13 prill 2011

Në Angli flitet për një kalim të Odemwingie tek Juventus


Vazhdon të qarkullojë një listë e gjatë emrash për sulmin e ardhshëm të Juventusit, por vetë 1-2 nga ata do të zbresin në Torino, sezonin e ardhshëm.

Së fundmi flitet për Peter Odemwingie(29), sulmues i West Bromich Albion. Në Angli janë të bindur se bardhezinjtë kanë zgjedhur nigerianin për të forcuar repartin e avancuar, në rast se, sipas programit, do të largohen Amauri dhe Iaquinta.

Duket se edhe ana ekonomike e favorizon kalimin e tij sepse kartoni i Odemwingie kushton më pak se 2 milion euro. /fcjuventus-news/