28 shkurt 2011

Conte:Nuk u përgjigjem pyetjeve rreth Juves

Gjatë konferencës për shtyp Antonio Conte i është përgjigjur një pyetjeje rreth koreve në favor të tij nga tifozët e Juves, gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Bologna:

Nuk u përgjigjem pyetjeve që kanë të bëjnë me Juventusin.

Them vetëm se mes nesh ka shumë afeksion. Ata më duan ashtu sic duan shumë protagonistë të tjerë të viteve të shkuara, sepse ka nostalgji për fitoret që kemi arritur në të shkuarën. Unë, tani për tani, mendoj për Sienën.

Mendoj të fitoj këtë kampionat dhe ta risjell Sienën në Serie A. Mes emrave të shumtë të zëvëndësuesve të Del Nerit ishte edhe emri i ish-kapitenit bardhezi Antonio Conte. /FCJUVENTUS-FANS.NET/

Moxhi: "Juventusin e kanë kthyer në një skuadër provinciale"


Fjalë të ashpra janë shprehur edhe për ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventusit pas humbjes në fundjavën e shkuar të Juventusit brenda në Torino kundër Bolonjas. "E kisha paralajmëruar edhe në verë: përpara se të rindërtonin ata që kanë mbërritur kanë përfunduar të shkatërrojnë gjithçka tek Juventusi.

Nuk duhej aspak një revolucion, por vetëm 2-3 lojtarë të rinj shumë të rëndësishëm. Skuadra, ndërkohë ka ndryshuar të gjithë grupin, nuk ka më personalitet dhe as cilësi, duke u shkatërruar në këtë mënyrë edhe grupi që ishte më parë.

Fajtorët?

Kush ka lejuar Marrotën të blejë 15 lojtarë?

Nëse do të ishte për mua do t'i shisja të gjithë, duke shpëtuar vetëm Krasiç. E kanë kthyer Juventusin në një skuadër provinciale, që është në gjendje të fitojë kundër skuadrave të mëdha kur stimujt janë të mëdha për të humbur, ndërkohë më pas kundër çdo lloj skuadre në mënyrë të turpshme, për shkak të mungesës së klasit.

Më vjen shumë keq, por tifozët duhet të kenë shpirtin të qetë: kjo skuadër mund të arrijë maksimumin në vend të pestë ose të gjashtë. Kjo është vlera dhe pesha reale e skuadrës. Kundër Bolonjas, Bonuci ka treguar të gjithë problemet e tija reale, duke treguar se nuk vlen aspak për shifrën që është shpenzuar për të, dhe blerja në janar e Barzaljit nuk ka bërë asgjë më shumë veçse ka përkeqësuar më shumë mbrojtjen e Juventusit, duke dërguar në krizë edhe Kielinin.

Duhet të nderojmë Di Vaion, udhëheqësin e Bolonjas, që duke u plakur është kthyer në një lider të vërtetë për atë skuadër", ka përfunduar komentin e tij Luçiano Moxhi.
/JUVENEWS.TK/

Lipi dhe Moxhi pranë rikthimit tek Juventusi

Të arrihet një fitore e madhe me Milanin dhe më pas të vazhdohet me Cesenën, Breshian dhe Romën. Vetëm në këtë mënyrë, Xhixhi Del Neri mund të zgjasë aventurën e tij tek Juventusi deri në përfundim të sezonit. Në të kundërt, kujdes përballë mundësisë për të parë Marçelo Lipin si trajner deri në fund të kampionatit, për të marrë më pas postin e drejtorit teknik për të menaxhuar punën e një figure të re, me Antonio Konten, që duket favorit përballë alternativës tjetër që është Xhianpiero Gasperini.

Por ndërkohë është rishfaqur hija e Luçiano Moxhit. Një tjetër alternativë për të përballuar emergjencën, që është menduar nga presidenti Andrea Anjeli, në rastin se situata do të precipitonte: Pavel Nedved, idhulli i tifozëve bardhezi, që mund të marrë drejtimin e skuadrës ose të qëndrojë në krah të një trajneri të përkohshëm. Hipoteza Marçelo Lipi, që shumë shpesh rikthehet të qarkullojë në ambjentin juventin, tashmë është në mendjen e pronarëve të klubit, në mendjen e Xhon Elkan në veçanti, që në verë kishte kryer një hap mbrapa, duke i lënë postin e presidentit Andrea Anjelit.

Aktualisht, djali i Umberto Anjelit duhet të bëjë llogaritë me dështimin e projektit Marrota-Del Neri dhe sigurisht që uron të arrijë të paktën deri në fund të sezonit me njerëzit që ka zgjedhur në verë. Në idetë që qarkullojnë për projektin e Juventusit është duke qarkulluar edhe figura e Luçiano Moxhit, që mund të ketë një rol sugjerues, por jo drejtues. Është kjo të paktën ajo që ka qarkulluar në rrethin më të ngushtë të njerëzve të ish- drejtorit të përgjithshëm bardhezi, që kohët e fundit ka filluar të kontaktojë përsëri me bashkëpunëtorët e tij të disa kohëve më parë që nuk e kanë braktisur asnjëherë edhe në momentet më të vështira.

Në këtë pikë, lind një pyetje: është gjithçka e vërtetë apo mbase vetë Luçiano Moxhi, për shkak të dëshirës së madhe për t'u rikthyer në botën e futbollit, është duke çuar përpara këto zëra për të krijuar skenarë të mundshëm ku të përfshihet?

Është e qartë, ndërkohë që shkatërrimi teknik që ka prodhuar grupi i ri drejtues me marrjen në drejtim të Luixhi Del Nerit, është duke rënduar terrenin për një tjetër revolucion të mundshëm bardhezi. Por le të ecim hap pas hapi.

Çfarë do të ndodhë shpejt, duke filluar nga orët e ardhshme?

Pas humbjes së rëndë me Bolonjan, në një ambjent njerëzish të afërt, Del Neri ka bërë me dije që nuk ka aspak ndërmend të largohet në këtë moment, koncept që i është përsëritur edhe drejtuesve më të lartë të klubit. Atëherë, emergjenca për momentin do të jetë të menaxhohet mirë situata aktuale, me shpresën që ndeshjet e ardhshme, të shtunën me Milanin, më pas ndeshjet me Cesenën dhe Breshian dhe në fillim prilli me Romën, mund të përmirësojnë disi situatën e Juventusit në klasifikimin e përgjithshëm.

Kush do të jetë gjithsesi në vend të Del Nerit dhe më pas, me çfarë grupi drejtues do të punohet në sezonin e ardhshëm?

Fakti që nuk mori Rafa Benitezin, ndërkohë që gjithçka ishte shumë pranë për të sjellë nga Sampdoria trajnerin e tij, nuk është duke përforcuar pozicionin e Bepe Marrotës dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Del Neri nuk është një njeri për Juventusin, sepse nuk di të ndërtojë lojë. Merkatoja që është kryer dhe projektuar nga vetë ai ka qenë deri më tani, shumë e kushtueshme dhe shumë e pavlefshme. Andrea Anjeli është presidenti dhe me shumë mundësi do të jetë përsëri, por roli i tij do të krijojë përplasje edhe me pronarët e shoqërisë, duke parë që nuk ka evituar të tilla gabime, akoma edhe më shumë tashmë që bilanci do të kthehet në një problem të madh, sepse do të mungojnë të ardhurat nga kompeticionet europiane.

Kush do të jetë zëvendësuesi Del Neri?

Jashtë nga Champions Liga dhe me një buxhet jo shumë të madh duket se largohen gjithmonë e më shumë figurat e mëdha dhe të kushtueshme si Luçiano Spaleti, i preferuari, dhe Fabio Kapelo. Nëse Lipi do të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë deri në fund të kampionatit, shikohet të ketë shanse të shumta Antonio Konte për të qenë trajneri i ardhshëm, që preferohet përballë Xhianpiero Gasperinit. Të shtunën në Torino, tifozët bardhezi kanë përmendur gjatë emrin e Kontes gjatë ndeshjes dhe në pushim të saj.

Mbi Gasperinin, që ka qenë dikur trajneri i të rinjve të Juventusit në kohën e Luçiano Moxhit, ekziston një interesim i fortë nga Atalanta, që për sezonin e ardhshëm kërkon ta marrë sëbashku me drejtuesin Rino Foski. Gjithsesi, si Antonio Konte (që ka qenë edhe më parë pranë Juventusit përpara se Ferrara të merrte drejtimin e skuadrës në momentin e fundit) ashtu edhe Gasperini janë trajnerë potencialë për t'u kthyer për t'i dhënë një lojë të mirë skuadrës dhe të arrijnë të mbajnë nën kontroll bilancin e shoqërisë që ka probleme.
/JUVENEWS.TK/

Di Vaio:” Pashë shqetësim dhe ankth në sytë e lojtarëve të Del Nerit”

Një ndër të ftuarit e emisionit të Rai 2 “ La domenica Sportiva” ishte pikërisht autori i dopietës kundër Juves, ish- juventini Marco Di Vaio. Di Vaio foli rreth situatës së klubit bardhezi dhe rreth menyrës se si dukeshin kundërshtarët e tij nga afër:

” Dëgjova disa deklarata të Del Nerit mbi psikologjinë e ekipit dhe ka të drejtë, sapo pësojnë gol, ata fundosen. Le të themi se kemi qenë me fat që zhbllokuam ndeshjen me rastin e parë që na u shfaq. Nga aty ata kaluan në konfuzion total dhe filluan të kërkonin pasime të larta.

