Liverpooli në ligën më të mirë në botë. Do të shohim”, ka thënë Aquilani për La Gazzetta dello Sport.
/JUVENEWS.TK/

30 mars 2011

Juventus po mendon për shkëmbimin Buffon - Vucinic

Juventus po shikon mundësin e transferimit të Mirko Vucinic në Torino si për ta përforcuar sulmin për stinorin e ardhshem.

Juventus edhe më heret ishtë në kërkim të përfaqsuesit të Malit të Zi, mirpo nuk arriten që ta realizojn këtë transferim.

Por tashmë ky transferim mund të realizohet sipas SKY SPORT, pasi që Roma është e interesuar për Buffonin që do të thotë se mund të vij deri te shkëmbimi eventual Buffon - Vucinic.
/JUVENEWS.TK/

Aquilani hap dyert Romës


Mesfushori i Liverpool, Alberto Aquilani, nuk e ka hedhur poshtë mundësin e kthimit të tij në Roma.

Ai ka pranuar se e ardhmja e tij si i huazuar te Juventus është e pasigurt. Juventus ka refuzuar çmimin e kërkuar nga Liverpool për mesfushorin.

Aquilani, në ndërkohë, ka refuzuar që ta hedh poshtë mundësinë e kthimit në Roma.

“Thuhet se nuk duhet të kthehem kurrë prapa,” tha ai. “Por ndoshta në të ardhëm. ”
/JUVENEWS.TK/

Buffon mund te largohet nga Juventus ne fund te sezonit


Duket se pas 10 ivtesh tek torinezet Xhixhi Buffon mund te largohet nga Juventus...

Pas 10 vitesh tek Juventus, Gigi Buffon mund ti thote lamtumire bardh e zinjve ne fund te sezonit. Portieri i kombetares Italiane nuk ka vendosur ende por duket se dicka leviz, sic ka konfirmuar edhe prokuratori i tij, Silvano Martina:

"Qendrimi tek Juve?

Do ta vleresojme se bashku me perfaqesuesit e klubit". Ne pritje eshte Roma me pronarin e saj te ri qe mund te interesohet.

"Zonja e Vjeter" eshte njekohesisht duke vleresuar alternativa: Stekelenburg (nje emer i ri ne liste), Sirigu dhe Marchetti.
/JUVENEWS.TK/

Juventusi, Neimar gjithnjë e më larg

Për bardhezinjtë ndryshojnë objektivat në merkato, pasi talenti brazilian kushton shumë

Afrohet dita e ndeshjes Roma-Juventus, e cila për bardhezinjtë është e para, nga 8 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit, që nuk duhet të gabohet, duke synuar minimalisht kualifikimin në Ligën e Europës për vitin e ardhshëm, edhe për shkak se në merkato aktiviteti i bardhezinjve po bie dhe për të rilindur do të jetë shumë e rëndësishme pjesëmarrja në një kompeticion ndërkombëtar.

Një Juve protagoniste sërish në Europë, mund të luftojë me Barcelonën, me dy ekipet e Mançesterit dhe me Çelsin, për të mbërritur tek një supertalent si Neimar, fenomeni më i ri brazilian i Santosit, i cili që në moshën 19-vjeçare është bërë titullar i Seleçaos.

Të dielën, ai ka firmosur rezultatin 2-0 kundër Skocisë në miqësoren e luajtur në Londër, pas një dopiete të tij dhe me një lojë spektakolare të të gjithë ekipit. Një ndeshje që nuk ka shpëtuar as nga sjelljet raciste të tifozëve skocezë, të cilët hodhën një banane në fushën e lojës, kundër talentit brazilian, që i ndëshkoi 2 herë.

Në tribunë ishte edhe krahu i djathtë i Marotës, Fabio Paratiçi, i dërguar në Londër për të vlerësuar pistat e hapura për merkaton e klubit bardhezi, duke nisur pikërisht që nga ylli brazilian. Për Juven, Neimar është pothuajse i paarritshëm, duke parë koston e kartonit të tij, mbi 30 milionë, dhe konkurrencën prestigjioze të klubeve më të mëdha europiane.

Edhe pse klubi torinez ka gati 1 vit, që është vënë në ndjekje të sulmuesit të talentuar të Santosit, duket se gadishmëria e Çelsit për të ofruar rreth 35 milionë euro, ia vështirëson shumë planet drejtuesve bardhezinj. Në Londër gjenden edhe objektiva të tjerë si Modriç, Klishi, Bosingua, Ivanoviç ose Zhirkov.

Nga Franca dhe Spanja mund të mbërrijnë Bastos dhe Maskerano, për të treguar se si po punon Juve për sezonin e ardhshëm. Të martën ekipi torinez do të kthehet të stërvitet, pa lojtarët e grumbulluar me kombëtaret respektive, ndërkohë që trajneri i ri nuk është bërë ende i ditur.

I jashtëzakonshmi Neimar mund të mbetet një ëndërr për tifozët bardhezinj, të cilët janë zhgënjyer prej kohësh me drejtuesit aktualë të klubit dhe me performancat që kanë demonstruar futbollistët në këtë sezon, teksa prisnin kthesën e madhe pas dështimit që pësuan vitin e kaluar.
/JUVENEWS.TK/

Juve dhe Roma pas Raul


Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Roma, raportohet se janë duke e përcjellë situatën e Raul te Schalke.
Legjenda e Real Madridit ka shijuar një sukses personal në sezonin e tij të parë në Gjermani, por ka mbetur i zhgënjyer nga sezoni jo aq i lakmueshëm i ekipit në Bundesliga dhe nga largimi i Felix Magath drejt Wolfsburgut.
Juventusi është i vetëdijshëm për shqetësimet e Raul dhe dëshiron të sjellë 34-vjeçarin në Itali për të mbyllur karrierën e tij.
Por Biankonerët do të kenë konkurrencën e pronarit të ri të Romës, Thomas Di Benedetto, i cili do të dëshironte që Raul të ishte partner i ikonës së Giallorossëve, Francesco Tottit, në repartin sulmues sezonin e ardhshëm. /Juventus-Fans/

Quagliarella: “Shumë pranë rikthimit”

Fabio Quagliarella po thyen etapat e paracaktuara të shërimit. Kjo mësohet nga Tuttosport që bën të ditur situatën në përmirësim konstant të sulmuesit 28 vjecar që është i huazuar nga Napoli.

