31 janar 2011

Bonucci suspendohet vetëm për një ndeshje

Leonardo Bonucci do të mungojë në takimin kundër Palermos që do të zhvillohet të mërkuren përshkak të kartonit të kuq, të ndëshkuar në takimin kundër Udineses.

Përveqse Bonuccit, në skuadren e Juventusit nuk ka as një futbollist që është i suspenduar, por të kujdesshëm për takimin e ardhshëm duhet të jenë: Grosso, Sissoko dhe Pepe. Përktheu GrandeJuve.

Marchisio shënon golin e sezonit

Claudio Marchisio produkt i akademisë së Juventusit ka shënuar golin më të bukur deri tani në këtë sezonë.

Marchisio shënoi me kthim në ndeshjen ndaj Udineses duke i dhënë avantazh Juves në minutën e 60′-të por të cilin Udinese e riktheu dhe e fitoj ndeshjen me rezultat 2-1.

Marchisio njihet si lojtar që shënon gola të bukur dhe shumë të rëndësishëm, por kësaj here vlenë vetëm e para pasi që Juve u mposht nga Udinese në shtëpi.

Ju mund ta shikoni Golin duke klikuar kopjuar kete Link: http://www.youtube.com/watch?v=ZcQqcuvZREI&feature=player_embedded

Del Piero : Ciao Nicola & Amauri, mirë se vjen Alessandro

Si çdo herë, në mënyren më të mirë shfaqë personalitetin e vetë Alesandro Del Piero, i cili duhet të jetë në skuader pa Nicolan, Amaurin, por me blerjen e re Matrin.

Nëpermes rrjetit të "Facebook", në profilin e vetë Del Piero shprehet me këto fjale: "ARRIVEDERCI AMA, CIAO NICOLA, BENVENUTO ALESSANDRO" që do te thote: CIAO NICOLA, MIRUPAFSHIM AMAURI, MIRË SE VJËN ALESSANDRO.

Del Piero është njëri nga të paktët që kanë mbetur gjalle në Juventus, pasi gati shumica janë larguar duke parë emra dhe fytyra të reja.

Simboli ende po rreziston.

Matri tifozëve: Duhet të më kuptoni

Në Sardenje kanë qenë 4 vitë të shkelqyeshme, falemenderoj presidentin, kryesinë, stafin teknik, dhe tifozët.

Në jetë dhe ndodhin keto, i uroj Kaljarit të kenë një sezon sa më të mirë, kalova 4 vite të paharrueshme, falë tyre sot jamë në Juventus.

Kam shenuar shume gola tëe rëndësishëm si kundër Napolit, Juventusit, por dhe dje dy golëshi ndaj Barit, falemenderoj stafin teknik, presidentin, tifozet, që më kanë qëndruar afër në momentet më të vështira, qytetin e Kaljarit, dhe gjith Sardenjen, përfundon sulmuesi i Juventusit .

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live


Postimi numer 7

21:15 – Ireland i bashkohet Newcastlet

Pasi ka shitur Andy Carroll te Liverpooli për 35 milionë funte, Newcastle është hedhur në përforcimet e veta. Steven Ireland është përforcimi i radhës për Newcastle, që në të vërtetë arrin si huazim nga Aston Villa.

21:00 – Gudjohnsen mbetet te Stoke

Eidur Gudjohnsen ka thënë se ai do të vazhdojë të luajë për Stoke Cityn edhe në pjesën e mbetur të sezonit. “Duket sikur do të jem në fushën stërvitore të Stoke nesër. Jo, nuk jam i zhgënjyer, është një klub i mrekullueshëm”, ka thënë Gudjohnsen.

20:50 – Zyrtare: Liverpooli dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Torres

Liverpooli ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për të lejuar largimin e sulmuesit kryesor, Fernando Torres. Spanjolli edhe pse kaloi një sezon të dobët me Redsat, shitet për një shumë rekorde për transferimet në mes klubeve britanike, plot 50 milionë funte. Ai pritet më vonë të nënshkruajë me Blutë.

Capello: Nuk mund të rikthehem te Juventusi

Trajneri i Anglisë, ka thënë se ai nuk mund të rikthehet në Serie A, saktësisht te klubi në krizë të madhe, Juventusi.

“Unë dëshiroj të jem trajneri i Anglisë deri në fund të Kampionatit Evropian. Ne nuk luajtëm mirë në Kampionatin Botëror”.

“Unë i kam premtuar drejtorit të FA se do të respektoj kontratën”.

“Juventusi? Anjëri nga ata nuk më ka thirur”, tha Fabio Capello për GR Parlamento.

Matri ne Juve , eksplodojne tifozet Kaljaritan

Lajmi i kalimit te Matrit ne Juventus, nuk eshte pranuar aspak mire ne Sardenja.

Tifozet e Kaljarit, ata te abonuarit kane dhene komente aspak te mira ndaj kryesise dhe ndaj lojtarit.

Per te me mire do ishte nese kalonte ne vere tek ndonje skuader tjeter, e jo ne janar tek "te urryerit" e tyre Juventus.

Dje i ka kenaqur me 2 gola, ndersa sot nuk eshte me me ta, duhet ta kuptojne se futbolli eshte modern . Kohet e Gigi Riva-s kane kaluar .

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postimi numer 6

19:30 – Asgjë zyrtare për Luis Suarez

Ende nuk ka asgjë zyrtare për Luis Suarez, i cili sot duhej të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë me Liverpoolin. Problemi mund të jetë te dokumentacioni i tij, i cili duhet të kompletohet, ndërsa ai po ashtu ka nevojë për leje pune. Ai raportohet se do të mbajë fanellën me numër shtatë.

19:20 – Charlie Adam drejt Liverpoolit

Pasi mposhti Tottenhamin dhe arriti arritur marrëveshje me Newcastle Unite për Andy Carroll, Liverpooli duket se është në rrugë për të sjellë edhe një përforcim të radhës. Kësaj here Redsat do të mposhtin Manchester United për të nënshkruar me Charlie Adam. Mediat angleze shkruajnë se mesfushori i Blackpool është në Liverpool dhe pritet të nënshkruajë më vonë.

19:10 – Torres iu nënshtrohet testeve te Chelsea

Mediat angleze shkruajnë se Fernando Torres pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea para se të nënshkruajë marrëveshjen rekorde për transferimin mes dy klubeve britanike. Chelsea thuhet se ka bërë ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për sulmuesin spanjoll i cili po ashtu pritet të jetë më i paguari me 175 mijë funte në javë.