Shqetësimi ishte i dukshëm. Të rindërtosh nuk është kurrë e thjeshtë. Duket se u mungon mentaliteti fitues dhe kjo është gjëja më e vështirë për t’u ndërtuar. Por nuk është e thjeshtë të gjesh lojtar në lartësinë e Juventusit. Flas nga ekperienca personale. Unë u gjenda menjëherë mirë sepse gjeta një grup solid, që fitonte shpesh.

Tani mungojnë bazat. Sigurisht që duhet kohë, por pas kaq shumë vitesh të kaluara pa trofe, Juventus nuk mund t’i lejojë më vetes që të gabojë cdo sezon” - përfundon sulmuesi emilian. /FCJUVENTUS-NEWS.TK/

Buffon: Jemi të gjithë me Del Nerin

Portieri i kombëtares Italiane dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, del në mbrojtje të trajnerit të tij, Gigi Delneri, i cili pas humbjes me Bolonjën ka rënë nën zjarrin e kritikëve dhe tifozëve të Juventusit.

"Problemi që na qoi në dy humbje të një pas njëshme ishte te vetë lojtarët, dhe jo te Delneri"
"Mund të them se ekipi është i bashkuar dhe të gjithë jemi me Delnerin"
Juventus synon Ligën e Kampionëve, dhe do të duhet të marrë tre pikë në çdo ndeshje, duke filluar nga e shtuna e ardhshme kundër Milanit.

"Që nga e shtuna do të gjejmë forcën të ndryshojmë situatën. Në këtë situatë që jemi, nuk duhet të flasim për ambiciet, por duhet luajtur çdo ndeshje sikur të ishte e fundit", përfundoi numri një i Juves. /Juventus-Fans/

Pato: Eja Juventus!

Menjëherë pas fitores të Milanit kundër Napoli, Pato ka folur pas kësaj ndeshje duke thënë se tani ata janë duke menduar për ndeshjen e ardhshme të tyre kundër Juventusit.

Milani para pak minutësh mposhti Napolin me rezultat 3-0, ndërsa Pato ka thënë se tani ata janë duke menduar për Juventusin e jo për Scudetton.

“Unë jam shumë i lumtur për këtë fitore. Për momentin ne jemi duke menduar për Juventusin e jo për Scudetton”, ishin fjalët e Patos pas ndeshjes kundër Napolit.
/JUVENEWS.TK/

Super JuveNews Liga - Rezultatet e Javes 25

Java 25 26/27.02.2011

Newcastle - Bolton (1-1)
Everton - Sunderland (2-0)
Milan - Napoli (3-0)
Palermo - Udinese (0-7)
Bayern M - B Dortmund (1-3)
Werder Bremen - Leverkusen (2-2)
Atletico Madrid - Sevilla (2-2)
Athletic Bilbao - Valencia (1-2)

Milaim Rushiti - 4 pike

Newcastle - Bolton (x) po
Everton - Sunderland (1) po
Milan - Napoli (1) po
Palermo - Udinese (x) jo
Bayern M - B Dortmund (1) jo
Werder Bremen - Leverkusen (x) po
Atletico Madrid - Sevilla (1) jo
Athletic Bilbao - Valencia (x) jo

Beslind Dragusha - 2 pike

Newcastle - Bolton (1) jo
Everton - Sunderland (1) po
Milan - Napoli (x) jo
Palermo - Udinese (1) jo
Bayern M - B Dortmund (1) jo
Werder Bremen - Leverkusen (2) jo
Atletico Madrid - Sevilla (1) jo
Athletic Bilbao - Valencia (2) po

Beslind Kastrati - 3 pike

Newcastle - Bolton (1) jo
Everton - Sunderland (1) po
Milan - Napoli (1) po
Palermo - Udinese (1) jo
Bayern M - B Dortmund (1) jo
Werder Bremen - Leverkusen (x) po
Atletico Madrid - Sevilla (1) jo
Athletic Bilbao - Valencia (1) jo

Valmir Zeqiri - 4 pike

Newcastle - Bolton (1) jo
Everton - Sunderland (1) po
Milan - Napoli (1) po
Palermo - Udinese (2) po
Bayern M - B Dortmund (x) jo
Werder Bremen - Leverkusen (2) jo
Atletico Madrid - Sevilla (x) po
Athletic Bilbao - Valencia (1) jo

Labinot Ademi - 2 pike

Newcastle - Bolton (1) jo
Everton - Sunderland (1) po
Milan - Napoli (1) po
Palermo - Udinese (1) jo
Bayern M - B Dortmund (1) jo
Werder Bremen - Leverkusen (2) jo
Atletico Madrid - Sevilla (1) jo
Athletic Bilbao - Valencia (x) jo

TABELA

1.Milaim Rushiti 88 pik
2.Beslind Dragusha 87 pik
3.Beslind Kastrati 80 pik
4.Labinot Ademi 64 pik
5.Genc Hoxhaxhiku 61 pik
6.Shkelzim Halimi 55 pik
7.Endrit Mustafa 54 pik
8.Arjan Ramadani 51 pik
9.Adil Latifi 20 pik
10.Edmond Krasniqi 15 pik
11.Valmir Zeqiri 15 pik
12.Rilind Kastrati 13 pik
13.Bujamin Zeqiri 11 pik
14.Sevdaim Arifi 10 pik
15.Alban Manxhuka 1 pik
16.Ramadan Ademaj 0 pik

Java 26 05/06.03.2011

Liverpool - Manchester United (?)
Newcastle - Everton (?)
Juventus - AC Milan (?)
Lazio - Palermo (?)
Atletico Madrid - Villarreal (?)
Athletic Bilbao - Sevilla (?)
Stuttgart - Schalke 04 (?)
Bayer Leverkusen - Wolfsburg (?)

Afati i fundit data 04.03.2011 - ora 0:00
VREJTJE: Letrat të cilat nuk arrij brenda afatit të parapar nuk do të pranohen, deri me tani kemi bërë dy lëshime, por sa po më duket mu, epizoda e gabimeve po vazhdonë.

Juventusi, në verë vjen Capello ose Spalleti


Juventusi do të zgjedhë një trajner të ri midis Spalleti-t dhe Capello-s në fundin e sezonit, por deri atëherë, Delneri do të ruajë vendin e tij, pavarësisht rezultateve që do të arrihen.

”La Gazzetta dello Sport”, në një artikull të publikuar gjatë pasdites, hodhi poshtë ato spekulime, në bazë të të cilave rezultati i ndeshjes së javës së ardhshme kundër Milanit do të jetë vendimtar për vazhdimin e trajnerit.

”Është normale që Gigi të jetë në testim”, deklaroi drejtori sportiv i klubit, Beppe Marotta, pas humbjes befasuese me Bologna-n, një humbje e ardhur brenda për torinezët.

Megjithatë, Marotta konfirmoi vazhdimin e trajnerit, pas një bisede të hapur me të, gjatë së cilës, sipas gazetës, e pyeti konkretisht në mendonte se mund të vazhdonte ende në drejtimin e klubit.

Me përjashtim të ndonjë zhvillimi të papritur, Delneri duhet të qëndrojë deri në fundin e sezonit, por nuk do të vazhdojë më shumë, me përjashtim të mundësisë gjithmonë e më të largët të arritjes së vendit të katërt dhe kualifikimit në Champions League.

Alternativa e përfolur e Pavel Nedved do të marrë jetë vetëm nëse trajneri do të shkarkohet përpara përfundimit të sezonit, por “burime” i thanë gazetës se në çdo rast, klubi nuk dëshiron të rrezikojë me një trajner të papërvojë.

Për këtë arsye, gjithmonë preferohet qëndrimi i Delnerit, ndërsa punohet për afrimin e Capello-s dhe Luciano Spalletti-t. Në rast se për ndonjë arsye, asnjëra prej këtyre dy alternativave nuk do të realizohet, atëherë pritet që Juventusin t’a drejtojë Antonio Conte.
/JUVENEWS.TK/

Vlerësim i lojtarëve: Juventus 0-2 Bologna

Dita: e shtune, 26 shkurt, 2011
Ora: 20:45
Vendi: Olimpico di Torino — Torino


Befasirat nuk ndalen as këtë javë por për Juventusin janë bërë bajat humbjet, kësaj radhe në shtëpi është mposhtur nga Di Vaio i cili i shënoj dy golat për Bolognan.

Juventus

Marco Storari – 5.5
Giorgio Chiellini – 6.0
Andrea Barzagli – 5.5
Leonardo Bonucci – 6.0
Zdenek Grygera – 5.5
Jorge Andrés Martínez – 5.0 (I dështuari i ndeshjes)
Felipe Melo – 5.5
Claudio Marchisio – 6.0
Milos Krasic – 5.0
Vincenzo Iaquinta – 5.5
Alessandro Matri – 6.0

Zëvendësuesit:

Luca Toni – 6.0
Alessandro Del Piero – 6.5
Simone Pepe – 5.5

Bologna

Emiliano Viviano – 6.5
Matteo Rubin – 6.0
Daniele Portanova – 6.5
Miguel Angel Britos – 6.0
Andrea Esposito – 6.0
Diego Pérez – 6.0
Gaby Mudingayi – 5.5
Federico Casarini – 5.5
Francesco Della Rocca – 6.5
Marco Di Vaio – 7.5 (Lojtar i ndeshjes)
Riccardo Meggiorini – 6.5

Zëvendësuesit:

Nicolò Cherubin – 6.0
Antonio Buscè – 6.0
Massimo Mutarelli – 6.5

/JUVENEWS.TK/

Juve kthehet kah Arshavin

Juventusi ka kthyer interesimin e tij në sulmuesin e Arsenalit, Andrey Arshavin.