Para dëmtimit po zhvillonte një kampionat fantastik me 9 gola në 16 ndeshje. Mësohet se javën që vjen Fabio do të shkojë në Villa Stuart tek Prof. Pier Paolo Mariani, kirurgu i cili e operoi për të bërë verifikimet e gjendjes së tij. Është konsultimi i 3 pas operimit dhe do të jetë i domosdoshëm për të kuptuar gjendjen e gjurit pas fizioterapisë intensive të javëve të fundit.

Në rast se cdo gjë do të jetë në rregull, sulmuesi napoletani do të ndodhej në fazën e fundit të shërimit të tij. Më pas do të shkonte në Vinovo për të filluar përgatitjen atletike. Një rrugëtim i gjatë që do të përbëhej nga seanca të diferencuara, që nga fundi i Prillit ose fillimi i Majit, do t’i kthente në dispozicion Gigi Del Neri-t sulmuesin e tij. Në atë fazë, sic pohoi edhe Mariani, aktivizimi i tij do të ishte në dorë të trajnerit dhe zgjedhjeve të tij taktike.


Vetë Quagliarella duket optimist teksa shprehet për gjendjen e tij:

“Nuk mendoj se sezoni im është mbyllur. Synoj të kthehem për 3-4 ndeshjet e fundit”. Nëse cdo gjë shkon sipas parashikimeve, Quaglia mund të jetë i grumbulluar për ndeshjen ndaj Lazio. /fcjuventus-news/

Amauri tërheq interesimin e Milanit

Sulmuesi brazilian, Amauri, pritet që të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa Milani dhe Villarreali besohet të jenë skuadrat e interesuara për firmën e ‘Tigrit’.

Tuttosport shkruan se Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi tjetër të fuqishëm, si zëvendësim në rast të mos gatishmërisë së Zlatan Ibrahimovic.

30 vjeçari ka dështuar ta tregojë formën më të mirë te Juventusi, por periudha e tij si i huazuar te Parma ka treguar se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, duke shënuar disa gola të pa besueshëm në ndeshjet e fundit, gjë që dhe bëri ngjalljen e interesimit për të.
/JUVENEWS.TK/

Juventusi kandidat për Stekelenburg

Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg, do ta shqyrtonte një kalim te Juventusi, nëse do t’i ofrohej mundësia për ta bërë këtë, pohon agjenti i tij Rob Jansen.

“Ne po kërkojmë një klub të rëndësishëm evropian për sezonin e ardhshëm”.

“Juventusi është kandidat serioz, por për momentin nuk ka pasur kontakt me këtë klub. Ne po shikojmë në klubet e Serie A dhe të Ligës Premier”, u shpreh Jansen.
/JUVENEWS.TK/

Juve i gatshëm të shesë Buffonin në Arsenal!

Raportet më të reja nga Italia njoftojnë se Juventusi është i gatshëm të shesë ish-portierin më të mirë në botë, Gianluigici Buffon.

Giusepe Marotta dëshiron të bëj një rinovim në skuadër në fund të sezonit ndërsa me shitjen e Buffonit ata do të fitonin para të mjaftueshme për të blerë lojtar të cilët i dëshirojnë ata.

Arsenali është në ‘krizë’ të portierëve ndërsa me nënshkrimin me Buffon ata do të kenë portën më të sigurtë pasi të gjithë e dimë se cila është cilësia e tij.
/JUVENEWS.TK/

Mancini në planet e Juventusit


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, raportohet se është në listën e klubit italian në krizë, Juventusit.

The Sun shkruan se Mancini është në listën e ngushtë të dëshirave të Biankonerëve. Menaxheri i Cityt i bashkohet në listë menaxherit të Napolit, Walter Mazzari, dhe atij të Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti.

Mancini mund të synojë të rikthehet në vendlindjen e tij për të marrë nën drejtim njërin prej klubeve më të mëdha në Serie A, nëse dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve me Cityn këtë sezon.

Gjigantët italian, të cilët cilën po kalojnë kohë të vështira viteve të fundit, kanë dëshiruar edhe përzgjedhësin e Anglisë në futboll, por ky i fundit dëshiron ta mbyllë kontratën, e cila skadon pas fundit të Euro 2012.
/JUVENEWS.TK/

Roma, në kërkim të Bufon e Maskeranos


Tom Di Benedeto, i cili shumë shpjet do të jetë pronari i ri i Romës, e ka përkufizuar tashmë strategjinë e merkatos.

Objektivi i amerikanit është të ndërtojë menjëherë një skuadër për titull, duke filluar që nga Bufoni. Përveç portierit të kombëtares italiane, ëndrra e bosit të ri të klubit verdhekuq është edhe Aleksi Sançez, ndërkohë që mediat bëjnë të ditur se ai pëlqen edhe Sanja, Inler, Podolski e Santana.

Por ashtu një tjetër blerje e madhe konsiderohet edhe Maskerano nga Barcelona. Në shënjestër janë edhe Balzareti, Gabi Milito e Lugano.
/JUVENEWS.TK/

Chiellini mungon në ndeshjen Roma-Juventus

Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane, do të mungojë në ndeshjen Roma-Juventus për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin e djeshëm miqësor, Ukrainë-Itali.