19:05 – Fulhami pas Gudjohnsen

Fulhami është duke menduar të bëjë një tentim të vonshëm për të transferuar sulmuesin e Stoke Cityt, Eidur Gudjohnsen. Për sulmuesin islandez në negociata është edhe klubi holandez Ajax.

Juventusi huazon Alessandro Matrin

Zonja e Vjetër ka konfirmuar se ka transferuar Alessandro Matrin nga Cagliari në formë huazimi.

Gjashtë muajt e ardhshëm 26-vjeçari do të veshë fanellën bardhezi, ndërsa në fund të sezonit Juve e ka të drejtën e blerjes për 15.5 milionë euro.

Juventusi ka paguar 2.5 milionë euro për huazimin, ndërsa si pjesë e marrëveshjes Lorenzo Ariaudo ka shkuar në drejtim të kundërt.

Amauri i bashkëngjitet Parmës

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, është larguar në drejtim të Parmës ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Gjatë këtij sezoni, Amauri ka bërë 16 paraqitje për Bianconerët, ndërsa ka shënuar vetëm tre gola.

Ai shpreson që të kthehet në formën e tij më të mirë te skuadra e re.

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postimi numer 5

18:55 – Atletico refuzon ofertën e Tottenhamit për Forlan

Lajmet e fundit nga Spanja thonë se Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë në vlerën e 15 milionë eurove nga Tottenham për sulmuesin Diego Forlan. Mbetet të shihet kah do të kthehen Spurs, pasi tashmë kanë humbur betejën me Liverpoolin për sulmuesin e Newcastle, Andy Carroll.

18:50 – Werderi nënshkruar me Samuel

Werder Bremen ka nënshkruar me mbrojtësin Samuel Firmino de Jesus.

18:46 – Zyrtare: Newcastle dhe Liverpool arrijnë marrëveshje për Carroll

Newcastle Untied dhe Liverpool që të dyja klubet kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Andy Carroll për një ‘rekord të ri britanik të transferimeve’, që thuhet të jetë 35 milionë funte. Sulmuesi është duke negociuar kushtet personale me Redsat.

18:45 – Zyrtare: Fiorentina huazon Dalbelon te Cesena

Fiorentina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Cesenan për të lejuar largimin e mbrojtësit Felipe Dalbelo në formë huazimi deri në fund të sezonit.

18:40 – Villarreali bën ofertë për Lucas

Nga Spanja vijnë lajme se Villarreali është duke bërë ofertë për mesfushorin e Liverpoolit, Lucas Leiva.

Parma:”Merkato e papërmbajtshme”

Ekipi verdheblu, pasi afroi në orët e fundit të merkatos Carvalho Amauri nga ekipi I Juventus, tani duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Është vënë në ndjekje të mesfushorit të Cesena Schelotto! Schelotto është një lojtar shumëfunsksionësh sepse është në gjendje të luaj në role të ndryshme në fushë.

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live


Postimi numer 4

18: 33 – Ineri nënshkruan me Nagatomo

Kampioni i Italisë, Evropës dhe Botës në nivel klubesh, Inter, ka nënshkruar me Yuto Nagatomo nga Cesena. Nerazzurët kanë paguar gjashtë milionë euro për mbrojtësin japonez.

18: 30 – Liverpooli diskuton kushtet personale me Carroll

Liverpooli ka fituar të drejtën të negociojë për kushtet personale me Andy Carroll. Newcastle United duket se ka pranuar ofertën e Redsave dhe gjithçka tashmë është në duart e sulmuesit anglez. Ende asgjë në lidhje me largimin e Fernando Torres në drejtim të Chelseat.

18:28 – Wolfsburg nënshkruan me Tuncay dhe Jan Polan

Ish-kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Stoke City, Tuncay Sanli, dhe mesfushorin e Anderlecht, Jan Polak.

18:20 – Spurs vjedhin sulmuesin Andy Carroll?

Tottenham Hotspurs mund ta mposhtë Liverpoolin në garë për transferimin e sulmuesit të Newcatle United, Andy Carroll. Tottenham raportohet se dëshiron të ofrojë më shumë se 35 milionë funte, sa ka kërkuar Newcastle për sulmuesin e vet, por mund të përfshirë edhe sulmuesin shtatlartë Peter Crouch në ofertë.

18: 18 – Juve pas Matri

Juventusi raportohet se është duke dashur të nënshkruajë me Alessandro Matri në çastet e fundit të mbylljes së afatit kalimtar. Biankonerët janë kthyer kah sulmuesi i Cagliarit pasi kanë marrë përgjigje negative nga Real Madridi për Karim Benzema.

18:15 – Chelsea ka ofruar 50 milionë për Torres

Oferta e Chelseat për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, besohet të jetë në verën e 50 milionë funteve. Megjithatë gjithçka ka mbetur në mjegull dhe asgjë konkrete për këtë transferim.

18:10 – Newcastle kthehet kah Carlton Cole

Newcastle United është kthyer kah sulmuesi i West Ham United, Carlton Cole, të cilin e sheh si zëvendësim për Andy Carroll i cili pritet të largohet në drejtim të Liverpoolit. Megjithatë klubi londinez ka thënë se nuk ka pranuar ofertë nga Newcastle për sulmuesin kryesor të ekipit.?

Capello: Nuk mund ta thyej premtimin

Fabio Capello thotë se nuk është i gatshëm që t’ia kthejë shpinën përfaqësueses së Anglisë.

Është spekuluar se trajneri italian mund të kthehet në krye të Juventusit, mirëpo ai thotë se dëshiron të lë gjurmë në Euro 2012 me Tre Luanët.

“Nuk kam lënë ndonjë përshtypje të madhe gjatë Kampionatit Botëror. Me skuadrën që kam pasur, duhet të jemi të qetë dhe të shikojmë se ku mund të përmirësohemi”

“Dua të qëndroj këtu deri në Kampionatin Evropian. I kam premtuar drejtorit të FA se do ta respektoj marrëveshjen që kemi arritur”.

“Juventusi? Askush nuk më ka thirrur nga Torino”, ka thënë Capello për GR Parlamento.

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postini numer 3

18:05 – Tottenhami kthehet kah Rossi?

Tottenhami duket se nuk po gjen sulmuesin e duhur. Sport raportohet se tash janë kthyer kah Giuseppe Rossi për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë 37 milionë euro, bëjnë të ditur burime nga Italia. Italiani javën e kaluar nënshkroi marrëveshje të re me Villarrealin.