Kontrata e Arshavin në Emirates përfundon qershor të vitit 2012, por ai mund të largohet nga Arsenali para kësaj date pasi për të interes serioz ka bërë klubit italian, Juventus.

Juventusi për të transferuar këtë lojtar mund t’i jap Arsenalit para të gatshem dhe sulmuesin Quaglierella i cili ka dështuar të tregojë formën e tij te Biankonerët.
/JUVENEWS.TK/

Humbja nga Milani do të thoshte largim i Del Nerit

Qëndrimit të Luigi Del Nerit si trajner i Juventusit po i vjen fundit, ndërsa humbja eventuale ndaj Milanit të shtunën, do të thoshte shkarkim i trajnerit.

Sipas La Repubblica, derbi i të shtunës në Olimpico të Torinos do të jetë rasti i fundit që ai të dëshmojë se është në gjendje që ta ringjallë skuadrën dhe të luftojë deri në fund për një vend në Ligën e Kampionëve.

Kritikët kanë kërkuar largimin e Del Nerit pasi nuk ka arritur të krijojë qëndrueshmëri te Bianconerët, ndërsa thuhet se legjenda bardhezi Pavel Nedved, që aktualisht është i angazhuar si këshilltar te klubi, mund ta drejtojë skuadrën deri në fund të vitit.

Ndërsa ish-trajneri i Juves dhe Italisë, Marcello Lippi, ka gjasa reale që të angazhohet si trajner në fund të sezonit. /Juventus-Fans/

Zoff: Juve mund të luftojë ende për Champions

Portieri legjendar i Juventusit dhe i kombëtares italiane Dino Zoff në ditën e ditëlindjes së tij, flet për mikrofonat e “Radio Sportiva” rreth situatës së vështirë që po përjeton Juve këtë muajin e fundit.

Zoff beson akoma në një Juventus që mund të luftojë për vendin e 4-ërt :” Pas ndeshjes me Interin u duk një Juventus i shëruar.Nuk është e thënë që nuk do të mund të arrij vendin e 4-ërt, por do të jetë shumë i rëndësishëm reagimi i tyre pas humbjeve të fundit”- tha Zoff.

Del Neri? :

”Unë mendoj se pavarësisht gjithckaje, ai do të mund të punojë i qetë edhe pse kur rezultatet nuk vijnë, një gjë e tillë bëhet shumë e vështirë. /Juventus-Fans/

Revolucioni Juve:” Moggi dhe Lippi”

Drejtimi i Juventusit pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme. Grumbullimi i pikëve kundrejt Milanit,Cesenas, Brescias dhe Romës është e detyrueshme për Del Nerin. Vetëm kështu Gigi Del Neri do të mundet të zgjasi aventurën e tij nën drejtimin e ekipit torinez deri në fund të sezonit.

Ndryshe, do të tregohet kujdes ndaj hipotezës së Marcello Lippi-t si trajner deri në fund të sezonit dhe zëvëndësim i tij nga Atonio Conte, i cili është favorit në luftën me Gianpiero Gasperini-n për të marr drejtimin e Juves sezonin e ardhshëm.

Sezonin e ardhshëm, Lippi pritet të ketë rolin e drejtorit sportiv të Juventusit dhe Luciano Moggi( në verë skadon dënimi i pezullimit 5 vjecar), do të mund të rikthehet në vendin e Drejtorit të Përgjithshëm, pozicion të cilin momentalisht e mbulon Beppe Marotta.
/JUVENEWS.TK/

Juventus: ”Peticion i tifozëve kundër Del Nerit”

Tifozët e Juventusit, ose më saktë një pjesë e madhe e tyre, nuk do të donin më Gigi Del Neri-n nën drejtimin e Zonjës së Vjetër.

Ky është pikërisht rezultati i një peticioni të organizuar nga Juventus club di Arcinazzo Romano(Roma), të cilët kërkonin dorëheqjen e menjëherëshme të teknikut bardhezi. Lajmi duket se ka shkaktuar mobilizimin e tifozëve anë e mbanë Italisë.

Janë me mijëra tifozët që i janë bashkuar kësaj iniciative, që vjen si pasojë e humbjeve të turpshme kundër Lecce dhe Bologna. Nga ana tjetër, Del Neri sot ka vazhduar punën rregullisht me skuadrën, në përgatitje të supersfidës së të shtunës kundër Milanit.
/JUVENEWS.TK/

Juventus në minus

Juventus ka regjistruar një humbje financiare për gjysmën e parë të sezonit 2010/2011.

Këtë vitë Juventus ishte në deficitin nga 39,5 milion euro, gati dyfishi i vitit të kaluar.

Pas këti minusi janë investimet në stadiumin e ri si dhe mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.

Juventus njoftoi rezultatet financiare sot në një takim të aksionarëve të mëdha.

Khaled Fareg Zentuti, Përfaqësuesi Lafica, një kompani e Libis që zotron 7.5 % të akcioneve, nuk mori pjesë në takim përshkak të gjendjes jo të mirë në Libi.
/JUVENEWS.TK/

Rikthehet dyshja e frikshme e Juventusit?

Të fitojë me Milanin, pastaj me Cesenën, Brescian dhe Romën.
Vetëm kështu, Luigi Del Neri mund të shpresojë që të vazhdojë të qëndrojë në krye të drejtimit të Juventusit deri në përfundim të sezonit.

Përndryshe, kujdes, pasi mund të mbërrijë Marcelo Lippi si trajneri deri në fund të sezonit dhe më pas të emërohet në postin e drejtorit të përgjithshëm, ndërsa trajner pritet që të vendoset një mes Antonio Contes dhe Gasperinit, me të parin favorit.

Rikthehet ndërkohë edhe hija e Luciano Moggit. Por, së fundi është folur edhe mbi mundësinë e emërimit të Pavel Nedved si trajner i përkohshëm i Juventusit deri në fund të sezonit, gjë që mbështetet fuqishëm edhe nga ana e tifozëve bardhezinj, të cilët e kujtojnë me nostalgji çekun dhe kërkojnë ta shohin sërish në fushë, këtë radhë jo si lojtar, por trajner. Dëshira e tifozëve për Nedvedin trajner është konfirmuar edhe nga një sondazh i gazetës sportive pranë Juventusit, “Tuttosport”.

Ajo që tashmë është e sigurtë, është fakti se dyshja Del Neri-Marotta janë në rrezik serioz për t’u shkarkuar, pasi kanë bërë që sezonin i Juventusit, të paktën deri më tani, të jetë një nga më të dështuarit në të gjithë historinë e bardhezinjve. /Juventus-Fans/

Kielini optimist: Ekipi është i bashkuar

Situata sa vjen dhe bëhet më e errët në shtëpinë e Juves. Këtë e dinë edhe lojtarët. Mbrojtësi Kielini ka thënë: “Më vjen keq si rrodhën ngjarjet ndaj Bolonjës, edhe pse në pjesën e parë e meritonim të kalonim në avantazh.

Nëse s’do të shënonte Di Vaio, nëse do të kishim qënë më të vëmendshëm, duhej të kishim shënuar ne të parët. Situata është shumë e ndryshme, me gjithë respektin për sezonin e kaluar në grup ndihet një frymë bashkimi”. Ndërkohë Felipe Melo ka thënë:

“Unë kurrë nuk kam folur rreth një Meloje të vërtetë apo fals, por për një mesfushë të madhe e të fortë që përbëhet nga unë dhe Akuilani. Mirëpo tani jemi bërë të gjithë të thyeshëm. Gjithsesi jemi të gatshëm t’i mbajmë përgjegjësitë”.
/JUVENEWS.TK/

Del Neri në rrezik, gjithçka në 7 ditë!

Klubi mendon shkarkimin. Vendimtare është sfida ndaj Milanit. Trajneri: Nuk e jap dorëheqjen

Xhixhi Del Neri rrezikon seriozisht vendin në pankinë. Menjëherë pas ndeshjes me Bolonjën, në dhomat e zhveshjes ka pasur një bisedë mes Anjelit, Marotës dhe teknikut. Drejtuesit e kanë pyetur Del Nerin: “E ndjen të vazhdosh përpara”?

Duket se përgjigja ka qënë pohuese, Xhixhi nuk tërhiqet, por ama tashmë ka vetëm shtatë ditë në dispozicion për të treguar se do të vazhdojë ta ketë nën kontroll situatën. Nëse në ndeshjen kundër Milanit këtë të shtunë, tekniku do të bëjë një tjetër hap të gabuar, atëhere gjithçka mund të jetë fatale për të.

