14 prill 2011

Vitin tjetër duhet një fantazist


Tani fillon merkato e cilësisë për Juventusin. Pasi u ndërtua një skuadër me shumë elementë vitin që kaloi, tashmë të gjithë presin lojtarë me teknikë të lartë. Do të rinisë cdo gjë nga mesfusha, ku do të blihet një mesfushorë organizator, i cili të jetë në gjendje që të marrë menjëherë celësat e mesfushës, në pritje të blerjes përfundimtare të Aquilani nga Liverpool.

Vazhdohet me Made in Italy, strategji që ka karakterizuar merkaton e Marotta-s këtë vit dhe duket se për këtë arsye pistat e Moussa Sissoko dhe Javier Mashcerano nuk kanë të njejtën preferencë.

Dy janë mundësitë për Marotta-n. Njëra është Andrea Pirlo, lojtar në skadencë kontrate me Milanin dhe që pothuajse nuk do të rinovojë kontratën më klubin kuqezi. Ka një pagesë prej 5 milion euro në vit dhe është pothuajse 32 vjec, gjë që nuk favorizon hapjen e një cikli të ri.

Nga ana tjetër është Riccardo Montolivo, 26 vjec, i cili mund të paguhet 2.5 milion euro në vit. Në këtë rast edhe bisedomet me Fiorentinën nuk janë të vështira, por më parë duhet parë nëse Fiorentina do të kërkojë rinovimin e kontratës së lojtarit. Gjithsesi, Juventusi ka një parakontratë me lojtarin.

Shumë zgjidhje shfaqen në horizont për Marotta. Tashmë i përket atij që të bëjë vlerësimet e duhura. /fcjuventus-news/