17:55 – Schalke nënshkruan me Ali Karimi

Klubi i Bundesligës, Schalke, ka nënshkruar me mesfushorin Ali Karimi nga klubi iranian Steel Azin

17:20 – Zyrtare: Martins lojtar i Birminghamit

Birmingham City ka nënshkruar me Obafemi Martins nga Rubin Kazan. Ish-sulmuesi i Interit ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore huazimi pasi ka kaluar teste mjekësore.

Matri është një futbollist i ri i Juventusit

Ajo që të gjithë ne e kemi pritur ka arritur, pas largimit të amaurit drejt Parmes.
Juventus nuk ka pasur durimin të pres, ka arritur nga skuadra e Cagliarit ta sjell sulmuesin 26 vjeqar Alessandro Matri.

Presidenti i Caglarit, Massimi Cellino dhe drejtori sportiv i Juventusit Beppe Marotta kanë udhëtuar drejt Milanos për tu takuar në hotelin "PRINCIPI DI SAVOIA" përta konfirmuar transferimin e Matrit.

Marveshja është arritur që Juventus në një afatë të pacaktuar të paguaj Caglarit shifren prej 18 milionëve po ashtu ka përfshirë edhe gjysmen e kartonit të Leranzo Ariaudo.

Rreth ores 16:50 është arritur marveshja, Juventus e ka bërë të ditur transferimin e Matrit nën kushtet e ofruar nga Marotta.

Pra po e përsërisim se Alessandro Matri (26 vjeqar) është futbollist i Juventusit, në orët e vona pritet edhe zyrtarizimi i tij - Përktheu GrandeJuve.

Amauri refuzon Fulhamin dhe West Bromin

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka refuzuar dy klube angleze, West Bromwich dhe Fulham.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i lojtarit Ernesto Bronzetti, i cili ka thënë se klienti i tij nuk është i interesuar të luajë në kampionatin anglez.

“E vërteta është se u kemi thënë jo dy klubeve angleze, West Bromwich dhe Fulham. Këto dy klube nuk janë në nivelin e tij. Pse Amauri dhe familja e tij duhet të shkojnë në Angli për ekipe si ata, në një vend ku ata as nuk njohim gjuhën”, ka thënë Ernesto Bronzetti.

Në anën tjetër, Parma raportohet se është duke bërë përpjekje të vonshme për të transferuar brazilianin.

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postimi numer 2

17:10 – United pas Charlie Adam?

Mediat angleze spekulojnë se Manchester United ka bërë një ofertë të vonshme për mesfushorin e Blackpool, Charlie Adam. Për skocezin i interesuar është edhe Liverpooli.

16:45 – Villarreali transferon Monteron

Villarreali raportohet se ka arritur marrëveshje për të huazuar Jefferson Montero nga Levante. Lëvizjet në kampionatin spanjoll duken më të qeta, me dy klubet më të mëdha, Barcelona dhe Real Madrid, të cilat nuk janë aq aktive në këtë afat kalimtar.

Amauri drejt largimit

15:06 - Amauri ka pranuar një ofertë nga Parma. Juve jani gati për ta shitur atë, por vetëm nëse arrinë marëveshje me Alessandro Matrin.

15:41 - Sipas raporteve të mbledhura nga Sky Sport, sulmuesi brazilian do të mbërrijë në Milano për t'u marrë me transferimin tek Parma.

15:49 - Amauri gjendet në një restorant në Milano me agjentin e tij, për bisedimet me Leonardin, rreth transferimit të tij tek Parma.

Drenthe kërkon të transferohet te Juventus

Royston Drenthe raportohet se ka kërkuar nga Hercules ta lejojë atë të largohet me qëllim që t’i bashkohet Juventusit.

Klubi italian është duke kërkuar një marrëveshje në formë huazimi me mundësi të nënshkrimit në formë të përhershme me holandezin.

Tratativa për transferimin e Alessandro Matri

12:44 - Massimo Cellino, mbërriti në aeroportin Elmas në Milano. Negociatat për transferimin e Matrit në Juventus duhet të fillojnë në pasdite në Milano.

13:40 - Dretori i Cagliarit Massimo Cellino, ka ardhur vetëm në Milano. Me pak fjalë i referohet Sky Sport: "Do të fillojë takimi me udhëheqësit e Juventusit për të diskutuar mbi transferimin e mundshëm të Alessandro Matri në Juventus."

13:54 - TJ EKSKLUZIVE - D'Amico, "Matri vjen vetëm në kushtet që i vendos Cagliari."

14:00 - Siç është raportuar nga Sky Sport, menaxheri i përgjithshëm i Juventusit Beppe Marotta dhe ai i Cagliarit Massimo Cellino ishin parë këto orët e fundit të ulur në një makinë të parkuar jashtë një hoteli në Milano, për të diskutuar mbi transferimin e mundshëm të Alessandro Matri në Juventus.

14:10 - Takimi është duke u mbajtur në Principe di Savoia Hotel në Milano.

15:10 - Sipas Paolo Aghemo, lojtari do të huazohet nga Juventus.

16:10 - Sipas Gianluca Di Marzio, bisedimet janë në përfundim. Marrëveshja është arritur, lojtari do të bashkohet me Juven në formë huazimi, me të drejtë blerje diku rreth 18 milionë euro. Negociatat është përfshirë edhe lojtari i Juventusit, Giandonato.

Dominguez lojtar i Juventusit

Sipas njoftimeve të fundit, Juventusi mori si huazim me të drejtë blerje, Alejandro Damian Dominguez futbollist argjentinas të Valencias.

Thuhet se është një lojtar me cilësi, një zëvendësim për Quagliarellan.

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, një mori lëvizjesh befasuese janë në rrugë për t’u realizuar. Chelsea, Liverpooli dhe Tottenhami kanë bërë disa oferta të bujshme për Torres, Suarrez dhe Aguerro, derisa jo më pak interesante janë edhe lëvizjet në Serie A dhe La Liga. Ndiqni çdo risi të freskuar minutë pas minute...

16:15 – Newcastle pranon ofertën e Liverpoolit për Carroll?

Mediat angleze shkruajnë se Newcastle United ka pranuar ofertën e Liverpoolit për Andy Carroll. Redsat raportohet se janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë funte, sa Newcastle kërkon për sulmuesin.