"Nuk besoj se do mundem të luaj ndaj Romës", tha vetë Chiellini në përfundim të ndeshjes.

Për mbrojtësin italian diagnoza është kontrakturë në kofshën e djathtë dhe pritet të qëndrojë 10 ditë pushim.
/JUVENEWS.TK/

Menaxheri i Chiellinit hedh poshte zerat per largimin!

Menaxheri i mbrojtesit te Juventus ka hedhur poshte zerat per kalimin e klientit te tij tek Real ose United...

"Nuk eshte momenti per te folur per kete". Keshtu shprehet ne nje interviste ekskluzive per Calciomercato.it, agjenti i Giorgio Chiellini, Davide Lippi, lidhur me zerat qe flasin per nje kalim te mundshem te juventinit tek Real Madrid ose tek Manchester United.

"Ka je te vertete te vetme -ka thene Lippi-, Giorgio eshte i perqendruar 100% per ta mbyllur sezonin ne menyren me te mire. Ai eshte identifikuar mire me ambjentin dhe me bluzen dhe nuk eshte aspak i lumtur per situaten qe po kalon skuadra.

Ne kete moment, mendon vetem per te miren e Juventus, per te shpetuar kete sezon. Me pas emri i klubeve te medha europiane, si Real Madrid ose Manchester United ose edhe te tjere, eshte dicka e mire. Por kjo gje, personalisht, nuk me habit aspak".
/JUVENEWS.TK/

Prandelli i kënaqur me fitoren ndaj Ukrainës


Përzgjedhësi i kombëtares italiane në futboll, Cesare Prandelli, ka qenë i ngazëllyer me fitoren 2-0 ndaj Ukrainës.

Azzurët kishin pasur një rekord të dobët në miqësore me vetëm një fitore nga 11 ndeshjet e kaluara, edhe atë kundër Suedisë në vitin 2009, gjashtë barazime dhe katër disfata.

“Isha i kënaqur të shoh djelmoshat të luftojnë në një mënyrë të organizuar. Ne pamë se mund të shkojmë në kundërsulme kur Ukraina e humbte topin dhe ishte e rëndësishme për mua të shoh shpirtin e lojtarëve”.

“Kam marrë disa përgjigje dhe këto janë ndeshje të rëndësishme për të vlerësuar ekipin. Kam pasur një përgjigje të mirë sa i takon karakterit, kualitetit dhe vendosmërisë”, ka thënë Prandelli pas fitores në Kiev.
/JUVENEWS.TK/

Atletico do ta rikthejë Tiagon te Juve

Meqë 29-vjeçari ka edhe një sezon të mbetur në kontratën e tij, ai do të rikthehet te Juventusi. Kjo do të jetë një goditje e dyfishtë, pasi Bardhezinjtë duhet të gjejnë një klub tjetër dhe nuk mund ta shfrytëzojnë lojtarin si pjesë e shkëmbimit në ofertën për sulmuesin e Atleticos, Sergio Aguero.

Atletico Madrid ka vendosur kundër opsionit për të nënshkruar marrëveshje të përhershme me mesfushorin e huazuar nga Juventusi, Tiago.

Marca shkruan se Atlertico nuk dëshiron ta shfrytëzojë opsionin për ta bërë transferimin të përhershme.

Meqë 29-vjeçari ka edhe një sezon të mbetur në kontratën e tij, ai do të rikthehet te Juventusi. Kjo do të jetë një goditje e dyfishtë, pasi Bardhezinjtë duhet të gjejnë një klub tjetër dhe nuk mund ta shfrytëzojnë lojtarin si pjesë e shkëmbimit në ofertën për sulmuesin e Atleticos, Sergio Aguero.
/JUVENEWS.TK/

Blanc:”Pas 3 vjetësh Juve do të jetë më e fortë se Milan dhe Inter”

Ndërtimi i stadiumit të ri dëshmon më shumë se një shpresë për Juventusin që do të vijë. Përfitimet do të rriten ndjeshëm me strategjitë e reja të marketingut që shoqëria po ndërmerr. Shuma mendohet të jetë rreth 40 milion euro shtesë në vit, të cilat do të vijnë vetëm nga stadiumi i ri, pa harruar investimet e Exor.

Në këtë drejtim, Juventusi do të jetë nga të paktat klube që nuk do të ndjejë pasojat e politikës së re të ndërmarrë nga Platini, e cila detyron ekipet që të mbahen me forcat e tyre, pa ndërhyrjet e pronarëve.

Blanc u shpreh shumë i bindur rreth kësaj teksa u shpreh për gazetarët nga zyrat e Federcalcio:
“ Parashikohet nja kalim në përfitimet e stadiumit, nga 15 mln aktualisht, në 40 mln vitin që vjen. Pas 3 vjetësh distanca që na ndan nga Milan dhe Inter, jo vetëm që do të mbulohet, por do të jemi superiorë. Kjo do të na mundësojë që të jemi më konkurues në merkato, pikërisht në momentin kur Fair Play financiar i FIFA do të shtrëngojë ekipet që të investojnë vetëm shumat që përfitojnë. Inaugurimi do të jetë në 21 Gusht për ndeshjen e parë të kampionatit” /fcjuventus-news/

Matri për Rai Sport: “Goli në debutimin me kombëtaren, një emocion i vecantë”

Një mbrëmje magjike për Alessandro Matri, i cili shënoi golin e tij me kombëtaren në fitoren 2-0 ndaj Ukrainës, duke përfituar nga një assist i atij që vitin tjetër mund të jetë shoku i tij i skuadrës, Giovinco.

Matri shprehet për mikrofonat e Rai Sport

Gol që në debutim...
“Po është një emocion i vecantë, sepse gjithsesi nuk e prisja që të shënoja në debutimin tim me fanellën e kombëtares. Pastaj fituam, gjë që është akoma më e rëndësishme”

Si arriti Giovinco të të japi atë assist fantastik? E falenderove më pas?

