12 prill 2011

Matri-Toni, Juvja beson tek Championsi


Dy sulmuesit kanë qenë vendimtarë në fitoren kundër Xhenoas: Gjithçka është e mundur

Juventusi që është kthyer të besojë te Championsi falënderon dyshen e re të golit Toni-Matri. Gjatë ndeshjes të së dielës të dy treguan se janë përshtatur në mënyrë perfekte, me bardhezinjtë që fituan 3-2 kundër Xhenoas. “Boban ka thënë se te Juvja në Champions mund të isha vetëm një sulmues i tretë?

Mirë, uroj që të ndodhë: do të më pëlqente të isha sulmuesi i tretë në Ligën e Kampionëve, sepse do të thotë se vitin e ardhshëm do të luajmë aty”, ka thënë Matri. Ndërsa, shoku i tij i sulmit Toni ëndërron: “Unë kundër Bajernit në Champions? Shpresoj, do të ishte bukur.

Sepse do të thotë se kemi siguruar vendin e katërt dhe do të ritakoja miq të vjetër: aty kam kaluar një periudhë shumë të bukur”. Me golin e shënuar të dielën Matri shkon në kuotën 18-të në kampionat (11 me Kaljarin dhe 7 me Juven): “Sezoni im më i mirë, për sa i takon golave. Përpiqem të bëj gjithmonë punën time”.

Edhe Toni preferon të mos shikojë shumë larg: “Jam futur në lojë në 30 minutat e fundit, nëse do të kisha qenë titullar ndoshta gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Nuk është e lehtë të jesh vendimtar në kaq pak kohë, por unë kërkoj gjithmonë të jem i dobishëm për skuadrën.

Ky ka qenë goli më i bukur sepse ka ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjen. Tri pikë thelbësore, që na lejojnë të qëndrojmë afër grupit të skuadrave që luftojnë për Champions”. Ish-sulmuesi i Kaljarit shprehet entuziast për shokun e tij të sulmit:

“Luka më krijon shumë hapësira, më jep pasime, merr goditjet e kundërshtarëve për mua dhe unë ia kam shpërblyer duke shënuar. Është një mesazh për veten tonë se sa për të tjerët.

Në pjesën e dytë është parë një dëshirë e madhe nga ana jonë për të fituar dhe një vendosmëri që do të jetë thelbësore deri në fundin e kampionatit”. Për sulmuesin nuk ka asnjë hamkarrje për të marrë: “Ky gol kundër ish-skuadrës sime nuk ka pasur një shije të veçantë.

Tani duhet të jemi të përqendruar dhe ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen me Fiorentinën. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm. Nëse fitojmë edhe në Firence atëherë po që do të filloj të flas për Champions”, ka përfunduar Toni.
/JUVENEWS.TK/