16:05 – Zyrtare: Muntari nënshkruan me Sunderlandin

Sulley Muntari është larguar nga Interi për të nënshkruar në formë huazimi me Sunderlandin. Lajmin e ka konfirmuar vetë kampioni i Italisë, ndërsa ganezi do të ketë mundësi që në fund të sezonit ta shndërrojë marrëveshjen në të përhershme.

15:58 – Andy Carroll kushton 35 milionë funte!

E përditshmja britanike Telegraph thotë se Newcastle tashmë ka vendosur çmim për Andy Carroll – plot 35 milionë funte.

15:48 – Torres më i paguari te Chelsea?

Lajmet e fundit nga Spanja thonë se Fernando Torres do të fitojë plot 175 milionë funte në javë te Chelsea. Dy futbollistët më të paguar te Chelsea janë John Terry dhe Frank Lampard me 150 mijë funte në javë.

15:40 – Amauri në rrugë drejt Parmës

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, pritet t’i bashkohet Parmës pasi refuzoi interesimin nga disa klube angleze. Agjenti i lojtarit më herët tha se klubet angleze të cilat interesoheshim për Amaurin, nuk ishin në nivelin e tij.

15:35 – Torres në Londër për të nënshkruar me Chelsean

Fernando Torres raportohet se është duke arritur në Londër për të kompletuar transferimin e tij nga Liverpooli te Chelseat. Lajmin e bën të ditur Sky, dhe kjo pritet të ndodhë brenda disa orëve.

15:25 – Redknapp mohon ofertën për Aguero

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka mohuar spekulimet për një transferim sensacional të yllit të Atletico Madrid, Sergio Aguero. Spursat u raportua se kishin bërë një ofertë në vlerën e 45 milionë eurove për argjentinasin.

15:23 – Drenthe kërkon të transferohet te Juventus

Royston Drenthe raportohet se ka kërkuar nga Hercules ta lejojë atë të largohet me qëllim që t’i bashkohet Juventusit. Klubi italian është duke kërkuar një marrëveshje në formë huazimi me mundësi të nënshkrimit në formë të përhershme me holandezin.

15:15 – Arsenali dhe Villa pas Shay Given

Arsenali dhe Aston Villa raportohet se po qëndrojnë në pritë për portierin e Manchester Cityt, Shay Given. Klubi nga Eastlands raportohet se është në negociata për të transferuar portierin e Cagliarit, Federico Marchetti. Nëse një lëvizje e tillë ndodh në orët në vazhdim, largimi i Given do të bëhet edhe më i realizueshëm.

15:10 – Liverpooli pas Shaun Wright-Phillips

Liverpooli raportohet se mund të kthehet kah Shaun Wright-Phillips. Mesfushori i Cityt kërkon të largohet nga Eastland, ndërsa nëse Redsat dështojnë të transferojnë Sebastian Larsson nga Birmingham, Wright-Phillips do të jetë caku i radhës.

15:06 – Torres diskuton kushtet personale me Chelsean?

Sipas BBC, kushtet personale janë barriera e vetme e mundshme tash për një transferim të Fernando Torres te Chelsea. Sipas gjasave sulmuesi spanjoll do të ndërrojë ngjyrën e fanellës dhe tash e tutje do ta veshë atë Blu.

15:03 – Aguero: Nuk largohem nga Atletico

Sergio Aguero është zotuar se ai do t’i mbetet besnik Atletico Madrid. “Do të qëndroj këtu pasi dua të qëndroj”, ka thënë Aguero. Mbetet të shitet nëse Atletico Madrid do të arrijë ta mbajë edhe sulmuesin Diego Forlan.

14:55 – Suarez do të mbajë fanellën me numër shtatë

Luis Suarez raportohet se do të mbajë fanellën me numër shtatë te Liverpooli. Sulmuesi i Ajaxit raportohet se ka kaluar testet mjekësore dhe mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij.

14:52 – Liverpooli me ofertë për Andy Carroll

Liverpooli besohet se është i gatshëm të bëjë një ofertë të re për Andy Carroll. Newcastle dje u raportua se refuzoi një ofertë të Tottenhamit që kapte shifrën e 25 milionë funteve.

14:49 – Ashley Young nuk largohet nga Aston Villa

Trajneri i Aston Villas, Gerard Houllier, ka mohuar spekulimet se anësori Ashley Young do të largohet nga klubi. “Nuk ka shanse që Ashley Young të largohet”, ka qenë i qartë Houllier. Young ishte cak i Liverpoolit dhe nga mediat angleze shihej si çelës i largimit të Fernando Torres në drejtim të Chelseat.

14:42 – Reali refuzon ofertën e Juves për Benzema

Raportet nga Italia thonë se Real Madridi ka refuzuar një ofertë të Juventusit për të huazuar sulmuesin francez Karim Benzema.

14:38 – Aguerro mund të shitet për çmimin e duhur

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se ‘ne nuk do ta shesim të gjithë klubin’, por ai ka pranuar se mund të shesë prej top talenteve të klubit për çmimin e duhur – madje edhe Sergio Agueron.

14: 34 – Ajaxi afër Gudjohnsen

Ajaxi është në negociata për të transferuar Eidur Gudjohnsen, bën të ditur Sky. Zyrtarë të klubit holandez kanë udhëtuar në Angli për të negociuar me Stoke dhe për të arritur një marrëveshje për sulmuesin islandez.

14: 25 – Legrottaglie i bashkohet Milanit

Nicola Legrottaglie i është bashkuar Milanit nga Juventusi. Mbrojtësi italian ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmuajshe me Rossonerët me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Legrottaglie transferohet si lojtar i lirë.

14: 20 – Asgjë konkrete për transferimin e Torres te Chelsea

Burme nga Spanja bëjnë të ditur se Fernando Torres është në rrugë për të kaluar në Stamford Bridge. Por ende asnjë marrëveshje nuk është arritur në mes të Chelseat dhe Liverpoolit për sulmuesin spanjoll.

14:10 – Tottenham bën ofertë për Forlan

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja. Tottenhami raportohet se ka dërguar ofertë në drejtim të Atletico Madrid për të transferuar lojtarin më të mirë të Kupës Botërore, sulmuesin uruguaian Diego Forlan. Harry Redknapp ka konfirmuar se ai në mënyrë të veçantë kishte përcjellë Forlan në derbin madrilen së fundi dhe oferta është bërë sot.

14:06 – Ende asgjë nga transferimi i Oxlade-Chamberlain te Arsenali

Southampton raportohet se është duke kërkuar një marrëveshje në vlerën e 10 milionë funteve për të lejuar largimin e Alex Oxlade-Chamberlain. Por oferta e Arsenalit për mesfushorin është ca më e ulët se shifra që kërkon klubi i divizionit të tretë në kampionatin anglez (League One).