“Po, sigurisht. Bëra 20 metra duke i kërkuar topin. Pashtë që ndaloi aksionin duke stopuar topin dhe thashë që të vazhdoj të ndjek aksionin. Nga aty fillova t’i kërkoj topin dhe ai më pa sic bën zakonisht. Ëshët shumë i zoti për të dhënë topa të tillë. U friksova kur topi preku 2 shtylla por më në fund hyri në rrjetë”

Si të duket dyshja e sulmit Matri-Giuseppe Rossi?

“Për sa më pëket, jam në ndeshjen e parë dhe nuk kam mendime të tilla. Unë jam në dispozicion, dua të bëj ndeshje të mira në kampionat për t’u grumbulluar edhe herën tjetër në kombëtare. Unë jam në dispozicion të Prandelli-t dhe jam i kënaqur edhe nëse luaj vetëm 10 minuta”

Edhe ti, si Aquilani, ndihesh më mirë në kombëtare sesa tek Juventusi? Mbase këtu mendjen e keni më të lirshme...

“Jo, unë ndihem shumë mirë tek Juventus, sepse për mua të jesh tek Juventus është një ëndërr. Të arrish një skuadër të tillë është objektivi i cdo të riu që luan futboll. Kështu që, unë ndihem shumë mirë si tek Juvja ashtu edhe tek kombëtarja”

Sot të pamë shumë të shpenguar, të kthjellët në veprime...
“Le të themi që kisha 30 minuta për të luajtur mundësitë e mia dhe dhashë gjithcka”

Mos ka vallë më pak presion në kombëtare?

“Mbase, unë sinqerisht e ndjeja pak këtë ndeshje, edhe pse ishte një miqësore. Kështu që për mua kishte presion. Është më se normale, momenti që po përjetojmë tek Juventus nuk është pozitiv, por unë ndihem i lumtur aty ku luaj”

Cfarë mendon për largimin me të kuqe të Astori?

“Kam folur me Davide dhe tha se nuk dëgjoi bilbilin e arbitrit dhe kështu që largoi topin. Më duket pak i tepruar vendimi i arbitrit, duke patur parasysh se mbetej një miqësore” /fcjuventus-news/

Leggo: “Marotta, shumë ide Champions-i”

Të shesësh mirë për të blerë akoma më mirë. Pa hyrjen në Champions (25 mln) dhe pa të ardhurat e stadiumit të ri (40 mln në vit), Juventusi duhet të investojë para në merkato për të krijuar një skuadër konkururese në cdo front dhe Marotta duket se ka shumë ide në këtë drejtim.

Në vitirinë, gjigandë kristali si Iaquinta dhe Sissoko, 2 huazime të kthyer mbrapsht si Amauri dhe Tiago, dhe shumë elementë në fund rrugëtimi si Grygera, Grosso dhe Salihamidzic. Por për të përfituar nga disa lojtarë me cilësi, klubi duhet të shesë lojtarë të mëdhenj. Të paktën një Big mes Buffon, Chiellini dhe Felipe Melo. Pas shumë përgënjeshtrimeve, agjenti i Buffon, Martina.

Roma e re amerikane po kërkon Buffon. City duket se ka hequr dorë duke patur në skuadër portierin e kombëtares angleze. Edhe United ka blerë të riun premtues Lindegaard. Arsenal duket se po mbyll marrëveshjen për Stekelenburg. Si rrjedhojë nuk do ketë rrezik largimi të tij në Angli.

Edhe agjenti i Chiellini, Lippi Junior pohon se Chiellini mendon për Juven edhe pse ndjekja e Real dhe United e nderon atë. Real kërkon edhe Melo dhe njëri nga këta dy lojtarë do të ndihmonte që të sillej në Torino ëndërra Benzema.

Për sa i përket Neymar, Santos kërkon 35 mln euro, asgjë më pak. Bild konfirmon një interesim të Juves për 32 vjecarin e Bayern, Miroslav Klose, i ndjekur edhe nga Tottenham dhe Benfica. Lojtari është në skadence kontrate dhe Juvja do të duhej t’i paguante vetëm rrogën prej 3 mln euro.

Dhe në anën tjetër, ndërsa Lion mundohet të blindojë Bastos deri në 2013 për t’i rritur cmimin në merkato, France Football konfirmon interesimin bardhezi për Gael Clichy, i cili u ndjek nga mbikqyrësit e Marotta gjatë ndeshjes Francë-Kroaci. /fcjuvemtus-news/

Chiellini: “Nuk besoj t’ia dal”

Pak orë pas lajmeve të sjella nga Sky Sport 24, vijnë edhe konfirmimet e Giorgio Chiellini-t në dalje nga dhomat e zhveshjes të kombëtares italiane deklaroj:

“Për të dielën nuk besoj t’ia dal”

Të pakta por të qarta fjalët e tij që tregojnë dëshpërimin e dukshëm në fytyrën e tij, i cili duhet të bëjë analiza të mëtejshme dhe duket se nuk do të luajë kundër Romës. Ai është pre e një dëmtimi në kofshën e djathtë dhe duket se mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 10 ditë.
/fcjuventus-news/

29 mars 2011

Edhe Bayern, pas Clichyt

Bayern Munich i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Gael Clichy.

Kontrata e reprezentuesit francez me klubin londinez skadon në qershor 2012 dhe së fundmi kanë qarkulluar spekulime rreth largimit të tij në fund të sezonit.

Juventus besohet se është i interesuar për shërbimet e tij, por mediet gjermane kanë njoftuar të martën se edhe Bayern ka identifikuar Clichyn si futbollistin e nevojshëm për të mbuluar pozitën problematike në krahun e majtë të mbrojtjes.
/JUVENEWS.TK/

Juve super ofertë për Sanchez


Juventus ka intensifikuar marrëdhëniet me Udinesen për të sjellë Alexis Sanchez në Torino.