Eshtë vetë Marota që shpjegon situatën momentale: “Jemi në pritje për të kuptuar nëse pozicioni i tij i arrin nivelet e kërkuara. Në këto momente është e qartë që jo, pasi Del Neri nuk ka dhënë sinjale qëndrueshmërie, por për këtë do flasim.

Eshtë logjike që gjendet nën presionin e një detyre dhe këtë e dimë të gjithë”. Del Neri pak a shumë e ka kuptuar diçka të tillë edhe pse mundohet ta mohojë: “Presidenti më parë i ka shprehur pretendimet ndaj meje. Kur humbet gjithçka bie përgjegjësia mbi të gjithë, përfshi mua.

Unë punoj gjithmonë për të gjetur një zgjidhje dhe nuk mendoj absolutisht për të dhënë dorëheqjen”. Duhet edhe një javë kohë për të kuptuar nëse Del Neri është i aftë ta udhëheqë Juven larg kësaj krize. Një javë e plotë që ndoshta në përfundim mund të sjellë edhe tërheqjen e tij.

Edhe pse lojtarët e mohojnë faktin që drejtuesit t’i kenë propozuar Marotës për një shkarkim të tij kjo nuk duket e favorshme për teknikun: “Nuk është momenti për të marrë një vendim deçiziv në kufinjtë e frikës që ka pushtuar ekipin.

Nuk e mohojmë gjithashtu faktin që të mund të shkojmë të tërhequr për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Milanit, do t’i shqyrtojmë të gjitha e pastaj do marrim një vendim”. Në orët e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes Martotës, Anjelit dhe Del Nerit.

Pas disfatës me Bolonjën presidenti ka lënë ambientet e stadiumit pas mesnate, pikërisht 10 minuta para se të largoheshin Marota, Paratiçi dhe Del Neri, mëse i menduar dhe i shpërqendruar.

Në diskutim është një projekt i tërë për të cilin është investuar dhe jo vetëm emri i një trajneri që për herë të parë është tronditur nga emri i Antonio Kontes, teksa tifozët në shkallët e stadiumit e vërshëllyer vazhdimisht.

Ai ka reaguar duke thënë: “Pse ajo është dashuri? Më vjen keq për ta, duhet të vuajmë së bashku. Juvja është tepër e brishtë dhe s’ka vazhdueshmëri. Kur ndodh diçka negative e humbasim kontrollin dhe qetësinë. Me Bolonjën e ndjemë mungesën e Akuilanit, i cili do të kthehet pas 10 ditësh, por na duhet të jemi më kompaktë. Nëse vazhdojmë kështu do ketë vetëm tensione dhe vuajtje”.
/JUVENEWS.TK/

Agnelli kërkon 150 milion, Elkann jep vetëm 50 milion

Presidenti Agnelli bënë të ditur se duhet një investim i madhë që skuadëra të përforcohet dhe të luftoj për trofe por pronari dëshiron të jap 100 milion më pakë nga shifra e kërkuar.

Siç bënë të ditur Gazzetta Dello Sport, në dy muajt e ardhshëm Juventus do të vendos se sa do të jetë bugjeti për merkaton e vitit të ardhshëm. Sipas këti burimi Andrea Agnelli ka kërkuar 150 milion që ta ripërtrij skuadrën që të jetë në gjendje të luftoj për trofe.

Mirpo sic bëhet e ditur pronari John Elkann në verë ka ndërmend ti ndajë vetëm 50 milion për investime.

Mediat Italiane shkruajn se presin nga skuadra të kuptohet ambiciet për merkaton e verës, ku Beppe Marotta ka premtuar që skuadra e stinorit të ardhshëm do të jetë shumë e fortë.
/JUVENEWS.TK/

Nedved si zjarrfikës

Legjendari Qek mund të jetë një zgjidhës i përkohshmëm deri në verë, si dhe janë edhe disa emra në lojë.

Ish futbollisti Juventin, Pavel Nedved mund të ulet në pankinen e Juventusit deri në fund të stinorit.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se Nedved mund ta drejtoj skuadren nëse presidenti Andrea Agnelli ja tregon deren Del Nerit.

Në këtë kohë, Del Neri është i sigurt, edhe pse është pran largimit pas disfates kundër Lecces dhe Bolognes.

Kandidat për Juventusin është edhe Antonio Conte.

Egzistojn disa variante që Nedved mund ta udhëheq skuadren deri në fund të stinorit, pastaj skuadren mund ta marrë Conte ish kapiteni i Juventusit.

Përmendet edhe një emër, ish trejneri i Genoas, Paolo Gasperini i cili në Juventus ka punuar si drejtor në shkollen e të rinjëve Bardh e Zi, po ashtu spekulohet edhe për trejnerin e Portes, Villasa Boasa i cili ishte pjes e ekipit ndihmës të Zhoze Morinjos.
/JUVENEWS.TK/

Amauri: Juve nuk është më problemi im

Braziliani ka deklaruar se më nuk po mendon pëe Juven, ai shenoj dy golat dhe barazoj 2-2 ndaj Romes në Olimpiko.

Amauri sikur ke lindur pas largimit nga Torino ?

Nuk po mendoj më për Juventusin, a fitojn apo humbin nuk është problemi im, në këtë moment jam duke menduar vetëm për Parmen ka deklaruar Braziliani me pasaport Italiane.

A mund të thuhet se golat e shenuar jukan kthyer në formen e dikurshme që kishi në Palermo?

Nuk e di po shpresoj, tashmë kamë një presion më të vogël. Golat janë të rëndësishëm, e rëndësishme është se Parma ka arritur ti largohet zonës së rrezikshme ka deklaruar golashenuesi i dyfisht në takimin kundër Romes.
/JUVENEWS.TK/

Juventus mendon per mbrojtjen dhe emri quhet Hutton

Juventusi duke pare se edhe kete sezon do ta kete te veshtire te realizoje objektivat e saj , ( ne kete faze te sezonit eshte vetem arritja e vendit te katert ne kampionat qe do ti mundesonte Zonjes se Vjeter mundesine per te luajtur vitin e ardhshem ne Champiosn Lige ) po mendon qe merkaton e vitit te ardhshem ta filloje qe tani dhe sidomos kane gjetur edhe repartin nga do filloj ringritja e ekipit.

Mbrotja, mbi te gjitha krahet e saj nuk kane bindur madje duket se eshte problemi kryesor sepse ne te vertet po ti marrim si emra, vetem ata mund te jene jo te nivelit te vet klubit bardhezi sepse ne te vertet si Buffonit ashtu eshte Ciellinit dhe Bonucit nuk mund tu kerkosh me shume se kaq. Grosso ,Grigera, Motta, kane zhgenjyer plotesishte. Ne ke te menyre Juventusi eshte gati te beje goditjen e pare per te zgjidhur kete problem.

Mbrojtesi Alan Hutton duket se eshte lojtari qe pelqehet me shume nga bardhezinjte. Mbrojtesi i krahut te djathte i Tottenhemit kap vleren e 7 milion eurove qe per Juventusin nuk do te ishte nje problem. Nga Anglia kjo blerje nga Juventusi eshte thuajse e perfunduar dhe pritet vetem vera per te zyrtarizuar gjithcka.
/JUVENEWS.TK/

Juventus kërkon Mascheranon‏

Sipas raporteve të ‘Tuttosport’ Juventus janë duke kërkuar mesfushorin më shumë eksperiencë të Barcelonës Javier Mascherno.

Zonja e vjetër po kalon në një krizë sa u përket rezultateve dhe një vend për ligën e kampioneve po dukët të jetë shumë i vështirë.

Giuseppe Marotta po shikon daljen nga kjo krizë më përforcime të reja në klub.

Më herët Juventus kishte shpreh interesim për Michel Bastos dhe Alexis Sanchez dhe tani në listën e të dëshiruarve është futur edhe Argjentinasi Javier Mascherano.

Forma jo e mirë dhe mos përfshirja në formacionin bazë e Mascheranos tek Barcelona ka bërë që një largim i mundshëm i tij nga Spanja të jetë më i besueshëm.
/JUVENEWS.TK/

Juve, Del Neri në dyshim, del në pah hija e Lipit

Anjeli dhe Martota nxitohen, por ka afat deri të shtunën në sfidën me Milanin

Xhixhi Delneri do të jetë patjetër trajneri i Juventusit deri të shtunën e ardhshme. Përtej kësaj, nuk është e arsyeshme të parashikosh. E reja është se për të ka një datë skadence: nëse skuadra vazhdon të shkojë drejt fundit, do jetë i pari (i vetmi) që do ta paguajë. Në realitet, as Anjeli, as Marota nuk dëshirojnë shkarkimin. Të shtunën në mbrëmje presidenti, administratori i deleguar dhe trajneri janë takuar për 30 minuta.

Anjeli ka kërkuar, Delneri ka shpjeguar, në fund tekniku ka dalë me ndërgjegjen e pastër. “Patëm një ballafaqim të sinqertë”, njoftoi Marota. “Në fund, i thamë Delnerit të ecë përpara i qetë me punën e tij. Këtu jemi të gjithë përgjegjës, të gjithë fajtorë: drejtues, trajnerë dhe lojtarë. Delnerit nuk i ka ikur nga duart situata, ka kontrolluar skuadrën e tij. Nuk është në program, në mënyrë absolute, një ndryshim pankinash”, u shpreh drejtori i përgjithshëm. Por një plagë në ndërgjegje është hapur dhe rrezikon të bëhet e pariparueshme. “Është e qartë, që puna e trajnerit është nën ekzaminim, siç është logjike në raste të tilla.