14:02 – Santander kërkon Dos Santos

Racing Santander raportohet se ka bërë ofertë për të huazuar Giovani dos Santos nga Tottenhami. Klubi spanjoll po ashtu është duke kërkuar një transferim të Milan Jovanovic nga Liverpooli.

14:00 – Chelsae insiston për David Luiz

Chelsea raportohet se u është rikthyer negociatave për të transferuar mbrojtësin e Benficas, David Luiz. Portugezi ka qenë caku kryesor i trajnerit të Bluve, Carlo Ancelotti, për këtë afat kalimtar.

13:57 – Carlos drejt West Hamit?

Siç përcjellin mediat angleze, ende nuk ka asgjë rreth thashethemeve se Roberto Carlos është në rrugë për t’u transferuar te West Ham! Lajmi së fundi kishte dalë nga BBC, por duket se nuk do të ketë asgjë konkrete nga kjo.

Zyrtare: Legrottaglie lojtar i Milanit

Nicola Legrottaglie ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me Milanin, pasi u largua nga Juventusi.

Deklaratat që konfirmojnë marrëveshjen janë paraqitur në faqet zyrtare të dy klubeve. Juventusi ka zbuluar se kërkesa është bërë nga vetë lojtari, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

“Legrottaglie në Milan. Klubi Futbollistik Juventus bën të ditur se klubi ka vendosur të pranojë kërkesën e Nicola Legrottaglie dhe ai është transferuar te Milani si lojtar i lirë”, shkruhet në deklaratën e Juvensutit.

“Milani bën të ditur se ka arritur të transferojë në bazë të përhershme nga Juventus FC futbollistin Nicola Legrottaglie, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2011”, shkruan Milani në faqen e vet. /

Matri dhe Dominguez afer Juves

Kriza e cila e ka kapluar zonjen e vjeter ka vene ne alarm edhe drejtuesit e kesaj skuadre. Siq njoftojne mediat Italiane, Juventus eshte shume afer huazimit te sulmuesit te Cagliarit Alessandro Matri. Ky i fundiT eshte ne topforme kete sezon. Ne anen tjeter behet e ditur nga mediat Italiane se drejtuesit e Juventusit gjithashtu jane afer huazimit te futbollistit te Valencias Alejandro Dominguez. Ne oret e ardhshme pritet te sqarohet gjithqka.

Juve është duke u përpjekur për të sjellë Benzema

Një agjent sportiv ka zbuluar se Peppe Marotta në ditën e fundit të merkatos po e kërkon një sulmues.

Bronzzeti ka zbuluar se cilin futbollist po e kërkon Marotta për ta sjellur në Juventus.
Juventus ka kontaktuar me Real Madridin dhe po mundohet që ta huazoj Karim Benzeman, megjithatë Reali ka refuzuar pasi që edhe atyre ju mungojn sulmuesit pamarparasysh që në madrit ka mbrritur Adebajor.

Shumë emra janë përmendur në ditët e kaluara por ajo që është bërë e ditur Juventusi nuk është i gatshëm që në këtë moment ta sjellë një emër të madhë - përktheu Grandejuve.

Del Piero: Ne kemi nevojë për tu ngritur

Alessandro Del Piero e ka analizuar ndeshjen kundër Udineses, dhe ka kërkuar që të përqëndrohet në ndeshjen e ardhshme

Ky është një hap i gabuar, sepse ne mir kemi luajtur, kemi arritur të shenojm, kemi kontrolluar takimin, kemi paguar për një gabim dhe nuk kemi arritur të përmirsohemi.

Duhet ti pranojm kritikat dhe të mendojm për takimin e ardhshem, sic e kam cekur nuk kemi luajtur keq ndaj Udineses, ndonjëher kemi luajtur edhe kemi vrapuar shum pasi që para nesh ishte një skuader në formën më të mirë në Itali. Kjo do të duhet të jetë pika e fundit për të vazhduar me rezultate të mira.

Del Piero ka komentuar edhe për zhgënjimin e tifozëve.

Edhe ne jemi të zhgënjyer, sepse kemi ambicia të mëdha dhe dëshirojm që ta nderojm emrin dhe tja rikthejm vleren Juventusit.

Me vështirësitë me të cilat përballemi ne po rritin hidhërimin tonë. Tasht të gjithë sëbashku duhet të bashkohemi dhe ta ndihomjm nëri tjetrin përta fituar moralin fitues dhe të ngritemi sa më shpejtë që është e mundur ka deklaruar Ikona Del Piero - përkthehu si gjithnjë webi numer një GrandeJuve.

Zamparini: Do t’a riktheja Amaurin

Presidenti i Palermos Maurizio Zamparini ka pranuar publikisht se ai do të ishte i interesuar në sulmuesin e Juventusit, Amauri.

Amauri de Carvalho Oliveira gjersa ishte tek Palermo shkëlqente, por që nga kalimi i tijë në Juventus përkatësisht sezoni i tijë e dyt ai po përjeton një formë katastrofale.

“Do t’a dëshiroja Amaurin në ekipë këtë vit, sepse në gjashtë muaj do t’a riktheja atë dhe do të tregoja se ai është kampioni i vertetë.” tha ‘Zampa’ për Tuttosport.

“Ata duhet t’a hauzojnë tek unë. Ata gjithashtu duhet t’ia paguajnë rrogën.” përfundoi Zammparini.

Bufon: Ne duhet të qëndrojm së bashku

Giggi Buffon ka deklaruar se Juventus është skuader pa fat, i rikthehet golit të shenuar nga Zapata pas një pritje të shkëlqyeshme.

Një fat i madhë do të na shpëtonte.

Kur flasim për Fat, ai është i parëndësishëm, sepse mendoj se fati për ne nuk egziston, dhe mendoj se Fatin gjithnje e kërkojn por edhe nuk e gjejnë.

Për fat të keq ne po përpiqemi, mirpo fati nuk po donë të jetë pran nesh.

Shpresoj që ne do të arrijmë ta kalojmë këtë perijudhë të errët, dëshirojm të jetojm në pran fitorëve sëbashku me lejtarët tonë..

Lëndimet nuk duhen të jet justifikim, por ata na pengojë që ne të shkojmë sa më parë, duhet të jemi të bashkuar së bashku dhe të mundohemi të shkojmë përpara.

