09 prill 2011

Pepe nuk vendos objektiva


Simone Pepe nuk shikon klasifikimin:

“Në vitet e shkuara kampionatet vendoseshin shumë para, kurse këtë vit ka shumë skuadra që luftojnë për objektiva të ndryshëm. Objektivat tonë janë të rëndësishëm, edhe pse nuk e dimë akoma se cilët janë. Por e dimë që nga këtu e deri në fund duhet të japim maksimumin.

Unë jam i kënaqur me sa kam bërë deri sot. Por arritjet personale janë të parëndësishme kur skuadra ka ngritje dhe ulje” – kështu foli Simone pepe për Juventus Channel. /fcjuventus-news/