Do të duhet të bëjmë kujdes, që të mos biem në nivelin e alarmit”, sqaroi ai. Përkthimi është shumë i thjeshtë: nëse rezultatet do të vazhdojnë të jenë negativë, Delneri do të shkarkohet. Me kë do të zëvendësohej është e pamundur ta thuash, por emri që po qarkullon gojë më gojë është ai i Marçelo Lipit. Ish-trajneri i Italisë është thirrur për një kohë të gjatë nga nostalgjikët e tifozerisë ultrase. Marota ka zyrtarizuar në praktikë atë që në dhomat juventine po përflitej javën e kaluar.

Anjeli beson te Delneri, dëshiron që të jetë trajneri i tij edhe për vitin e ardhshëm, por është koshient se tekniku do të ishte i pamundur për ta mbrojtur, nëse rezultatet do të jenë këto: sot për sot, Juventusi është thuajse jashtë Europës dhe tetë muaj pas fillimit të punëve skuadra nuk ka manifestuar ndonjë shenjë të mirë. Madje bën regres nga java në javë. Delneri ka refuzuar mundësinë e dorëheqjes: “Absolutisht jo”.

Dhe nuk ka bërë as autokritikën më minimale, duke u limituar te një nga frazat më të njohura në leksikun e futbollit: “Kur humbasim, të gjithë jemi përgjegjës, sikurse jemi të gjithë të mirë kur fitojmë”.
/JUVENEWS.TK/

Moggi: “Juve, do te jetë vuajtje deri në fund të sezonit. Tifozë, harrojeni vendin e 4-ërt”

Tifozët kanë thirrur emrin e tij edhe pas ndeshjes gjatë ndeshjes kundër Bologna. Kërkohej rrikthimi i Luciano Moggit nga të gjithë ultrasët, të cilët mbajnë mend akoma sukseset e paharrueshme, të arritura me të.

Momentalisht, Ish-Drejtori i Përgjithshëm juventin po ndjek situatën e bardhezinjëve në kuadrin gazetaresk, si editor i të përditshmes “Libero”. Në shkrimin e fundit, ka shpenzuar disa fjalë domethënëse për Juventusin e tij, të turpëruar nga Bologna:”

Ka pak për t’u thënë, Juventusi është ky. Një skuadër me lojtarë me dëshirë, por që mbetet e tillë. Do të jetë një situatë vuajtjesh deri në fund të sezonit. Jap një këshillë për tifozat bardhezinj: Harrojeni vendin e 4-ërt, nuk është për këtë grup”. – Këto ishin fjalët e Big Luciano.
/JUVENEWS.TK/

27 shkurt 2011

Rampulla: Juve merkato jo në lartësinë e duhur

Michelangelo Rampulla, ish portier i Juventusit në vitet 90’, dhe bashkëpunëtor i Ciro Ferraras sezonin që shkoi, flet për “ilsussidiario.net” rreth momentit të Juventusit pas humbjeve të Lecce dhe Bologna:

” Sezoni është zhgënjyes, pavarësisht revoulcionit të bërë këtë verë, nuk kanë ardhur erzultatet e shumëpritura. Vitin që shkoi u shkarkua Ferrara, pavarësisht nisjes së mirë të kampionatit, që u shoqëru nga shumë faktorë si dëmtimet e lojtarëve kyc. Skuadra humbi disi, por nuk ishte aq kaotike”.

Rampulla shprehet më pas për shkarkimin e Del nerit, i cili duket se do të vijë në rast humbjeje me Milanin:” Nuk vlen të ndryshosh gjithmonë sepse nuk sjell rezultatet e pritshme. Duhet të besojmë tek projekti. Në këto momente të gjithë janë fajtorë. Merkato e Juventusit nuk ishte në lartësinë e duhur. Duhen 6-7 kampionë, rreth të cilëve të ndërtohet e gjithë skuadra. Në të shkuarën Juventusi është ndërtuar kështu”.
/JUVENEWS.TK/

Rikthehet Marcelo Lippi?

Më në fund një lajm i mirë vjen nga Torino për tifozat Juventin.

Mendohet se ish-trajneri i Juves, Marcelo Lippi do të rikthehet për të drejtuar "Zonjen e Vjeter" në 11 ndeshjet e ardhshme në kampionat pasi Luigi Del Neri nuk po tregon rezultate të mira dhe po e fundos skuadrën.

Lippi do të jetë trajner deri në qershor pastaj në stolin bardhezi pritet të mbërrijë Fabio Capello ose Luciano Spalleti. /Juventus-Fans/

Gameiro: Do të dëshiroja të luaj përkrah Del Pieros

Një prej sulmuesve më të kërkuar të momentit, 23-vjeçari Kevin Gameiro, i cili luan tek francezët e Lorient, ka shprehur dëshirën që të luajë tek Juventusi. Gjatë një interviste të dhënë për sportiven torineze, “Tuttosport”, ai ka thënë se ka dëshirë që të luajë përkrah legjendës së bardhezinjve, Alessandro Del Piero.

“Kampionati që më tërheq më shumë është ai spanjoll dhe Barcelona është një ekip fantastik. Juventusi interesohet për mua? Nuk di gjë, por gjithmonë është kënaqësi kur mëson se një ekip i madh interesohet për ty.

Që i vogël e kam ndjekur Juventusin, sepse Zidane ishte miti im dhe ëndërroja që një ditë të vishja atë fanelë. Del Piero pastaj është një kampion unik dhe kush nuk do të donte që të luante përkrah tij”, ka thënë sulmuesi për sportiven torineze. Gameiro ndiqet nga një sërë klubesh të rëndësishme në Europë, mes të cilave edhe Barcelona, Inter, Milan etj. /Juventus-Fans/

Amauri ndal Romën

Skuadra e Romës nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Parmës edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes pati epërsi të dyfishtë. Takimi i zhvilluar në Stadio Olimpico përfundoi me rezultat 2-2.

Në minutën e 19-të u akordua penallti në favor të vendasve, pas ndërhyrjes në Taddein, ndërsa i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Francesco Totti.

Giallorossët ishin më të mirë në pjesën e parë, kur arritën edhe ta dyfishojnë rezultatin përmes mbrojtësit Juan (36’).

Mirëpo në pjesën e dytë, mysafirët u kthyen në lojë, ndërsa për këtë ishte meritor sulmuesi i huazuar nga Juventusi, Amauri, i cili realizoi dy herë (74’ dhe 79’).

Pas këtij barazimi, Roma do ta ruajë vendin e gjashtë me 43 pikë, katër më pak se Udinese që mban vendin e pestë.
/JUVENEWS.TK/

Del Neri: Ky do të jetë vit i keq për Juventusin

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është detyruar që të pranojë se ekipi i tij nuk është kërkah pas disfatës prej 2-0 ndaj Bolonjës.

“Qëndrueshmëria nuk është në ADN-në tonë, sa herë pranojmë gol ne humbasim fokusin. Është e pa mundur që një ekip si i joni të humbasë dy javë radhazi pasi mposhti Interin”.

“Ky do të jetë vit i keq për Juventusin. Më vjen keq për tifozët, ata meritojnë më mirë”, u shpreh Del Neri.
/JUVENEWS.TK/

Barcelona: Krkiç kushton 40 milionë euro

Barcelona nuk i tradhton të rinjtë e saj, edhe pse ata janë në hije nga shpërthimi i Mesit dhe Vijas, prandaj i paralajmëron të gjithë të interesuarit: për të arritur te Bojan Krkiç (20 vjeç) nevojiten 40 milionë euro.

Këtë e shkruante dje e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo”, që vihet në radhë të parë për blerjen e futbollistit të Totenhemit, në rast se do të vendoste të ofronte në shkëmbim xhevahirin e saj, Geret Bejli.

Në ndjekje të Krkiç janë skuadrat italiane Juventus e Napoli, të cilët duket se do ta kenë të vështirë të bëjnë përpara nëse flitet për një shifër kaq të madhe. Prandaj talenti spanjoll rrezikon të mbetet një ëndërr për ekipet italiane.
/JUVENEWS.TK/

Chiellini: Humbëm përsëri!

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini është tepër i zhgënjyer nga humbja kundër Bolognas në ndeshjen e mbrëmshme.

“Ishte një ndeshje më ndryshe se ajo kundër Lecces por përsëri ne në fund humbëm”.

“Trajneri gjatë pjesës së dytë nuk ka lëvizur nga stoli. Unë kam një repsekt për trajneri dhe nuk besoj se këtu ishte problemi. Neve na mungoi entuziazmi. Na falni për këtë humbje edhe pse nuk e merituam sepse në pjesën e parë ne merituam të ishim në epërsi”, tha Chiellini. /JUVENEWS.TK/

Melo: Duhet të nxjerrim jashtë gjithcka kemi brenda

Felipe Melo flet pas ndeshjes për gazetarët:” Duhet të nxjerrim jashtë gjithcka kemi brenda. Edhe me Interin të gjithë na sulmonin para ndeshjes, por pas fitores të gjithë flisnin për një ringjallje të Juventusit. Ne nuk kemi folur kurrë për kampionatin.