Sipas portalit 4-4-2.com , Agnelli dhe Marotta do të jenë të gatshëm të ofrojnë 22 milionë euro plus kartonat e Iaquintas dhe De Ceglies.

Megjithatë, Juventus mbetet në konkurrencë të fortë nga Inter, Barcelona dhe disa klube të mëdha evropiane. /Juventus-Fans/

Pankina e Juves, një bast për Agnelli-n

Marcello Lippi nuk ka nevojë për para, por nëse do të ishte i apasionuar pas basteve, mund të fitonte shumë para duke vënë bast mbi trajnerin e ardhshëm të Juventusit. Disa bastexhinj e shikojnë me koeficent 7.00 si pasardhësin e Del Neri-t. Nëse ai do të dojë të firmosë për Juventusin, mund të vëndosi bast për emrin e tij dhe do të fitonte shumë para të sigurta.

Për Juventusin 2011-2012 të Spalletti dhe Conte , jepen koeficentët 3.50, Mazzarri jepet me 4.50 kurse Capello me 6.50.

E parë nga një këndvështrim tjetër, fituesi më i madh mund të ishte Agnelli. Duke qenë se ai e di që Capello do të kthehej po ti ofrohej paga prej 6 milion euro që ju ofrua vite më parë, mund të vendosi bast mbi kandidaturën e Capello dhe kështu jo vetëm siguron pagën e Capello por nxjerr edhe fitim. /fcjuventus-news/

Klose drejt Juventusit?


Sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, nga sezoni i ardhshëm mund të luajë për Juventusin- pohojnë mediat gjermane.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit me bavarezët skadon në fund të sezonit, ndërsa sipas spekulimeve, destinacioni i radhës është Juventusi.

Ndërkohë, sipas Bild, përveç Juventusit për shërbimet e gjermanit janë të interesuar edhe Tottenhami dhe Benfica.
/JUVENEWS.TK/

Chiellini nuk mendon për Realin


Giorgio Chiellini nuk do të shpërqendrohet nga thashethemet që e lidhin atë me Real Madridin- ka thënë agjenti i tij, Davide Lippi, duke mohuar spekulimet për një largim të mundshëm nga Juventusi.

Është thënë se Mbretërit po bisedojnë me Bianconerët për transferimin e 26-vjeçarit gjatë verës, por Lippi e ka bërë të qartë se mbrojtësi italian do të vazhdojë ta bartë fanellën bardhezi.

“Giorgio është i përqendruar te klubi i tij dhe nuk po mendon për gjëra tjera”.

“Tash nuk është koha për të menduar për të ardhmen e tij. E vërteta është se ai dëshiron ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë me klubin e tij”.

“Ai e vlerëson fanellën dhe nuk është i kënaqur me momentin që po përjeton skuadra e tij. Ai mendon vetëm që të ketë sukses me Juven dhe të shpëtojë këtë sezon”, ka thënë Lippi për Calciomercato.it.
/JUVENEWS.TK/

Milano do ta transferoj Aquilanin

Milano po mendon serjozisht për ta përforcuar mesfushën për stinorin e ardhshëm, kurse mediat ne Apenine shkruajn se po dëshirojn ta transferojn Aquilanin nga Liverpuli.

Aquilani momentalisht mbron ngjyrat e Juventusit në form huazimi nga Liverpuli i cili po kërkonë 16.5 milion euro për të kaluar përfundimisht në Juventus, por Juve nuk është e gatshme ta paguaj këtë shifer.

Juventus po shikon alternativa tjera, kurse Milano po e përcjell situaten me vëmendje dhe do ta shfrytëzojë çdo mundësi për ta sjellur ish futbollistin e Romes në Milano.

Aquilani është në shitje pasi që Liverpul nuk mbështetet në të për stinorin e ardhshëm dhe mund të ndodhë që në afatin kalimtar veror ta ulë edhe çmimin, dhe Milano po mundohet të gjej zavendësimin e Andrea Pirlos i cili mund të përfundoj në Juventus ose në Premier League.
/JUVENEWS.TK/

Neymar: Chelsea ëndërr për mua

Neymar në Juventus vetëm një spekulim i madhë, ne jemi mësue me thashethënje, kjo ka ndodhur shumë herë. SPSH - Vander Vart nga Hamburgu në Juventus (asnjeher nuk ndodhi), po ashtu qeshtja e Dzekos, Fabjano, Aguero, Forllan dhe në fund Piazon që përfundoj në Chelsea. Juve u mësuar të transferoj sulmues si Amauri , Iaquinta dhe ndodhë që në fund ta transferoj ose Gilardinon ose Borriellon, por me keta ne do të luftojm për mesin e tabeles..

Ylli brazilian i skuadrës Santos, Neymar ka pranuar se një transferim të Chelsea do ishte ëndërr e bërë realitet.

Neymar shënoi dy gola në ndeshjen miqësore kundër Skocisë në Emirates.

“Chelsea është skuadër e madhe. Është ëndërr e çdo lojtari të luaj në Chelsea,” ka deklaruar Neymar.

“Nëse një ditë do ndodhë, do isha i lumtur të luaj për Chelsean. Kur vjen momenti do ulëm më familjen dhe do diskutojmë lidhur më këtë. Vitin e kaluar, kur Chelsea erdhi tek unë, e diskutuam bashkë dhe menduam se ende nuk është koha. Nëse kjo ndodhë këtë vit prapë, do mendojmë mirë edhe njëherë.”
/JUVENEWS.TK/

Juventus e Milan pas Wiel

Tashmë nuk është e fshehtë se Juventus dhe Milan kanë shpreh interesim për mbrojtësin e Ajax-it, Gregory van der Wiel, por në javët e fundit, negociatat në mes të holandezit dhe Chelseat ka qenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, Juventus dhe Milan nuk kanë hequr dorë nga tentativat për të ia prishur planët të kaltërve të Londrës për ta sjellë në skuadrat e tyre Wiel.