Buffon ka rëfyer për dashurin që ka ndaj Juventusit dhe dëshirën përtë fituar gjithnjë..

Është normale që një person të luaj shumë kohë me fanellen Bardh e zi të mos ketë ndjenja dashurie për këtë fanell, unë dëshiroj që shumë shpejtë të kalojë kjo periudh, ndihem sikurse jam në një film, por për fat tonin shpresoj që kë filëm të përfundoj sa më shpejt deklaroj numri një i portes Bardh e Zi, Gianluigi Buffon kurse përktheu GrandeJuve.

Calciopoli: Moggi dhe Giraudo kërcënuan Parmën

Ka rinisur gjyqi “Calciopoli” në Napoli. Avokatët e akuzës depozituan prova të reja: një numër telefoni celular, që Fabiani ia kishte dhënë ish-gjyqtarit Nucini, i cili figuronte në emrin e një 70-vjeçari që nuk kishte dijeni për situatën.
Gjatë ditës u dëgjuan edhe gjashtë dëshmitarë, mes të cilëve edhe Baraldi. Zyrtari aktual i Bolognas ka folur për një zënkë me Moggin dhe Giraudon (kur punonte te Parma), në negociatat për shitjen e Di Vaios te Juventusi: “Giraudo bërtiste se do të hakmerrej, madje duke na zbritur edhe nga kategoria”.

Sot Legrottaglie nënshkruan me Milanin

AC Milan nuk ka të ndalur, si duket do të përforcohen edhe me një veteran në repartin defansiv pasi që Ambrosini u lëndua ndaj Catanias.

Ky nuk është ndonjë spekulim pasi edhe vetë lojtari Nicola Legrottaglie ka thënë për SKY se do të udhëtoj në Milan për të nënshkruar me Rossonerët.

“Sot do të shkoj në Milan për të nënshkruar. Kemi arritur një marrveshje përfshirë edhe Juventusin.” tha Legrottaglie për SKY.

Mendohet se lojtari do të transferohet nga Torino në Milan për një shumë rreth 1 milion Euro.

Urime Ditlindja Quagliarella

Sulmuesi i Juventusit Fabio Quagliarella ka pasur një fillim brilant me fanellen Bardh e zi ku në 17 ndeshje ka shenuar 9 gola.

Megjithatë forma e ti e shkëlqyeshme përfundoj pasi që u lënduar në takimin kundër Parmes dhe nuk do të mund të luaj më në këtë stinor.

Sot Fabio feston ditlindjen e 28 kurse ne stafi i GrandeJuve ja urojm Fabios ditlindjen me shpres që Fabio të rikthehet edhe më i fuqishëm..

URIME FABIOOOO....

Marotta: Ne nuk mund të blejnë Matrin

Në deklaraten dhënë për SKY SPORT, pak para takimit kundër Udineses ku Juventus pësoj tronditjen tjetër, Guiseppe Marotto komentoj situaten e merkatos.

Këtë stinor kemi filluar një cikel të ri me një grup të futbollistëve të rinjë, Edhe në lidhje me moshën e lojtarëve tanë. Pas rënjes në Serie B ky klub u mbyt, ka qenë e vështirë të menagjojm situaten financiare të klubit ku kemi sjellur një kontigjent te futbollistëve të cilët nuk kanë një kualitet të mirë cili jonë është të arrijmë në një vend që na dergon në Champins League edhe pse do të jetë shumë e vështirë përshkak të lëndimeve të rënda që kemi në skuader, mirpo unë besoj se do të arrijmë.

I pyetur për Pazzinin?

Nuk kemi qenë mirë financiarisht, Sampdoria nuk pranoj oferten tonë që Pazzini të vij në formë huazimi më të drejt blerje në fund të stinorit.

I pyetur për Matrin?

Nuk do të vijë nën kerkesat që i ka bërë Cagliari.

I pyetur për Amaurin ?

Kemi pranuar katër oferta për Amaurin, ne ato ja kemi kaluar atij mirpo ai ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Juventus dhe ne jemi të obliguar ta pranojmë kërkesen e tij.

Drenthe do të mbrrij si i huazuar

Siç po shifet Juventus në ditën e fundit të afatit kalimtar do të arrijë një përforcim nga skuadra spanjolle Hercules, bëhet fjal për Holandesin Royson Drenthe 23 vjeqar.

Royston Drenthe është i huazuar nga Real Madridi tek sukadra Hercules, mirpo futbollisti menjëher ka pasur probleme me kryesin e Herculesit për shkak të borxheve të papaguara në pagës.

Juventus është munduar që këtë rastë ta shfrytëzoj dhe ka kontaktuar me kryesin e Real Madridit, ku ka pranuar një përgjegjje pozitive.

Drenthe mundë të arrijë në form huazimi me të drejt blerje në fund të stinorit - përktheu GrandeJuve.

Del Neri i zhgënjyer me disfatën ndaj Udineses

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, beson se ekipi i tij ka mundur të shmangë pranimin e dy golave ndaj Udieneses.

“Me pak më shumë vëmendje, ne do të mund të shmangnim pranimin e golave. Me lojtarët që kemi, ne nuk mund të shmangnim mënyrën se si u zhvillua loja”.

“Ka një zhgënjim në dhomën e veshjeve, por ne do të bisedojmë me qetësi për atë që ndodhi dhe do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Duhet të përmirësohemi për të ecur përpara, të shikojmë si t’ia dalim më mirë”, ka thënë Del Neri pas ndeshjes së djeshme.

30 janar 2011

Marotta : Amauri qendron

Drejtori sportiv i Juves edhe nje here konfirmon mbetjen ne skuader te italo-brazilianit Amauri.

Drejtori Sportiv i Juventus ka folur per Mediat, nje dite perpara mbylljes se merkatos, duke bere te ditur se Amauri do qendroje ne Juventus.

Marotta: " I kemi ofruar shume opsione Amaurit, mirpo ai deshirron te qendroje ne Juventus.

Matri?

Edhe mund te ndodh. E vetmja mundesi per te blere diten e fundit mbetet Huazimi, perfundon mes deshperimit Marotta.

Del Neri : Shpresoj të vijë një sulmues

Eshte nje Luigi Del Neri teper i zhgenjyer pas humbjes se skuadres se tij ne shtepi nga Udinese (1-2).

Del Neri : " Nuk mund te them nese behet fjale per nje krize te vertete, nuk kemi lojtar ne dispozicion te cilet mund te ndryshojne rrjedhen e takimeve.