Gjithmonë kemi menduar ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të jemi të bashkuar. Në dhomat e zhveshjes folëm për situatën në të cilën ndodhemi. Ndryshe nga ndeshja kundër Lecce, kësaj rradhe luftuam deri në momentet e fundit, pavarësisht rezultatit. Jemi Juventusi dhe do të ringrihemi. Ndeshja me Milanin do të jetë decizive”. – përfundon mesfushori brazilian.
/JUVENES.TK/

Del Neri rrezikon pankinën

Marotta:”Logjike që është nën mbikqyrje”

Gigi Del Neri rrezikon pankinën. E shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”, që sjell një prapaskenë të vecantë: pas fundit të ndeshjes me Bologna, në dhomat e zhveshjes është organizuar një takim mes Agnelli-Marotta-Del Neri. Drejtuesit e kanë pyetur Del Nerin : “A mendon se mund t’ja dalësh që të vazhdosh përpara me ne?”. Përgjigja ishte pozitive.

Gigi nuk dorëzohet, por tani ka vetëm 7 ditë për të treguar se e ka situatën nën kontroll. Një hap tjetër fals në ndeshjen kundër Milanit të shtunën në mbrëmje, mund të ishte fatal për trajnerin.

Të rëndësishme duken edhe deklaratat e Marotta, të lëshuara për “La Gazzetta dello Sport”: “ Jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që të kuptojmë më së miri pozicionin e tij. Tani për tani nuk mund të flasim për largim të tijin sepse ai akoma nuk ka dhënë sinjale që të na bëjnë të kuptojmë se ka ardhur fundi i marrdhënies tonë me të. Por do ta shqyrtojmë mirë këtë situatë.

Ai është nën mbikqyrje, ashtu sic jemi të gjithë në këtë moment”.- përfundon Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit.
/JUVENEWS.TK/

26 shkurt 2011

Del Neri në Sky:” Ishim psikologjikisht të dobët

I intervistuar pas ndeshjes nga Sky, Del Neri është dukur i dorëzuar përballë momentit aktual të Juves. As vetë trajneri nuk duket në gjendje të shpjegojë situatën aktuale: “ Jemi shumë të brishtë. Nuk kemi vazhdueshmëri dhe jemi të padeshifrueshëm. Mbase rastet e humbura po e bëjnë skuadrën konfuze dhe të shpërfytyruar. Është e pamundur që një skuadër si e jona që mund Interin, të humbasë përballë Bologna dhe Lecce në këtë mënyrë”.

Rreth analizës së golit të parë të Di Vaio-s: “ Goli i parë lind pas një mosmarrveshjeje mes Melo dhe Marchisio, ku Di Vaio tregohet i zoti edhe pse përfitoi nga një situatë kaotike. Ky është një sezon vuajtjesh dhe po vazhdoi kështu duhen shtrënguar dhëmbët”.

Rreth problemeve psikologjike të skuadrës: “ Është e pamendueshme se si kemi humbur skuadrën brenda 15 ditëve, nuk kemi vetëbesim dhe është përmbysur krejtësisht siguria e 18 rezultateve pozitive rresht, të fazës së parë. Duhet të vuajmë. Më vjen keq për tifozët”

Rreth dëmtimeve, Del Neri nuk kërkon justifikime: “Sot mungonte Aquilani, por nuk është ky problemi”. Duhet të mbrohemi më mire dhe të jemi më shumë skuadër, kur jemi skuadër, mbrojmë më mirë dhe luajmë më mirë. Paraqitja e skuadrës ishte negative. Jemi jashtë cdo kompeticioni dhe duhen ndërtuar baza të forta për ndeshjet e mbetura”.

Rreth ndërrimeve në fund të pjesës së parë: “Iaquinta kishte probleme fizike. Pata në mend një ndërrim me Del Piero-n. Goli i dytë i pësuar ishte i pafalshëm. Skuadra ishte shumë e tërhequr dhe i dha mundësinë Di Vaio-s që të gjuante me të djathtën. Goli u bë shumë thjeshtë. Nuk mund të luajmë me intensitet me skuadrat e mëdha si Interi dhe të luajmë kështu përballë skuadrave të vogla. Goditjen e Lecce nuk e kemi kapërcyer akoma. Jemi psikologjikisht përtokë, por jo fizikisht. Duhet të gjejmë forcë për t’u ringritur por duhet të ndërrojmë marrsh sepse ndryshe situata do të degjenerojë.
/JUVENEWS.TK/

Inter një mekat i Juventusit

JuveNews ju përkujton se fitorja e Interit nuk po na sjell fatë, shikoni këto rezultate pas fitores kindër Interit, pësuam Lecce - Juventus 2-0, Juventus - Bologna 0-2.

T`ju përkujtojm këtë:

FITUAM 05.12.2009 Juventus-Inter 2-1
E më pas shikoni të nderuar vizitor ndeshjet e vitit të kaluar pas fitores kundër Interit.


12.12.2009 Bari-Juventus 3-1
20.12.2009 Juventus-Catania 1-2
06.01.2010 Parma-Juventus 1-2
10.01.2010 Juventus-Milan 0-3
17.01.2010 Chievo-Juventus 1-0
24.01.2010 Juventus-Roma 1-2
31.01.2010 Juventus-Lazio 1-1
06.02.2010 Livorno-Juventus 1-1


A thuani vllezër se fitorja kundër Interit është një mekat ndaj nesh, do të lutem që në përballjet kundër Interit të pësojm vetëm që kampionati të na shkoj mbar..

E tashmë për tu bindur shikone këtë:

22.11.2008 Inter-Juventus 1-0

Pas disfates ndaj Interit shikoni rezultatet në vazhdim:

30.11.2008 Juventus-Reggina 4-0
07.12.2008 Lecce-Juventus 1-2
14.12.2008 Juventus-Milan 4-2
21.12.2008 Atalanta-Juventus 1-3
11.01.2009 Juventus-Siena 1-0

18.01.2009 Lazio-Juventus 1-1
24.01.2009 Juventus-Fiorentina 1-0

Qe qka na pret kur Luajm Barazojm kundër Interit:

19.04.2009 Juventus-Inter 1-1
26.04.2009 Reggina-Juventus 2-2
03.05.2009 Juventus-Lecce 2-2
10.05.2009 Milan-Juventus 1-1
17.05.2009 Juventus-Atalanta 2-2

Tefinitivisht është për të besuar se Inter është një mekat i Juventusit. /JUVENEWS.TK/

“Tifozat kërkojnë Luciano Moggi-n”

Pas golit të dytë të Bolonjës, tifozat bardhezinj kanë mbuluar skuadrën dhe drejtuesit me fërshëllima. Mes koreve dëgjohej: “Shkoni të punoni” dhe “ Turpërohuni”. Tifozat me zë të lartë kanë brohoritur emrin dhe rikthimin e Luciano Moggi-t.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Juves që 30 Qershorin e këtij viti do të përfundojë 5 vitet e skualifikimit, mund të rikthehet në gjirin e Juventusit. Kush e di nëse Presidenti Agnelli do ta ketë dëgjuar këtë kor. Do të ishte momenti që të merren vendime të forta dhe me autoritet.
/JUVENEWS.TK/

“ Del Neri dhe Marotta, largohuni nga Torino”

Për cdo gjë ka një limit, por edhe ky është tejkaluar. Para ndeshjes kundër Bologna, 0-2, Beppe Marotta qeshte në Tribunë se bashku me Paratici. Në fund të ndeshjes, Del Neri kishte mbetur pa fjalë, në pankinë. Po, pa fjalë, ashtu si edhe ne. Tani shkoi, shkoi edhe një tjetër sezon mes turpit dhe indinjatës. Cfarë duhet të presim akoma?
I dashur President Agnelli!

Para 1 viti, të gjithë kërkonim ardhjen tuaj sepse besonim tek guximi dhe kurajo juaj: bëni dicka, tani, dëgjoni popullin bardhezi. Juventusi, në Torino, kundër Bolonjës nuk humbiste prej 30 vjetësh. Edhe sa duhet të presim akoma për të parë një Juventus në lartësinë e para 2006-ës ?

/JUVENEWS.TK/

L’Equipe sulmon Juven: “Del Neri nuk funksionon”

E përditshmja transalpine ktheht në sulm të Juventusit, pasi e kishte quajtur atë skuadër provinciale para ndeshjes Juve-Inter. Këtë herë nën shënjestrën e saj kanë qënë Marotta dhe Del Neri të cilët janë përshkruar si: “ dy që kanë arritur të katërt me Sampdorian dhe kanë mbërritur në Torino si shpëtimtarët e atdheut”. Marotta është kritikuar për punën e tij në merkato(“ka shkatërruar cdo gjë duke larguar Trezeguet dhe duke afruar 11 lojtarë”)

Del Neri ishte protagonist i titulli :”Del Neri nuk funksionon”. Një titull i rëndë, që duket si dënim për punën e teknikut bardhezi, i cili sipas L’Equipe, është autori i “një nisje kurajuese, e shoqëruar nga një rënie drastike që po dënon Juventusin në vendin e shtatë, një pozicion që është një falimentim i dytë pas atij të vitit që shkoi”.