Carlo Ancelotti ka kërkuar personalisht nga Roman Abramovich që ta blejë holandezin, por së pari duhet të përballët me konkurrencën e ish menaxherit të tij, Galliani.
/JUVENEWS.TK/

Juventus, mision në Londër për brazilianin Neymar

E diela ka qenë dita e përshëndetjes përfundimtare e Ronaldos me Brazilin e tij. Fenomeni brazilian ka zbritur në fushën e lojës për t'i dhënë lamtumirën përfundimtare Selecaos, me tifozët që kanë qenë në këmbë për ta duartrokitur dhe për t'i dhënë nderimet maksimale. Por, ishte edhe dita e një tjetër fenomeni të ri brazilian, Neymar, i datëlindjes 1992, 19-vjeçari talent i Santosit dhe kombëtares braziliane, që të dielën në Emirates Stadium, me dy magji të tijat ka entuziazmuar publikun e pranishëm në shkallët e stadiumit dhe i ka dhuruar verdhejeshilëve suksesin në ndeshjen miqësore kundër Skocisë.

Neymar synohet nga Juventusi

Por nuk kanë qenë vetëm tifozët e Selecaos, që kanë shijuar spektaklin e dhuruar nga Neymar, i pranishëm në Emirates Stadium ka qenë edhe krahu i djathtë i drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Bepe Marrota. Jemi duke folur për Fabio Paratici, drejtorin sportiv të Zonjës së Vjetër, që ka ndjekur me shumë kujdes ndeshjen e zhvilluar nga talenti i ri amerikano-latin të dielën në Londër. Por të arrije të hidhje bazat për një marrëveshje të mundshme nuk ishte aspak e lehtë, sepse në gjurmët e sulmuesit të ri brazilian janë skuadrat më të mëdha të Europës, siç janë Barcelona dhe Chelsi në rreshtin e parë, me Blutë e Karlo Ançelotit, të cilët që në verën e shkuar kishin provuar të siguronin shërbimet e talentit të ri, duke vendosur në pjatën e ofertave plot 25 milionë stërlina. Një ofertë, të cilën talenti Santosit e ka refuzuar. Dy vite më parë, më pas, sirenat e Real Madrid që kanë kërkuar të bindin lojtarin, duke pritur familjen e tij për një javë në Madrid për ta njohur me qytetin dhe projektin e merenguesve. Por braziliani nuk është tunduar lehtë përballë përkëdheljeve të shumta. Dhe tani në kontratën e tij është parashikuar një klauzolë largimi në nivelin e 50 milionë eurove. Një shumë jashtëzakonisht e madhe për një lojtar, që nuk ka mbushur akoma njëzet vite dhe që është kurorëzuar si një fenomen nga të gjithë, përtej edhe lëvizjeve të tij, konfirmimi ka mbërritur nga fjalët e legjendës Pele, që është shprehur hapur se ai "mund të arrijë të bëhet një lojtar më i fortë se unë…". Dhe nëse e thotë, O'Rey duhet të besohet. Fitorja në Botërorin Under 20 nga ana e Brazilit në muajin shkurt, ka ndikuar në rritjen e vlerës së tij, duke parë që në këtë sukses ka kontribuar edhe ai me golat e shumtë të shënuar. Nuk mund të flitet për një pjekuri përfundimtare të sulmuesit, edhe sepse rruga është e gjatë, por nëse dikush mund të kishte ndonjë dyshim për këtë lojtar, do të jetë detyruar të rimendohet disi. Dhe skuadrat e mëdha të Europës e kërkojnë me ngulm. Në gjurmët e tij është edhe Manchester Junaitid.

Neymar dëshiron Europën

"Dua Europën, ka deklaruar kohët e fundit vetë i interesuari direkt që, me sa kuptohet, është tashmë plotësisht gati për hapin e madh edhe se, akoma, është e vështirë të japësh një datë konkrete për këtë transferim. Është një ëndërr që do të realizohet, por nuk di ende se kur do të realizohet. Jam shumë mirë tek Santosi, kam gjithçka që më duhet për t'u rritur dhe për t'u pjekur akoma më shumë. I takon, gjithsesi, klubit të vendosë për të ardhmen time". Dhe është radha e skuadrave të mëdha të Europës, për të hapur portofolin për të kryer një investim të madh. Juventusi është e paralajmëruar dhe tani duhet të fillojë të hedhë hapat e parë në një tratativë të mundshme.
/JUVENEWS.TK/

