08 prill 2011

Rosi: "Në merkato mund të ndodhë gjithçka"


Ka treguar edhe njëherë, se është sulmuesi italian më në formë i momentit: me Vilarealin e tij, Xhiusepe Rosi, ka arritur të mundë Tventen me rezultatin e thellë 5-1.

Një ditë pas ndeshjes, ku ai ka shënuar golin e katërt për spanjollët, sulmuesi italian ka folur për mediat italiane mbi perspektivën e tij të ardhshme (në mbrëmje, Rosi ishte afruar nga menaxheri tij Pastorelo tek Juventusi): "Këtë vit jam duke kryer një punë shumë të mirë, është sezoni im më i mirë dhe dëshiroj ta mbyll mirë.

Në çfarë kampionati gjendem më mirë?

Do të thoja në atë spanjoll, e di që flitet shumë për Barcelonën, por unë jam shumë mirë këtu te Vilareali në këtë moment, kështu që nuk mendoj aspak.

Juventusi?

Kur sezoni të ketë përfunduar do të shikohet gjithçka, në merkaton verore mund të ndodhë gjithçka", kanë qenë fjalët e sulmuesit italo-amerikan, që në fakt nuk ja ka mbyllur aspak dyert në fytyrë "Zonjës së Vjetër'
/JUVENEWS.TK/