Fjalë të forta edhe për të përshkruar rrugën e bardhezinjëve në Europa League:” Juventusi është turpëruar nga një skuadër polake: Lech Poznan.” Në mbyllje të artikullit kemi shigjetën e fundit që lidhet me të ardhmen e ekipit: “ Me këto hapa, bazat e sezonit të ardhshëm janë shqetësuese”.
/JUVENEWS.TK/

Di Vaio dënon Juventusin

Zonja e Vjetër ka pësuar një goditje të radhës duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Bologna para tifozëve të vet.

Gjysma e parë e takimit ishte e balancuar, ndërsa i tillë ishte edhe rezultati, pasi nuk u shënua gol.

Me të filluar pjesa e dytë (49’), Marco Di Vaio ndëshkoi ish-skuadrën e tij për t’ia dhënë epërsinë ekipit mysafir.

Pas golit të pësuar, Juventusi pati më shumë nga loja duke krijuar raste, mirëpo pas një kundërsulmi të mysafirëve, ishte sërish Di Vaio lojtari që dyfishoi epërsinë (66’).

Deri në fund të ndeshjes, bardhezinjtë vazhduan të sulmojnë, mirëpo nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre, duke rrezikuar kështu mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
/JUVENEWS.TK/

Barcelona synon Pirlon‏

Andrea Pirlo ka një ofertë joshëse sepse skuadra e Barcelonës po interesohet për shërbimet e tij.

Deri tash ishte folur për një interesim të Juventusit dhe Chelseat, por edhe Barcelona synon mesfushorin e Milanit.

Pirlo pritet që deri në fund të muajit të ardhshëm të vendos për të ardhmen e tij. Aktualisht është 32-vjeçar.
/JUVENEWS.TK/

Mohamed Sissoko operohet në gju‏

Klubi nga Torina Juventus ka bërë të ditur se Mohamed Sissoko do i nënshtrohet operacionit në gju në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas faqes zyrtare të Juventus, Sissoko do operohet në gju më 2 mars në Bordo të Francës.

Sipas burimeve, Sissokon ky operim do ta mbaj jashtë fushave për dy muaj.

Sissoko kishte pësuar lëndim gjatë stërvitjeve dhe kjo do jetë një goditje tjetër e rëndë për Juventus. .

Sissoko kohëve të fundit ka qenë në qendër të polemikave për një largim të mundshëm nga “Zonja e Vjetër” në fund të sezonit.
/JUVENEWS.TK/

Juventus, 40 milionë euro për ekipin e ri

Sezoni i dështuar, me eliminimin e parakohshëm nga kupat e Europës dhe ecurinë e dobët në kampionat, ku rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Champions League ka bërë që drejtuesit e Juventusit të mendojnë për skuadrën e ardhshme.

Revolucioni do të realizohet me një “thesar” prej 40 milionë eurosh. Gjysma e kësaj shifre do të sigurohet nga shitjet e Amaurit, Xhovinkos dhe Paladinos, ndërsa pjesa tjetër do të investohet nga pronarët e klubit. Objektivat në merkato janë njëri ndërmjet Pastores ose Sançez, por edhe Xhilardino, si dhe një mbrojtës krahu.
/JUVENEWS.TK/

Agjenti i Van der Wiel: “Juve? Të shohim në verë, City nuk na ka kontaktuar”

Zërat e vazhdueshëm për një interesim të fortë të City për Gregory Van Der Wiel, mbrojtës i djathtë hollandez i Ajax dhe i kombëtares kanë frikësuar Juventusin. Ekipi bardhezi që është prej kohësh në ndjekje të hollandezit merr lajme nga menaxheri i tij, Hakim Slimani që i kontaktuar nga Calciomercatoëeb.it deklaron:”

Momentalisht nuk ka asgjë sepse asnjë nga City nuk na ka kontaktuar. Deri më tani është cdo gjë e bllokuar dhe do të presim verën. Gregory ka një kontratë deri në 2013 dhe mendoj se largimi i tij në verë do të ishte fitimprurës si për të ashtu edhe për klubin që do të arkëtonte më shumë para nga shitja e tij këtë vit sesa në vitet në vazhdim. Deri tani nuk kemi oferta nga Juventus, por ekipet e mëdha si ai torinez janë pista të preferuara nga hollandezi.
/JUVENEWS.TK/

Del Piero: Rinovoj edhe pa para

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, dha një provë më shumë të përkushtimit të tij ndaj fanellës bardhezezë, duke deklaruar se është i gatshëm të rinovojë, edhe nëse nuk do t’i ofrojnë asnjë shpërblim financiar.

Në një shkrim të botuar në faqen e tij personale, kapiteni bëri të qartë se vlera e pagës që do t’i ofrojë klubi nuk ka asnjë lloj rëndësie. “Kur kam qenë adoleshent, kam hedhur firmën mbi një kontratë të bardhë. Nuk e dija se sa do të paguhesha dhe edhe tani mund të hedh firmën njësoj. Le t’a plotësojë klubi më vonë shifrën që do të marr”.

Pas 667 ndeshjesh me Juventusin dhe 280 golash, Del Piero nuk mund të luajë më me asnjë skuadër tjetër në jetën e tij, por ndien se ka ende për të dhënë, prandaj edhe opsioni i tërheqjes nga futbolli nuk merret parasysh.

Lidhur me gjendjen e skuadrës, kapiteni motivoi skuadrën duke thënë se 12 fitore deri në fund janë të mundura, ndërsa theksoi se revolucioni nuk duhet bërë në merkato, por në mentalitet.

”Mendoj se Juventusi i ka cilësitë që të fitojë çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari. Fatkeqësisht, në këtë sezon kemi patur bllokime mendore, të cilat nuk na kanë lejuar të shprehim potencialin tonë të plotë. Për këtë arsye, revolucioni duhet të fillojë nga mendja.

Për humbjen në Lecce dhe paraqitjen e dobët nuk ka asnjë shpjegim dhe asnjë justifikim. Deri në fundin e sezonit mbeten edhe 36 pikë në lojë. Do të provojmë që t’i fitojmë të gjitha”. /JUVENEWS.TK/

Aquilani mungon për 10 ditë

Klubi italian, Juventus ka konfirmuar se Alberto Aquilani do të jetë jashtë fushave të lojës për dhjetë ditë.

Mungesa e Aquilanit për dhjetë ditë vjen si pasojë e lëndimit të tij duke bërë kështu që ai të humbasë edhe ndeshjen kundër Milanit e cila zhvillohët të shtunën e ardhshme.

“Aquilani ka probleme me muskujt në këmbën e djathtë”, është raportuar në faqen zyrtare të Juventusit.
/JUVENEWS.TK/

Matri, sekretet e “Pumas” mes golave dhe traktorëve

Sulmuesi bardhezi e ka nisur karrierën e tij në Garfinja si mbrojtës i krahut të djathtë

Pak më shumë se 2500 banorë, në mes të kodrave dhe fushave. Rrugët janë pothuajse të shkretuara, heshtja e fshatit, traktorët që qarkullojnë nëpër rrugë si të ishin biçikleta. Në Grafinja, krahinë e Lodit, 40 kilometra nga jugu i Milanos, Alesandro nuk është kampioni i vetëm. Grafinja është edhe atdheu i “Galos”, ose më saktë Danilo Galinarit, ylli i NBA-së i rritur në një shtëpi pak jashtë qytezës.

Heronj të një bote të thjeshtë, ku të gjithë njihen dhe fotografitë e kampionëve janë të vendosura me krenari në lokale dhe restorante. Matri është rritur këtu, midis goditjeve të topit dhe garave (të fituara) në biçikletë. Në shkollë? Një djalë i turpshëm, i edukuar. Nga ata që për shokët janë gjithmonë të pranishëm.

Tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme i ka mbaruar në këtë qytezë. Shokët e gjimnazit kërkojnë të organizojnë çdo vit një darkë për t’u ribashkuar. Por çdo vit është e njëjta histori: “ta organizojmë kur të jetë edhe Alesandro”. Ai kthehet shpesh atje.

Takohet me miqtë e përhershëm, ulet në lokalin e qytezës. Nuk ka harruar asnjeri dhe për një gjë janë të sigurtë të gjithë: “Karakteri është ai i një grafinjani të lindur”.

SHTEPIA MATRI - Babai Luixhi, mamaja Pinuçia dhe vëllai Alberto janë krenarë se si vendosmëria e tij e ka çuar deri te kombëtarja e Italisë: “Eshtë gjithmonë i bindur për atë që bën, - ka thënë Luixhi, një shitës i qytetit. - Kujtoj kur luante te të rinjtë e Milanit shpesh qëndronte jashtë skuadrës, sepse ishte shumë i dobët fizikisht.

Trajneri Frixherio më thoshte: “Ndonjëherë nuk e aktivizoj për shkak se kam frikë se mos dëmtohet”". Sipas babait, forca e tij ka qenë eksperienca: “Në Rimini ishin Handanoviç, Rikiuti, Zheda dhe Moskardeli: me eksperiencë që sot po tregojnë vlerat e tyre në Serinë A. E ndihmuan të bëhet ai që është sot”.

GODITJET E PARA - Karriera e Matrit fillon nga skuadra e Virtus Don Bosko, në të cilën ka qenë më i vogli i grupit. Thuhet se luante si mbrojtës krahu, por Antonio Bergomi, trajneri i tij i parë, ka saktësuar: “Ka ndodhur vetëm një herë, në ndeshjen e parë.