Prandeli, me Ukrainën 7 ndryshime

Italia merr një tjetër formë. Cesare Prandeli, në prag të ndeshjes miqësore me Ukrainën, ka bërë publik formacionin që do të sfidojë Andrej Shevçenkon me shokë. Shtatë ndryshime në krahasim me ndeshjen zyrtare kualifikuese ndaj Sllovenisë: janë konfirmuar vetëm Maxhio, Kielini, Akuilani dhe Rikardo Montolivo. Në sulm do të ketë hapësirë për dyshen Xhiusepe Rosi dhe Alberto Xhilardino. Trajneri i kombëtares italiane ka një mesazh për sulmuesin italian, Mario Baloteli, që ka mbetur jashtë skuadre për shkak të sjelljes së tij: "Ajo që ai kryen jashtë fushës së lojës kondicionon shumë gjykimin për atë që bën brenda fushës së lojës. Në këtë mënyrë, me sjelljen e tij dëmtohet vetë". Një ndeshje e vërtetë. E ka përkufizuar në këtë mënyrë Cesare Prandeli ndeshjen me Ukrainën, që ka shumë dëshirë të shikojë një paraqitje të mirë nga grupi tij pas fitores së bukur të arritur në ndeshjen me Slloveninë: "E kam parë grupin shumë të motivuar, dëshira për të luajtur është, ka shpjeguar Prandeli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, duhet të heqim nga përdorimi fjalën ndeshje miqësore, unë pres në Kiev një ndeshje të vërtetë. Dëshiroj të shikoj një ritëm më të lartë dhe më shumë shpirt sulmues në krahasim me ndeshjen e të premtes në Lubjanë, pres që skuadra të ndërtojë mirë aksionet që nga metrat e parë të fushës". Në këtë ndeshje do të ndryshojnë interpretuesit. Njëmbëdhjetëshja titullare është praktikisht e revolucionarizuar në funksion të eksperimentimit: "Do të luajnë Viviano, Maxhio, Krishito, Gastadelo, Kielini, Nocerino, Markizio, Montolivo, Akuilani, Xhilardino dhe Xhiusepe Rosi. Rosi është në një moment të madh qetësie, dëshiroj nga ai të njëjtën dëshirë dhe personalitet që ka treguar në stërvitje këto ditë dhe në ndeshjet që ka zhvilluar me Vilarealin".

Nuk do të jetë nga minuta e parë Antonio Kasano, do të ketë ndërkohë hapësirë për lojtarët e Juventusit me përjashtim të Bufonit dhe Leonardo Bonucit. Për Pibe de Bari nuk bëhet fjalë për një lënie përfundimtare jashtë formacioni: "Mbetet një pikë e fortë e këtij projekti që kemi filluar, asnjë lojtar që është këtu nuk duhet të ndihet titullar, por vetëm pjesë e rëndësishme e këtij grupi. Në Lubjanë, gjithsesi, Antonio më ka pëlqyer shumë me paraqitjen e tij". I kanë pëlqyer më pak trajnerit të kombëtares "sjelljet e fundit të rënda" të sulmuesit Mario Baloteli, që për këto ndeshje të Italisë është vendosur të lihet jashtë skuadre: "Nuk i njoh shumë mirë detajet në lidhje me polemikën e fundit dhe për këtë nuk dëshiroj të hyj shumë në brendësi. Nëse me të vërtetë ka thënë që mërzitej, herën e ardhshme mund të më telefonojë dhe të më flasë për këtë çështje… Por, është e qartë që çdokush është përgjegjës për sjelljet e tij, ka shpjeguar më tej Prandeli idenë e tij në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Ukrainën. Unë në skuadrën kombëtare dua lojtarë të përgjegjshëm. Do të jetë fusha e lojës në dy muajt e ardhshëm, që do të tregojë nëse Mario Baloteli është gati për këtë aventurë me ne. Ajo që ai bën në fushën e lojës mund të jetë e kondicionuar nga sjelljet e tij jashtë fushe. Në këtë mënyrë, ai dëmton shumë veten e tij. Por, ndërkohë duhet të qëndrojë i kujdesshëm, sepse futbolli të djeg shumë shpejt, do ta kisha grumbulluar për ndeshjen në Kiev, por do të më vinte shumë keq të prekja ekuilibrat e grupit".
/JUVENEWS.TK/

Roma ëndërroje Buffon

Nuk është një mister që Roma e re e Di Benedetto është shumë e interesuar për Gianluigi Buffon. Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus nuk ka ndërmend ta lejojë këtë kalim.

Përkundrazi, drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta, do të propozonte një ulje të pagës. Kështu do ti propozohej një kontratë deri në 2016 me bluzen bardhezi dhe kështu Buffon do të arrinte të fitonte më në fund atë Scudetto që sic thotë shpesh edhe vetë:” Do të vlente më shumë se 1.200.000 tituj të fituar në një skuadër tjetër” /fcjuventus-news/

Juve-Real: “Marrveshje e madhe”

Marotta dhe Paratici janë duke punuar për të përfunduar punën e nisur këtë verë dhe për ta sjellë me në fund Juventusin në nivelet e saj të përhershme. Sic është lajmëruar edhe kohë më parë nga vetë Marotta, duhen 4 kampionë por edhe disa sakrifica. Sipas të përditshmes La Gazzetta dello Sport, momentalisht parashikohen dy shitje të rëndësishme. Flitet për lojtarë dhe me pagë të lartë si Buffon, Chiellini, Melo, Sissoko, Amauri( që mund të kthehet nga huzimi në Qershor) dhe Iaquinta, që aventura e tij juventine ka përfunduar teorikisht. Amauri mund të shkëmbehet me Gilardino-n, me kusht që të ulë pagën aktuale.

Marchisio duket se nuk do të largohet sepse është rritur te bardhezinjtë dhe të gjithë duan që ta mbyllë karrierën aty, mbase me shiritin e kapitenit në krah, në një të ardhme jo shumë të largët.
Lojtari më i pritshëm për t’u larguar është Felipe Melo, i cili ka shumë admirues jashtë Italisë dhe një kontratë në skadencë në 2014. Në pole-position janë Sevilla dhe Real Madrid. Mourinho vlerëson temperamentin dhe aftësitë e tij taktike, të cilat do t’i shërbenin Realit. Nëse juventinët do të hapnin negociatat, ato mund të përfshijnë edhe Chiellini dhe Benzema. Edhe mbrojtësi juventin është një nga të preferuarit e Mourinho, por Juventus do të lejonte largimin e tyre vetëm përballë një oferte të parefuzueshme sepse Chiellini konsiderohet guri më i rëndësishëm i Juventusit të ardhshëm. Mund të kishte mundësi që kjo gjë të realizohej nëse do të përfshihej në marrveshje Karim Benzema, i cili do të zgjidhte përfundimisht problemet në repartin e avancuar.