Nuk e di perse nuk akordohen faulle per te, ai e ka paguar nje here kete, shume nderhyrje ka ndaj tij, ndersa arbitrat nuk shohin asgje.

Domizzi ka bere 5-6 nderhyrje dhe nuk ka qene i ndeshkuar.

Neser do flasim me shume rreth merkatos, ku jemi , dhe shpresoje te vije nje sulmues kryesor, u shpreh Del Neri .

Ylli i Kuq refuzoi Juventus

Ylli i Kuq (Cervena Zvezda) nuk dëshiron të luaj me skuadrat më të suksesshme italiane përshkak të motit të ftoft dhe kushteve të terminit.

Gjiganti Italian, Juventus nuk do të udhëtoj drejt Marakanës më 17 shkurt sic jukemi lajmruar më heret.

Cervena Zvezdes nuk i konvenon termini që të zhvilloj një ndeshje kunër Juventusit, si arsyja e dytë përmenden edhe kushtet atmosferike të cilat do të jenë të ulta dhe me reshje bore.

Juventusit i kushton transferta në Beograt 200 mi euro por ata nuk e kanë atë problem.

Në Torino ka arritur një propozim zyrtar i cili është refuzuar, kështu që ende nuk ka ardhur propozimi ngazyrtarët e skuadres Cervena Zvezda - përktheu GrandeJuve.

Matri, Fabiano apo Klose për sulmin, nesër e vërteta !

Juventus dëshiron ta sjellë një sulmues para mbylljes së merkatos së janarit.

Në mesin e kandidatëve kryesor për sulmin Bianconer janë Alessandro Matri, Luis Fabiano dhe Miroslav Klose.

Matri thuhet se është afër të huazohet te Juventusi.

A do ti bashkohet ndonjëri prej tyre me Juven, gjithqka pritet të mësohet nesër, para përfundimit të tregut të janarit për këtë vit.

Legrottaglie në Milan, nesër zyrtarizimi

Tregu i Milan dukej i mbyllur, por ja që nuk është ashtu.
Pas lëndimit të Ambrosinit, Rossonerët ishin të detyruar të kërkonin një mbrojtës.
Duket se aventurës së Nicola Legrottaglie në Juventus i erdhi fundi, pasi qe siq duket do të kalojë në Milan.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodh nesër, me një shumë prej më pak se 1 milion euro.

Turpërohet Juventusi

Juventusi është mposhtur me rezultat 2-1 para tifozëve të vet nga Udinese në përballjen e fundit të javës së 22-të në Serie A.

Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë të takimit, mirëpo pas 45 minutash nuk arritën të realizojnë gol.

Pas një ore lojë, Claudio Marchisio shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Mirëpo, Udine nuk kishte udhëtuar për t’u mposhtur. Fillimisht Cristian Zapata (67’) barazoi rezultatin, ndërsa Alexis Sanchez kaloi mysafirët në epërsi (85’), ndërsa ky rezultoi të ishte goli fitores për mysafirët.

Me këtë fitore, Udinese ngritet në pozitën e gjashtë me një pikë më shumë se Juventusi që gjendet një pozitë më poshtë. /

Juventus: “Del Neri kërkon respekt”

Gigi Del Neri nuk është I gatshëm të durojë kritikat e shumta pas eliminimit nga Kupa e Italisë. “ Juventusi meriton më shume respect për atë qe ka treguar në fushën e lojës gjatë këtij sezoni- pohon trajneri juventin-.Nëse skuadrat që ndodhen sipër nesh konsiderohen si të jashtëzakonshme, atëherë përse ne duhet te konsiderohemi në rënie të lire? Deri më tani nuk kritikoj veten për asgjë.Nga ana tjetër marrim përsipër përgjegjësitë ndaj tifozave dhe na vjen keq per eliminimin”- mbyll diskutimin e tij trajneri bardhezi.

Matri po troket në dyert e Juventusit

Juventus është në bisedime të vazhdueshme me kryesin e Cagliarit, transferimi i Matrit mbetet në air pasi që sëpari duhet të zgjidhet situata e Amaurit. Për Brazilianin janë të interesuar Sevila, Palermo dhe West Ham.

Marotta po e shikon mundesin ta bind Cagliarin që ta zvogloj qmimin prej 18 milionëve të kërkuar nga ana e Caglarit, Marotta ka pranuar se cmili i Matrit është shum i lartë dhe ka propozuar që momentalisht Caglarit ti paguaj 2 milion kurse pjesën tjetër ta paguajn në qershor.

Megjithatë mbetet pyetja se a është e nevojshme për Matrin të shfrytëzohen 18 milion ku me këto para skuadra mundet ta sjell ndonjë futbollist më kualitativ - përktheu GrandeJuve.

Giovinco: Ndoshta ata e kishin gabim

Sesbastian Giovinco për "Gazzetta Dello Sport" ka deklaruar për të kaluaren e Juventusit dhe për stinorin aktual si dhe ka folur edhe për përfaqsuesen Italiane.

Nga lejtarët aktual kamë vetëm fjalë mirësie.

E vërtet është, shpeshëherë dalim së bashku, bëjmë shaka, jemi miq edhe larg fushes. Këtu kam paraqitje të mira dhe më kan pritur shumë mirë, është një qytet i bukur.

Ai mendon se Juventus ka skuader për skudeto.

Kam menduar se Juventus ka skuader në luftë për scudeto, unë ju dëshiroj në një rikthim sa më të shpejtë që të afrohet kreut. Mendoj se ata kanë gabuar që më larguan drejt Parmes si i huazuar por kjo fare nuk më intereson.

Pak më herët kam shenuar dy gola ndaj Juventusit ku ndjenjat ishin të përzira.

Para fillimit të takimit në vetvete kamë pasur besim, mirpo shumë është normale që nuk jamë gëzuar golave për ti shpëtuar incidenteve. Tashmë luaj në Parma dhe për të ardhen nuk di asgjë.

Me lojra të mira në Parma ju shumë shpejt mund të vini deri te përfaqsuesja italiane. Për atë nuk dua të mendoj, mendoj se eimja është të luaj kurse e trejnerit të më ftoj ka deklaruar Giovinko.

Deri me tani nuk kemi pasur takime me Prandellin, megjithatë jamë shumë i sigurt se nëse vazhdoj të luaj mirë shpresoj që thirrja e tij nuk do të mungoj - deklaroj Giovinko përktheu GrandeJuve.

