10 prill 2011

Marotta: Nuk kemi probleme me Buffon


Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka bërë të qartë se nuk ka ndonjë problem mes portierit të klubit, Gianluigici Buffon dhe drejtuesve të klubit.

“Absolutisht nuk ka probleme në mes Buffon dhe klubit. Ai është një portier shumë i mirë dhe ne jemi në një marëdhënie shumë të mirë me të”.

“Ai konsiderohet si njëri ndër portierët më të mirë në botë për dhjetë vite. Ai do të rikthehet si startues menjëherë pas rikthimit të lëndimit. Doktorët kanë konfirmuar se ai nuk ishte i gatshëm dhe kjo është arsyeja pse Storari ka luajtur si startues”, tha Marotta për Sky Sport Italia.
/JUVENEWS.TK/