Sidoqoftë, qëllimi kryesor i Marotta dhe Paratici është që të shesin Sissoko dhe të formojnë një mesfushë me Pirlo(parametër 0) dhe Mascherano që është i paaktivizuar tek Barca. /fcJuventus-News/

Për Bastos mungon vetëm firma - Tani mendohet për Menez

Duket se Juventus dhe Lyon janë në hapat final të marrveshjes për kalimin e Michel Bastos tek bardhezinjtë. Shifra e akorduar mendohet se është 15 milion euro dhe anësori i kombëtares verdeoro do të jetë me shumë mundësi përforcimi i parë i Juves këtë verë.

Tashmë Juventus mendon edhe për Jeremy Menez, fantazist me karakteristika të jashtëzakonshme, të cilin ja ka këshilluar dhe Zizou. Menez kërkon të largohet nga kryeqyteti dhe tifozët romanistë nuk e duan. Juventus është një pistë e cmuar shumë nga ai dhe tashmë pritet që të nisin bisedimet. /fcjuventus-news/

Për Neymar mjaftojnë 35 miliion

Merkatoja bardhezi ka hapur dyert edhe pse Jean-Claude Blanc mundohet ta mohojë duke thënë:
Ti japim kohë kohës, lojmet do të vijnë kur gjërat të kenë përfunduar. Pas pak do të përballemi me këtë temë”

Në një të ardhme jo shumë të largët, merkato do të financohet edhe nga stadiumi i ri:
“Impianti do të japë të ardhura shtesë që do të na shërbejnë për ta shndërruar Juventusin në një skuadër konkuruese, gjë që është zemra e projektit tonë”.

Tani puna është të binden tifozat që të mbushin shkallët e shtëpisë së re juventine. Juve mundohet të paraprijë, për të mos u ndeshur në ankande të rrezikshme. Për të bindur Santos që të shesë talentin e saj të ri duhen 35 milion euro. Nëse 19 vjecari do të dhurojë përsëri spektakël, duke treguar teknikën dhe personalitetin e lartë, cmimi mund të rritet.

Pas Piazon, Juventusi rrezikon t’i shuhet një tjetër ëndërr. Tifozët ndahen: ka që duan me cdo kusht Neymar dhe disa që mjaftohen me Giovinco.

Tani për tani mendohet për pasardhësin e Buffon. Në ditët në vazhdim Marotta do të kontaktojë agjentin e Marchetti. Mbetet e gjallë pista Storari, i cili ka bindur gjithnjë. Bëhet gjithnjë e më e vështirë për Stekelenburg i cili duket pranë Arsenalit. Nga ana tjetër Manninger është shumë pranë Fulham. /fcjuventus-news/

28 mars 2011

Krasic ju ka bashkuar skuadrës

Neser me fillim nga ora 15:00, to të fillojnë me stërvitje pas dy ditë pushimë të dhëna nga trejneri Luigi Del Neri. Neser pritet grumbullimi i futbollistëve për t`u pregaditur për ndeshjen e së Dieles në Olimpiko kundër Romes, një takim i vlefshëm për Biankonerët.

Skuadres do ti bashkangjitet edhe serbi Milos Krasic, i cili nuk do ta zhvilloj takimin e ardhshëm me përfaqsuesen e Serbis, për shkak të kartonave të verdh dhe ai pritet ti bashkohet skuadres të mërkuren më 29.03.2011. /JUVENEWS.TK/

Tre Biankoner në Formacionin baz kundër Ukraines

Pas fitores ndaj Sllovenis, Italianët janë shumë afër kualifikimit në Euro 2012, dhe me një relaksim të madh presin takimin e ardhshëm.

Nesermbrëma Italianët në Kiev do të luajnë një miqësore kundër nikoqirit të Euro 2012 Ukraines, të cilët së bashku me Polonin janë organizatorët e Kampionatit Europian të vitit 2012.

Cesere Prandelli, ka bërë medije formacionin kundër Ukraines, kurse tre Bjankoner do të jenë në formacionin startues, e ata janë: Chiellini, Aquillani dhe Marchisio.

Chiellini dhe Aquilani ishin startues dhe kanë luajtur për 90 minuta kundër Sllovenis, kurse Marchisio kësaj herë do ta filloj ndeshjen nga minuta e parë. Buffon dhe Bonucci do të pushojn pëe këtë takim kurse Matri beson se do të inkuadrohet nga stoli.

Vetëm këta 6 futbollist janë të pranishëm me përfaqsuesen, kurse dy të tjerër Sorensen dhe Krasic jan rikthyer në Torino. Sorensen ka lëshuar kampin stërvitor të përfaqsueses Danese për grupmoshat deri 21-vjec, për shkak të një lëndimi kurse Krasic është i suspenduar për shkak të kartonave të verdh.
/JUVENEWS.TK/

Gilardino mbetet në Fiorentina

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Beppe Bozzo.

Reprezentuesi italian spekulohej se mund të transferohet në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Bozzo ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në Firencë.

“Ku do të luajë Gilardino në sezonin e ardhshëm? Fiorentina, nuk ka dyshim”, tha Bozzo për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Gilardino ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor të vitit 2013.
/JUVENEWS.TK/

Spalletti mendon vetëm për Zenitin

Trajneri i Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalleti, ka mohuar spekulimet rreth rikthimit të tij në Serie A për sezonin e ri.

Ish strategu i Romës ka insistuar se është i përqendruar në skuadrën ruse, pavarësisht spekulimeve se mund të merr drejtimin e Juventusit duke zëvendësuar të shumëkritikuarin Luigi del Neri.

“Çka të bëj me spekulimet rreth rikthimit tim në Itali?

T’i trajtoj si spekulime dhe ju mund t’i injoroni. Sa herë duhet të them dhe të përsëris se jam i përqendruar në Zenit?”, tha Spalletti për Bobsoccer.ru. /
JUVENEWS.TK/