Në atë kohë ishte shumë i shpejtë, por në sulm luanin më të mëdhenjtë, kështu që mendova ta vë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Më pas nga ndeshja e dytë, për shkak të një mungese, ka luajtur në sulm, dhe menjëherë gjërat kanë ndryshuar.

I thosha gjithmonë skuadrës: kur të jeni në vështirësi hidheni topin përpara, sepse Matri është më i shpejtë se çdo mbrojtës”. Por akoma sot ajo ditë si mbrojtës krahu shkakton të qeshura: “Të hënën ka kaluar këtej, - ka vazhduar Bergomi, - është ndalur te lokali i zakonshëm, dhe më ka thënë: dhe të mendosh se ti më ke bërë të luaj në mbrojtje…”.

Lokali i qytetit është vendi ku takohet me shokët, ata që e quajnë “Puma”. Në këtë lokal është bërë festa në ditën e debutimit të tij në Serinë A, më 24 maj 2003. “Ishim të gjithë të emocionuar, - ka thënë Ivan. - Ndeshja ka shkuar keq (Piaçenca-Milan 4-2), por të shikonim Alesandron në fushë ka qenë një ndjesi e bukur”.
/JUVENEWS.TK/

Juventusit i duhen 27 pikë për Championsin

Objektivi i bardhezinjve është i qartë. Trajneri tregon rrugën që duhet ndjekur: T’i fitojmë të gjitha

Janë 12 ndeshjet e Serisë A që mungojnë për të kompletuar sezonin 2010-11. 12 ndeshje shumë të gjata ku do të zhvillohen sfidat klasike për titull, për luftën për mbijetesë, dhe beteja për të siguruar një vend në kompeticioent europiane. Juventusi do të kërkojë të sigurojë vendin e katërt që mbahet nga Lacio (7 pikë larg bardhezinjve).

Por, nëse shikojmë shifrat zbulojmë se për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm (duke analizuar edhe sezonet e fundit) “Zonjës” duhet t’i mjaftojnë 27 pikë të tjera. Një arritje jo e pamundur duke parë se ka qenë pikërisht Del Neri, trajneri i Juves, që e ka realizuar një gjë të tillë me Sampdorian në 12 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.

Tetë fitore, tre barazime dhe një humbje që e kanë lejuar Sampin të sigurojë vendin e katërt në renditje. Ka mundësi që kualifikimi në Champions të vendoset në javën e 35-të kur në “Olimpiko” të Romës, do të përballen pikërisht Lacio me Juventusin.

“Juventusi duhet të ndryshojë patjetër rrugë. Duhet të shkojmë përpara duke dhënë maksimumin. Presidenti ka kërkuar 12 fitore, ne do të provojmë ta realizojmë këtë ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë Del Neri, që u ka kërkuar lojtarëve të tij të ringrihen pas humbjes së shëmtuar kundër Leçes.

Trajneri i Juventusit shpreson që të ketë një revolucuon “psikologjik” për skuadrën e tij, që ndoshta nuk do të ketë në dispozicion Krasiç për shkak të lodhjes fizike. Del Neri ka shpjeguar rrugën që duhet ndjekur për t’u rikthyer te fitorja:

“Duhet të luajmë në një mënyrë të ndryshme në krahasim me ndeshjen e kaluar, por nuk mund të ndryshohet gjithçka, sepse një ndeshje ka shkuar keq. Nuk do të ishte logjike, edhe pse puna që kemi bërë deri tani na ka lejuar të marrim rezultate të rëndësishme.

Nuk duhet të harrojmë se pak ditë më parë i njëjti formacion ka zhvilluar një futboll agresiv kundër Interit, domethënë, ajo e Leçes ka qenë një ndalesë që, edhe pse e papritur, në futboll është e pranueshme”. Kundërshtari i sotëm është Bolonja e Malezanit, një skuadër që Del Neri e vlerëson shumë.

“Kanë dhënë maksimumin kur ndodheshin në një moment të vështirë. Kanë pasur probleme në nivel klubi, por kanë lojtarë cilësorë dhe kanë dhuruar gjithmonë një futboll të bukur, duke gabuar pak ndeshje, - ka thënë trajneri i Juventusit. - Eshtë një formacion që mbrohet mirë, luan në kundërsulm dhe Di Vaio bën një detyrë të mirë, duke mbajtur ekipin përpara”.
/JUVENEWS.TK/

Seria A, lamtumirë katër skuadrave në Champions

Pas eliminimit të Napolit, Gjermania ka parakaluar Italinë në renditjen e UEFA-s

Eliminimi i Napolit e ka vështirësuar akoma më shumë fgjendjen e futbollit italian, sepse renditja e UEFA-s është shumë negative dhe tani duhet të pranohet zyrtarisht pakësimi i numrit të skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve. Gjermania, në fakt, duke marrë parasysh pesë sezonet e fundit, ka plot 8.000 pikë më shumë se Italia dhe për italianët rekuperimi është praktikisht i pamundur.

Domethënë, në sezonin e ardhshëm Seria A do t’i japë vetëm tri skuadra kompeticionit më të rëndësishëm të Europës në sezonin 2012-13, një prej të cilave do të duhet të kalojë fazën eliminatore. Akoma më shumë komplikohet situata për vitin pasues: në situatën aktuale Italia ka në dispozicion sezonin në vazhdim dhe atë pasues, për të rekuperuar 10.000 pikë ndaj Gjermanisë ose Spanjës për të rimarrë vendin e tretë.

Eshtë e natyrshme që, sa më pak skuadra do të marrin pjesë në kupa, më pak pikë do të koleksionojë kampionati italian dhe kështu gjithçka do të bëhet më e vështirë. Franca, ndërkohë, po afrohet gjithnjë edhe më shumë.

Për momentin francezët kanë 11.000 pikë më pak, por vitin e ardhshëm do ta nisin sezonin nga vetëm 6.000 pikë më pak dhe, tani, do të duhet që italianët të ruhen edhe nga ata, duke pasur parasysh se Marseja dhe Lioni kanë akoma mundësi të kalojnë në çerekfinalet e Championsit dhe Paris St. Zhermeni ka kaluar raundin e 1/16 në Ligën e Europës. Federata Gjermane ka lajmëruar parakalimin në dëm të futbollit italian nëpërmjet një komunikate për shtyp:

“Pas 11 vitesh, Bundesliga ka siguruar skuadrën e katërt në Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezonin 2012-13. Pas rezultateve të javës së fundit të kompeticioneve europiane, Gjermania ka shtuar avantazhin ndaj Italisë në renditjen e UEFA-s. Klubet gjermane kanë rritur diferencat ndaj atyre italiane me 8.122 pikë, një diferencë e pamundur për t’u rekuperuar nga Italia në këtë sezon”. Nga sot Seria A duhet të ndjekë. /JUVENEWS.TK/

“La Gazzetta Dello Sport”

Mirupafshim Europë!

Po Bajerni i Mynihut e meritoi apo jo suksesin në minutën e fundit kundër Interit në “San Siro”? Van Gal nuk dyshon për këtë, ndërsa Leonardo nuk është dakord, me të drejtë, duke parë rastet e shumta të zikaltërve. Të gjithë janë në krah të teknikut holandez, duke i njohur kërkimin e vazhdueshëm për të ndërtuar aksione radhazi dhe për të kërkuar fitoren për 90 minuta.

Atëherë, “Mirupafshim Europë”. Ose ndoshta lamtumirë. Duke ndjekur shembujt e këqinj të Milanit dhe Romës, që humbën në shtëpi, edhe Interi është mundur si ata dhe është kapur mbas shpresave të vogla për një mrekulli në ndeshjen e kthimit.

Por ndërkohë futbolli italian ka bërë një tjetër figurë të keqe, me tri humbje në tri ndeshje. Pavarësisht nga emri i madh i kundërshtarit, të mundur në finalen e fundit të Championsit, rënia e zikaltërve ka qenë më e zhurmshme.

Zaneti me shokë, janë kampionët e Europës në fuqi, edhe pse nuk duket kështu nga mënyra se si luajnë, dhe vuajnë, nga fillimi deri në fund, kur Bajerni ka gjetur golin e një fitoreje të merituar, e treta në “San Siro” kundër zikaltërve në po aq ndeshje në kupat europiane.

Më i freskët, më në formë, por mbi të gjitha më skuadër se Interi Bajerni ka legjitimuar në fushë rolin e favoritit, që i kanë dhënë para ndeshjes, sepse është përmirësuar në krahasim me humbjen e Madridit.

Ndërsa, skuadra zikaltër, përveç se humbi Mourinjon, nuk ka më Militon dhe Samuel dhe në Champions nuk mund të aktivizojë Pacinin, i preferuar para Matrit që do të mund të kishte luajtur.

Edhe pse Interi është skuadra me më shumë lojtarë të huaj, kjo është një tjetër humbje e futbollit italian në përgjithësi, ose e nivelit të Serisë A. Rastësisht, Interi i Leonardos që kishte shënuar gjithmonë dhe fituar në “San Siro” në 6 ndeshje nga 6, sapo përballet me një skuadër europiane bllokohet, pa shënuar dhe pa mbrojtur as një barazim 0-0.
/JUVENEWS.TK/