Juve në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djatht

Gazeta TuttoSport bënë të ditur se Juventus po shikon mundësin në këto dy ditët e fundit të afatit kalimtar të futbollistëve të përforcohet në krahun e djatht të mbrojtes.

Emrat që po përmenden dhe po sillen rreth e rrotull janë: Cristiano Zaccardo 29 vjeqar, Yuto Nagotoma 24 vjeqar, Mattia Cassani 27 vjeqar dhe Andrea Masiello 24 vjeqar.

Problemi kryesor për ta sjellur ndonjë mbrojtës mbetet vetëm bugjeti - përktheu GrandeJuve.

Agjenti: Amauri dëshiron t’a dëshmoj veten

Një ndërrim strategjik në orët e fundit të merkatos së Janarit, fishkëllimat e marrura nga tifozët në ndeshjen kundër Romës si duket kan bërë që Amauri më në fund t’a pranoj një ndërrim ambienti.

“Në këto ditë, ai dëshiron të qëndroj tek Juventus dhe t’a dëshmoj veten e tijë, por duhet durim dhe qetësi nëse kjo nuk ofrohet nga Juve atëherë ai mund t’a dëshmoj veten dikund tjetër.” tha agjenti i tij Giampiero Pocetta për ‘ilsussidiario.net’.

“Kemi shumë oferta nga shumë klube, por tani është koha të vendosim” përfundoi ai.

Parashikimi Juventus vs Udinese

- GrandeJuve ju sjell më të rejat para ndeshjes së sotme ndërmjet Juves dhe Udineses, ndeshja luhet në stadiumin Olimpik të Torinos dhe ju mund ta shikoni në dy Linqe në Internet:

1. www.livefutboll.net
2. www.atdhe.net


- Kërkoj nga ju që në Chat mos të reklamoni weba që i transmetojn ndeshjet sepse GrandeJuventus do ti vendos keto Linqe nën CHAT me mbishkrimin SHIKO NDESHJET TV1 dhe SHIKO NDESHJET TV2 kata dy Linqe ju ofroj LIVE ndeshjet e Futbollit.

5 Takimet e Fundit Juventus - Udinese

Serie A 19/set/2010 Udinese - Juventus 0-4
Serie A 03/apr/2010 Udinese - Juventus 3-0
Serie A 22/nov/2009 Juventus - Udinese 1-0
Serie A 28/gen/2009 Udinese - Juventus 2-1
Serie A 14/set/2008 Juventus - Udinese 1-0

5 Takimet e Fundit të Juventusit

27/gen/2011 Juventus - Roma 0-2
23/gen/2011 Sampdoria - Juventus 0-0
16/gen/2011 Juventus - Bari 2-1
13/gen/2011 Juventus - Catania 2-0
09/gen/2011 Napoli - Juventus 3-0

5 Takimet e Fundit të Udineses

23/gen/2011 Udinese - Inter 3-1
19/gen/2011 Sampdoria - Udinese 2-2
16/gen/2011 Genoa - Udinese 2-4
09/gen/2011 Milan - Udinese 4-4
06/gen/2011 Udinese - Chievo 2-0

Vlen të përmendet se Udinese udheton në Torino në një formë të shkëlqyeshme

Pepe mungon pë 15 ditë

Simone Pepe është njëri nga kater futbollistet e Juventusit që sot ka realizuar viziten mjekësore pas lëndimit në ndeshjen kunër Romes.

Testet kanë treguar se Pepe ka zgjatje të muskujve dhe do të jetë jashtë për rreth 15 ditë.

Marco Mota dhe Amauri do të mungojn 5 deri në 7 ditë, kurse tek Iaquinta nuk është serjoze ai do të mungoj vetëm kundër Udineses.

Del Nerit në ndeshjen kundër Udineses do të luaj me dyshen Del Piero - Martinez pasi që mungojn katershja Amauri, Iaquinta, Quagliarella dhe Luca Toni - përktheu GrandeJuve.

Viti kalendarik 30.01.2011

- Të nderuar biankoner që nga sot në "LAJMENEWS", do të postohet edhe një temë e re që ka të bëjë me rezultatet e Juventusi që lidhet me datat e më hershme.

- Ky do të jetë një fillim i ri për ti njoftuar Biankonerët se si kanë përfunduar rezultatet e Juventusit në dadat që ne po i kalojme.

Shikoni në vijim:

30.01.1910 Serie A Juventus-Pro Vercelli 0-0
30.01.1921 Serie A Juventus-Torino 0-2
30.01.1938 Serie A Bari-Juventus 0-0
30.01.1944 Serie A Novara-Juventus 1-2
30.01.1946 Serie A Juventus-Milan 2-2
30.01.1949 Serie A Triestina-Juventus 1-0
30.01.1955 Serie A Sampdoria-Juventus 5-1
30.01.1966 Serie A Juventus-Atalanta 1-1
30.01.1972 Serie A Catanzaro-Juventus 1-0
30.01.1977 Serie A Roma-Juventus 3-1
30.01.1980 Kupa e Italis Juventus-Inter 0-0
30.01.1983 Serie A Juventus-Verona 0-0
30.01.1985 Serie A Juventus-Lazio 1-0
30.01.1994 Serie A Juventus-Foggia 2-0
30.01.2000 Serie A Juventus-Cagliari 1-1
30.01.2005 Serie A Atalanta-Juventus 1-2
30.01.2008 Kupa e Italis Juventus-Inter 2-3

- Kërkoj që të diskutoni në CHAT rreth kësaj risie, a mendoni se është e dobishme për vizitorët e GrandeJuves.

Lotito: Zarate në Juve? Jo në këtë mercato

Disa minuta para takimit Lazio - Fjorentina, Kryetari i Lacios Clodio Lotito në një itervist për Sky Sport për një mundësi të kalimit të Zarates në Juventus.

Zarate nuk ka arsye për momentin ta ndryshoj mjedisin, ne mundemi ende ati ti sigurojë një të ardhe siq mund ta bëjë edhe ai për ne. Unë jamë habitur me disa shkrime në media pasi që Zarate nuk ishte në listen e Transferimeve sa i përket muait Janar ka deklaruar Lotito.

Ndarje mes Zarate dhe trajnerë Reja nuk ekziston, sespse ato janë vetëm thash e thënje që dikush mundohet të përfitoj. E përsëris edhe njëher se Zarate nuk do të largohet do të jeni edhe ju të bindur kur të vijë një shkurti kur edhe do të përfudoj merkatoja për futbollin Italian. - Ka deklaruar Lotito përktheu GrandeJuve.